Po përflitet shumë se Lotaritë Austriake do jetë kompania që do të fitojë tenderin e Lotarisë Kombëtare në Shqipëri, ku garon me kompaninë italiane Lottomatica.
Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Financave, Ridvan Bode po u thonë shqiptarëve se nuk u interesojnë paratë, po siguria e kompanisë. Ta mendosh se janë këta dy persona qesharakë që thoshin se nuk na intereson siguria e kompanisë për ndërtimin e interkonjeksionit me Kosovën, ku siguria është themelore.
Por e kalojmë këtë dhe flasim për kompaninë austriake. Gazeta ekonomike austriake WirtschaftsBlatt, duke shkruar për këtë çështje, na zbulon se Lotaritë Austriake paskan në fakt vetëm një prani jashtë vendit dhe ajo qenka në republikën ruse të Bashkortostanit. Dhe tani synojnë të hyjnë në Shqipëri. Kurse kompania greke Intralot, që u ankua për tenderin, ka prani në mbi 50 vende dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme. Po ashtu ata kanë mbi 5 mijë punonjës. Kurse austriakët bëjnë me dije se kanë rreth 400 punonjës. Kaq i ka një firmë bastesh sportive në Shqipëri. Por është kompani e sigurt, kot nuk ka shkuar vetëm në Bashkortostan. Apo jo zoti Bode?
Made in Albanistan.
A na keni ngatrue ene me Bashkortostanin a? Po ku ka stan asht pozitive per Doktorin gjithsesi
Ne Shqiperine e maskarenjve ka vend per te gjithe maskarenjte e cdo vendi.
Turp per ne, qe presim vetem nga Rama ta hedhim Saliun, nuk mendojme se cfare duhet te bejme vete per ta arritur kete qellim. Deri atehere, Berisha do te na shkele me kembe sa te mund,.
Keto jane pazaret e Shkelzenit djali pa qime i atij te tredhurit menderisht
Te shihet nji here se kam pershtypjen se kjo kompania ashte ne pronesi te Muzhikut Austriak,Volfang, zv.presidente i OSBE,miku i ngushte i Bishberishes.
As si egjyptianet, libianet dhe sirianet nuk jemi. Rrijme fleme ne shtepite tona te perdhunuara nga Sali afganistani,Kane vdekur te gjithe burrat shqiptare dhe rrijne qajne ei luten Rames,qe eshte armatosur me ca vegla elektronike dhe eshte i bindur se do rrezoje Salen. Nje Don Kishot maje celularit!