Sekuestro mbi pasuritë e biznesmenëve

25 Qershor 2012, 20:40Politika TEMA

Ligji antimafia ka goditur në kryeqytet duke vene në sekuestro asete që kapin vlerën e 4 milion eurove. Pasuria ku përfshihen 2 hotele luksoze, ambiente biznesi disa shtëpi banimi dhe disa metra katror truall në Bërxull, iu përkasin dy biznesmenëve Shpëtim Kadena dhe Vasil Bajrakatari, të cilët aktualisht ndodhen të arrestuar pasi dyshohen si anëtarë të organizatave kriminale, raporton Vizion Plus. Drejtori i policisë së Tiranës informoi gjithashtu se Kadani ka qenë anëtar i një organizate kriminale në Romë, ku edhe është arrestuar, e cila merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Holanda dhe Belgjika. Ndërsa Bajraktari është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 7 vjet burgim për shfrytëzim prostitucioni. Ndërkaq Policia e kryeqytetit bëri të ditur se aktualisht po vazhdojnë hetimet për të zbuluar pasuri të tjera të këtyre shtetasve.

7 komente në “Sekuestro mbi pasuritë e biznesmenëve”

    1. Devolliu says:

      Po pasuritë e Gitës e të Xenit pse nuk sekuestrohen?

  1. Mira says:

    Kur ndegjoj keshtu sikur lind nje fije shprese , keshtu te veprohet me pasurit e pushtetareve e femijve te tyre se ku i gjeten pasurit e shumta e te shtrenjta si dhe parat e depozitura per 4 – 5 vjet – Por kontrolli per pastrimin e prave po behet tek ata qe blejne shtepi me kredi e me cmime relativisht lire .shtet o shtet zgjohu per vehte e per te tjeret se jemi bere Lazarat .

  2. fredom says:

    ky pushtet qe kemi ne eshte plehre..nuk te le te jetosh..po leri njerzit ata rrezikojne ..kurse ky shtet pederast ia sekuestron..parat te argites dhe shkelzenit pse nuk ja bllokojne..apo me i fortijeton ikni o plehra ,servila ….

  3. eni says:

    E para ju gazetaret e Temes, mesohuni te perdorni sa me pak fjale te huaja ne berjen e lajmit. Fjala sekuestro eshte italisht, dhe jo shqip, mund ta pershtatnit me ‘nje marrje te pasurise nga shteti’.
    E dyta, mendoni se do te vendosi ndonjehere ky shteti yne duart mbi pronat e politikaneve te fituara ne menyre mafioze???

  4. asso says:

    po ne fund te fundit keta njerez kane riskuar, jane marre me tregeti droge, nuk kane vjedhur por jene tregetare e biznesmene, por pse nuk sekuestrojne edhe vilat e pronat e pushtetareve qe pa tregeti por me leke te buxhetit e te taksapaguesve kane vila ku dhjesin na hale me flori,te me falni per banalitetin.Po i more per koencidence asnje prej tyre nuk i ka ne pronesi te vet vilat dhe po te shohesh farken,saukun,e me tej jane be vilat si mreteri.Mire ben shteti qe kam drogaxhinjte por ishalla po i vjen rradha edhe ketyre horrave qe po vjedhin ci del para!!!!!!!!!!!!!

  5. gjon says:

    z.asso,nuk mbulohet mu… me shu…! Ja thaj kete edhe z.fredom.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje