"The Economist": Gërdeci, incidenti më i sikletshëm për Berishën. Rrëzoi sloganin e tij "Me duar të pastra"

14 Qershor 2012, 17:07Politika TEMA
"The Economist": Gërdeci, incidenti më i sikletshëm

Vendimi i gjykatës së Tiranës për tragjedinë e Gërdecit nuk ka kaluar pa vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare. Njësia ekonomike e inteligjencës, pjesë e britanikes “The Economist”, në raportin e saj tre mujore analizon se vendimi i dhënë për të akuzuarit, jo vetëm që irritoi familjaret e viktimave, por mbi të gjitha i hodhi më shumë karburant skepticizmit të përhapur mbi pavarësinë e gjyqësorit, raporton Vizion Plus. Në këtë raport shpërthimi i Gërdecit është evidentuar si incidenti më i sikletshëm për qeverisjen e kryeministrit Berisha.

“Gjykata e Tiranës përfundoi një nga gjykimet më të ndjeshme në vitet e fundit, pak para përvjetorit të katërt te tragjedisë së Gërdecit, vendimi i cili është konsideruar i butë për shume individë. Prokuroria tha se ajo do të çojë çështjen në Gjykatën e Apelit. Dënimet për fajtorët e tragjedisë së Gërdecit indinjuan familjarët e viktimave, por nga ana tjetër dhe i shtoi karburant skepticizmit të përhapur në lidhje me pavarësinë e gjyqësorit. Gërdeci është incidenti më i sikletshëm për zotin Berisha”, shkruan prestigjiozia The Economist”.

Sipas “The Economist”, për sytë e shume njerëzve, kjo tragjedi ishte një kthese e fortë për zotimin e Berishës, i cili erdhi në pushtet me sloganin: “Me duar të pastra”, me qëllim për të luftuar korrupsionin.

“Pas incidentit të Gërdecit, zoti Berisha filloi një sulm mbi Prokurorinë e Përgjithshme duke hartuar ligjin për lustracionin, me qëllim për të larguar nga detyra ata që kishin shërbyer si prokurorë apo gjykatës gjatë epokës komuniste”, vijon “The Economist”.

Gjykata e Tiranës vendosi 18 vite burg për Ylli Pinarin, ish-drejtori i MEICO dhe po aq për Dritan Minxollin, administrator i fabrikës se demontimit ne Gërdec. Ndërkohe që për Mihal Delijorgjin, pronari i kompanisë “Albademil”, gjykata dha 10 vjet burg. Prokuroria kishte kërkuar burgim të përjetshëm për këta shtetas, ndërkohë që ka apeluar vendimin.

3 komente në ““The Economist”: Gërdeci, incidenti më i sikletshëm për Berishën. Rrëzoi sloganin e tij “Me duar të pastra””

  1. vili says:

    Shteti Anglez ka bërë mjaft per shqiperin tani i dime të gjitha.

  2. naim cili nga labinoti gomarin e kulloti says:

    Shume qenkan lodh keto gjykates.Po ti kesh gjyqtaret e gjykatave nga ato te plepave ne DR keto vendime japin.Nga roje ke dera ke fabrika e qumeshtit beje gjyqtar ne moshen 30 vjec,ose nga shtepiake me zor ka mbaruar te mesmen beje gjyqtare.Mjere ato te shkrete qe iken

  3. Bashtova says:

    Gerdici, Berisha dhe Rama!

    Sikur te qe vetem Gerdeci, Berisha jo vetem qe nuk do te ishte ne pushtet, dhe per me teper me i fuqishem se ndonjehere tjeter ne Shqiperi gjate ketyre 20 vjeteve, por ai, Shkelzeni dhe Fatmir Mediu do te ishin ne burg dhe do te kisdhin kryer kater vitet e para te denimit. Por, ja doli Rama, shkoi ne vendngjarje, u tmerrua dhe pastaj duke u larguar i perkedheli lehte shpinen duke i nenkuptuar: “Mos ca bythen Z. Berishe. Me ke mua ketu!” Dhe aq deshi Berisha dhge familja e tij. Por jo vetem kaq, ndodhi edhe 21 Janari 2011. U vrane 4 njerez dhe bota mendoi se kaq e pati Berisha, por jo! Berisha u be me i forte se c’qe, u emertua “Burre Shteti” nga disa minj katakombesh, vodhi Bashkine e Tiranes me ndihmen e ambasadorve, dhe tani emeroi dhe presidentin mercenar. Tani, me thoni, cfare duhet te beje tjeter Berisha? Doni qe te djege perseri Shqiperine qe te marre ndonje dekorate, se edhe per kete e mbrojten Fatos Nano dhe te te tijte e Nanos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje