Tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë nga shpërthimi i tritolit në Klos. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak. Mësohet se ata janë Jetmir Nura dhe vëllezërit Fatjon dhe Festim Gjeta, të cilët po punonin privatisht për të hapur një rrugë.
Ndërkohë, një ditë më parë një 42 vjeçar humbi jetën në Skrapar pas shpërthimit të një predhe. Lajmi gjeti hapësirë edhe në mediat e huaja. Associated Press shkruan se Fatos Dyrmishi vdiq kur i shpërtheu një predhë. “Shqiptarët e varfër disa herë përpiqen të fitojnë para nga skrapi që e nxjerrin nga municionet, në një nga vendet më të varfra në Europë, që sërish ka sasi gjigande municionesh nga koha e komunizmit,” shkruan AP.