INTERVISTA/ Rama: Berisha do të zgjedhë një noter partiak. Gjysma tjetër e parlamentit është jashtë procesit

30 Maj 2012, 17:30Politika TEMA

Kjo është intervista që kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka dhënë në emisionin Top Story të Sokol Ballës, i cili për shkak të votimit për presidentin, është zhvendosur paraditen e sotme

 

Sokol Balla: Çfarë keni për të thënë pas tiradave të kritikave dhe akuzave që ju erdhën nga kryetari maxhorancës Berisha në sallën e kuvendi pas seancës së votimit të parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës dhe mesazheve që erdhën nga Ilir Meta?

Besoj që cilësimi juaj është i mjaftueshëm. Ishin vërtet tirada dhe akuza që nuk kanë të bëjnë asgjëkund me procesin që ne duam të ndërtojmë. Nuk kanë të bëjnë asgjëkund me frymën që i duhet një procesi të tillë, nuk kanë të bëjnë asgjëkund me vullnetin për të komunikuar seriozisht me opozitën. Nuk kanë të bëjnë asgjëkund, në fund të fundit, as me ndonjë dëshirë për të realizuar konsensus. Është e qartë, por megjithatë ne vazhdojmë të këmbëngulim se jo për hir të kryeministrit dhe të qeverisë, as për hir të opozitës, por për hir të interesave të vendit dhe për domosdoshmërinë që Shqipëria ta japë provën e cila i kërkohet; Duhet proces, duhet dialog, duhet konsensus.

 

Ka patur kritika se në fakt 4 kërkesat, apo 4 kushtet siç i cilësoi z.Patozi në ditët e fundit, që ju keni vënë, në fakt janë në njëfarë mënyre një lloj skeme për të fshehur qëndrimin tuaj refraktar ndaj procesit të zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Pra, në njëfarë mënyre duke kushtëzuar një proces kushtetues me kërkesa të tjera, që sigurisht janë të kërkuara nga ndërkombëtarët, por vijnë në kohën do thoja unë, të padukur, ose jo unë, po thonë kritikët tuaj.

Besoj, që nga njëra nga anë kjo tregon se as kryeministri, as zëdhënësi i tij në krye të grupit parlamentar, nuk janë në realitetin ku jetojmë, janë jashtë realitetit. Realiteti ku jetojmë është realiteti i një marrëdhënieje jashtëzakonisht delikate dhe të komplikuar me BE-në për të mundur të realizojmë ato 4 detyrime që nuk janë shpikur nga opozita, nuk janë ultimatume, nuk janë as parakushte për të dialoguar, por janë substanca e asaj çka kërkon prej muajsh komuniteti ndërkombëtar dhe Bashkimi Europian. Mjafton të merrni dhe të lexoni adresimin e Komisionerit të Zgjerimit në parlamentin shqiptar dhe ato gjenden aty. Mjafton të merrni dhe të lexoni raportin e departamentit të shtetit dhe ato gjenden ato. Mjafton të merrni dhe të shikoni të gjitha deklarimet e miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë në arkivën tuaj dhe ato gjenden ato. Thënë kjo, dëshiroj ta nënvizoj se e gjithë përpjekja për t’i paraqitur këto si kushte të cilat synojnë të pengojnë procesin e dialogut për zgjedhjen e Presidentit, e gjithë përpjekja për ta paraqitur këtë si një paketë bllokuese, është e shëmtuar dhe tërësisht e bazuar mbi nevojën që ka kryeministri dhe shumica për t’ju shmangur dialogut dhe për t’ju shmangur çdo komunikimi që prodhon konsensus. Ne e kemi çuar një propozim në tryezë. Pala tjetër ka të drejtën të thotë, me propozimin tuaj ne biem dakord në parim me këto pika, por jemi për këtë axhendë të kësaj tryeze. Por, këtu s’ka tryezë, këtu s’ka proces. Këtu ka vetëm një komunikim që zhvillohet përmes konferencave të shtypit, që zhvillohet përmes retorikave në tribunën e Kuvendit, që zhvillohet përmes mediave dhe jo drejtpërdrejtë me të gjitha palët.

 

Sokol Balla: Pse këmbëngulni ta takoni ka shumë personalisht  z.Berisha?

Unë nuk këmbëngul fare të takoj kaq shumë personalisht kryeministrin dhe unë habitem me pyetjen tuaj. Është shumë e thjeshtë. Dialogu kërkon ndërveprim dhe kërkon komunikim mes palëve. Në rast se kryeministri takon të gjithë kryetarët e partive, madje takon edhe kryetarin e partisë aleate me ne në opozitë, për çfarë i takon?! I takon për të pirë kafe? Në qoftë se ata i takon për të pirë kafe dhe për këtë arsye nuk më takon mua s’ka asnjë problem. Unë besoj që arsyeja pse kryeministri i shmanget takimit në një tryezë të të gjithë kryetarëve të partive është sepse ai e ka jashtëzakonisht të vështirë që të përballet me argumente në tavolinë për të ndërtuar një proces. E po ashtu, e ka shumë të vështirë pastaj të iki nga një tavolinë ku do të ulet për procesin. Kryeministri sot ishte fare i qartë, dëshiron vetëm të tërheqë zvarrë parlamentin, të humbasë kohën e këtyre raundeve të para me alibinë se po ofron konsensus për të ardhur përsëri në pikënisjen e tij dhe për të realizuar zgjedhjen e një Presidenti i cili është noteri i tij partiak.

 

Sokol Balla: Z. Berisha në fjalën e tij pavarësisht cinizmit dhe sarkazmës personale ndaj jush në fakt u duk sikur foli për 3 nga pika për të cilat ju keni folur në kërkesat tuaja, kur keni folur për reformën, për çështjen e imuniteteve, Reformën Parlamentare dhe KQZ-në, kur ai bëri le të themi një lëshim apo propozim konkret në sallën e Kuvendit. A janë këto lëshime sipas jush, a do t’i negocioni ato, por duke respektuar atë që kryeministri tha, axhendën politike në radhë të parë zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Por, nuk ka absolutisht asnjë lidhje ajo çka ne kërkojmë me atë çka kryeministri dhe qeveria po mundohet të krijojë në perceptimin publik. Ne kemi bërë një propozim të qartë me 4 pika. Ne besojmë se janë çështje që mund të zgjidhen brenda ditës ato tre të parat.

 

Sokol Balla: Pse s’e ndani në dy tryeza, një për presidentin dhe një për 3 çështjet e tjera, që të gjeni pika të përbashkëta?

Sepse kësaj i thonë hedh një budalla një gur në lumë dhe pastaj 100 të mençur nuk e nxjerrin dot. Ju lutem mos kërkoni gurin në lumë. Ajo çka është e qartë është që ne, dhe po e përsëris prapë edhe brenda këtij komunikimi, nuk kemi kushtëzuar axhendën sesi mund të ndahen këto pika, sesi mund të ndërtohet një kalendar për t’i trajtuar këto pika, sesi mund të zgjidhen këto pika brenda harkut të këtij sesioni parlamentar. Shqipëria nuk mund ta rriskojë statusin e kandidatit për marrëzinë e Sali Berishës. Kjo është fare e qartë dhe e thjeshtë. Është marrëzi të konsumosh kohë dhe të djegësh raunde pas raundesh me këtë retorikë e cila nuk çon asgjëkund. Ajo çka ne kemi nevojë është që të bëjmë atë që bën e gjithë bota e qytetëruar, që bëjnë të gjithë palët në çdo parlament të Europës ku duam të bashkohemi, kur është fjala për të bërë zgjidhje si këto që janë shtruar në tavolinën të cilën Sali Berisha i ikën si djalli temjanit.

 

Sokol Balla: Pra e keni një propozim konkret apo thjesht do e lini atë të diskutohet në konferencën e kryetarëve. Do ketë një kundërpropozim konkret nga ana juaj për daljen nga kjo spirale apo…

Ne e kemi bërë propozimin tonë. Në tryezë të gjitha palët duhet të ulen dhe secila palë duhet të shprehë pikëpamjen e vet. Ne nuk themi që ja ku i keni katër pikat, o merrini të tëra menjëherë kështu siç themi ne, madje ne nuk themi as që merrini të tëra menjëherë. Ne themi ulemi dhe gjejmë fillin e arsyes për të bashkëpunuar në rast se duam t’i japim vendit një President konsensual, në rast se duam t’i japim vendit reformat pa të cilat nuk na ndihmon dot Familja Europiane ku duam të hymë. ‘Na ndihmoni t’ju ndihmojmë’ është fraza e përsëritur prej tyre me muaj të tërë. është fjalia që dëgjova edhe dje nga përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar. E atëherë kush është ndihma që kërkon prej nesh që ata të ndihmojnë Shqipërinë. Ndihma që kërkon prej nesh është që ne të mos fusim kokën si struci në rërë për t’u fshehur. T’i adresojmë këto probleme dhe t’i zgjidhim këto probleme. Janë të gjitha të zgjidhshme, por nuk ka vullnet politik për t’i zgjidhur sepse kryeministri kërkon të mbajë peng Reformën Zgjedhore, pasi nuk mund të qëndrojë në atë karrige në qoftë se nuk garanton atë sistem të korruptuar dhe të korruptueshëm përmes së cilit vjedh zgjedhjet. Kryeministri nuk është i gatshëm që të zgjidhë problemin e Reformës Parlamentare, sepse nuk mund t’i lejojë deputetët e tij që të kenë lirinë për të votuar në mënyrë të fshehtë. Kryeministri nuk është i gatshëm as të zgjedhë një President konsensual për arsye tashmë të njohura publikisht. Në rast se ai do të jetë i gatshëm nuk ka asnjë arsye që ne në raundin e dytë të mos e zgjedhim Presidentin dhe që brenda sesionit të mos i zgjidhim të gjitha nyjet që kanë mbetur në procesin e reformave.

 

Sokol Balla: Mund të jetë Zaganjori sërish një kandidat apo jo, të cilin mund ta merrni në konsideratë nëse realizohen këto që thoni ju?

Ne nuk kemi çfarë të marrim në konsideratë në një situatë kur ka një proces unilaterial, krejtësisht të njëanshëm, në përpjekjen për të krijuar idenë se këtu ka një hapje, por në fakt duke qëndruar mbyllur brenda gjysmës së parlamentit dhe duke akuzuar dhe duke u ankuar për gjysmën tjetër. Gjysma tjetër e parlamentit është jashtë procesit. Në rast se nuk ka proces ne nuk kemi asnjë arsye që të hyjmë as në emra dhe as në historira këmbimesh të emrave si të ishin robërit që ja dorëzojmë palëve në shkëmbim.

 

Mustafa Nano: Kam një kërshëri gazetareske. Cili është takimi më i rëndësishëm i karrierës tuaj politike dhe çfarë ju kanë thënë për Jozefinën?

Mustafai, që më pyet, e njeh mirë këtë teknologji të transformimit të komunikimit politik në një thashethemnajë dhe të shpërdorimit të të gjithë informacioneve dhe fakteve duke deformuar përmbajtjen e tyre për të vazhduar dhe për t’i hedhur hi syve. E përsëris edhe për ty Mustafa një budalla hedh një gur në lumë, por ju lutem shumë mos u bëni si ata 100 të mençurit që zhyten për ta gjetur sepse atë gur e ka marrë lumi njësoj siç merr lumi kaq shumë mundësira dhe kaq shumë kohë në këtë vend për shkak të budallallëkut.

 

Sokol Balla: Më duket se Berisha i është referuar takimit me z.Lammert, që ju keni patur në Bundestagun gjerman?

E po atëherë, në qoftë se do t’i qëndrojmë kësaj sepse po e pyesni ju unë po përgjigjem që në takimin me Presidentin e Bundestagut gjerman është përsëri shprehja ‘na ndihmoni t’ju ndihmojmë’. Zgjidhni problemin e Presidentit me konsensus, zgjidhni problemin e Reformës Zgjedhore dhe na garantoni që kur të merrni statusin e kandidatit të mos jeni një vend në pragun e Familjes Europiane që përsëri do turpëroni veten dhe do vini në pozitë të vështirë Europën me zgjedhje si ato që janë bërë deri tani. Zgjidhni problemet, na ndihmoni t’ju ndihmojmë. Pra, kjo ka qenë në përmbajtje, pavarësisht se nuk po e them “adliteram” çka u tha. Ndërkohë që nuk është folur asnjë sekondë dhe për asnjë arsye për kryetaren e Kuvendit.

34 komente në “INTERVISTA/ Rama: Berisha do të zgjedhë një noter partiak. Gjysma tjetër e parlamentit është jashtë procesit”

    1. getozoari says:

      Ne fakt Shqiperia ka ndryshuar. Eshte tani nje nga vendet me te mjeruara ne bote, ku te gjithe kthejne koken nga ana tjeter per te gjitha shembujt e ketij mjerimi qe gjenden kudo tani, edhe ne qender te Tiranes.
      Duhet medoemos qe nje ndryshim ne politiken e vendit, ne vizionin e politikes per vendin dhe ne menyren ne te cilen sherbehen qytetaret shqiptare, te fillojne pa humbur kohe, pasi cdo minute sali eshte minus dy ore Europiane te ketij vendi. Megjithate ka ende dhe fare pak kohe per ti dhene derrmen doktorit e per te filluar nga e para tek ajo qe te gjithe ne duam, nje te ardhme me te mire.

  1. wert says:

    Lexoni e mesoni ju te “lekundurit”, ju qe ngelet lart e poshte duke thene qe e henngri kete apo ate Edi.

    Mesoni nga edukata dhe largpamesia.

    1. Logjika says:

      Ahahahha. Ku e pe largpamesine ti? Te syte qe te te pellcasin? ?

    2. Ramy says:

      Ahahahah largpamsia e Edi Rucit, budallai flet budalliqi

      1. Kukesi says:

        Po sikur Rama te behet kryeminister???????Ka per te ju shqyer bythen.

  2. ar says:

    Rama ka merdhif me duket!!Nuk mbush mire.

    1. genc says:

      Ka kohe qe ka merdhif.

  3. F. Lamaj says:

    Një i marrë…

    Një i marrë s’e zgjat shumë,
    Fët hedh gurin thellë në lumë.
    Një i mençur pa hiç bujë
    Shtyn marrokun mu në ujë;
    Thirri fjalët e argjendta:
    “Ja nxirr gurin, ja rri brenda!”

    F. Lamaj

  4. luis says:

    O PLAKO MA PASKE HONGER NJALEN ME TERMEN NE LALEZ PASKE MOR FUN O LAL,
    AH ME TA FUT KOKLOPA VRIT VETEN TE SHKRETET NE.

  5. titi says:

    i marrshi te keqen ketij burri, qe s’i bie nje fjale ne toke, te kishim nja tre te tille do te kishim shpetu nga fukaralleku e maskaralleku me kohe.

    1. hapkutite says:

      problemi i ketij burri eshte qe ka vetem fjale. i rriti pazarin metes dhe tani po qan pse nuk fton sala. kjo eshte te vesh duart ne koke. se si mund te veje ne takim me salen qe vrau 4 veta ne 21 janar une nuk e kuptoj. Ah po, per hir te te ardhmes evropiane te shqiperise. ik o rama se ke tre vjet qe po na hap barkun. u rrite u poqe ngele kokel.qe.

  6. kelmendasi says:

    Politika nuk kerkon fjale te bukura e veprime te mbrapeshta.
    Rama me 4 kerkesat holli gurin ne lume e tash thote hajde ti ndajme.
    Rama tu mos qene as depudet dergoji leter kryepartikve per presidentin tu harrue se zgjillet ne parlament dhe beri disa takime nje muej para kohet.
    Ky asht guri i dyte ne uje.Rama tokoji Meten naten dhe mendoji se u ba deti kos dhe e ndrron pushtetin pa bere zgjedhje por me metodat e perandorve rromake qe rrezuan Qezarin duke e shpreh ne pamfletin e tije ne twitter.
    Ky ishte guri i trete por nuk e holli ne uje por e holli perpjete dhe kur ra poshte i ra rrashtit krese Rames.
    Tashti Rama kerkon ti ferkojne sadopak koken qe ti qetsohet dhimbja por ce do te tjeret jane te zene e skane kohe me u marre me Ramen.
    Rama te lype hesap te ata qe e kshillojne tek ata qe e mesojne ose poqe se nuk pyet asnjeri te i thrrase mendjes.Politika asht e veshtire ta luash dhe ta drejtosh.Ishalla meson mend per heret tjera se edhe kesaje here e pati kjo pune, TUNG

  7. Ilir says:

    me ne fund e tregoi veten se na plasi, ky palla eshte budalla dhe hedh gure ne lume e njohet, dhe gjasme ben te mencur kol ballen dhe muc nanon qe ngelen brigjeve te lanes duke kerkuar gurin e budallait, po ato vetem jashteqitjen e berishes gjejne. eshte kthyer topi ne tv derdimenesh, se pa pune qe pa pune jemi hajde shajme berishen. I madh TAN HOXHA s’do ti linte as ne breg te lanes, pa le ti fuste brenda e ti benin programe keta rumpalla.

  8. bubulina says:

    Sa per intervisten e mesiperme me duket shume e pjekur llogjike e qe shkaterron manovrimet e nje plaku te rrjedhur …Ajo qe me shtyti me shume per kete shenime eshte pershendetja qe doja ti beja fabulistit me te mire shqiptare,z Ferit Lamaj dhe velersimin me te madh per fabulen e tije te perkryer Pergezime dhe Z,Mero Baze qe e bene kaq interesant faqen e Temes sa te terheq edhe personalitete te tille si Z Lamaj Pergezime per te dy dhe faleminderit!

  9. elinor says:

    Kam nje parandjenje jo fort te mire. Them se kryeopozitwitter-i e ka henger…qafen e pates…edhe kete here; si perhere. Kaq bukur ka per t’ia dredhe iliri ketij sa edhe vete saliu qe eshte mashtues me diplome ka per t’u habite! Mbajeni mend po nuk u zgjodh jozefina ne raundin e katert, me 71 vota. A thu me te vertete i plas Metes per statusin e vendit kandidat?!! E pse duhet te rrezikoje iliri dhe te bashkepunoje me Ramen kur deri me sot qe ishte me saliun nuk i ka ece edhe aq keq (:p)?! Haaa, s’ma merr mendja…kjo e gjitha s’eshte vecse nje loje qe kur te perfundoje ka per t’u qelbe dynjaja.
    Te them te drejten, une vete do te deshiroja te jete keshtu ngaqe nuk dua t’i ngelet ilir metes merita e largimit te saliut, sepse dua qe ai te paguaje per poshtersite e panumerta qe i beri ketij komb. Edhe nqs nuk do te gjykohet nga njerezit, te pakten historia do ta ndeshkoje.

    1. Ben Chicago says:

      Rama as militantet tend qe i ke me dy te majta nuk mund ti genjesh me keto justifikime,jo komunitetin nderkombetar,ulu ne tryeze per Presidentin dhe leri kushtet e tjera,kjo tryeze eshte vetem per presidentin,dergo ish-Ministrin e Sigurimit Ruci ne tryeze dhe paraqit kandidatet tend ,cilet jane,dhe pastaj bej koalicion per ta miratuar,me kete llogjik qe ke ti do ngelesh pa pune,pas zgjedhjeve te 2013.

      1. homeri says:

        —-Cilin president nuk zgjodhi Saliu dhe te gjitheve ju kundervu . Saliu nuk ka problem ke zgjedh por trut e tij tij te marre , sepse ai qe zgjidhet president nuk i vete pas marresise se salit por shikon kushtetute dhe deteyrat e tij . Problemi nuk qendron tek emri i paraqitur por tek menyra demokratike si shkohet tek presidenti Ne se per presidentin nuk takohesh me opozitenle jashte ketij presidenti 50% te vendit. Takohet per presidentin me gtrekun DULE che nuk takohet me 50% te shqiptareve.–O eshte3 i marre ose ashte tradhetar—Po hajt mo BEN se ti cfar thot saliu je i gatshem ti pranosh, je pjesa tribale e ketij kombi m,,,

    2. homeri says:

      –Mire qe u qetesua SALIU , ai nuk e kish problemin tek presidenti por te mbante te bashkuar banden hajduto vrasese qe te mos ta linin vetem (çamet, skrapallinjt dhe gerdecin), META zgerdhihej si macok dhe mendon se ai e kreu detyrenduke vendosur si mazhorance nje president konsesual te saj , mor pis njeri ne si popull dhe nderkombetaret kerkojme nje president konsensual me opoziten dhe jo vetem te mazhorances
      —Mire skrapallinjt dhe maloket ua keni shpelar trurin por kaq naiv na merrni ne te tjeret?

  10. wert says:

    Ah, sa te behet Edi Kryeminister, pa ka per tua numeruar te gjitheve juve laraskave qe kakarisni gjithe diten.

  11. AY says:

    Po, Baca i maleve do ta zgjedhe nje noter partiak. Po Edi, dhe kjo do te ndodhe dhe fale teje. Nuk i harron njeri ndryshimet kushtetuese te 2007 qe u bene me bashkepunimin tend brenda nates. Po te mos i kishe bere ato ndryshime, kete vere vendi do te shkonte ne zgjedhje te parakohshme dhe e majta shqiptare do te kishte nje shans te vinte ne pushtet. Nuk je aq i zgjuar dhe aq i mire sa mendon se je o Edi. Une jam vet i majte por me vjen keq kur shoh paaftesine tende. Shko ne twiter me mire.

  12. FENOMENI says:

    Fajin se ka Edi Rama per gjithe kete rrumpalle dhe anomali qe ndodh ne politiken shqiptare po Xhaxhi Sali Berisha qe na ra per pjese,se di pse shumica personave qe komentojne nga larg shqiperise si puna ime gjithmone lartesojne politiken e Edi Rames se di se kuptoj ndoshta personat qe jetojne jashte shqiperise sdine se cfare do te thote demokraci e vertete….Kete e kupton vetem i nderuari Z.Sali Berisha.Por dicka them se eshte e sigurt koha eshte ilaci me i mire me kuptuar gjerat dhe do shihni dicka dhe do kuptoni qe ky person qe erdhi ne pushtet nga pjella e sistemit komunist ka punuar gjithmone kunder interesave shqiptare, se di pse na urren kaq shume.Mos valle zoti na ka denuar perjetesisht si komb,mos valle jemi ne te mbrapshte!!!! SHQIPERI TE KAM DHJERE SI STE MORA VESH NJE HERE F.KONICA

    1. AGOLLI says:

      Rama po ben hapat e fundit para se te fitoje zgjedhjet dhe te drejtoje vendin. Po e provon edhe njehere veten politikan te vertete, mgjs e ka kundershtuar kete gje me pare. Duket se shume shpejt, me nje model te ri politike, PS do te vije ne krye te shtetit me nje mision teper te rendesishem, per ti dhene fund ktij palo tranzicioni alla Sali, e per te filluar nje kapitull te ri Europian per Shqiperine e mjere.
      Shpresoj dhe Besoj se Edi Rama eshte njeriu qe do ta kryeje me sukses kete mision te shenjte.

  13. I-liri says:

    Kam tre jave qe perseris. Berisha do ta takoje Ramen, se do ta marin per veshi Arvizu dhe Sequei.
    Njeri nga nje vesh, tjetri nga veshi tjeter.Dhe do i thone: Ulu aty dhe mos bej derr derr. Keni per te parè. Dhe presidenti do te zgjidhet me 123 vota. Mbajeni mend edhe kete !

  14. nik says:

    Sa bukur ja futi Meta edit.
    Kishte nje jave qe perfaqsuesit e tij ne cdo emision tv lavderonin Meten (ate qe ne 21 janar i kerkonin bllokun).
    Dhe Meta i justifikoje gjithe lavderimet.
    Ne kemi nje shprehje : edi e hengri nga Meta si zonjat.
    hahahaaaaaaaaaaaaaa

    1. wert says:

      Qesh mire kush qesh i fundit. Duro Nik, do puqemi serish ketu, dhe nese je burre, do kerkosh ndjese ndaj Edi Rames, ketu publikisht.

      Kur te jete RAMA Kryeminister, une do qesh me ty.

      Te fala kafeneve

  15. Agim says:

    Ty ta futi Meta o derezi,ti humbe edhe ate qe fitove per 21 Janarin,Meta don me u Reabilitue mepermjet teje ,po ti nuk duhet te bije ne prerin e Metes,Meta po ngre te dy flamuret edhe te PS-PD,mocion mos besimi me Meten Harroje,Meta eshte edhe me Lenen edhe me Prenen mjafton qe te Rehabilitohet si nje Figure e humbur ,ai do tju fuse juve te luftoni qe fitoje vete,ti si Opozit fjete pak si shume,me vjen keq por ti o Rame nuk merr vesh jep dorheqje qe Opozita te vije ne Pushtet ti nuk di ,sikur Bracia te ishte mandatin e dyte Berisha nuk fitonte ,me ty o Rame edhe 2013 e ke te humbur ,si u more me Mete?ai Blushi nuk e ka idene se si fitohet.

    1. wert says:

      Le nam o kaqol.
      Atehere sipas teje te mos bejne marreveshje Rama me METEN?
      Keshtu i bie qe presidentin ta zgjedhi sala me meten, dhe keshtu eshte e garrantuar vjedhja e zgjedhjeve te 2013 ne favor te diktatures saliste.
      Kaq nuk ua pret???

      1. adddaggg says:

        Rama duhet te punosh shume se mezi po presim qe ky vend te ndryshoje me ty. Je i papare, keta te tjeret jane karabusha.

  16. Maloku i pagdhendur says:

    Rama u tregua i zgjuar qe e konsumoi dhe afrimin me Ilirin se i can trapin nje grup brenda PS-se. Tani e ka fushen e lojes te hapur. Opozita eshte e destinuar te vij ne pushtet. Saliu kerkon te marre masat per te shpetuar lekuren….

  17. ar says:

    Po mire po kjo forme tavoline konsensusi qe kerkon Rama nuk eshte imponim qe ai i ben maxhorances?
    Vajten u ulen ne tavoline perfaqesuesit e tij me ata te Sales por nuk qullosen gje,kjo do te thote qe PS e do konsensusin vetem “Alla Rama”

  18. fucks says:

    O MILET NIGJONI E MANI VESH E MOS FLISNI SI KODRA MBAS BREGUT:SHQIPERINE TONE TUAJEN TIMEN E KA GLLABERUAR MAFIA;REGULLAT E LOJES I VENDOSIN ATA;SALA,NANO(GJARPER ME DY KOKA ) META HAJDUT MATRAPAZ;KOKA I ESHTE BERE SI E LOPES;SEPSE ESHTE MBUSHUR ME DJALLEZI DHE LEVIZ SA MAJTAS DJATHTAS SI NEPERKE;XHOZI NJE SUPER MAFIOZE;KARIERISTE E SEMURE;E TE TJERE SA TE DUASH;CFAR TE BEJE Z RAMA SIPAS JUSH NE MES TE UJQEVE TE PA NGOPUR;TE CILET DUAN PUSHTET NE CDO MENYRE ME TE MIRE ME DJALLEZI OSE ME GJAK;KETA JANE MOSTRAT TONE POLITIKE QE E MBAJNE PENG SHQIPERINE PER TU PASURUAR EDHE ME SHUME;NANO BEN LOJE TE FELLIQUR;AI ESHTE NJE DHELPER;SHUME I DJALLEZUAR:NE PARTINE SOC KA GRUPIN E TIJ SI HARASANI;BLUSHIN;ARBENINE TE TJERE QE E PERKRAIN;SEPSE ME RAMEN NUK JU KA ECUR;DUHAN NANO KAZINON MAFIOZIN;QE KA ARDHUR PER TE SHPETUAR POPULLIN SE I DIGJET BARKU;JO MORE MILET AI KA ARDHUR PER REMUJE;KA MBETUR PA PARE SE AI ME LEKET TONA BEN NJE JETE LLUKSOZE;TE TERE KETA MAFIOZE TE NDYRE LUFTOJNE NJE PERSON;NJE NJERI TE KULTURUAR SI NJE EVROPIAN I VERTETE;ATA SHOHIN REZIKUN E HUMBJES TE PUSHTETIT PER SHUM KOHE;Z RAMA JO VETEM QE ESHTE NJE NTELEKTUAL I ZGJUAR ME SHPIRT ARTISTI;PO ESHTE DHE VTE PUNTOR;NJERI QE DO DHE I PELQEN E BUKURA;ESHTE PO E PERSERIS NE MES UJQEVE;TE GJITHE DUHET TA PERKRAHIM NJERE E MIRE TE SHKULIM KETA FELLIQESIRA NGA PUSHTETI;SHQIPETARET KANE NEVOJ PER PUNE;DHE QETESI PUSHTETI 20VJECAR I MASKARENJEVE NA KA LODHUR:

  19. aron says:

    Eshte vene Edi ne kurth,nga tja mbaje,te beje aleance me Meten,po 21 JANARI,dhe te zgjedhe nanon,po berisha-nano-meta e kane ne dore gjithe vendin,pastaj behen tamam tri,hajde prit vdekjen.Por dhe nqs nuk zgjidhet asnje na del topallja sipas ligjit dhe pd i ngelet lulit hajde pazar shqiptar,vend i botes se katert.
    PANDELI MAJKO KANDITAT I MREKULLUESHEM
    MYSLYM PASHAJ
    PASKAL MILO
    Keta mendoj si me te pershtatshem,por kush e do njeriun e drejte e te mire!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje