Lulëzim Basha JEP LEJE për një kullë te re tek lulishtja e ‘Vëllezërve Frashëri’

25 Qershor 2012, 21:17Politika TEMA

Ndërtimi 16 katësh i jepet një biznesmeni të afërt me grupin Basha- Balliu, në kundërshtim me ligjin urbanistik shqiptar dhe Konventën e Vjenës për sigurinë e diplomatëve

 

 

Lulëzim Basha po i hap rrugë ndërtimit të një kulle të re 16 kate në krah të lulishtes së ‘Vëllezërve Frashëri’ në bulevardin kryesor të Tiranës. Ndërtimi, i cili ka tentuar të nisë vite më parë, është pezulluar pasi leja e tij është dhënë në shkelje të ligjit urbanistik lidhur me distancat si dhe në kundërshtim me Konventën e Vjenës, e cila parasheh masat e sigurisë për ndërtesat e trupit diplomatik. Ndërtesa në fjalë varros nën beton ambasadën e Zvicrës në Tiranë, duke shkelur çdo normë urbanistike dhe sigurie, si dhe mbingarkon me një projekt tërësisht jashtë standardi një nga cepat e vetëm të ngelur pa ndërtuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Pas ndërtimit qëndron kompania Teknoprojekt, pronë e biznesmenit të ndërtimit Pinguli, i cili në këtë investim është ortak me motrën e një anëtari të Gjykatës së Lartë.

Ndërtimi i objektit të ri u kontestua nga prefekti i Tiranës, Ministria e Punëve Publike dhe nga pronarët kufitarë të pronës, të cilët filluan procedime të ndryshme gjyqësore dhe administrative me deklarimin e pavlefshmërisë së lejes së ndërtimit si dhe pezullimin e punimeve.

 

Historia spekulative e ndërtimit

Procedura në bazë të çështjes ka si objekt vlefshmërinë e lejes së ndërtimit të datës 22.12.1998 për ndërtimin e një kulle 16 katëshe nga shoqëria Teknoprojekt në pronën e familjes Mullai.

Në gusht 1999, kur punimet e ndërtimit kishin filluar, prefekti i Tiranës urdhëroi pezullimin e punimeve pasi godina ishte e një rëndësie te tillë, e cila nuk mund të lëshohej nga KRrT, por nga KRrTRSH.

Edhe pse në 12 janar të vitit 2000 Prefekti i Tiranës anuloi vendimin e tij për pezullim të punimeve, më 20 janar 2000 Ministria e Punëve Publike urdhëroi pezullimin e punimeve deri kur KRrTRSH të shprehej në lidhje me vlefshmërinë e lejes së ndërtimit.

Kontestimi mbështetej në faktin se leja e ndërtimit ishte bazuar në ligjin urbanistik të vitit 1993, i cili në momentin e dhënies së lejes- dhjetor 1998- nuk ishte në fuqi. Ligji i ri urbanistik, i cili hyri në fuqi në tetor 1998, përcaktonte kushte të tilla, të cilat sipas Prefektit dhe Ministrit të Punëve Publike e bënin të pamundur marrjen e lejes së ndërtimit të një godine 16- katëshe në qendër të Tiranës nga ana e KRrT.

Me 9 Shkurt 2000 KRrT nuk e sqaroi situatën, por me një letër drejtuar Bashkisë së Tiranës i kërkoi kësaj të fundit të shprehej në lidhje me vlefshmërinë e lejes së ndërtimit të shoqërisë Teknoprojekt.

Kjo situatë administrative në lidhje me vlefshmërinë e lejes së ndërtimit u shoqërua me konfuzionin e krijuar nga tre procese gjyqësore, të cilat kishin në thelb të njëjtin qëllim: vlerësimin e vlefshmërisë së lejes së ndërtimit sipas pretendimeve të ndryshme të subjekteve, të cilët filluan procedimet gjyqësore.

Kështu, prej 2000-2001 gjykatat vendase morën në shqyrtim vlefshmërinë e lejes së ndërtimit të vitit 1998 në kuadrin e një procesi me objekt kundërshtimi i urdhrit të pezullimit të punimeve, nxjerrë nga prefekti i Tiranës. Në këtë procedurë si gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë, ashtu edhe Gjykata e Lartë në vendimet e tyre arsyetuan pavlefshmërinë e lejes së ndërtimit, bazuar në një ligj, i cili në kohën e vendimmarrjes nuk kishte fuqi ligjore (ligji urbanistik i vitit 1993 u shfuqizua me anë të ligjit të ri urbanistik të vitit 1998, i cili hyri në fuqi më 25.10.1998). Gjykata e Lartë gjithashtu theksoi se organi administrativ që e ka lëshuar aktin mund të kryejë në bazë të ligjit interpretimin e bazës ligjore dhe kështu të legjitimojë vendimmarrjen e tij.

Në çdo rast është e rëndësishme të theksohet se edhe pse në pjesën arsyetues të vendimeve gjykatat shprehen qartë për pavlefshmërinë e lejes së ndërtimit, të dyja gjykatat në diapozitivin e vendimeve nuk parashikojnë deklarimin e pavlefshëm të lejes së ndërtimit.

Nga 2001-2003 një set i dyte procedurash gjyqësore u zhvillua, të cilat u filluan nga ambasada zvicerane, pronari kufitar i godinës së re, me objekt pavlefshmërinë e lejes së ndërtimit të objektit të ri. Në këtë procedure, në 2002, gjykata e rrethit gjyqësor Tirane, pa bërë referencë në procedurën e mëparshme gjyqësore, vendosi pavlefshmërinë e lejes se ndërtimit pasi bazohej në një ligj të shfuqizuar në kohën e vendimmarrjes. Në 2003, Gjykata e Apelit Tiranë, në bazë edhe të arsyetimit të Gjykatës së Lartë në vendimin e vitit 2001 i kërkoi KRrT, si organi kompetent, të shprehej në lidhje me vlefshmërinë e lejes së ndërtimit. Në 18.06.2003 KRrT me një letër të zv/kryetarit të saj drejtuar gjykatës, pranoi vlefshmërinë e lejes së ndërtimit nga këndvështrimi i këtij organi dhe e la në diskrecion të gjykatës të shprehej në lidhje me objektin e gjykimit. Në vendimin e saj Gjykata e Apelit prishi vendimin e gjykatës se rrethit me arsyetimin se kërkesa ishte depozituar jashtë afatit ligjor si dhe ne arsyetimin e saj u shpreh për vlefshmërinë e lejes së ndërtimit. Në dispozitivin e vendimit gjykata nuk u shpreh për vlefshmërinë e lejes se ndërtimit apo rifillimin e punimeve. Në vendimin e saj Gjykata e Lartë konfirmoi vendimin e Gjykatës se Apelit duke rrezuar pretendimet e kërkuesit, ambasada zvicerane, për mungese legjitimiteti. Në vendimin e saj Gjykata e Lartë nuk u shpreh në lidhje me vlefshmërinë e lejes së ndërtimit.

Një set i tretë procedure gjyqësore, e cila në thelb kishte deklarimin e pavlefshmërisë e lejes së ndërtimit, ishte procedura e filluar në 2005-2009, e cila u fillua përsëri nga pronari kufitar i godinës së re, ambasada zvicerane, këtë herë me objekt cenim prone nga ndërtimi i ri pasi nuk respektoheshin parametrat ligjor të distancave me pronat e tjera.

Ne 2005 gjykata e rrethit gjyqësor vendosi mosrespektimin e distancave ligjore në ndërtimin e godinës së re duke urdhëruar edhe pezullimin e punimeve. Gjykata në vendimin e saj u bazua në arsyetimin e vendimit të Gjykatës së Lartë të 2001.

Ne 2007 Gjykata e Apelit prishi vendimin e shkallës së parë pasi sipas gjykatës objekti i ri nuk ekzistonte dhe si i tillë nuk mund të cenonte momentalisht pronat kufitare. Gjykata e Larte konfirmoi vendimin e Apelit.

Deri me sot punimet për ndërtimin e godinës 16 katesh janë pezulluar për një afat te pacaktuar dhe se tre procedura gjyqësore nuk u shprehen asnjëherë në forme përfundimtare në lidhje me vlefshmërinë ose jo të lejes së ndërtimit.

 

Qeveria spekulon me vendimin e Strasburgut për pasiguri juridike

Gjykata e Strasburgut, e cila ka gjykuar rastin në fjalë, ka arritur në përfundimin se subjektit i është krijuar pasiguri juridike për shkak të vendimeve të ndryshme të qeverisë dhe bashkisë. Gjykata deklaroi shkelje të të drejtës së ankuesve për një proces te rregullt pasi principi i sigurisë juridike ishte cenuar nga paqartësia e vendimeve gjyqësore si dhe shkelje të drejtës së pronës së ankuesve.

Pas kësaj qeverie futet në lojë përmes bashkisë dhe shpreh gatishmërinë për t’i rinovuar lejen e ndërtimit dhe t’i krijojë kushte pune pa u ndalur nga askush për të ngritur ndërtesën 16 kate.

Në ndryshim nga rastet e tjera të dështimit të negociatave, në rastin e çështjes Mullai&Teknoprojekt qeveria ishte gati të shkelte ligjin në shume drejtime vetëm për të bërë të mundur ndërtimin e një kulle 16 katëshe në qendër të Tiranës.

Në propozimin e qeverise shkelen ligjet në lidhje me autonominë e qeverisjes lokale; Ligji i Urbanistikes; Plani rregullues i Tiranës; të drejtat e pronës së pronarëve kufitarë me godinën e re, të cilët në kushtet e ndërtimit të godinës së re legjitimohen të kërkojnë dëmshpërblim nga autoritetet lokale dhe qëndrore (në dëm të taksapaguesve).

Nëse qeveria do të zbatonte vendimin e GJEDNJ nën dritën e mbrojtjes së interesave te taksapaguesve në çdo rast nuk mund të propozonte kryerjen e veprimeve, të cilat bien ndesh me ligjin dhe që kane si rrjedhim shkaktim dëmi ambiental dhe financiar.

Ne fund, sigurimi nga ana e qeverise me anë të mjeteve të paligjshme, i një godine e cila bazohet në një leje ndërtimi me origjinë të dyshimte ligjshmërie (Leja nr.766 është gjetur akt juridik i pavlefshëm nga Gjykata e Lartë), krijon një precedent negativ në devijimin e zbatimit në të ardhmen të ligjit urbanistik si dhe në zbatimin e planit rregullues të Tiranës.

Pra, me qëllim mospagimin e ndonjë detyrimi financiar dhe duke i bere qejfin shoqërisë Teknoprojekt, qeveria është gati tu lërë të ndërtojnë një përbindësh në mes të Tiranës. Pas këtij lobimi ka qëndruar kryetari i Bashkisë, Lulëzim Basha, i cili e ka pasur mbështetje në fushatën e tij biznesmenin në fjalë.

Edhe pse ambasada e Zvicrës dhe komuniteti rreth ndërtimit kanë kundërshtuar ashpër aktin, Basha duket se është përfshirë seriozisht në zhbllokimin dhe lejimin e ndërtimit të kësaj kulle përbindësh, në të vetëm pjesë të lirë të lulishtes “Vëllezërit Frashëri” në Tiranë.

24 komente në “Lulëzim Basha JEP LEJE për një kullë te re tek lulishtja e ‘Vëllezërve Frashëri’”

  1. tourkofagos says:

    …..ne kundershtim me ligjin urbanistik shqiptar dhe konventen e Vjenes per sigurine e diplomateve!!!!!!!!!!!
    16 kate jane,shtro llac e shtro tulla i futin dhe nja 10 cisterrna/rezervuar uji ne tarrace …..e cdo gje tutt’ok!

  2. duka says:

    barbaria e radhes

    1. Ki asht shpifje jom i sigurt qi Luli ka me ju hudh ngjyq. Po ene me qene e vertete bravo qi e gje kohen me u mor ene me ndertime plus perveq se me dekorue rrugen e qofteve aty ku punoj un

    2. adddaggg says:

      Epo pikerishte sepse eshte nje tejter horror kunder ketij qyteti e qytetareve te tij ne nuk mund te rrime urte, po duhet te kundershtojme e te veprojme kunder kesaj vepre te shemtuar. Lul Basha e ka mendjen vetem tek parate e tek klientet, po qytetaret e Tiranes meritojne me shunme sesa nje buzeqeshje te tredhur.

  3. Altin-K says:

    Po për padronët e pallatit “Teknoprojekt” u prish edhe mbikalimi i Zogut të Zi para 5 vitesh.

  4. Shefqet Cela says:

    VAZHDON PA NDERPRERJE BETEJA E BASHES KUNDER HAPESIRAVE TE GJELBERA NE TIRANE. SE PARI JU VERSUL KOPESHTIT BOTANIK, ME MIRATIMIN E SEJMEN INTELEKTUALEVE, PASTAJ JU TURR PARKUT…… TANI E KA RADHEN LULISHTJA E VELLEZERVE FRASHERI.
    MAFJA QEVERITARE KA MARRE REVANSH PER TE ZAPTUAR CDO GJE.

  5. Albi says:

    Mire beni qe ngrini zerin! Po si ka mundesi qe kete se bete ne kohen e Rames???

    1. toni says:

      Po pse keshtu do vazhdojme akoma ne _ kemi pare me keq dhe hajt ti falim dhe keta……………
      Po premtimet e Bashes i harrove……….. apo kujton se Basha eshte i derguar nga Zoti sic mendonin egjiptianet e lashte per Faraonet e tyre………..
      E shikon sa pas jemi ne mentalitet ne me mijera vite larg……….

      1. shkodrani says:

        o toni ke harru me vu ne fund ‘allahu na ruajte’.lol

    2. Pse prodhon kaq shume legena ky Komb ? says:

      Po kush te tha ty Alb qe nuk e kemi ngrit zerin kunder Rames ?! Ke gje per te thene per temen e dites apo je duke bere detyren e zhurmuesit.

      Pastaj meqe e krujte vete Albi, une nuk di asnje ndertim me leje nga Rama te jete bere ne ndonje lulishte te Tiranes me perjashtimin e vetem te kulles tek Partizani i Panjohur. Ato ndertimet monstruoze tek Blloku dhe 2 krahet e Ekspozites (qe kane qene lulishte fantastike), tek oborret e shkollave, Komuna e Parisit, tek Liqeni, ne Dajt e kudo ku ka patur ndonje peme nuk kane absulutisht asnje lidhje me Ramen.
      ATO I KANE BERE BARBARET DHE VANDALET QE U SHERBEN TI PA DASHJE.

    3. eris says:

      hahahah mo albi..sikur kjo te ishte bere ne kohen e rames kushedi cdo ishte bere…po si tja bejme me kete krietarin e ri qe spyet as per ligj as per maliq..po normal per sa kohe ti shkoje arvizu nga mbrapa mendon qe ka imunitet..ah ky popull

    4. hajriu says:

      Shume sakt albi , biles per kete problem edhe Rama u votua kundra nga Tiransit(gjithmone duke ditur diferencen e mepareshme prej 22.500 votash)

  6. Lulzim Gjelberimi says:

    Ue,ue, ue me rob shpie kush e di sa tbukur e tlarte ka per ta bo; me tbukur se ato te vjetrat po e po.

    Ah ma ja lumsha te tan atyre intelektualeve qe bonin fushat per Lulzim Gjelberimin; asht tu u shku qejfi nqiell. Po e kam thon une, Luli ka shije dhe vizion qytetar. Ec perpara Luli e zhvishe Tironen se jena moderna jo per gjo.

  7. BARBARET E NISEN ATY KU E LANE says:

    E filluan aty ku e lane. Te shkaterrojme gjithcka me vlere ne kete qytet.

    Pasi e dhjene zonen perreth Bulevardit ne kohen e Albert Brokes me lejet e dy Kullave Binjake, Kullen e Presidences, kullen ngjitur me Kullat Binjake, Kullat mbi Stadium, Torre Drinin, ECT e Dulakut, e me rradhe gjithe zonat e tjera te Tiranes, tani qe e morren prape Bashkine BARBARET e vazhdojne aty ku e lane:

    1. Kulla tek Ambsada Zviceriane
    2. Ndertimet tek parku i Liqenit
    3. Kioskezimi i rrugeve kryesore dhe prerja e sa me shume pemeve ne qender

  8. Erald says:

    Sikur te kishit treguar dhe kete kujdes per hapesirat publike ne kohe te Rames nuk do ishte bere Tirana si Kandahari sa del nga rruget kryesore.

    1. Pse prodhon kaq shume legena ky Komb ? says:

      Eraldi, alias Albi, po vazhdon detyren e zhurmuesit.

      Po ta sqaroje edhe me shkoqur. Kandaharin nuk e beri Rama. Rama luftoi me thonj qe ta shpetonte Tiranen, dhe mos kish qene per te sot Tirana do ishte me keq se qytetet e Bangladeshit. Nuk ka asnje ndertim me leje nga Rama te jete bere ne ndonje lulishte te Tiranes me perjashtimin e vetem te kulles tek Partizani i Panjohur. Ato ndertimet monstruoze tek Blloku dhe 2 krahet e Ekspozites (qe kane qene lulishte fantastike), tek oborret e shkollave, Komuna e Parisit, tek Liqeni, ne Dajt e kudo ku ka patur ndonje peme nuk kane absulutisht asnje lidhje me Ramen.
      ATO I KANE BERE BARBARET DHE VANDALET QE U SHERBEN TI ME DASHJE.

    2. altin says:

      Hapesirat publike jane ruajtur vetem ne kohen e Rames:
      1- aksi i bulevardit deshmoret e kombit;
      2- rrethimi i liqenit dhe parkut;
      3- vilat e rruges se Elbasanit te mbrojtura me nje liste perkatese prej 70 vilash ne Tr;
      4- zona me shtepi tradicionale prane ish-shtepise se Partise;
      5- rruga kembesore dhe rivleresimi i kalase se Tr;
      6- sheshi skenderbej kembesor;
      7- fusha e aviacionit si parku me i madh ne Tr pas parkut te liqenit;
      e shume e shume te tjera me te vogla si xhamlliku, lapraka etj
      Tani m’thoni ca ka bo Brojka e ca po bo Basha?
      Mos krahasoni gjonat e pakrahasueshme…

  9. Guri Naimit D says:

    Te tera do ti besoja, po se do te verproheh keshtu, ne kohen kur po tresim te festojme e themi e gezojme, ne kuadrin e “100 vjetorit te Pavaresise”, ja na godisin ne pjesen me te dhimbeshme te Kryeqytetit tone,prishien e lulishtes se “VELLEZERVE FRASHERI”, vandalet e kohes qe jetojme ne shqiperine tone MEME klani “ber-basho me shoke.
    Me vjen keq se nuk jam ne atdhe aktualisht,po se shpejti do nisem.
    Le te behem une viktima e pare e atij vandalizmi te kesaj kohe Vandalesh.Ne themel te atij pallati le te jete “kurban”nje Frashelli”
    Mire qe ka mbetur aty ne bulevardin qendro, ai Parku Rinia dhe
    lulishtia e “Vellezerve Frasheri” dhe ja,degjojme dhe kete KOB MANJAKESH;prishia e saj dhe per me te keqen, ndertimin e nje pallati 15 katesh,qe zen tere hapesiren;thiritur dikur, “TIRANA E RE” .
    Mos ma merni per ojna,aty do te sakrifikohem,natyrishtjo si KAMIKAZ po si ATDHETAR.
    Nuk jam as i pari as i fundit,qe te sakrifikohen per atdheun.
    Kjo paska mbetur,per te bere.”kurore lavdie” per”ber-bashot me shoke”.
    Thame se ndaluan me ate cka bene me kullat ndertuar krah ish selise se KQ.karshi kryeministrise ne bulevardit kryesor dhe ja gjema tjeter.
    Ngrehuni o te vdekur nga varret se na mbyten, vampiret pushtetare.

    Guri Naimit D

  10. adi_al says:

    Kaq donte Lulja sa te zgjidhej presidenti…U liru tani….Bravo tironsa qe ja dhate voten

  11. hajriu says:

    Me ligjin e ri te urbanistikes , eshte e pamundur qe Basha te jape leje ndertimi . Ne radhe te pare duhet te miratohet plani rregullues ,studimet urbanistike zonale , te behet sistemi GIS dhe te dalin aktet nenligjore te ketij ligji.Prandaj ose ju te temes ja keni ngopur kot ose Basha qenka komplet i papergjegjshem dhe per kete do pergjigjet.

  12. e ardhmja says:

    Adi_al e ke gabim ne tiranasit nuk ja dhame voten Lulkes,por e mori vete,e grabiti me nje fjale.Ky eshte fillimi.

  13. nini says:

    me behet shume qejfi per keto qe degjoj. ky popull injorant dhe egoist e meriton.

  14. EdvinPerversi e boni shkaterrimin e vet duke e trumpetu RilindaS.
    Ky bAsho bashibozuku I RI po Bon te veten, E pritdhmia, po ene se I ka fut …kraHun Tironcave Autoktolesh (te Shoq. Tirona. Ne krye Ben TAfaj, te cilit mesa duket e bon si struci mo…
    Ase I duhet Tirona jone me mlu ‘hallt’ e veta …
    Eh, a mundeni me u mbledh ene mas ksaj perballe atyne DaLzotsave autokton’ te MOTIT, o juni?!
    Eh Mjer !….
    E mre Taf ja Pse Nuk bohe dot kryeqytetar o bir!
    Autokton jena vetiu, KryeqytetAr mundesh vetem me NDERIn tand, o bij plangprishs!…

    Prej makutnise e ke a S’te le Huna me pa pertej o Ben (deledashi si te TJERET) S’po e morim vesht!…
    A po I mbledh ene I her’ ato te moshumet e Autoktonise ne boni I resme ta kena ne arkiv si e mburoni ket cik Tiron’
    ( Jo vetem I boni fresk Qelbsinave) o ben i Tafajve, qe bash per ket dit I duhesh Autoktonis’ e Burrnise!

    Eh sa shume teper kryma man ciper, Mjera une o Tiron’!…

    Po ky tironci Presidences ene Frymes, ku gjinet a xheba qe s’i nihet zoni…
    Ah si harrova. Ky flet me heshtje!!

    Ah, bir Selmon nones ke me qa mo pare, Mjer !!, Ija Tirones s’ pabir-as -bij’.

  15. frojd ANNA says:

    PER ‘IDJOTET’ ‘KRYEQYTETTAS’ QE E KANE VOTUAR(e qe jane gjysma) AI NUK DUHET TE QUHET ‘LULI’por kryetari i bashkise ,e si i tille e kla ‘mandatin’ direkt nga populli qe jo vetem te ndertoje e prishe betone e beton arme deri sa te dale uji i zi por te beje edhe kurban femijet barkthare te kryeqytetit ne kullat e firauneve qe ndertohen mbi shpatullat e ‘RILINDASVE’ e mbi gjakun e te reneve.
    Mjere e ardhmja e atyre qe nuk e meritojne kete lloj perdhunimi e qe nuk kane votuar krimin e korrupsionin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje