Gjendja e të plagosurave, e stabilizuar. Sot ditë zie kombëtare

22 Maj 2012, 10:02Kronika TEMA

Gjendja e të plagosurave në aksidentin tragjik të Himarës është përmirësuar dhe duket se nuk do të ketë viktima të tjera. Kjo është konfirmuar nga ana e drejtorit të Spitalit Ushtarak, Bedri Mihaj. Në një prononcim për mediat, Mihaj ka theksuar se 9 studente të plagosura ndodhen në terapinë intensive, ndërsa në kirurgji ndodhen 4 vajza të tjera. Sipas tij, me shumë mundësi, të gjitha të plagosurat do të shpëtojnë.

Si aksident i madh që ishte, edhe dëmtimet pothuajse të të gjitha rasteve janë goxha serioze, por sot gjendja duket me shumë optimizëm e shumë shpresë. Dy raste që konsiderohen më të rënda janë me parametra të stabilizuar dhe do të vazhdojë ndjekja e tyre në mënyrë të pandërprerë. Duke i përsëritur skanerat, bilancin biokimik, dhe terapi të rreptë intensive. Mbas orës 22:00 kanë ardhur dhe persona vip të cilët kanë dhuruar gjak, por 0- dhe A- . Ishte solidaritet i madh dhe solli një numër të kosndierueshëm njerëzish që dhuruan gjak. Po ashtu 60 ushtarë janë të gatshëm për të dhuruar sot gjak. Sot do të vazhdojë dhurimi i gjakut. Por nevojat i kemi plotësuar. Ndërhyrjet kirurgjikale të domosdoshme në 5 raste janë bërë nga ekipet tona. Nuk gjykojmë që ka raste për ndëryrhje të re. Ato janë në terapi intensive dhe ne do ia dalim atyre. Edhe sikur të ketë indikacion për të dalë nga reanimacioni, sot do i mbajmë aty. Ne jemi optimistë, i kemi nën kontroll. Një gocë me dëmtime më të mëdha të mëlçisë kishte hemoragji të madhe, por ia dolëm të rikonstruktonim mëlçinë. Një tjetër kishte dëmtime të shpretkës, tjetra dëmtime të aparatit urinar.  Nga ana teknike konsiderohen si raste të zgjidhura dhe nuk do ketë pasoja të invaliditetit. Një nga vajzat është operuar në Spitalin Amerikan”, ka thënë Mihaj gjatë një prononcimi për mediat.

Sakaq, pas vendimit të djeshëm të Këshillit të Ministrave, sot është shpallur ditë zie kombëtare, në nderim të viktimave të aksidentit tragjik.

2 komente në “Gjendja e të plagosurave, e stabilizuar. Sot ditë zie kombëtare”

  1. odiseu says:

    Tema ju lutem, fotot q

  2. odiseu says:

    Tema, ju lutem fotot qe nxirrni nga aksidenti bien ndesh me Editorialin e Meros sot. Ju lutem edhe nese nxirni foto, vini fashe ne fytyren e viktimave, nuk keni te drejte as ju ti dhunoni jeten e privacine e tyre ne kete fatkeqesi qe nuk ju mori gjithashtu lejen.. PLEASE jepni shembullin e profesionistit ju te paret..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje