Bisedat e plota telefonike mes Fatmir Kajollit dhe Sokol Genicës për trafikimin e 6 kg heroinë dhe 1 kg kokainë, por edhe për afera të tjera në Fier, siç është furnizimi me dy kamionë me armë për një ushtar të UÇK-së. Genica: Jam si dyfek i lagur, s’kemi fare nga ajo gjëja. Kajolli: Mbase ta gjej unë që sot, nga Çekia ka ardhur
Nga Habjon Hasani
Dy biseda të gjata telefonike me Sokol Genicën, një tjetër fierak i implikuar në trafikun e heroinës, kanë përfshirë emrin e Fatmir Kajollit në skedat e policisë italiane. Historia zë fill në gusht të vitit 1998, kur grupi i Genicës kishte mbetur pa furnitorë, ndaj edhe futi në lojë Fatmir Kajollin. Vendimi i Gjykatës së Milanos, që i rëndon me 16 vite burg biznesmenit Kajolli, zbardh bisedat telefonike mes tij dhe Genicës, ku i pari ndodhej në Fier dhe i dyti në Milano. E megjithatë, distanca nuk e ka penguar Fatmir Kajollin të plotësojë fare thjesht kërkesën e mikut të tij përtej Adriatikut. MAPO publikon vendimin e Gjykatës së Milanos, ku Kajolli implikohet në trafikimin e 6 kilogramëve heroinë dhe 1 kg kokainë, ndërsa veç protagonistëve të përgjimit, në rrjet kanë qenë edhe Bledar Mahmutaj, Muharrem Durra dhe italiani Michele Arcangelo. “Në datën 16 gusht 1998, Sokol Genica, nëpërmjet numrit në përgjim 0347/7973562 kontakton numrin shqiptar …274. Kërkon Fatmir Kajollin. Më pas flet disa herë gjatë ditës me shtetasin Fatmir, ku të krijohet bindja se po konsumonin akuzën e ngritur”, – thuhet në dosjen italiane të Kajollit. Më tej, për të identifikuar plotësisht implikimin e Kajollit në këtë rrjet trafiku është përfshirë mareshalli Grassi, i cili i ka kërkuar departamentit të DSCA-së të zhvillojë hetime për identifikimin e personit me numrin …0726. Ky sektor ka komunikuar me policinë shqiptare, e cila ka konfirmuar se ky numër i përkiste personit Fatmir Kajolli, lindur në Fier më 29 korrik 1965.
TELEFONATA 1
Datë 16.8.1998, ora 09:12. Telefonatë ndërmjet Sokolit dhe Fatmirit
Fatmiri: Alo?
Sokoli: Po.
Fatmiri: Hë mo?
Sokoli: Kush je?
Fatmiri: Alo, Fatmiri jam.
Sokoli: Po ku je o grupi, ça po bën, si je ti?
Fatmiri: Mirë vllai.
Sokoli: Fëmijët, mirë i ke?
Fatmiri: Mirë, mirë.
Sokoli: Ore, e kupton se kush jam?
Fatmiri: Ore Sokol, ti je o vlla?
Sokoli: Po unë jam, Sokoli jam.
Fatmiri: Po ku je o vllai im?
Sokoli: Ça më thua ndonjë gjë ti?
Fatmiri: Je kthyer këtej ti?
Sokoli: Jo, në Itali jam.
Fatmiri: O vlla, po ça më thua ndonjë gjë?
Sokoli: Çdo gjë është shumë mirë.
Fatmiri: Vetë si je?
Sokoli: Po shtyhemi, të telefonova dhe mbrëmë unë po…
Fatmiri: Sa e ndeza telefonin unë. Ça më thua ndonjë gjë ti?
Sokoli: Po hiç, shtyhemi.
Fatmiri: Si i ke punët andej?
Sokoli: Si dyfek i lagur.
Fatmiri: …qesh ….Si the?
Sokoli: Akoma s’i kam në vijë punët, s’kemi fare nga ajo gjëja..
Fatmiri: Dëgjo
Sokoli: Po.
Fatmiri: Me…atë Lirimin…kam unë aty.
Sokoli: Si the?
Fatmiri: Kam unë për t’i dhënë Lirimit..e kam aty, e fitojmë të gjithë ndonjë gjë.
Sokoli: Kush është Lirimi?
Fatmiri: Kush e ka atë djalin?….Ti e ke? …Ashtu më duket…e gjen?
Sokoli: Si ta gjej unë?
Fatmiri: Ke ndonjë muhabet në vijë ti?
Sokoli: Jo, s’kam gjë fare prandaj.
Famiri: Epo mirë se mbase ta gjej unë aty.
Sokoli: Për sa kohë e gjen ti?
Fatmiri: Që sot.
Sokoli: Po si e gjen?
Fatmiri: Ta gjej që sot. Më dëgjon?
Sokoli: Po.
Fatmiri: Ta gjej direkt.
Sokoli: Mos kërkojnë shumë ata?
Fatmiri: Neve sa na leverdis? Se nuk e kam nisur që këtej unë atë….për kokë të kalamajve.
Sokoli: Si the?
Fatmiri: Neve si na leverdis më mirë?
Sokoli: Po tani….
Fatmiri: Dëgjo!
Sokoli: Po.
Fatmiri: Dëgjo, të betohem që e ke aty te vendi…e ke parasysh që shkon te vendi dhe sa shkon?
Sokoli: Po, por ti fol njëherë se qysh e tek..
Fatmiri: Çfarë…
Sokoli: Fol njëherë vetë me të ti.
Fatmiri: Po.
Sokoli: Nga Republika Çeke e keni? Nga andej erdhi?
Fatmiri: Po, andej ka ardhur…që andej erdhi aty te ju…aty është tani.
Sokoli: Dëgjo.
Fatmiri: I kanë në makinë ata.
Sokoli: Kush është ai djali? Kush është ky? Avniu është ai?
Fatmiri: Nuk e di, të pyes njëherë ata se kush është…Më dëgjove vllai? Se kështu…
Sokoli: Epo mirë. Që mos t’i hallaktim kot dhe ata. Na vijnë lekët një për një, pastaj kur të pijmë kafen.
Fatmiri: O vllai, dëgjo pak, di gjë me sa e kanë lënë aty?
Sokoli: Hë, më thuaj.
Fatmiri: Se nuk fitoj asnjë lek unë, të betohem.
Sokoli: Po?
Fatmiri: Me 31.
Sokoli: Po vlla, ata kështu e kanë lënë.
Fatmiri: Të betohem ajo që shesim ne është….vij dhe unë dhe fitojmë të dy ne…atë që…të them të vërtetën…të betohem që s’kam dërguar asnjë lek..
Sokoli: Jo re…..
Fatmiri: Dëgjo…ma kanë lënë kështu, se ishin vetë ata që e çuan dhe i bënë të gjitha gjërat.
Sokoli: E kanë sjellë ata?
Fatmiri: Ça do ti të them unë tani?!
Sokoli: Ti ça po bën vetë njëherë?
Fatmiri: Mirë fare.
Sokoli: Ata nuk erdhën më ….kështu që…
Fatmiri: O vlla, për kë po thua ti?
Sokoli: Atë muhabetin e atij të UÇK-së…a ça dreqin ishte ai.
Fatmiri: Po re, kanë ardhur ata, i mbushën rrafsh dhe makinat.
Sokoli: Shyqyr!
Fatmiri: Dy makina i kam nisur unë.
Sokoli: Epo mirë.
Fatmiri: Dy tani, duhet të nis dhe nja dy të tjera.
Sokoli: Ata të Vlorës nuk kanë ardhur apo jo?
Fatmiri: Jo, ata s’u bënë më të gjallë.
Sokoli: Epo le të shkojnë të q…. Ata erdhën te unë dhe më kanë çarë k…
Fatmiri: …(qesh)…sa mirë bëre që…
Sokoli: Turi ça bën ndonjë gjë?
Fatmiri: Turi është yll fare, është në Republikën Çeke.
Sokoli: Ah.. po ai nuk na e bie dot këtu?
Fatmiri: Ata ma dërguan dhe mua… miqtë e Turit… ata ma sollën kështu..e ke parasysh ti meqënëse s’ka pasur fare…kupton?
Sokoli: Epo mirë (bie linja)
TELEFONATA 2
Datë 16.8.1998, mes Sokol Genicës dhe Fatmir Kajollit
Fatmiri: Alo!
Sokoli: Më thuaj grupi.
Fatmiri: Dëgjo.
Sokoli: Po.
Fatmiri: Më thuaj çik atë lokalin që doni ju për ta takuar atë personin, se vjen vetë t’u takojë ai.
Sokoli: Po?
Fatmiri: Hë pra? Thuaj ndonjërit aty që…se unë e ti s’i njohim mirë këto…
Sokoli: Ça the?
Fatmiri: Ne të dy se njohim fare vendin aty, prandaj më thuaj emrin e ndonjë lokali apo ndonjë vendi aty…që të vijë të të takojë ai personi.
Sokoli: Po.
Fatmiri: Do të flasë me ty ai, me asnjë tjetër.
Sokoli: Po, dakord.
Fatmiri: Domethënë?
Sokoli: Domethënë do ta mbyllim këtë punë apo jo?
Fatmiri: Po re po, më thuaj atë vendin ku do takosh personin ti. Ku je ti tani?
Sokoli: Unë jam te ky hoteli “Gran Sasso”
Fatmiri: Çfarë..? Cili hotel..?
Sokoli: “Gran Sasso”. Alo.
Fatmiri: Një sekond vlla… Gran Sasso?
Sokoli: Po te hoteli i Lamit.
Fatmiri: Ku është ky Lami?
Sokoli: Po…ore këtu është…po më mirë mos ta zgjasim shumë në telefon ne…vjen ai dhe…tani vjen ai?
Fatmiri: Po.
Sokoli: Epo mirë.
fatmiri: Atëherë në ça vendi?
Sokoli: Këtu në Milano.
fatmiri: Mirë po flas me të direkt unë…ai ty do të kërkojë kur të vijë aty?
Sokoli: Po, s’ka problem fare se aty poshtë do jem unë.
Fatmiri: Se mund të vonohet njëçikë ai…po telefonoj njëherë ata andej unë, se e marrin ata në telefon, se unë s’kam kontakt me atë personin që është aty.
Sokoli: Shumë mirë.
Fatmiri: Mirë fare, hajde se të marr unë prapë. Mirupafshim vlla.
Sokoli: Ty kur të të marr në telefon unë?
fatmiri: Po do bëhet direkt tani kjo punë.
Sokoli: Epo mirë.
Fatmiri: Nja 100-150 bëj gati për ta ti….më kupton?
Sokoli: Prit njëçikë se duhet të flas njëherë me ata…menjëherë…do e flas me këta miqtë se nuk janë zgjuar akoma nga gjumi këta.
Fatmiri: Epo e bëjmë kështu…fol njëherë ti me ata.
Sokoli: Më lër mua se të marr andej nga dreka.
Fatmiri: Epo mirë.
Sokoli: Sot e mbyllim këtë punë apo jo?
Fatmiri: Do bëhet, si s’do bëhet.
Sokoli: Hajt mirupafshim!
Fatmiri: Zëre se është bërë, mirupafshim.
Sokoli: Mirupafshim!
Trafiku në 5 shtete, emrat e shqiptarëve të lidhur me biznesmenin e PR
Gjykata e Milanos ka dënuar me 184 vite burg dhe mbi 1 milion euro gjobë grupin e shqiptarëve, që akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.
Nga Leonard Bakillari
Tiranë Gjykata e Milanos në Itali ka dënuar me 184 vite burg dhe mbi 1 milion euro gjobë 11 shqiptarë, mes të cilëve edhe Fatmir Kajollin, këshilltari Republikan në Bashkinë e Fierit, i arrestuar pak ditë më parë. Një vendimi i Gjykatës së Milanos që shpall fajtorë të pandehurit kryesisht nga Fieri dhe Berati hedh dritë mbi një prej grupeve më të organizuar të shqiptarëve që kanë kryer trafikun e heroinës dhe kokainës në disa vende të Europës. Prokuroria e Milanos për tre vite me radhë ka përgjuar mbi 50 persona, shumica shqiptarë, të cilët dyshoheshin se ishin përfshirë në një linjë të fuqishme trafiku, e cila niste në Turqi dhe kalonte në disa vende, kryesisht Zvicër, Hollandë, Belgjikë, Itali dhe Shqipëri. Prokuroria fillimisht ka rënë në gjurmët e grupit të Sokol Genicës, një shqiptar i arrestuar katër vite më parë në Fier për llogari të drejtësisë italiane dhe më pas ka arritur të zbardhë gjithë linjën e trafikut. Në vitin 1998, nisin hetimet për një grup shqiptarësh kryesisht nga Berati dhe Fieri, të cilët për vite me radhë dyshohet se kanë trafikuar sasi të konsiderueshme heroine dhe kokaine në Itali dhe vende të tjera të Europës. Pjesë e këtij grupi kanë qenë Fatmir Kajolli dhe Sokol Genica, i njohur me pseudonimin “Druge” si dhe shqiptarë të tjerë, të cilët janë evidentuar nga prokuroria. Pas më shumë se tre vitesh hetim dhe përgjime, Prokuroria e Milanos ka mundur të dokumentojë një sërë episodesh të trafikut të heroinës dhe kokainës, ku sasia më e madhe është ajo prej 44 kilogramë heroinë. Mes 50 personae të përgjuar dhe hetuar, në gjykatë u dërguan 17 të pandehur, një pjesë e mirë e të cilëve në gjendje të lirë, pasi nuk u arrestuan asnjëherë nga policia italiane. Në përfundim të gjykimit në dhjetor të vitit 2002, u dënuan 11 prej të pandehurve me dënime nga 9 deri në 28 vite burg dhe me gjoba që kapnin shifrën e qindra mijëra eurove. Gjykata e Milanos dënoi me 16 vjet burg Fatmir Kajollin, për të cilin në vendim thuhet se pas disa përgjimeve nuk u fol më për të. Dënimin maksimal prej 28 vitesh burg gjykata e ka dhënë për Sokol Genicën, i cili gjithashtu arriti t’i shpëtojë policisë për t’u arrestuar 6 vite më vonë në Shqipëri. Me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Genicës i janë sekuestruar disa biznese në qytetin e Fierit, pasi dyshohet se ato janë krijuar nga të ardhura të fituara nga trafiku i narkotikëve. Pas arrestimit, prokuroria ka nisur verifikimet mbi pasuritë e Fatmir Kajollit, i cili është dënuar me 16 vjet burg dhe 160 mijë euro gjobë nga Gjykata e Milanos. Sipas vendimit rezulton se për një prej të pandehurve akuza është pushuar, pasi Simon Markovic rezulton të ketë ndërruar jetë gjatë kohës që ishte në gjykim.
Të dënuar nga Gjykata e Milanos më 12 dhjetor 2002
Arben Berberi, i njohur si “Beni”, dënuar me 18 vjet burg dhe 200 mijë euro gjobë
Sokol Genica, i njohur si “Druge”, dënuar me 28 vjet burg
Fatmir Kajolli, dënuar me 16 vjet burg dhe 160 mijë euro gjobë
Xhafer Dervishi, i njohur si “Meti”, dënuar me 18 vjet burg dhe 200 mijë euro gjobë
Ludvik Konçi, dënuar me 14 vjet burg dhe 120 mijë euro gjobë
Pëllumb Buzi, i njohur si “Luli”, dënuar me 16 vjet burg dhe 180 mijë euro gjobë
Lorenc Mato, i njohur si “Lenci”, dënuar me 13 vite burg
Dhimitraq Leka, i njohur si “Taçi”, dënuar me 18 vjet burg dhe 200 mijë euro gjobë
Alfred Mamurani, i njohur si “Fredi”, dënuar me 19 vjet burg dhe 220 mijë euro gjobë
Krenar Muhaj, i njohur si “Arushi”, dënuar me 9 vjet burg
Luna Polovina, i njohur si “Peli”, dënuar me 15 vjet burg
Të pafajshëm
Fadil Bakiu, lindur në Berat më 19.03.1968
Bardhyl Haxhiu, i njohur si “Bardhi”
Lorenc Mahmutaj, lindur në Berat më 18.05.1973, i njohur si “Lenci”
Gazmend Polovina, i njohur si Julian Bebri, lindur më 15.06.1977
Sazan Toto, i njohur si “Zani”, lindur në Berat më 11.02.1963
Simon Markovic, i njohur si “Marko” dhe “Mili”, ka ndërruar jetë
Ky doli me arrest shtepie, ju merreni me llafe pazari. Deri sa te zgjidhet edhe presidenti dhe u duhet vota e Mediut, do t’ia mbajne hapur dosjen, pastaj do dale edhe ky i pafajshem me ndonje eskpertize shiptare. Keta italianet nuk kane ndonje teknologji dhe eksperte audio-video te pergatitur.
GJITHCKA VARET PREJ MEDIUT…. SALIU E KA PIKTURUAR SKENARIN.
Ku eshte shkelja e ligjit dhe inkriminimi ne keto dy telefonata??????
ore jeni ne vete, ku eshte fakti ne keto telefonata, apo do na dalin tani dhe ata te mencurit e Perendimit dhe do thone, jane fakte se edhe lufta e Uck eshte spronsorizuar nga trafiku i droges. Ketyre burrave hallall u qofte ,por shteti yne pasi i perdor tani kerkor tu marre kursimet qe me rreziqe e sakrifica i kane mbledhur dhe investuar ne vendet e tyre. I kalben neper burgje shqiptaret e shkrete,,,,,Kushedi po te ishin kapur qe atehere ne 1998 kur Uck-ja quhej nga keta europianet organizate terroriste, zoti e di se car akuzash fantazma do hartonin.
Tna hajn karinnnnnn
te drejt ke, bythqirat, emri i babit aty, tja qr, mamaqirat