SONDAZHI: Shqiptarët donin president konsensual, s’duan aleancë PS- LSI dhe... s’besojnë se do ketë zgjedhje të lira

12 Qershor 2012, 11:17Politika TEMA

Sondazhi i Fondacionit për Shoqëri të Hapur, SOROS, pjesë të të cilit botuam më parë tregon se shqiptarët ishin në favor të një president konsensual. 77 përqind e qytetarëve thanë se duan një president jo të njëanshëm. 60 përqind e tyre thanë se duan që zgjedhja të jetë konsensuale mes qeverisë dhe opozitës. Vetëm 23 përqind donin një president partiak. Shumica e shqiptarëve e shikonin zgjedhjen e presidentit si një çështje të rëndësishme. Ndër figurat e përfolura, Ismail Kadare ka marrë vlerësimin më të madh, pasuar nga Fatos Nano dhe Jozefina Topalli.

Ajo që të bie në sy është se 57 përqind e qytetarëve janë kundër një aleance PS- LSI për të rrëzuar qeverinë. Ata thonë se kjo do ishte një gjë e keqe ose shumë e keqe.

Sa i përket zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, qytetarët janë shumë skeptikë. Nëse zgjedhjet bëhen para kohe, vetëm 39 përqind mendojnë se ato do jenë të lira dhe të ndershme. Ndërkohë 48 përqind mendojnë se zgjedhjet do jenë të lira e të ndershme nëse bëhen në vitin 2013.

Një tjetër përfundim tronditës është se 69 përqind e shqiptarëve thonë se janë të pakënaqur, ose shumë të pakënaqur me funksionimin e demokracisë në vend. Vetëm 4 përqind janë shumë të kënaqur me funksionimin e demokracisë.

59 përqind e qytetarëve thonë se kërkojnë një rol më aktiv të komunitetit ndërkombëtar, por janë plot 65 përqind e qytetarëve që nuk duan që presidentin ta zgjedhin ndërkombëtarët.

12 komente në “SONDAZHI: Shqiptarët donin president konsensual, s’duan aleancë PS- LSI dhe… s’besojnë se do ketë zgjedhje të lira”

  1. Vetem nje gje ka ngelur pa u publikuar. Shqiptaret nuk munden te votojne te lire edhe per 20 vjet te tjera. http://mdcal.blogspot.com/2012/06/shqiperia-gdhihet-sot-nen-thundren-e.html

    1. cika says:

      Ndersa une mendoj ,qe kur do qe te behen nuk do te jene as te lira as te ndershme.Dothoni kush te pyet ty,po them meqe ra fjala
      Faleminderit Sali Berisha qe ben si te do bytha.

    2. sorge says:

      Vertet ke besuar se ne KAPITALIZEM ka ZGJEDHJE TE LIRA EDHE TE NDERSHME???
      Ne se akuzojne SOCIALIZMIN per diktature,ky sistemi i sotem,qe e quajne nga frika “DEMOKRACI’ eshte me KRIMINALI nga te gjithe!!!
      Me thoni,vetem nje rast,kur shumica e popullit ka fituar me shume se me pare!!!
      Krahasoni SHENDETESINE,ARSIMIN,DREJTESINE,SIGURINE DHE RENDIN,BESIMI NE TE ARDHMEN,QETESINE E RENDIT PUBLIK,STRESIN NERVOR,LYPSAT,KULTUREN,SHKENCEN,BUJQESINE,INDUSTRINE,DINJITETIN E SHTETIT,BARAZINE E SHTETASVE etj!!!
      Kemi 22 vjet,qe cdo gje eshte SHKATERRUAR TOTALISHT NGA KLIKA SUNDUESE SERBE E SALI BERISHES,TRADHETARIT ME TE MADH TE SHQIPTAREVE!!!
      URREJTJE PER JETE SALI BERISHA!!!

      1. Argita_B says:

        Sistemi aktual dominohet nga medioket fshatare te zbritur ne qytet te cilet me principin e mazhorances mbyten minoritetin e elitave te krijuara.
        70% e popullsise shqiptare jane fshatare, me nje mendtalitet tribal, ne shumincen e rasteve te pashkolluar, te pakulturuar, te paqyteteruar, por duke qene ne shumice, arrijne te mbreterojne mbi elitat intelektuale, te shkolluarit, te qyteteruarit..
        Duhen brez te te tere qe pasaniku i ri fshatar qe u pasurua me grabitje dhe harbuteri, te qyteterohet…kjo eshte plaga me e rende e Shqiperise, pasi intelektualet preferuan emigrimin per te mbijetuar.
        I vetmi vend qe po di te kaloje nje tranzicion me soft nga komunizmi ne pseudo kapitalizem eshte Kina, ku elitat preferojne me mire diktaturen komuniste se diktaturen fshatare.

      2. PLEIADIAN says:

        Analize e shkelqyer Sorge! Ky rend apo sistem i quajtur “Demokraci”, demokratik ka pak, shume pak. Dhe masonet qe e mbajne ne kembe kete sistem e dine fare mire kete, ndaj edhe mundohen ta emertojne nga Kapitalizem(emri me i pershtatshem), ne “Demokraci”. Por realisht ky sistem eshte nje Kapitalizem i eger ne te cilin komandon nje grusht maskarenjsh te krimbur me para, pa ndergjegje civile, pa ndergjegje njerezore, pa parime e pa moral e pa Zot. Dhe nuk po flasim per Shqiperine(shembulli me i keq i mundshem), por per Kapitalizmin perendimor, qe gjoja ofron me shume demokraci.
        Me kete ritem Bota po shkon çdo dite e me shume drejt humneres dhe per kete fajtore nuk jane vetem ata pak kriminele qe e komandojne politikisht, financiarisht dhe ushtarakisht, por edhe masat e gjera te njerezve primitive qe ketyre u lene dore te lire te bejne ç’te duan. Nese do te rebeloheshim te gjithe me miliarda, nga hemisfera e Jugut ne ate te Veriut, keta gangstere made in USA, Izrahell, UK, France, Italy etj, sot nuk do te egzistonin!
        Flini njerez flini, se keshtu banditet ne pushtet ju qeverisin duke ju perçkenduar jete e katandi!

  2. ARON says:

    Mqs vendi po shkon me keq , populli po fukarallepset atehere ne zgjedhjet e reja nuk do kete as fuqi te shkoje dhe jo me nje thes po dhe nje trste miell do mjaftonte per te zhvatur voten.ABSURDE PO KUJT TJA THEMI PO U ANKOVE ,AFROVE TE PRET…PLUMBI.Mire qe kemi Z.Mero Baze qe na lejon te shprehemi.Qe te vije demokracia thote PS DUHET QE POPULLI MBARE TI JAPE VOTEN ASJA dhe jo ne Parlament ku lsi pdiu ,islame te mos votojne vrasesin,me kollaj bindet nje popull se 5-6 deputete.

    1. BASTEXHIU says:

      E hedhim me skedine:
      Une them duhen dhe 27.5 vjet e lart :p
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/presidenti-i-shqiperise.html

  3. Vlora says:

    eshte detyrim i rames per te mos bere aleance me lsi.

    nje aleance e tille do te vazdonte ta groposte akoma me shume kete vend.

    qe te mund te mare rruge shqiperia duhet, me patjeter te dale jashte politike …lsi…

    lsi nuk eahte parti eshte nje organizate mafjoze.

    1. fule.gov.al says:

      Tentativa per aleance para-zgjedhore me LSI duhet te quhet e deshtuar dhe te harrohet perfundimisht.

    2. kuq e zi says:

      vlora… une mendoj se pd-ps po bejne gjithcka per te mos perfituar statusin mbase kane akoma disa bisnese pa perfunduar sepse kur fillojne ballafaqimet me be-ne jane te detyruar te hapin shume libra me spec si psh lista e ish sigurimsave sic e beri serbia dhe me pare bullgaria per mendimin tim PPSH-ja asnjehere ska humbur pushtetin ps-ja i trashegon emrin kurse pd-ja i trashegon njerezit lsi as mos e permendim nje gje eshte e qarte… asnje shqiptar i kujtdo bindje politike qofte e ardhmja e tij zduhet te jete peng i askujt

  4. Tekniku says:

    PS vazhdon te jete deshtake,dhe kshu do vazhdoj te jete per sa kohe rama nuk vendos te mbjelle frymen e pashkpunimit,LSI eshet aty ku eshte sepse zgjodhi te keqen me te vogel per partine e vete,nuk i ve faj,..fajin e ka PS qe nuk di te bej opozite dhe me e keqja eshte se nuk di as te fitoje

  5. fukaraja says:

    Vetem sic beri populli Libian duhet te bejme e skem pse te trembemi o shtetas te Shqiperise (ne 1997 beme nje verre ne uje…), sepse Diktaturat nuk ikin me fjale e vote por me PLUMB. Se me keta VIP_a e PS dhe Opozites do na shkerdheje Berisha, Meta e pakica me ta, edhe per dekada te tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje