Basti me birra fut në telashe kryeministrin ukrainas

15 Qershor 2012, 18:00Sport TEMA

Një veprim prej tifozi i kryeministrit ukrainas, Mikola Azarov me një tifoz suedez, ka sjellë protesta të ashpra të opozitës parlamentare kundër tij.

Azarov vuri bast një birrë me tifozin suedez Ola Sjostedt se Ukraina do të fitonte ndaj Suedisë dhe me përfundimin 2-1 të ndeshjes në favor të skuadrës që organizon turneun, ai ftoi Sjostedt të pinte birrë në zyrat qeveritare në Kiev.

Një fotografi që u shpërnda në të gjitha mediat, tregonte kryeministrin ukrainas duke buzëqeshur me një shall të kombëtares në qafë dhe një gotë birrë në dorë, përkrah mikut të tij suedez. Por kjo ngjarje ka sjellë reagim të ashpër të opozitës.

Një nga deputetët kryesorë të opozitës, Mikola Tomenko, i kujtoi kryeministrit se pirja e alkoolit, qoftë edhe e atij të lehtë, ishte e ndaluar në ambientet e administratës publike.

“Është e turpshme dhe e papranueshme që krerët e shtetit kundërshtojnë ligjin dhe parimet e mbrojtjes së moralizmit duke filluar të reklamojnë konsumimin e pijeve alkoolike gjatë orëve të punës në administratën publike”, tha Tomenko.

Ai bëri të ditur se tani Azarov ishte i detyruar t’i përgjigjej ligjeve në fuqi dhe të paguante një gjobë pe rreth 8 eurosh, ndërsa ka ftuar policinë e Kievit që të sigurohet që kryeministri të paguajë si çdo punonjës i thjesht administrate që gjobitet për shkelje.

Por Azarov duket se nuk është shqetësuar nga protesta e opozitës dhe ka bërë të ditur se për ndeshjen kundër Francës, ai ishte gati të vinte bast një shishe konjak cilësor.

2 komente në “Basti me birra fut në telashe kryeministrin ukrainas”

  1. elinor says:

    Ca behet keshtu me keto opozitat ne Evropen lindore more miq se s’po merret vesh?? Mos kane ndonje virus te panjohur? Ky miku futi ne burg ish-kryeministren per arsye krejtesisht politike kurse opozita shqetesohet pse ai ka shkele rregullin e pirjes alkohol ne ambjente zyrtare!! Hajde budallenj hajde!

  2. Shkodrani prej Puket says:

    Po varet me ke i pin birrat mor zog gomarit. Shih bacen tuj u shnosh e tuj pi birra perdite e si hin gjem ne kam!!!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/baba-mondi.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje