Vetvriten dy vajza të reja; për motive nderi e dinjiteti

26 Qershor 2012, 10:36Politika TEMA

Lajmi i parë. Quhej Brinjola Lami. Studente. 21 vjeçare. Nga Korça. E dashuruar. Pardje u nda nga jeta. U vetvra. Me pistoletën e të atit, që punon polic. U vetvra, ngaqë nuk mundi të duronte faktin që i dashuri e kish tradhëtuar me një tjetër. E kish parë, teksa e tradhëtonte. Ish kthyer në shtëpi, në Korçë, e tronditur, dhe ia kish thënë nënës atë që kish ndodhur. Pas një jave, kish marrë celularin, dhe kish shkruar një mesazh për të dashurin. Panorama e kish publikuar këtë sms të shkruar pa asnjë gabim ortografik dhe me të gjitha gërmat ‘ë’: “Nuk mundem të jetoj pa ty. Të dua shumë. Më mirë të vdes se sa të të shoh në krahët e një tjetre”.

Lajmi i dytë. Quhej Filomena Xhelezi. Ish 24 vjeç. Juriste. Kish dy vjet që ish diplomuar. E fejuar me një 24 vjeçar nga fshati i saj, Spille, ku jetonte pas diplomimit. Ka qenë i fejuari që e ka gjetur të varur në një pishë, buzë detit. Me një kabëll elektrik. Shkak ish depresioni. Dhe shkak i depresionit, sipas të përditshmeve, ish fakti që s’po mundte të gjente punë e të ushtronte profesionin e saj.

respublica.al

http://respublica.al/artikuj/2012/6/26/vetvriten-dy-vajza-te-reja-per-motive-nderi-e-dinjiteti

16 komente në “Vetvriten dy vajza të reja; për motive nderi e dinjiteti”

  1. Drini says:

    Gjynah kjo e dyta, e paska bere nga halli. Sidoqofte ,u prefshin ne paqe. Sa per ate te paren, paska qene e dobet mire ka bere. Do ta bente heret a vone.

    1. Bledi says:

      Futja pordhes o Drini dhe turp te te vije qe thua mire qe nje njeri vrau veten… Kulmi i injorances…Nuk do ta bente heret a vone po te mos jetonte ne nje shoqeri te prapambetur pa ndihme sociale dhe psikologjike si eshte Shqiperia. Femrat tek ne jane te dhunuara psikologjikisht, fizikisht dhe pa pike mbeshtetje…Kjo gje duhet te ndryshoje po ne kemi mendjen llotaria…
      U prefshin ne paqe 2 vajzat dhe shpresoj qe kjo tendence ne rritje vetevrasjesh te marri fund.

      1. kulmi says:

        Po te ishte puna keshtu sic po thuaj ti me siper,ne te gjithe duhet te kishim vrar veten.Ketu eshte pune karakteri i dobet,,,.21-24 vjec ,,jeta sa ka filluar,dhe te rinjte duhet te shofin te ardhmen,,,ndryshe kur je mbas 70 vjeceve,atehere mbasi je i velur nga jeta dhe i ke pa te gjitha te mirat dhe te keqijat,e kesaj bote ,mundet qe ne nje moment depresioni tja futesh vetes. Ngushellime familjeve.

        1. armand says:

          “karakteri i dobet”?
          Nuk vetevritet njeriu per shkak te karakterit.Eshte thjesht çeshtje e depresionit dhe zakonisht ne nje vend civil eshte semundje qe ndiqet dhe kurohet ne forma te ndryshme.Jane sinjalet e alarmit per rrugen qe ka marre ky vend.
          Ngushellime familjeve.

    2. cika says:

      E para ja ka fut kot.Rr…a ka sa te duash.Per te dyten gjynah,jo se nuk eshte edhe per te paren.
      Po shqipetaret keshtu do vene dem sa te kemi Salen gjalle.
      Kujtoni 97-en sa vajten dem kot.Dhe atehere Sala qe ne krye.

  2. Shqyptar says:

    Zot, udhezona! Amin! Paqe!

  3. elinor says:

    @Drini; idiotet si ti jane te lutur te mos komentojne!

    Ndjej dhimbje te sinqerte per keto dy vajza. Te dyja kishin nevoje per ndihme apo mbeshtetje profesionale, po ku ta gjenin ate ne parajsen albanistaneze te saliut?!!

  4. Ramy says:

    Faijet i ka Saliu pse tradhtoj cuni tê dashuren

    1. ergys says:

      ramy , je i modh haha

    2. NjeQytetarOptimist says:

      O Ramo…Mire fajet na i ka paska Saliu per kete cunin qe na gjeti te dashur tjeter, por rastin e dyte ku vajza vuante nga depresioni qe nuk kishte mundesi te gjente pune mos tja veme fajin pucistit Edvin Rama ?!?!..Jo per gje, por juve “demokrateve” ju intereson te lexoni e thoni ato qe ju intereson ju…Eshte ndryshe more djale fati, nga mundesia…Njerez te prapambetur si ty, lene Shqiperine te udhehiqet nga pleq te rrjedhur deri tek krevati i vdekjes…Qaje mire kur te vdesi Ramush se si mi halesh do perfundoj ne burg…

    3. Fred says:

      Drita qe ndricon rrugen qe sheh perpara ne jete percakton edhe entuziazmin qe ka njeriu per ta jetuar Ate, nuk mund te themi se Fajin e ka Saliu, por nuk mund te themi qe shteti ,shoqeria familja nuk hedh drite ne kte rruge,keshtuqe secili edhe Saliu yt edhe ti vet edhe une qe po shkruaj keto fjale duhet te ndalemi e te shohim pjesen tone te fajit

    4. redalb77 says:

      hahahahaha ja cfare i pjell mendja kur nje dore dhe gojen e ka te zene duke i bere sherbim klientit dhe me doren tjeter i bie tastieres, ik kodosh i vogel bei yzmetin punes pa per te tjera sje ti mor jo!!

  5. monoteisti says:

    Fatkeqesi nga mungesa e edukates,kultures,ne kete rast mungon edukata fetare.Dihet ndryshe mesoje ZOTI thote:Jeten ta dhashe une,ta mar vetem une.

  6. Drini says:

    Po cfare keni ti Elinor dhe Bledi? se kuptoj. Dhimbja eshte tjeter gje,ska lidheje me ate sa shkrojta une. Per ate te dyten, e kuptoje plotesisht ,eshte per faj te sistemit apo qeverise. Ceshtje mbijetese.
    Per te paren nuk eshte per te ardhur shume keq, ceshtje mentaliteti. E la i dashuri dhe vret veten, hajde Romeo e zhuljeta. Thjesht njerez te paditur.

  7. elinor says:

    Ok, Drini, nuk je idiot por je pak injorant; bashke me ate me pseudon ‘kulmi’.
    Ai miku me siper thote se “po te ishte puna ashtu do te vrisnim veten te gjithe”. Por jo, nuk eshte e vertete. Jo te gjithe njerezit preken nga depresioni dhe ajo eshte nje semundje e vertete, per te cilen shqipot kane pak ose aspak njohuri. Shqipot thjeshte e mendojne depresionin si dicka qe njeriu ia ben vetes.
    Gabohen fort!
    Depresioni eshte nje mungese balance elementesh kimike ne tru. Nje nga keta elemente quhet seroton dhe mendohet se mungesa e ketij kimikali ka si pasoje trishtimin e personit. Dy rruge ndiqen zakonisht per te trajtuar njerezit me depresion, 1) me ilace, te cilat zene efekt mbas te pakten 4 javeve dhe 2) me terapi psikiatrike. Me sa di une, ne Shqiperi mungojne te dyja keto mundesi (e dyta po qe po njehere), ose jane thjeshte teper kushtuese dhe nuk perballohen dot nga shumica.
    Nje arsye tjeter eshte se shume njerez te depresionuar e mohojne nje gje te tille per faktin se ata do te shikoheshin si te semure mendore nga opinioni publik. Pra keta njerez qe kane kaq shume nevoje per ndihme nuk gjejne asnjefar perkrahjeje nga rrethi familiar apo shoqeror. Ne vend te perkrahjes ata zhyten edhe me thelle ne grope nga kjo shoqeri vicioze.
    Dhe dicka tjeter; vetem ata qe vuajne apo kane vuajtur nga depresioni, e kuptojne nje semundje te tille – te tjeret vetem sa i japin gojes kot se nuk e kane idene se cfare eshte; prandaj edhe paragjykojne…deri sa ta provojne vete.

  8. Lum Baba says:

    Ore e lagu se lagu ato iken e u prehshin ne paqe, po nje keshill kam un per ndonje tjeter qe e ka bere mend me vra veten te kaloj andej nga parlamenti me vra naj deputet para se me vra veten se kshu behet dhe hero dhe popullit i ben nje nder e iken me faqe te bardh. Thjesht ide esht nje rrug e 2 pun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje