Vjedhin makinën bashkë me foshnjen 1 muajëshe brenda

26 Qershor 2012, 09:47Politika TEMA

Një ngjarje sa e pazakonte aq edhe dramatike ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në qytetin e Durrësit. Në afërsi të pistës “Iliria” është grabitur një makinë tip Benz por autorët me sa duket pa vënë re bashkë me automjetin grabitën edhe një fëmijë 1-muajsh që ndodhej brenda.

Për fatin e mirë foshnja nuk pësoi asnjë dëmtim, teksa u gjet brenda pak orësh pranë një çerdheje në Laprakë. Foshnja 1-muajëshe është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Mjeti Benz, me targa polake, i cili u deklarua i vjedhur, u gjet më vonë i braktisur në qytetin e Laçit.

Fëmija një muajsh dhe makina i përkisnin një çifti të ri me origjinë nga Burreli. Çifti po udhëtonte nga Tirana drejt Shkëmbit të Kavajës për në shtëpinë e tyre. Në momentin që çifti kishte ndaluar për të blerë diçka, kishte lënë hapur makinën me foshnjën brenda, moment ky që u shfrytëzua më së miri nga grabitësit për të përfituar, duke mos ditur që brenda mjetit ndodhej edhe një tjetër “pasagjer”.

Menjëherë pas ngjarjes forcat policore u angazhuan duke vënë postblloqe për ndalimin dhe kapjen e autorëve, ende të paidentifikuar./TCH

5 komente në “Vjedhin makinën bashkë me foshnjen 1 muajëshe brenda”

  1. Nikiu says:

    Fundi mire, te gjitha mire. Te pakten paskan qene hajdute me ndergjegjie.

  2. BJORN says:

    Ajo dihet nga te gjithe qe me mbeshtetjen e policise te qeverise se Kalces,makinat e vjedhura magazinohen ne Lac dhe kur don qeveria e Kalces
    e leshon makinin.Ky nuk eshte rasti i pare besoj

  3. skifteri says:

    makine e vjedhur 2 here ne mos gaboj, nje here ne poloni dhe nje here ne durres. me makina te vjedhura hapen shqiptaret se sja mban te blejn te reja

  4. b says:

    MAKINA U VODH NE DURRES SE BASHKU ME ” POSAGJERIN ” BEBE, U NGRITEN POSTBLLOQE, FEMIJA U DOREZUA NE NJE CERDHE NE LAPRKE DHE MAKINA U GJEND NE LAC .SA SHPEJT KA VEPRUR POLICIA DHE VEPTEM NGA NGRITJA E POSTBLLOQEVE ,GRABITESI ARRITI NE LAC (!!!) BRAVO ,POLICIA SHQIPTARE ,DUHET PERGEZUAR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje