Serwer: “Marrëdhëniet e Shqipërisë me fqinjët, më të mira se brenda vendit”. Mariza Lino: “Ndryshimet të provokohen nga brenda”

23 Qershor 2012, 18:22Politika TEMA

Nga Arben Xhixho

 

Shqipëria e gjen sot veten në një moment të rëndësishëm të historisë së saj, ndërsa po përpiqet të hyjë në klubin elitar të vendeve perëndimore evropiane. Por ndërsa për çështjet e sigurisë, politikës së jashtme dhe rolit të saj të shtuar në rajon, që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ajo ka bërë hapa të mëdhenj pozitivë, problemet e brendshme vazhdojnë ta mbajnë këtë vend ende larg synimeve të tij.

Zhvillimet në Shqipëri, sfidat dhe arritjet e saj ishin në qendër të një diskutimi që u zhvillua në Uashington me pjesëmarrjen e analistëve të njohur të çështjeve shqiptare.

Vlerësimi për Shqipërinë ishte i dyfishtë, ndërsa politika e saj e jashtme dhe roli në rajon vlerësohen si pozitivë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për politikën e brendshme, që sipas vëzhguesve, është problemi kryesor që frenon zhvillimin e vendit.

Doktor Elez Biberaj, drejtor i Divizionit të Euroazisë në Zërin e Amerikës dhe njohës i mirë i çështjeve shqiptare thotë se, në dallim nga politika e brendshme, në politikën e jashtme, partitë shqiptare kanë  mbajtur përherë të njëjtin qëndrim.

“Përsa i takon politikës së jashtme ka pasur një konsensus të pashembullt mes aktorëve kryesorë politikë të vendit. Qëndrimet e PD-së dhe të PS-së, që kanë pasur pushtetin në Shqipëri pas rënies së komunizmit, nuk kanë ndryshuar shumë nga njëra- tjetra”.  

Luftërat në Ballkan e ritën ndjeshëm rolin e Shqipërisë në rajon dhe fitorja e pavarësisë së Kosovës, sipas zotit Biberaj, ka çuar në shtimin e ndjenjave pan-shqiptare në Ballkan, ndonëse  jo në veprime konkrete për bashkim kombëtar.

“Shumica e shqiptarëve duket se mbështesin qëndrimin pro-perëndimor për të ardhmen. Shumica mendojnë se përfitimet nga integrimi Euro-Atlantik dhe intensifikimi i bashkëpunimit rajonal janë më të mëdha se përfitimet e mundshme nga ndjekja e politikave të bashkimit dhe ndryshimi i kufijve ekzistues.” 

Kjo politikë e moderuar e Shqipërisë në Ballkan është shoqëruar me mbështetjen e madhe që i është dhënë Tiranës, si nga Uashingtoni edhe nga Brukseli. Problemet me Shqipërinë, sipas analistëve, lidhen me politikën e saj të brendshme. Doktor Daniel Serwer, ish zyrtar i Departamentit të Shtetit dhe tani profesor i menaxhimit të konflikteve në Qendrën për Marrëdhënie Transatlantike, thotë se marrëdhëniet e Shqipërisë me fqinjët janë më të mira, se sa marrëdhëniet e saj të brendshme.

“Roli në rajon është pozitiv, ka marrëdhënie përgjithësisht të mira me fqinjët, kjo është një arritje e madhe, që shumë nga ne, nuk e parashikonin në 1995. Por ka probleme. Problemet e Shqipërisë janë mbi të gjitha të brendshme. Politika është e ashpër, shpesh e dhunshme, administrata publike e dobët, ekonomia vuan nga korrupsioni e krimi i organizuar, dhe sistemi ligjor nuk është funksional.”

Këto probleme të vjetra dhe të njohura për Shqipërinë, thotë analisti, pritet të zgjidhen gjatë procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, proces për të cilin Shqipëria është tepër e angazhuar.

Faktori i vetëm, që do ta bënte Shqipërisë të largohej nga kjo rrugë zhvillimi, tha zoti Serwer, do të ishin marrëdhëniet e saj me shqiptarët e tjerë në rajon. A do të pranonin shqiptarët të jetonin në 6 shtete, apo do të kërkonin ndryshime kufijsh, gjë që do të kundërshtohej ashpër si nga Uashingtoni edhe nga Brukseli, thotë ai.

Ambasadori i Shqipërisë në Uashington Gilbert Galanxhi, thotë se ky shqetësim nuk ekziston, pasi Shqipëria sot po ndjek shembullin e  demokracive perëndimore.

“Përsa i përket idesë së Shqipërisë së Madhe që u përmend këtu, mendoj se shqiptarët janë mjaft vizionarë dhe unë nuk e shoh këtë si shqetësim, pasi për herë të parë në historinë moderne të 100 vjetëve të fundit,  ata e gjejnë veten politikisht, së bashku me udhëheqjen e tyre, në anën e duhur të historisë.”

Shqipëria, tha ai, po punon sot për të thelluar më tej bashkëpunimin rajonal, pasi kjo do të sillte një zhvillim më të madh ekonomik.

“Ne nuk mund t’u japim nxitje zhvillimeve ekonomike, nuk mund të tërheqim investime të drejtëpërdrejta,  nuk mund të lehtësojmë tregëtinë e lirë, në se nuk kemi një strategji të përbashkët si rajon.  Kjo është ajo që unë e shoh si një pikë të dobët të një shtylle të rëndësishme marrëdhëniesh, asaj të bashkëpunimit ekonomik midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, midis vendeve të rajonit dhe Shteteve të Bashkuara.”

Shtetet e Bashkuara shihen si vendi perëndimor me ndikimin më të madh në Shqipëri dhe pritshmëria për ndihmën e Shteteve të Bashkuara është po kaq e madhe. Por ish ambasadorja amerikane në Shqipëri Marisa Lino,  thotë se ndryshimet duhet të vijnë në radhë të parë nga vetë brenda shoqërisë.

“U përmend se si Shqipëria duhet të ketë ndihmë nga perëndimi për zgjidhjen e disa prej problemeve të saj të brendshme. Unë nuk jam dakord. Ndryshimet duhet të vijnë nga vetë brenda Shqipërisë. Po të marrim si shembull çështjen e korrupsionit, apo të krimit të organizuar, Shtetet e Bashkuara vetë, para një shekulli, kishin probleme të mëdha me krimin e organizuar, por u deshën disa njerëz të guximshëm që t’i kundërviheshin krimit të organizuar. Nevoja për reformë duhet të vijë nga brenda.”

Zonja Lino, e cila ka shërbyer si ambasadore në Shqipëri gjatë periudhës së trazuar, që pasoi rënien e skemave piramidale, thotë se roli i ambasadorit amerikan në Shqipëri është që të avancojë interesat e Shteteve të Bashkuara.

“Roli i duhur i Shteteve të Bashkuara në çdo vend, është në radhë të parë të mbrojë interesat e veta. Dhe interesat amerikane në Shqipëri, janë që aty të ketë një shoqëri pluraliste, demokratike, që funksionin relativisht mirë me një ekonomi të mirë. Si ambasadore, synoja të isha e barabartë me të gjitha palët. Por perceptimet e vetë shqiptarëve, ishin ndryshe, jo gjithmonë më konsideronin si të tillë. Në fund kur u largova, në ceremoninë e lamtumirës munguan udhëheqësit e të dy partive kryesore politike. U ndjeva që kisha qenë e barabartë me të dy.”

Forumi u drejtua nga Janush Bugajski, analist i lartë pranë Programit Evropian të Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

15 komente në “Serwer: “Marrëdhëniet e Shqipërisë me fqinjët, më të mira se brenda vendit”. Mariza Lino: “Ndryshimet të provokohen nga brenda””

  1. Elias says:

    eshte e qarte se sa me shum zullum, brenda aq me teper zell per jashte (mardheniet me jashte).Eshte nje lloj stili i provokuar i sjelljes qe ruan harmonine me traditen tone te tolerances nderetnike dhe nderfetare, dhe politikes zyrtare ndaj fqinjeve.(Tek e fundit c interes ka shqiperia te ngreje retorika nacionaliste,duke qene shteti me i varfer ne Europe, dhe nuk mund te bejme si te forte ne tavolinat e NATOS ku dihet kush komandon). Por kjo sjellje ka edhe nje bonus tjeter per qeverisjen e cila mekatet e brendshme synon ti shpelaje duke u sjelle zyrtarish mire ne nje rajon te trazuar

    1. Dean says:

      Nuk ”sillet mire ne rajonin e trazuar”.JO!
      Sjellja e Skiperise ne rajon quhet:
      I N F E R I O R I T E T,karakteristika themelore e JONA,por qe me mjeshterine e 1 Dinaku dhe Frikacaku i’a kemi percjelle botes si ”politike paqesore”.
      Rrnofte BACA i gegve,sali dikushi…..
      Ohhh,ohhh,….ohh..h,
      sa mire,me ken Skipetar
      Ohhhhhhhhhhhh……..h,ohej……
      p.s.,perpara se te filloni te me shani dhe te me quani ”grek”.Nuk jam grek dhe nuk kam as1 lidhje me greqine.Nuk marr pension 300Euro dhe kam qene ne greqi vetem diku nga gjysma e pare e viteve 90-te.E lashe ate vend,pasi nuk mendoja t’a ngrysja jeten atje.Nuk me intereson nese greqia ngrihet apo bie ekonoikisht….etj.
      Jam Shqiptar dhe ju uroj te gjith shqiptareve kudo qe jane Gezuar 100vjetorin e Shpalljes se Pavarsise,por sido qe te jete puna NE ky mut jemi.Doni apo s’doni ju.

  2. mucua itanes says:

    Me pak fjale amerikanet u thone shqiptareve se brenda jeni bernut dhe do te ishte mire te bashkoheshit me vullnet, tjeter rruge ska. Por po u bashkuan, keshtu do te kerkojne te gjithe ne ballkan te bashkonin me shtetet ame.

  3. Ligor Luarasi says:

    JU DUHET TA ZGITHNI GANGRNEN,PSE NUK E ZGJITHNI?
    ***************************************************************
    Lexova me vemendje shkrimin e Z.A.Xhixho per diskutimin qe u zhvillua ne Uashington me analistet e njohur te ceshtjes Shqiptare.
    Pershtypja ime kryesore ishte se eshte e vertete qe Shqiperia vuan me shume nga dobesite e politikes se saj te brendeshme se te jashtmes.
    Por edhe kur prekeshin keto dobesi apo kjo gangrene nga analistet e njohur prekeshin tangent, jo sekant apo jo si nje diameter ne se punet e brendeshme do ti shihnja si nje reth.
    P.Sh.lexova: Problemet e brendeshme karakterizohen nga nje politike e ashper,shpesh e dhunshme,administrata publike e dobet,ekonomia vuan nga korupsioni,e krimi i organizuar,dhe sistemi ligjor nuk eshte funksional.
    Keto ceshtje per popullin shqiptar ne shumicen e tij,ka mbi 10 vite qe degjohen e lexohen vazhdimisht sa ju jane lodhur veshet.Biles komentatore te caktuar si Z.Andrea Stefani,Z.Mero Baze,Z.Kico Blushi,Z.Fatos Lubonja,Artan Hoxha,etj,etj,ketyre problemeve ju jane futur edhe si sekant edhe si diameter ne rethin e puneve te brendeshme qe calon Shqiperia.Dhe perseri vazhdojme ne nje lloj ngerci,frenimi,shtyrje,pingpongu,anashkalime,per te zgjidhur me ndershmeri,trasparence, dhe bindje 12 prioritetet,te cilat sherojne edhe gangrenen e puneve te brendeshme.
    Zonja Marisa Lino keshillon indirekt ne analogji me krimin e organizuar ne SHBA se duhen njeres te guximshem ti kundervihen edhe ne Shqiperi krimit te organizuar apo korupsionit.Ne kete pike o s’ka Shqiperia njeres te guximshem o jane dhe struken prej frikes.
    Pra mendoj se shkrimi nuk jep nje rruge konkrete per te zgjidhur gangrenen allashqiptare brenda politikes se brendeshme.
    Arsyetimi per kedo shqiptar eshte i thjeshte:Kush e drejton politiken e brendeshme te Shqiperise? E drejton qeveria ne fuqi,Kryeministri,Kryetari i Kuvendt te Popullit me parlamentaret,me te dy Partite PD-PS,Presidenti,etj,pas tyre vjen populli i cili ju ka besuar timonin e puneve te brendeshme Parlamentit.Ajo qe mesojme nga politika Shqiptare fuqine me te madhe politike e ka Kryeministri.Per pasoje edhe gangrenen e puneve te brendeshme te Shqiperise ai duhet ta zgjidhe.
    Ndoshta e kam gabim por me mire te flasim konkretisht sesa me rumbullakosje mendimesh pa vene doren ne gangrenen qe kemi,atehere kush tjeter duhet ta zgjidhe ate.
    Neqofte se gangrenen nuk e ka per ta zgjidhur Kryeministri kush e ka,qe t’ja themi si thote populli yne: TROC: ju e kini kete detyre ,pse nuk e zgjithni?

  4. zemreku says:

    Mariza Lino ka qene ambasadorja me e guximshme,me e mira ,me e drejta dhe me mikja e te gjithe shqiptareve.Gezohem kur mesoj se ajo eshte aktive ne keto analiza.

  5. sokol says:

    Lino ka qene ambasadorja me e felliqur dhe e korruptuar amerikane.Ka bere miliona me tregtine e vizave dhe falsifikimin e llotarise amerikane.E fitonte dikush llotarine i vinte pergjigja e pare (Lino dhe mafia futej ne loje)dhe e dyta i vinte nje tjetri qe kishte marre me kohe emrin e tij.Sot e kesaj dite ne amerike keta njerez jetojne ne hije me emrat e dikujt tjeter qe eshte ne shqiperi,te interesuarit qe su ka ardh pergjigja e dyte ta ndjekin ceshtjen.

    1. katunari says:

      Ik mor idiot.

      1. sokol says:

        Se kemi shume idjote dhe katnar si puna jote prandaj na e fusin para e mbrape te huajt dhe tanet 2qe na qeverisin

    2. Shpresa says:

      Mariza Lino dhe Paolo Foresti meritonin plumbin per rolin qe luanin ne shkaterrimin e Shqiperise ne ’97-n.

  6. sokol says:

    Lino ka qene ambasadorja amerikane me e felliqur dhe e korruptuar.Eshte marre me tregtine e vizave dhe falsifikimin e llotarise amerikane.Pasi dikujt i vinte pergjigja e pare Lino dhe mafia ja conin pergjigjen e dyte dikujt qe e kishte marre me kohe ate emer me nderrim pasaporte etj.Mos na hapni barkunb amanSot e kesaj dite keta njerez jetojne me emra te tjere po askujt nuk ja intereson ti hyje kesaj pune

  7. asqeryu says:

    e thene fshatce tingellon:
    “brenda vendit,mes veti,(kur gjejn ndonje pernsionist te keput pa force) sillen si gango,kurse jashte,prkundrejt huajve te fuqishem shqiptaret behen lango”

  8. DOKTOR ADHAMUDHI(allias Biberaj) says:

    PROBLEM GJENETIK,KUR JE I KEQ I VEHTES E I ‘MIRI’ TE TJEREVE.
    Ta kerkosh shpetimin nda Uashingtoni ,nga linot ,arvizut e aqe me teper nga pjesa me ‘injorante’ e shqipetareve tek e ashtuquajtura ‘zeri i A merikes’tregon qe kemi humbur shpresen,te ardhmen,inteligjencen,vellazerine e per rrjedhoje SHQIPERINE.

  9. Sociologu says:

    Semundja e Shqiperise:
    Shqiperia eshte vendi ku zbatohet praktika:Prisni ju te zhvuilluar tu arijne dhe tu kalojne te prapambeturit. Prej ketij fakti burojne gjithe poshtersite e tepa afteve.Qe nga palodrejtesia e koruptuar deri ne vjedhjet e pasurive te shqiptareve.

  10. Vaho Llockua says:

    Mikesha tone Mariza,si e pa haruara tone e per jetshme ,ja degjo dhe keto qe te shkruan nje i mjere i ketij vendi.

    Moj Mariza Lino
    kie si fillim
    ti je luaneshe
    une miu ne vrime

    Mos haro Mriza
    se c te thote kurani
    mishi mu ne grike
    do te ngelet nga harami

    Prshendetje nga Vahua

  11. Lil Toronto says:

    Ah moj zj.Mariza ketej i thoni Saliut “burre shteti” e nga ana tjeter thoni:-Ndryshimet provokohen nga brenda ose si thote z.Arvizu: Act now!
    Eshte njelloj si ne Egjipt, Libi etj ku mbasi i mbeshtetet Mubarak, Gadaf e kompani per me shume se 30 vjet ne fund u dhate duart.Kjo do te thote, Ne nuk e prishim dot me Saliun por vrituni mes vedit, sepse dihet qe ai s’bie pervecse me lufte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje