Edhe pse pa pikën e transparencës dhe seriozitetit, gara presidenciale po formon një identitet të sajin, i cili tregon më së miri problemet e atyre që po përpiqen të zgjedhin presidentin. Thuajse të gjitha propozimet serioze apo gjysmë serioze të shkuara nga tavolina e Ilir Metës dhe Sali Berishës, në celularin apo tavolinën e Edi Ramës, janë gjykatës. I pari i tyre, Xhezair Zaganjori, i cili ka dalë si propozim formal, vjen nga një background politik në drejtësi, i lidhur ngushtë me Berishën, dhe larg vëmendjes së opinionit publik para këtij momenti. I dyti në listë pas tij, që i është lakuar emri, është Besnik Ymeri, një anëtar i Gjykatës së Lartë, shumë i afërt me socialistët në kohën e Fatos Nanos, i futur prej tij në sistemin e drejtësisë, por që pas vitit 2007 ka qenë një nga gjyqtarët që ka firmosur pro mbylljes së çështjes së Lulëzim Bashës dhe më pas Fatmir Mediut në Gjykatën e Lartë. Ky, ndryshe nga të tjerët, është treguar më inteligjent dhe nuk ka pranuar as t’i lakohet emri sapo është pyetur.
Emri i radhës, që po ashtu përcillet nga një tavolinë në tjetrën, është ai i gjyqtares Vitore Tusha. Profili i saj si gjyqtare është normal, por shkuarja e saj në Gjykatë Kushtetuese ndodhi pas një periudhe tranzicioni si avokate e lirë, e cila për gati dy vjet zëvendësoi praktikisht Argita Berishën në gjithë çështjet e zyrës së saj, së bashku me kolegen Flutura Kola. Meqë Argita u vu në qendër të vëmendjes së medies, herë si person fizik e herë si sh.p.k, herë si avokate që kërkonte tre përqind “fee success” për firmën e “babait kryeministër”, e herë si e autorizuara e gjithëpushtetshme e Fazlliçit, e mbylli formalisht zyrën e saj dhe punët i transferoi tek kjo avokate. Fill pas kësaj i shndriu ylli dhe u bë anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Më tej lista e emrave vazhdon përsëri me njerëz nga fusha e drejtësisë, a thua se aty mund të gjendet shpëtimi për krizën presidenciale. Nuk dua të përmend me emra të tjerë, pasi është e dëmshme të faktorizojmë anonimë që kanë bërë ndere për politikanë në këtë vend, por fakti që gjithë kërkimet sillen rrotull personazheve të përdorur nga politika në sistemin e drejtësisë, zbulon dhe hallin kryesor që ka politika me presidentin e ardhshëm. Ai është drejtësia. Tre gjyqtarët që përmenda mund të jenë njerëz të nderuar në punën e tyre, por fakti që në drejtësi janë përfshirë përmes shërbimeve politike, i bën ata objektiv për tu ripërshkuar nga politika si “njerëz te sigurt” dhe për tu përdorur më tej në postin e presidentit që mund të ndikojë shumë në sistemin tonë të drejtësisë.
Pra, kriza reale e politikës shqiptare, që janë raportet e saj me drejtësinë, po përcakton dhe identikitin e presidentit që ajo po kërkon, dhe që është një personazh që vjen nga bota e sistemit të korruptuar gjyqësor të Shqipërisë.
Ky në fakt përveçse është një shqetësim serioz, që ka të bëjë me “hallet” reale të politikanëve shqiptarë, është dhe një gabim i rëndë, pasi po i drejtohemi kategorisë më të korruptuar të shoqërisë shqiptare për të gjetur shpëtim. Nga gjithë sondazhet, studimet, raportet ndërkombëtare e kombëtare, sistemi ynë gjyqësor rezulton më i korruptuari, më i varuri nga politika, më joprofesionali dhe më i papërgjegjshmi se çdo pushtet tjetër në shoqëri. Qoftë dhe për këtë arsye ne duhet të refuzojmë një emër që vjen nga ky sistem, dhe aq më keq emra që janë produkte politike në këtë sistem. Presidenti është një nga mekanizmat që mund ta reformojë dhe ta ndryshojë për mirë sistemin e drejtësisë dhe kërkimi i politikanëve tanë brenda këtij gjirizi, për të gjetur dikë që të shpëtojë sistemin, është shenjë e dëshirës së tyre që kjo gjendje të vazhdojë dhe korrupsioni në drejtësi të diktojë tashmë dhe politikën. Duke qenë se gjyqtarët tanë kanë dhënë prova të qarta se nuk janë as të majtë, as të djathtë, por thjesht të korruptuar, ata janë formalisht më të përshtatshëm dhe të pacipë për të qenë të paanshëm politikisht deri në marrjen e postit dhe shërbëtorë të politikës dhe krimit kur janë në detyrë. Edhe pse kjo që them është paksa e rëndë dhe mund të fyejë ndonjë gjyqtar që ende nuk është i përfshirë në të këqijat e këtij sistemi, dëmet që ata i kanë prodhuar shoqërisë shqiptare këto 20 vjet janë më të rënda se dëmet që ka prodhuar çdo pushtet tjetër.
Është interesant për shembull se tashmë gjithnjë e më shumë po harrohen diplomatët dhe politikanët në këtë garë. Zef Mazin, të cilin e kanë emëruar ambasador demokratët dhe socialistët, nuk e zë njeri në gojë. Artur Kukon, që e sollën më 2002-in me biletë njëdrejtimëshe, po ashtu e kanë harruar. Politikanë popullorë të së majtës dhe së djathtës që njihen së paku si të pakorruptuar si Pandeli Majko apo Dashamir Shehi, por dhe të tjerë që s’dua t’i përmend, nuk do t’i kujtojë më njeri, edhe pse atyre u kemi besuar shtetin në periudha të vështira. Tani diskutohet për atë që njeh Nari, Liri, Çimi, Zeni etj. Ky është një turp dhe një mungesë e madhe dashurie për këtë vend.
Vetëm disa javë më parë kur në parlament diskutohej kandidatura e Elvis Çefës dhe Adrian Vishës, demokratët me të drejtë, por pa sinqeritet, refuzuan kandidaturën e Vishës pasi thanë se ai është pjesë e sistemit të drejtësisë dhe duhet dikush jashtë sistemit ta ndryshojë. Tani për postin e presidentit ata po gërmojnë bash në zemër të këtij gjirizi, aty ku kanë çuar me dorën e tyre shërbëtorët e tyre. Kjo tregon se politika shqiptare më shumë se një zgjidhje për shqiptarët, kërkon një rrugëzgjidhje për veten. T’i shpëtojë gjykimit dhe ndëshkimit për ato çfarë kanë bërë në këtë vend, që nga vrasjet për para si në Gërdec, vrasjet për politikë në bulevard dhe milionat e fituara në mënyrë të paligjshme.
Per mua presidenti ideal do te ishte Gjen. Major Kostaq Karoli. Ai eshte nje nga ata burra qe do ti jepnin dinjitet ketij vendi e qe do te dinin te ridimensiononin pozicionin e presidentit pa u lepire apo perulur politikes.
Gjen,Kostaq Karoli eshte personalitet i PADISKUTUESHEM NE FUSHEN USHTARAKE,por per president duhet nje njeri,qe HAPUR KA GUXUAR TE SHPALOSE IDENTITETIN E TIJ SI NJERI,QYTETAR DHE SHTETAR NE MBROJTJE TE SHQIPERISE,SHTETIT LIGJOR NGA POLITIKANE ANTI SHQIPTARE SI SALI BERISHA!!!
NJEREZ TE TILLE JANE ZOTERINJTE SPARTAK NGJELA DHE MYSLIM PASHAJI!!!
KETA E KANE PROVUAR SE KANE ME TE SHTRENJTE SHQIPERINE SE INTERESAT E TYRE!!
KETA E KANE VERTETUAR SE JANE TE PA EPUR PARA NJE TRADHETARI TE INTERESAVE SHQIPTARE SI SALI BERISHA!!!
E SALI BERISHA ESHTE SOT ARMIKU ME I RREZIKSHEM,QE KA PATUR NDONJEHERE SHQIPERIA!!!
Nga gjeneralet e sotem do vecoja gjemeral Vladimir qirjazin, i pergatitur, i studiuar ne perndim dhe me eksperience ne misione te nato-s e okb-se. I ndershem, me kurajo dhe i pa pajtushem me hajdutet e matrapazet e sotem. Natyrisht qe vecoj profesor Xhufin, pashain dhe avokat ngjelen jane kandidatura atdhetare. Dora deri tani eshte futur vetem tek gjyqtaret, duket jo shume e drejte. Gjithsesi vente dore zoti dhe fitofte shqiperia.
Plotesisht e vertete
Me mire nuk ka si thuhet zoti Shpati. Me pare duhet Sali Berisha jashte politikes, pastaj te tjerat.
… Por katunar me kohe te plote :p ne na myti katunaria:
1- Sala – katnar vicidoli
2- Meta – katnar skrapari
3- Jozi – katnare shkodre
4- Eduart Halimi – katnar nuk e di
5- Ridvan Bode – katnar devolli
6- Liri Berisha – katnare serbie
7- shto ktu gjith drejtora, zv- ministra etj, etj kur i shifni ne televizor tu dhon intervista, maloku modh …
Regres per shoqerine shqiptare!
… ene ky, katnar i paqytetrum, por gangster :p
http://urlm.in/muix
Si gjithmone MERO BAZE ve gishtin mbi plagen e vertete te vendit tone dhe mbi te gjitha nga Mero vin edhe opinione a mendime te tija personale qe jane gjithmon te drejta e mbi te gjitha REALE.Komplimente o Mero se nuk kam me se si te te falenderoj.
Keto Hasanet e Hysenet jane popull kot.Vendit i duhet nje president kristian.Hajt naten te gjitheve.
Po e kishe morre lelo,Aleksander Moisiun,ja fuste gjumit kudo,dhe lozte domino gjithe diten,Nejse,,
e paske fjalen per nard ndoken me duket:P
Sa keq,zoti Lelo! Zotrote nuk paske marre vesh fare perse flitet sot.Nuk bejme fjale per zevendesimin e Janullatosit(ai nuk iken,deri sa te vdese,pa i dhene Greqise gjysmen e Shqiperise),por behet fjale per shqiptar te vertete e te afte per te perfaqsuar denjesisht vendin,brenda e jashte,te jete garant i kushtetutes e shtetit ligjor dhe jo partiak i verber.
Pse lodheni kot? Presidente do te jete Jozefina Topalli.
moj Tane dakort me Jozin por me nje kusht ti fusi nje kurs intensiv per te mesuar gjuhen shqipe
Ose ma mir, i fusim na t’tan nji kus me msue jozisht.
O Mero, dakort me kta diplomatet qe permende por nuk di pse nuk permende nje nga emrat me te spikatur dhe koseguent ne mbrojtje te dinjitetit tone si shqiptare per te cilin e kam bindje qe nese presidenti do dilte nga populli do ishte ai president i shqiperise, Z Pellumb Xhufi, por ja qe kjo pune eshte muhabet lokalesh dhe hotelesh me 5 yje dhe llomotisim lloj lloj emrash qe askush nuk i njeh vec atyre qe i kane sherbyer
Mero,sipas teje kush ka punuar gjate viteve ’92-97 dhe 05-2012 , nuk duhet te jete kandidate,pasi eshte Berishist!!!.Mero njerzit duhet te punojne dhe jo te gjithe jane te lidhur me politiken.Ju nuk doni kandidate nga politika,jo gjykates,jo diplomat( tre fusha te domosdoshme per nje president),,por cfare kerkoni ju???.A ju kerkoni te kete qene funksionar i larte ose i rangut te mesem nomeklatures komuniste te para ”90,te kete punuar pas revulicionit komunist te ‘ 97,pra ’97-05,dhe te jete hequr nga puna pas’95.Ju ngelen vetem ish-oficera,sigurimsa,prokurore xhelat etj.Ja disa emra :Kico Mustaqi
Kostaq Karoli
Dilaver Bengasi
Alex Andoni
Aranit Cela( nqse eshte gjalle).
Fehmi Abdiu
—–Zgjidhni dhe merrni—
– A te duhen luftetar
gjithe botes ti vene zjarr
dhe arratine te marre
merr nja dhjete kosovar
———Njerez te zgjuar me lezet
qe i gjen ne cdo ane
te bejne hallve dhe salep
keta jane mjeshtrit dibran
—-A do njerez per ahengje
per tryez e kuvende
burra e gra kercejne ne loder
keta i gjen vece ne skoder
———A te duhen genjeshtar
matrapaz e koke thare
qe reren ta shesin per fare
merr krutan dhe je i lare
—-Po qejfelli a te duhen
qe me jevga dine te kruhen
zonja qe pjellin cdo vite
vetem elbasani i rrite
———-Do ministra kolonjar
se mbahen burra me mente
duan kudo te jene te pare
ne mexhlise e ne kuv3end
—-A do te ruash florin
katandine e shtepin
me dy qofte mbush sinin
ec e merr gjirokastrin
———–
———-A do male me debore
trima te forte e malesor
fort bujar e burreror
i ke ne kukes i ke ne dore
———————-
——–A do trima e sejmen
kapardisur kudo ven
pa zene gjumi te mos flen
per tre mirditor bej bene
———————–
—–Hall i madh me skrapallin
ka rrezik te hash dhe dru
dy ministra le te rrine
se na duhen dhe pa tru
———–A DO URTE NJERZIN TE RRI
———–NE KOMAND TE KESH USHTRIN
………………..ME TABAN TA KESH NJEREZIN
———-MERR TE GJITHE LABERINE
—–Ore te gjore harruam vloren
se kjo pune lahet me gjake
dy shirita ,nje medalje
dhe kesaj pune i ve kapak
————A TE DUHEN SHARLATAN
QE TE LEPIJNE NE CDO ANE
QE TE PERCAJNE VATAN
KE SA TE DUASH TROPOJAN
– FAN NOLI –1926
–Komenti im-
Fan Noli , flete per per mentalitetet krahinore te shqiperise feudale , por sistemi diktatorial komunist me trasformimet e medha shoqerore e kulturore edhe pse nuk krijoj njeriun e ri ,arriti te trasformoi keto karakteristika krahinore duke nxjerr nje shtese te madhe intelektualesh
..–Ndoshta jam konfuz por ja ti BEN CIKAGO -mund te jesh president i ketij vendi ,megjithse ora jote ka ngelur
Flet per mentalitetet krahinore te shqiperise feudale?!?! Po ketu vetem koha ka ecur, te tjerat ne vend i ke, dmth mesjete e vone.
Jam shume dakort me Takun per Pellum Xhufin eshte nje njeri i kompletur me te gjitha ,po si tja bejme hallin te bindim Meten//////
Mire do ishte Pellumb Xhufi, po nuk eshte dakort Iliri i Monikes , numrat i ka ai koklopa me shpellarin, kot lodheni
Une mendoj Artan Fuga! Ai e ben dhe pike!
Jam dakord per Xhufin,apo s`eshte edhe dhender i nipit te Enverit!
Z. Baze ben gabim kur diferencon gjykatesit nga diplomatet, ne Shqiperi qe te besh karriere duhet ta ”lyesh qerren” (ne mos me teper) dhe kjo vlen per gjykatesit, ushtaraket dhe diplomatet. Mjafton te saktesoj se nje nga emrat e permendur ne artikull, Artur Kuko, nuk u be president ne vitin 2002 pasi SHIK (Klosi) permendi se ne baze te dokumenteve Z. Kuko rezultonte bashkepunetor i Sigurimit te Shtetit.
Sistemin e korruptuar te drejtesise mund ta veje ne vije vetem Spartak Ngjela, nese ai behet president.
Mund te permendim emra sa te duam ,po ata tre aleatet e Berishes bashke me kalin e trojes p,b,d,nj e kane vendosur presidentin. U pa qartazi mbrem ne emisjonin opinion se sa te pa fytyr edhe sa lir e kishin shitur fytyren.
arsyetim me llogjik shume te fort,por sa te kemi salillarin ne krye hijen e tij kemi per te patur president.
Ne demokraci, pushteti nuk flet me ze te larte, njerez. Ketu te gjthe i ka zene semundja e te parit, cirren deri ne extrem, bizarre!!!
Elita nuk duhet te njesohet me lefter maliqin, ai nuk lexon, njerez.
Nderkohe, te lexosh ne keto kohe eshte edhe detyre patriotike, globalizemi dhe competicioni jane ceshtje te dites.
Sidoqofte ne kemi nje shtrese te diturish tani, qe te zgjedhin nje president te mendjes, dhe jo ne president, te mendjes dhe te pushkes. Kemi 20 vjet me nje elitar te mendjes dhe te pushkes, dhe nuk po gjejme derman. Please, mendohuni dy here.
Ms Iris Luarasi vjen nga raca e mendjes, njerez, prandaj duhet ta votojme per presidente. Kurse mr Jozefina eshte jashte kohe, nuk shkon fjala “plumb” ne gojen e nje gruaje moderne, njerez.
Une propozoj te vene Sashenken,ne pamundesi per te vene Ristanin…Kush ka bere me shume per kete shtet….Presidenti duhet nje njeri i paskrupullt….keta te dy e kane deshmuar dicka te tille.
Ndersa merremi me profesione, gjykates versus diplomat, APo qofte edhe emra te pervecem, nuk shohim sa anti- demokratik eshte PROCESI i zgjedhjes se Presidentit nga Nje kaste politikanesh anti-shqiptar brenda Harkapijave!
Ne Serbi, Greqi, Maqedoni a Mal te Zi zgjidhen Presidentet si Ne Shqiperi??????? Me mire???… Me keq??? Shpetimi vjen kur Shqiptaret mendojne e Marrin vendime e Jo kur ja lene fatet e femijve te tyre Nje kaste politikanesh te deshtuar!
REspect!
President do behet njeriu qe ka perkrahje mbare shqiptare,ai qe i hapi dyert kosovareve ne ditet me te veshtira te tyre ne kohen e luftes me serbet,Pandeli Majko eshte nje profil qe edhe demokratet nuk gjejne dot ndonje preteks per ta kundershtuar si kandidat…
Pellumb Xhumfi, eshte patriot e njeri i mire,
por nuk ka shanse se eshte martuar me mbesen e Enver Hoxhes (vajzen e Luan Omarit, nipit te Enverit).
Myslim Pasha per President.
Rrofte Shqiperia.
Poshte tradhetaret e kombit.
Nuk po shikoj te permend ndonjeri Lisien Bashkurtin????Do te ishte zgjedhja me dinjitoze..!
Shumë me karakter të lartë ësht Xhufi, por është dhumë majtis. Ai të kundërtit e Enverit gjat luftës i fut ballist dhe tradhtarë duke përdoir gjuhën e masonit Enver në formulimin e Adam Vajshopit: “O me ne, ose kundra neshë!”
Pellumb Xhufi,do te ishte Presidenti i duhur , per kete Shqiperi te sakatuar nga serbi i Vicidolit!
Nga te gjitha kandidaturat qe perfliten asnjeri nuk i ploteson kushtet te jete nje president i denje sepse ose jane te paafte ose jane te pandershem dhe te korruptuar.Pandeli Majko dhe Dashamir Shehu jane vertete persona me idenditet dhe tolerante por qe asnjeri prej tyre nuk merr konsesusin e saliut.
Qe te rrime shtrember e te flasim drejt per nga aftesia Fatos Nano i ploteson keto kushte per president por ka ate anen tjeter te keqe sepse shumica flas per opinionin popullor ky nuk gezon respekt dhe e dyta ky ishte ai qe na e la peshqesh saliun dhe qe tani ai po trapin me te.
Per mendimin tim figura qe i ploteson kushtet e nje presidenti dhe qe mund te marre konsesus te gjere eshte Prec Zogaj dhe habitem pse deri me tani ps nuk e ka bere kete propozim per kete person.
Per Pandin jam dakord sidomos po te kete edhe helidonin (bodigardin me vete-bodigard leshi). O njerez harruar qe Pandi ishte ai qe tromaksi gjithe Italine me tunelin qe do bente… eshte idiot i lindur dhe nuk flet shume se nuk di cte thoje (populli vazhdon te mendoje-kalli qe eshte plot e mban koken poshte aka nuk flet shume- hahahaha)
http://www.facebook.com/pages/Dua-Te-Di-a-Vjen-Dhe-Ti/154497398016032
nga budallenjte qe na drejtojne-si mund te shpetojme!?
Pellumb Xhufi, duke qene nje kandidat ideal per te gjithe, NUK e kandidon njeri….
PO A KISHIT PRESIDENT RRESHTER MOISIUN TANI DONI KOSTAQ KARolin HAJDE
SALLAKSA HAJDE.
Presidenti nuk duhet te dali nga drejtesia se ne shqipri nuk ka funksionu drejtesia per 20 vjet.Drejtesia ka shkaterruar vendin dhe ka bashkpunuar me mafjen.Drejtesia eshte sektori qe duhet te shperbehet komplet qe te ndryshoi vendi.
Jame plotsisht me mendimin tend z.shpati,por a pranojn tradhtaret e kombit?
Berisha do nje person qe te mos i hape probleme me gerdecin ,me mediun se i iken xeni ,iliri e do te mos i rihape problemin e videos se DRITANI (DRITE QOFTE SI KA EMRIN SE I DOLEN FJALET ),ka video te tjera ,pa ka ministrat ,bregu vokshi,bode po ku mbarohen sa kane vjedhur keta more ,po vihet drejtesi dhe nje kryetar i KLD I ZOTI O KU DO FUTEN QORRAT DO VRASIN NJERI-TJETRIN.Prandaj duhet i pakorruptuar i tille eshte Kolonel MYSLYM PASHAJ dhe SPARTAK NGJELA por asnje nuk diskutohet me salen ,gje e zgerdhire ai dhe vete cuditet qe i rreh i vret dhe ata i lepihen NE VEND TA QEROJNE.
Llumi kerkon llumin o Mero, llum jane vete prandaj kerkojn llumin tek gjykatesit e korruptuar jane te gjithe te babezitur per para, mjer ata qe bien ne durt e tyre se po nuk paten leke dhe te pafajshem te jene do denohen.Ka ardhur kohe e keqe, nuk shikohet me se kush eshte njeri me vlera dhe i ndershem por kerkohen ato figura si plasteline ne duart e tyre qe te korruptohen dhe te plotesojne tekat e pushtetit.ne Shqiperi ka shume figura te nderuara, cfar te keqe ka Pandeli Majko apo duhet te jete patjeter nga dora e Saliut dhe Jozefines.
Qysh kur filloi diskutimi për emrin e presidentit, kam menduar për Pëllumb Xhufin, Dhe gëzohem që paska edhe shumë të tjerë me ketë mendim. P. Xhufi është nga ata persona që dinë ta mbrojnë me dinjitet çështjen shqiptare. Studimet e thelluara dhe te argumentuara në lidhje me historinë, na bëjnë ne akoma më krenarë që jemi shqiptarë. Një figurë e tillë i duhet Shqipërisë.
Ky presidenti po na shteron gjithe energjite. Thua kjo te jete gjeja me e rendesishme per shqipetaret dhe Shqiperine. Problemi me i madh mbete konsensusi qe politikanet shqiptare e kane fshire nga fjalori edhe atehere kur behet fjale per te ardhmen e vendit. Aq shume i urrej serbet po aq shume i kam zili kur vjen puna per vendimarrje kur behet fjale per interesat kombetare.
germo tare germo se qenin e ngordhur do gjesh.
ne gjirizin e drejtesise gjen vetem funderina dhe makuter pa perjashtim ,sistem dhe njerez te felliqur.ndyresira te verteta. mjere ky popull.dhe me qellim duan nje figure nga drejtesia qe ta kontrollojne nga felliqesirat qe ka bere.ne kete konteks e kerkojne kandidatin.
tadhen apo stadhen ,pse o mero kaq e veshtir esht per te vendosur nje president,vet ne lexusit po japim shum emra si spartak ngjela,myslym pashaj,besnik mustafaj pse jo edhe ben blushi, mjer ju qe jeni atje dhe mjer ne qe jemi jasht vendit pershendetje gazetes tema dhe personalisht mero bazes
Zoti BAZE, mund te behej edhe nje shkrim per llumin politik. Politika shqiptare eshte nje mocal i qelbur me fekale, ky zhgrryhen e zihen derrat
Diku lexova nje batute te bukur te liderit te se majtes italiane,Bersani:”Ne,njerezit e thjeshte jemi afersisht te vdekur.Jetojme vetem ne kete”aferisht”.Ve re qe kjo batute e Bersanit,qe vjen nga nje familje e thjeshte artizanesh sjell tamam nje ngarkese krejt te perkunder me tendencat aristokrate.Psh,ne Amerike,duke qene se per vite me rradhe silleshin kandidate per presidente bijte e presidenteve(Bushet)apo grate e ish-presidenteve,qe gati nje”hakmarrje”popullore nominimi i Obames,njeri qe vjen nga familje e thjeshte,e aq me teper me ngjyre.Po te shikojme ne Shqiperi,duket gati”aferisht”-siç thote Bersani fundi i botes sikur te propozohet nje njeri atdhedashes,pa tituj doktoresh e profesoresh.Mesa di une,kushtetuta nuk ben diferencime krahinore dhe po ashtu,nuk eshte aq ekzigjente ndaj biografise(apo CV)se kandidatit,titujve honorifike apo shkencore,etj si keto.Kushti primar per presidentin eshte te jete atdhedashes.Presidenti s’ka nevoje te jete gjykates,se detyra e tij nuk eshte te kryesoje gjyqe,s’ka nevoje as te jete diplomat,se diplomacia do kohen dhe profesionistet e saj.Pra,president mund te jete fare mire edhe nje punetor apo mesues,apo siç thote Beni nga Chicago-ja,nje oficer i thjeshte si Myslim Pashaj,megjithese M.Pashaj eshte kolonel;i vetmi titull qe berisha nuk behet dot,se eshte titull karriere,se psh,doktor shkencash kushton ca,por mendoj,me 20-30 mije euro une mund t’ia dal pas shkelur fare ne Shqiperi,se rastet nuk mungojne.Megjithate,ve re qe te gjithe nxitojne te hedhin”llotarine”per profesora e doktora shkencash,kush e kush te nxjerre nga sirtari ndonje pretendent te harruar,a thua se ky presidenti qe do ftohet per dasem do rregulloje kete shtepi pa porta e dritare,qe quhet Shqiperi.Mendoni ju se Presidenti do jete me i mire nga ata qe e zgjedhin?Jo qe jo,por do jete sherbetor i atyre,ndaj politiksat e Tiranes po bejne hesap numrat,se president numrash do jete ky,jo president konsensusi mbarepopullor.Psh,kedo emer te thoni tani ketu ne forum,do dale menjehere dikush qe ti gjeje ndonje kleçke,psh dikush ketu permend Pellumb Xhufin,dhe hop nje tjeter kujton qe Xhufi ka martuar te bijen e Luan Omarit,e cila qenka stermbese e enverit,hahahhahhahahahaa;kam thene une qe Shqiperia eshte kaq e vogel,sa pa dale akoma pjata ne tryezen e Rames ne vilen Ngjalzit,tere Shqiperia e morri vesh qe Rama do hante ngjale.Per mendimin tim,kushdo president te zgjidhet,ai nuk do jete presidenti i shqiptareve,por i saliut dhe Arvizuse.He,qe harrova,do jete semure Arvizu,qe s’ka dale tavernave me lulushet?
PARA DISA VITESH TE PORTOKALLIA KA QENE SHOFERI I TAKSISE PERSONAZH QE THOSHTE
NUK BOHET SHQIPNIA ME SHQIPTARE PASTAJ VAZHDONTE AKE 1 CINARE.
KOT E KENI KETU TE GJTHE NJE MUT JANE VETEM ME ISTITUCIONE EUROPIANE
SI NE KOSOVE BOHET KY VEND I BUKUR POR ME ROB KOTI.
Mero, se pari, po ben te njejtin paragjykim ndaj gjykatesve, ashtu sic te paragjykojne edhe ty per bashkepunimin me Berishen. Te gjithe e dine se cfare ke bere per diktatorin, por tashme te vleresojne per ate qe ben kunder tij. Edhe keta gjykatesit, mund te kene gelltitur nje luge corbe te prishur, por kjo nuk i ben ata te pabesueshem per nje detyre, qe ne fund te fundit do te jete serish nje post politik dhe jo hyjnor.
Se dyti,
po ben edhe ti gabimin qe te besh shkrime promovuese emrash te pervetshem per president, ashtu sic po bejne prej javesh koleget e tu A.Stefani, Muc Nano etj etj. Shiko si jane hedhur njeqind komentues te nxjerrin emra te tjere. Sigurisht jane vetepropozime, te fshehur pas pseudonimeve.
edhe nje GOMAR president nuk ndryshon asgje per shqiperine
Vitore Tushen e kam pasur pedagoge ne universitet. Nje nga pedagoget pe te paafte dhe te papergatitur qe me ka dhene mesim. Totalisht e paafte, e deshtuar dhe me mungese te theksuar inteligjence dhe aftesie pedagogjike. Kur ka qene ne Gjykate te Larte nuk e fuste njeri ne liste. Tani qe eshte ne Gjykaten Kushtetuese eshte rreptesisht ne sherbi te PD-se. Eshte nje turp qe emri i saj diskutohet per President te Republikes. Te vesh Vitore Tushen ne ate post eshte me keq se te vesh Lek Plepin.
1.Te vleresosh si pedagoge eshte shume subjektive…mund te mendoj qe neser pas neser do jesh pjese e elites Jurista te PA afte…ka te bej niveli juaj intelektual qe te con ne perfundimin ta perkufizosh pedagoge te pA afte per nje 5 te munguar ? Jam kurioz te di ca niveli osé cfare titulli keni arritur deri tani ne drejtesi ….besoj vetem piken e pare te cv se Vitore Tushes mund te kesh permbushur ate te diplomimit nqs :)….te sygjeroj qe jo vetem ti por te gjithe komentuesit me ne krye autorin e artikullit te kontribojne me shume per vendin Shqiperine e kjo nuk arrihet duke i mar me thashetheme per ish pedagoget se fundi fundit asnjerit nga ne si i intereson eksperienca juaj universitare. …pervec nese do vinte dita te diskutoheshe si kandidat per President.
Dusti mos u merzit ta sqaroj une nivelin qe kam ne profesion.
Jam diplomuar jurist me rezultate maksimale duke u nderuar edhe me cmimim “Medalje e arte”. Kam perfunduar masterin me rezultate gjithashtu maksimale. Kam punuar ne profesion qe tre dite pas diplomimit ne nivele shume te larta, ne nje nga zyrat me te medha te avokatise ne Shqiperi(nuk ka rendesi per emra konkrete se do dukej si reklame). Ne fillim mora titullin “Asistent Avokat”, ndersa se fundmi kam fituar titullin “Avokat”. Se shpejti do te filloj doktoraturen per drejtesi. Gjithashtu, jam autor i disa artikujve te botuara ne Shqiperi dhe jashte saj, si dhe autor i nje libri shume te rendesishem per fushen e drejtesise. Si te duket? Ah se harrova sapo kam mbushur vetem 26 vjec. ?
Per Vitore Tushen nuk ma ndryshon njeri mendjen (mund te jete njeri jo i keq) por nga ana profesionale eshte turp fare.
Z. MERO; me me transparence dhe intelekt se ja keni zberthyer ju situaten politike ketij populli ,ska si behet dhe situata ne shqiperi mbetet ajo qe eshte pothuajse vandale,nuk mjaftoka te shohin syte e te degjojne veshet u dashkan edhe disa nivele ose me qarte kromozome qe ne si race nuk i kemi,pra A.D.N.-ja nuk eshte e plote,keshtu me lind e drejta te uroj juve pune te mbare dhe suksese ne bisnesin tuaj,kurse pjeses tjeter te medaljes! popullit.. ta gezoni per jete e mot kete nivel jete
Ne kete artikull legjenda e shtypit te sotem shqiptar Mero Baze ka pjeserisht te drejte sepse jo vetem drejtesia por cdo dege apo qelize
e cdo lloj pushteti eshte bere “LLUM” dhe nuk duket shume aresye e goditur pse presidenti vjen nga drejtesia.
-Me cfare ka ndodhur per 22 vjet ne shqiperi me xhebrailin berishe
diskutimi i emrit te cdo lloj shqiptari per president eshte humbje kohe dhe vazhdim i vetposhtrimit si komb.
Sot Berisha i ka te gjitha pushtetet derivatet e tij:
1-ka ne dore 100% pasurine kombetare
2-ka ne dore 100% administraten shteterore
3-ka ne dore 100% gjithe tenderat miliarda dollareshe
4-ka ne dore 95% gjithe median e shkrur dhe vizive
5-ka mbeshtetjen e hapur te te gjithe ambasadave
6-ka ne dore 100% gjithe gjykatat e vendit
7-ka paguar “full” john podestat e washingtonit
8-ka pushtuar krejt ambasadat shqiptare ne bote
9-ne cdo kat ministrie ka nje agron kulic
10-ne cdo tv ka nje blend fuckzi.
11-vazhdon te jete komandant garde.
12-ka bere hashim thaci kapter te tij
Me gjithe keto parametrat e mesiperme drakula berishe eshte bere teper
i fuqishem duke llogaritur qe:
a–opozita eshte bere teper banale ,e percare dhe e poshtruar
b–presidenti i vendit eshte inegzistent
c– prokuroria eshte “out the order”
d–arvizu & volfarth jane ministra te tij.
Ai tashme e ka vene kombin shqiptar nen putrat e tij te pergjakura
dhe nuk mund ta ndaloje me njeri .Ai kaloi me sukes dhe quhen gjera te mbyllura
-HOLOKAUSTI I GERDECIT
-VJEDHJA E VOTIMEVE 2009
-MASAKRA E 21 JANARIT
-VJEDHJA BASHKISE TIRANES
-SKANDALI I VIDEOS METES.
Ne keto kushte problemi midis shqiptareve dhe filoserbitt berishe eshte i mbyllur pasi ai i ka fituar te gjitha betejat duke patur dhe perkrahjen e amerikes si puna AUGUSTO PINOCETIT ne Kili.
Tashme problemi qendron midis qeverise amerikane dhe berishes per aresye se ai ka tendenca te dale jashte kontrollit te tyre.Eshte koha
qe amerikanet qe e kllonuan berishen me rajersonin ne 1991 ne bashkpunim me udb jugosllave TA LARGOJNE MAJORIN BERISHE DHE TI KERKOJNE FALJE POPULLIT SHQIPTAR PER GJITHE KETE TRAGJEDI 22 VJECARE.
..NUK ESHTE NE INTERES AS TE SHQIPERISE DHE AS TE VETE AMERIKES SAKRIFIKIMI I NJE POPULLI PROAMERIKAN PER NJE KARTE TE DJEGUR .
I KE MARRE FOODSTEMPSAT O BEXHET E 2 IK E LAJ PIATAT DE DO PAGUSH BANKEN
SE KUR MORE TI O BEXHET KREDI APR ISHTE 7 DERI 8 PERQIND DHE ME JA DHI
GJITHE SHQIPETAREVE TE TJERE E BLEVE SHPINE 500.000 USD PER 25 VJET BARAZ 1.000.000 USD. TANI NE RECESION SHTEPIA JOTE VLEN 200.000 USD POR
YOU IDIOT DO PAGUANI EDHE 500.000 USD TE TJERA KESHTU TI E KE HONGER
DYSH, NDRRO EMRIN BOJE XHED SE PO IKEN KOT NE GUANTANAMO.U TALLA O
BEXHET SE TI JETON NE LIBOFSHE.
NJeriu me i mire dhe i drejte dhe ne sherbim te popullit shqipetar qe nga viti 1968 e deri me sot ,krijusi i kirurgjise infantile shqipetare ne spitalin e tiranes ne vitin 1973, Profesor Petagog Kirurg MUJET ALIKAJ
ESHTE NJE FIGURE E PLOTESUAR PER TE KANDIDUAR SI PRESIDENT I SHQIPERISE!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
te nderuar shqipetare. kot e keni me propozime te tilla. pjesa me e madhe e preopozuar nga ju nuk i ploteson kushtet per nje detyre te tille pati kandidati per president te pakten si fillim duhet te jete nje figure me moralitet te pa njollosur qofte edhe per me te voglen gje. shqiperise sot i duhet nje president njeri, dhe jo nje njeri president.ka ardhur koha qe presidenti te dale nga populli e te votohet nga populli, e jo te jete i pilotuar nga nga matrapazet e politikes se sotme shqipetare per te permbushur perseri grykesite dhe aventurat e tyre te pafundme.
keni harruar pa permendur nje figur te madhe Daut Gumeni nje i perndjekur politik .Publiçist idrejte, i ndershm i perkushtuar per çeshtjen shqiptare.Do ishte nje president i shkelqyer ne te gjitha drejtimet.
Gary Kokolary
Fatos Nano Drug Allegations
Date: Friday, December 01 @ 15:03:04 GMT
Topic: Albania News
By Gary Kokalari – Political Analyst – Exclusively for ACLIS
The current drug trafficking routes in Albania and their relations with Prime Minister Fatos Nano.
Albania has become an important country for the trafficking of drugs, establishing itself as a safe transit route between East and West. Albania has made available to this kind of traffic its human resources and its political power. Before 1997, the drug trafficking in Albania was blooming through the planting of drug related plants and their sale outside Albania. Strong drugs such as heroin or cocaine were not present at the time because of the lack of serious partners and partners with political power. Former Minister of Interior Agron Musaraj (1993-1996) was a supporter of such groups, but his limited political power could not empower these groups. After Agron Musaraj left, the new interior minister of the Democratic Party, Halil Shamata, proposed new tough legislation against organized crime which was approved in the parliament in Autumn 1996. The legislation included strong punishment for drug and weapon traffickers and very often fixed prison terms.
………..
9.The personal bodyguard of former prime minister Pandeli Majko, now minister of defence, called “Majko’s Elidon” controls the transportation from Bulgaria trouh Albania.
He does the transportation through the help of Arjan Rugji, the director of the border police in the ministry of interior and also collaborates with Fatmir Meto, former police chief arrested after the murder of the opposition member of parliament Azem Hajdari. The control of these transportation routes is done through Arjan Rugji and, in some occasions, from the border entry point called “Three Bridges” where chief of police is “Bilali” a former bodyguard of Fatos Nano.
………
http://www.albca.com/aclis/modules.php?name=News&file=print&sid=1109
Definitely believe that which you stated. Your favorite reason appeared to be
on thee ihternet the easiest thing to be aware of.
I say to you, I certainly get annoyed while people think about worries that thdy plainlpy don’t know about.
You managed to hit the nail pon the top and also defined out
the whkle thing wituout having side-effects , people could take a signal.
Will probably be back to get more. Thanks
My web page; Cocaine Treatment