Tragjedi shqiptare në Itali, shqiptari mbytet pasi shpëton dy fëmijët e tij

26 Qershor 2012, 17:08Politika TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, teksa një 37-vjeçar shqiptar ka humbur jetën duke u mbytur në lumë, pasi u shpëtoi jetën dy fëmijëve të vet. Sipas policisë italiane, viktima është Arben Moishi.

Ky i fundit, së bashku me familjen e vet, kishte vendosur që pasditen e së dielës ta kalonte në Antignano, për t’u larë në lumin Tanaro. Por, dy fëmijët e vet, një djalë dhe një vajzë përkatësisht 6 dhe 8 vjeç, kanë rrezikuar të mbyten.

Ata janë shpëtuar nga 37-vjeçari, që më pas ka rënë pa ndjenja dhe ka humbur jetën. Mendohet që 37-vjeçari të ketë pësuar një infarkt dhe të jetë mbytur, por ende nuk ka dalë versioni zyrtar për shkaqet e vdekjes së tij.

21 komente në “Tragjedi shqiptare në Itali, shqiptari mbytet pasi shpëton dy fëmijët e tij”

  1. ermalix says:

    E tmerrshme!!!
    Ngushillime…

  2. Shtegtari says:

    Ne Parajse e ke vendin, me siguri te plote!
    Ngushellime bashkeshortes dhe familjes

  3. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Shpreh keqardhjen per humbjen e babit te tyre, por edhe ngushllimet me te sinqerta shkojne per familjen e 37 vjecarit qe nuk jeton me, edhe lutjet e mia shkojne per familjen e femijet e tije.

  4. buni says:

    baba hero.ngushllime familjes

  5. Bekimi says:

    Ngushëllime familjes!
    Dhimbje, por edhe krenari njëkohësisht.
    Të tillë njerëz e kanë të siguruar parajsën, (nëse vërtetë ka një të tillë).

  6. beso says:

    çfare nuk ben prindi i shkrete!Paqja qofte me te!

  7. madrid says:

    u prefsh ne paqe or mik!ngushellime familjes.lajm i temershem qe s’gjen dot fjal.

  8. ervin.dini says:

    ngushllime familjes perse nuk e postoni

  9. martin says:

    Ngushullime familjes Moisiu.Arbeni ia kushtoi jeten femijve te tij.Lutem qe femijet te mos harrojne cka beri Ai per to dhe te perpiqen qe te realizojne enderat dhe sakrificen deri ne vetmohim te babait te tyre Hero.

  10. daku tirone says:

    BRAVO or mik,shkofsh i qete,se detyren e kreve si BURRE.Ngushellime familjes,qe humbi vertete, nje HERO

  11. Kopenhagen says:

    Shume e dhimbshme,
    shkofsh ne parajse dhe uroj qe femijet te te kene idol ne jeten e tyre.

  12. Jorgji says:

    Jam vete baba dhe e di cka do te thote ate qe ka perjetuar Arbeni, qe dhe para se te ikte nga kjo bote ka qene ne duart e Zotit ( por nje gje me ben pershtypje perse disa pseudo di gjithcka une!!! si turkofagots etj qe jane ndyresira qe vjellin vetem vrer ne gjuhen tone Hyjnore nuk komentojne kto akte heroizmi te Shqiptarve) (edhe para nje viti a dy nje Nene e re Shqiptare ne Itali luftoi me flaken e me mbas me vdekjen per 40 dite me radhe por i shpetoi foshnjen e saj dhe djalin tjeter si Luaneshe hyri mes flakve dhe u vetflijua) e pra ju komentues qe villni vrere ne kte gjuhe hyjnore qe patet shansin te mesonit. shqituni prej zorres se trashe tones se nuk keni shanse te perflitni kte popull bujar dhe trim megjithse ne veshtiresi hupni krejt o jashtqitje te ndyra.

    1. kosherja e jorgjit te shkrete says:

      Jorgjiii i pive ilacet zotrote?
      Mos ti japin te skaduara a derrezi…akoma dhe ne kete teme tourkofagos te doli perpara, hahaha, u eshte bere tourkofagos si ai i verteti qe ishte tmeri i turqve, historia perseritet megjithese light.
      Ngushellime te sinqerta te afermeve!

      1. Disho nekrofili says:

        Mire e ka jorgji moj koshere. Vetem per te hedhur helm futen ne tema, dhe asgje tjeter, ndaj ti shoku i bythofagosit, shiko kosheren tende, jo ate lart ate kosheren e shkaterruar poshte.

        Ngushellime kesaj familje, dhe ketij babai hero, ti veje shpirti ne parajse, e ti rriten femijet te mire.

  13. BARO CORROGJAFI says:

    E DHIMBSHME ! NGUSHELLIME FAMIJES SE TIJ !

  14. Pisha flamur! says:

    ngushllime familjes, prindërve dhe të afërmëve. Prindi është gjithmonë hero për fëmijët.

  15. gjovi says:

    ngshellimet e mija familjes se heroit.jete te gjate dy engjejve te vegjel .uroj te jete trgjedia e fundit ne kete familje

  16. u says:

    ngushellime familjes.ka pesuar tronditje ne ato momente duke pare femijet ne rrezik ,prandaj mund te kete pesuar infarkt.me te vertet nje hero per femijet e tij.shpirti ju prehte ne paqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje