Një karvan me makina të kompanisë Volvo ka mbyllur me sukses një udhëtim prej 200 kilometrash në Spanjë. Ky ishte udhëtimi i parë publik i një karvani të tillë. Specifika është se karvani drejtohet nga një makinë e parë, ndërkohë që të tjerat thjesht e imitojnë atë në rrugë, pa pasur nevojë për shofer.
Sipas BBC, firma është e sigurt se shumë shpejt makina të tilla do jenë në treg.
Sipas Volvo, tani shoferët mund të shohin kompjuterin, mund të lexojnë një libër ose edhe mund të ushqehen ndërsa i japin makinës.
Karvani përfshinte tre makina të vogla dhe një kamion, që drejtohej nga një shofer profesionist.
Makinat që pasojnë makinën e parë e imitojnë duke frenuar, duke shtypur gazin, ose duke marrë kthesën në të njëjtën mënyrë. Karvani udhëtoi me shpejtësi 85 kilometra në orë dhe me një distancë 6 metër larg njëra- tjetrës.
Silleni njehere kete karvan ne rruget e shqiperise, sidomos ne kthesat e Llogarase.
Kan ndalue nji ktu vec pak dekika me u inspirue e me vjdhe modellin …
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/non-stop-one-stop-shop-albania-made-in.html