Një nga anëtarët e grupit nismëtar të FRD thotë se Berisha po ushtron një presion të jashtëzakonshëm kundër kësaj partie. Ai thotë se pranojnë në gjirin e tyre deputetë të PD, me kushtin që të mos kenë pasur lidhje me PPSH dhe të mos jenë të korruptuar
Nga Luljeta Progni
studimepolitike.com
Ish-deputeti demokrat, Aleksandër Biberaj, një prej anëtarëve të komisionit nismëtar të Fryma e Re Demokratike, tha sot se gjykata dha vendimin zyrtar sipas të cilit FRD shpallet parti politike. Prej këtij momenti, FRD është e lirë të kryejë aktivitetin politik në të gjithë vendin. Biberaj shprehet optimist për rritjen e numrit të anëtarëve të kësaj partie, duke nisur pikërisht prej ditës së sotme, kur pritet të intensifikohet procesi i organizimit në të gjithë vendin. Biberaj u shpreh se për një muaj janë anëtarësuar 12 mijë persona në FRD dhe se pranë kësaj partie do të afrohen deputetë, zyrtarë të lartë në PD apo të larguar nga kjo parti në momente të ndryshme gjatë tranzicionit. Eduard Selami, është një prej tyre. Biberaj tha se Selami po jep kontributin e tij për FRD, duke lënë të hapur mundësinë e kthimit aktiv në radhët e partisë së re.
Sa shpejt po ec FRD në drejtim të organizimit të saj për të hyrë në vitin zgjedhor?
Sot ne marrim vendimin e gjykatës. Pra, regjistrohemi si subjekt politik juridik. FRD është shpallur më 30 prill dhe kemi një afat prej 45 ditësh, për të mbërritur sot në pikën e vendimit të gjykatës, që e shpall FRD parti politike. Mendoj se objektivat dhe qëllimet e para janë arritur. Kemi rreth 12 mijë anëtarësime vetëm në muajin e parë dhe janë anëtarësime cilësore, që vijnë nga e gjithë Shqipëria. Anëtarët kanë ardhur me vullnetin e tyre të lirë në FRD dhe ne, ende nuk kemi bërë një fushatë intensive anëtarësimesh, pasi ka qenë një strategji e jona, që qytetarët të vijnë me vullnetin e tyre të lirë. Sot ne jemi shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Kemi komisione nismëtare në të gjitha rrethet e Shqipërisë dhe natyrisht, ky organizim do të shkojë shumë shpejt në çdo bashki e komunë. Në momentin që marrim vendimin e gjykatës do të nisim edhe hapjen e degëve të partisë fillimisht në qytetet kryesore dhe gradualisht në çdo bashki e komunë.
A keni pasur pengesa gjatë procesit të deritanishëm të organizimit?
Gjithandej ndjehet një presion i partisë-shtet në pushtet. Kjo për shkak, se një pjesë e mirë e anëtarëve janë të punësuar në administratë dhe për pasojë e ndjejnë presionin e partisë në pushtet, që unë po e quaj sërish parti-shtet. Pra, duket një frymë negative nga partia në pushtet, ndjehet frika e tyre e humbjes së pushtetit dhe unë dua t’i garantoj, se vitin që vjen ata do ta humbasin pushtetin. Dua të bëj një krahasim. Kur u krijua në vitin 1990, presioni që ushtronte Ramiz Alia, PPSH dhe strukturat që e shoqëronin, ishin minimale ndaj PD, në krahasim me presionin që po ushtron sot partia në pushtet ndaj FRD. Sot, pas 22 vitesh, presioni vjen nga kryeministri aktual, i cili vjen nga radhët e PPSH bashkë me bashkëpunëtorët e tij, që gjithashtu vijnë nga radhët e PPSH e të sigurimit të shtetit. Dhe ky presion është më i madh se presioni i paraardhësve të tyre, PPSH-ja e vitit ‘90. Por një vullnet popullor nuk ka asnjë presion që të mund ta ndalojë.
Jeni shprehur në media, se do t’i bashkohen FRD edhe deputetë të PD. Sa nga deputetët e PD shpresoni t’iu bashkohen në FRD?
Ne jemi shprehur se FRD mbetet e hapur për deputetë të PD dhe për drejtues të saj. Por janë dy kritere, që duhet të plotësojnë. E para është, që duhet të mos kenë patur lidhje me ish-PPSH dhe sigurimin e shtetit dhe e dyta të mos jenë persona të akuzuar për korrupsion gjatë periudhës së tranzicionit. Pra duhet të jenë figura të pastra. Se sa do të vijnë, më pas do ta tregojë koha dhe mbetet një vendimmarrje e tyre. Kur sheh votimin e fundit për presidentin në parlament, vëren se janë rreshtuar ushtarakisht 73 deputetë, ndoshta për arsye të presionit qeveritar, për arsye të interesave të ndryshme, për arsye që lidheshin me kërcënimin për zgjedhje të parakohshme etj. Gjithsesi FRD mbetet e hapur për deputetët, anëtarë të thjeshtë të PD, drejtues të saj në nivele të ndryshme.
A do të ishte e vlefshme kjo ofertë deri në momentin e publikimit apo miratimit të listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme?
Do të ishte vonë. Megjithatë, dua të theksoj se Fryma e Re Demokratike është krijuar si një parti, që e kërkoi koha, e kërkuan qytetarët dhe si e tillë duhet të përpiqet të ridimensionojë moralin, etikën në politikë. Ne kemi nevojë për kontribute të intelektualëve, kontribute që vijnë çdo ditë. Në këtë këndvështrim mund të them, se përllogaritja e pazareve të votimeve nuk do të jetë e pranishme në FRD asnjëherë. Lidhur me këtë, ne kemi strategjinë tonë për listën e deputetëve. Ne nuk do ta lëmë për në fund listën e kandidatëve për deputet, por do ta hartojmë e publikojmë shumë shpejt, në mënyrë që kandidatët të kenë mundësi të punojnë në qarqet e tyre elektorale.
Nuk duket se keni mbledhur shumë prej figurave të përjashtuara, apo të larguar nga PD në kohë të ndryshme…
Hemorragjia e PD filloi që në vitin 1991 me ikjen e studentëve të parë, të larguar nga lidershipi aktual i PD. Ishin shtatë studentë të komisionit të parë nismëtar dhe në atë kohë arriti të mbetej vetëm Azem Hajdari. Më pas, ka pasur largime të vazhdueshme dhe tani, mund të themi se ka pasur një zbatim perfekt të platformës së Katovicës, sipas së cilës synohej dhe u realizua marrja e pushtetit në partitë e djathta nga të majtët. Ka ndodhur. Është marrë e djathta nga të majtët, janë pasuruar në ekstrem dhe kontrollojnë tërësisht jetën politike e publike. Nëse mund ta shikojmë me gjakftohtësi, arrijmë në përfundimin se PPSH u nda në dy pjesë, PS ku ishin të ligjshmit, pasardhësit e PPSH dhe PD, e cila u uzurpua nga lidershipi aktual i PD, ish-anëtarë të PPSH e sigurimit të shtetit, apo pinjollë të tyre. Pra, e djathta në Shqipëri nuk ekziston. Ndaj Fryma e Re Demokratike po tenton të përfaqësojë të djathtën shqiptare, duke qenë një parti e qendrës së djathtë. Lidhur me të larguarit nga PD, shumë prej tyre kanë shprehur interes për t’u angazhuar në FRD, një pjesë e tyre janë bashkuar. Por duhet pasur parasysh, se në FRD do të vijnë vetëm ato figura të pastra, që do të plotësojnë kriteret që folëm më lart.
A do të jetë Eduard Selami në FRD?
Do të jetë pjesë e FRD, ne kemi biseduar dhe ai ka vlerësuar ecurinë e deritanishme të organizimit të partisë, pra është përfshirë në këtë parti. Por duhet të kuptojmë, se janë disa pengesa për Eduard Selamin. Janë shumë vite, që ai jeton në SHBA dhe ka vështirësitë e veta vendimi i tij për t’u kthyer përfundimisht në Shqipëri. Megjithatë, ai ka dhënë përgjigjen për FRD: “Jam me ju”. Mbetet vendim personal i zotit Selami kthimi fizikisht në Shqipëri dhe unë dua të shpreh vlerësimin tim shumë pozitiv. Është një ndër drejtuesit brilantë të politikës shqiptare. Për hir të së vërtetës, është konsideruar si politikan europian, ndër më të mirët e kohës dhe me perspektivë. Por ishte pikërisht ndeshja në autoritarizimin e përfaqësuesve të Ramiz Alisë në PD, që bëri të largohej nga politika aktive.
Ju thatë se PD e ka të sigurt humbjen në zgjedhjet e ardhshme dhe se kjo do të ndodhë për shkak të përfshirjes së FRD në politikë. Nëse ndodh kështu, a i druheni ju gjykimit të elektoratit të djathtë, se do të bëheni shkaktarë për rrëzimin e së djathtës nga pushtetit?
Duhet të biem dakord për termat. Nuk mund të konsiderohet e djathtë PD. Duhet të biem dakord, se pas koalicionit që bëri me LSI, PD është zhytur thellë majtas. Nëse flasim për të djathtë, potencialet e saj janë duke u përqendruar tek FRD. PD dhe klika që qeveris sot do të humbasë pushtetin, sepse e meriton ta humbasë. Është e zhytur totalisht në korrupsion dhe është një qeveri antiqytetare dhe antikombëtare. Mendoj se zgjedhjet e ardhshme do të sjellin surpriza, edhe pse është shpejt për të folur për rezultate, por ne kemi besim se do të jemi forcë kryesore në politikën shqiptare.
Sa hapësira keni për të hyrë një koalicion me faktorë të politikës shqiptare, duke patur parasysh specifikën, që ju parashtruat më lart?
Ne jemi të hapur për koalicione. Natyrisht, që është shumë shpejt për të folur, por ne kemi strategjinë tonë në këtë drejtim, që lidhet me mundësinë e bashkëpunimit me faktorë të së djathtës dhe të qendrës së djathtë.
“Ne jemi shprehur se FRD mbetet e hapur për deputetë të PD dhe për drejtues të saj. Por janë dy kritere, që duhet të plotësojnë. E para është, që duhet të mos kenë patur lidhje me ish-PPSH dhe sigurimin e shtetit dhe e dyta të mos jenë persona të akuzuar për korrupsion gjatë periudhës së tranzicionit.”
Me kete me siper jeni djeg. Nuk ju bashkohet dot asnjeri me kete kusht. Pse si kujtoni se i ka zgjedh Sali pallaveshi njerzit e vet ne Parti ?
? ? ? ? ?
“Se vitet ikin tutje,
shkojne nje nga nje
Sala u plak ne pushtet
Liria nuk vjen me!”
? ? ? ? ?
Kjo parti e ketyre te firomes , eshte parti budallenjsh –Keta nuk kane nivel fare
Sala keta i xhiron shume lehte
LUM kush te rroje, deri vitin tjeter.
Zoti Biberaj e ju themeluesit e tjere te kesaj partie, u bene 22 vjet, ju votojne ata qe atehere skishin lindur, e ju kete parti-shtet e kete kryetar embajtet e ju mbajti listave te deputetllekut. Ku ishit deri n 97 dhe e late ate vend q po q qani sot t shkoje ne ate degradim, po keto 7 vjet, 5 prej t cilave ai kryetari i PPSH kete kryetarin tuaj e vuri n maje t hierarkise. Nuk ka parti e ideal tju shpetoje shpirtin, shporruni bashke me ato miliarda e jete q i keni marre ketij vendi gjitheketo vite.
Kjo eshte e vertete. Berisha ne vitin 2013 do te jete ne pension politik, bashke me Meten. http://mdcal.blogspot.com/2012/06/nje-pushtet-qe-po-na-e-rrjep-lekuren.html
O “albanian forever”
Hallall optimizmin dhe fjala jote ne vesh te zotit, po (me shume respekt) po te them se po sheh endrra me sy hapur. Me keta politikane qe kemi ne (edhe pse nje pakice fare e vogel e tyre mund te jene njerez te paster) SALIUN e I-re qe pushtetin e ka marre 2 here pa pushke po qe kurre nuk e ka leshuar dhe qe kurre nuk ka per ta leshuar pa pushke, do ta kemi ne krye deri sa te vendose i lumi Jezu Krisht ta therrese atje lart. Sa per Meten ai eshte si puna e maces ka 7 shpirta dhe kurre nuk bie ne kurriz, i ka gati ngjalat per tia dhene atyre qe u hahen (si puna e Edi Rames psh.) Monika i gatuan te shijshme, ja ka marre doren…
Edhe kjo si gjithe te tjerat do te jete. Te gjithe qe dalin nga PD askush nuk merr guximin te zere ne goje vetem njehere emrin e Sali Berishes. Dridhen dhe perdridhen te gjithe me fraza parti-shtet, shtet-parti, lidershipi i PD e ku ta di une, por asnjeri nga keta nuk marrin guximin te vendosin pikat mbi “I”. Dhe “I” ka nje emer, Sali Berisha, por te gjitheve u shkon pulsi 400 kur e kujtojne si duket.
Ai i shan, i perdhos, i perdhunon, i rreh, i vret, u thote horr dhe lavire por askush nga keta te djathte nuk ja ze emrin me goje.
Psikoze frike, hesapi. Nuk mund te dalin keta nga kornizat e frikes.
Te PS-se kane nje kohegjatesi shtypjeje 20-30 vjecare nga regjimi i kaluar, keta kane edhe 22 vjet te tjera plus kohes komuniste.
Kur te zene ne goje Sali Berishen, hajde helbete edhe mund tu besohet, per sa kohe qe flasin ne menyre vetore te papercaktuar atehere keta me te vertete do te kthehen ne “fryme” pa demtuar asgje dhe asnje.
Deri tani jane vetem frymore!
Kjo ndodh ne radhe te pare se te gjithe jane te tredhur dhe se po aq jane te korruptuar dhe sala jua dine pikat e dobta . Te kujtohet Presidenti Topi , nje here foli me emer ndaj sales dhe e qepi e nuk foli me . Ti shikoje sa idiot qe eshte ky Biberaj, me ato qe thote i bie qe asnje te mos bashkohet me FRD-ne se , ne mos i paçin te treja “kriteret” njeren e kane se zbene, o jane ish komunista,o spiuner ose te korruptuar deri ne fyt. Kjo parti paska falimentu qe ne nisje.
faleminderit zoti biberaj per kte deklarat shpresdhense duam ta ndertojm te ardhmen e femijve tan ne kete vend pa friken e ketij pushteti vrastar dhe mizor
TE VIJE NE PUSHTET NJE PARTI E VERTETE E DJATHTE PA HAJDUTE,PA ZUZARE,PA MAFIOZE, PA SALI BERISHE !
ANALIZE : Ky nuk tha asnje rresht per zgjedhjen e Nishanit e tash thote rrini urte se vitin tjeter e heqem Berishen!!!
Sa per Biberajn e Bamir Topin nuk bie Berisha nga pushteti edhe per 100 vjet.
Po si do bie Berisha ?? Duke qitur fall apo ky e di se Berisha do vdese!!!
Ky asht politikani i se ardhmes se Shqiperise ???
Siq duket ka pire shume birra me Wolsprapthin e OSBE ?!
Eduard Selami eshte pjese e Katovices
Dihet! Nuk po na ben ndonje zbulim! Ket e ka deklaru vedi ài “shpirti juj”:Salua!
More zoti Biberaj,po ku na qenka keta deputete te ndershem ne PD qe nuk e ditkemi.Cdo shqiptar i ndershem dhe aq me shume deputet,do te ishte distancuar nga Berisha me kohe,per arsye sepse mbi te rendojne shume krime.Ju ose jeni shume naiv qe te besoni se ka deputete te ndershem ne PD,ose po talleni dhe ju me kete popull si te gjithe politikanet e rradhes.
Fryma e re demokratike
***********************
FRD-ke eshte dielle i ri
Qe lufton per Shqiperi
Jo si kjo qe kemi sot
Me drejtesi do jete plot.
Ndershmeria
Mua me pelqeu veçanerisht intervista e z.Bamir Topi ku per keto probleme foli qarte e paster me..heshtjen e tij!
Pirdh pirdh se lirohesh !!!