(E PERDITESUAR)- Kryeprokurorja ‘shuplakë’ qeverisë për krimin. Policia e Shtetit ka ulur ndjeshëm referimin e çështjeve që lidhen me korrupsionin dhe trafiqet. Ina Rama tha se kontrollet e Ministrisë së Drejtësisë në organin e akuzës janë jashtë tagrit të saj kurse përfundimet janë hipotetike dhe imagjinare
Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, ka raportuar në Komisionin e Ligjeve në lidhje me punën e vitit të shkuar. Në fjalën e saj, Ina Rama tha se në vend ka një rritje të koeficientit të kriminalitetit për banorë. Ajo deklaroi se ka 698 raste krimesh për 100 mijë banorë. Sipas saj, zonat më problematike janë Vlora, Gjirokastra, Durrësi, Korça, Tirana dhe Lezha. Kryeprokurorja deklaroi se 86 përqind e rasteve kanë shkuar në gjykatë. Rama vlerësoi punën e njësisë së përbashkët mes policisë dhe prokurorisë, por rezervoi sërish të njëjtën vërejtje ndaj policisë. Ajo tha se është ulur referimi i veprave të ardhura nga policia për korrupsion dhe për trafiqe. Krimi kryesor në vend vazhdon të mbetet vjedhja, që është rritur në nivele të frikshme. Ina Rama tha se 41 përqind të veprave kriminale i përkasin pikërisht vjedhjes. Zonja Rama tha se krimi i vjedhjes është shtuar shumë, dhe se vjedhjet janë rritur për shkak se nuk ndëshkohen autorët. Ina Rama tha se prokuroria ka të drejtën të informojë për kriminalitetin në vend dhe jo ministria e Drejtësisë, e cila mbështetet në statistika fare pjesore dhe dezinformon Kuvendin dhe opinionin publik. Rama deklaroi se imuniteti është pengesë për hetimin e zyrtarëve të lartë. Ajo tha se ata nuk hetohen dot për shkak se duhen vënë në dijeni e pa iu hequr imunitetin.
“Numri i kërkesave për heqje imuniteti është shumë i vogël. Janë 3 kërkesa në janar të këtij viti dhe dy në vitin që shkoi. Kemi dërguar në Kuvend pesë kërkesa për heqje imunitetesh. Është i vërtetë dhe shqetësues fenomeni i daljes së informacioneve në media. Problemet gjatë hetimit na vijnë nga pasja e imunitetit të zyrtarëve, veçanërisht në hetimin proaktiv të rasteve korruptive, që kërkojnë domosdoshmërisht një hetim të fshehtë, pra një hetim ndaj zyrtarit pa dijeninë e zyrtarit”, tha zonja Rama.
Duke komentuar raportin e Ministrisë së Drejtësisë për inspektimet në organin e akuzës, Ina Rama tha kontrollet shpesh janë kryer jashtë tagrit të Ministrisë së Drejtësisë. Ajo tha se qëndrimet janë shpesh hipotetike dhe imagjinare.
Për kryeprokuroren Ina Rama, Gjykata e Larte ka manifestuar me vendimet e saj 2 standarde, për çështje shumë të ndjeshme për publikun. Ajo kërkoi nga legjislativi të amendojë ligjin për t’i dhënë mundësi Prokurorisë të apelojë në Kushtetuese vendimet e Gjykatës së Lartë.
deputeti Bashkim Fino, ngriti nje shqetesim krejt te veçante qe ka te beje sipas argumentimit te tij, me cenimin e demokracise, vjedhjen e zgjedhjeve. Fino u shpreh se nuk ka ende asnje te denuar pavaresisht se u regjstruan nje numer i madh kallëzimesh per abuzime me procesin zgjedhor.
“Zonja prokurore në vitin 2011 ju keni regjistruar 25 procedime penale nga të cilat 14 të pandehur. Nga këta po vihet re që asnjë prej tyre nuk po dënohet. Dua të di reagimin tuaj dhe të institucionit që ju drejtoni për mosdënimin e asnjë të pandehuri që ka cënuar zgjedhjet e lira dhe që deformon zgjedhjet”, tha Fino
“Ne kemi ngritur akuza dhe mendojmë që akuzat tona duhet të qëndrojnë. Pjesa e procesit gjyqësor dhe vendimmarrja e gjykatës është një gjë që duhet ta presim ende, përsa kohë nuk kemi një statistikë”, tha Ina Rama.
Pjesa me e madhe opozitës ngriti shqetesimin e korrupsionit ne gjyqësor per te cilen Ina Rama deklaroi se, duhet hequr imuniteti i tyre, duke rënduar akoma edhe më tej akuzën e saj, duke i cilësuar vendimet e tyre korporative.
“Sistemi korporativ është një shprehje me definicion shumë të rëndë. Kemi të bëjmë me një organizim të strukturuar njerëzish, të cilët veprojnë mbi ligjin”, tha deputeti socialist Pandeli Majko.
“Dy standarde, të cilat nga njëra anë kalçifikojnë kulturën e pandëshkueshmërisë dhe nga ana tjetër përkëdhelin të fortët dhe të pushtetshmit”, tha deputeti tjetër socialist Sajmir Tahiri.
21 janari ishte një teme që u prek shume, por për të u dhanë pak pergjigje. Shqetësimit të deputetit Edi Paloka per denim te paktë të demonstruesve te 21 janarit, te cilet dogjen dhe ushtruan dhune, sipas tij, Rama u pergjigj se i ka derguar te gjithe ne gjykate.
Ne fund te kesaj seance shqetesimi i kreut te komisionit Ilir Rusmali ka qene shqetesimi qe ILDKP-ja, KLSH-ja apo edhe Drejtoria e Pastrimit te Parave ka patur per organin e akuzes. Midis te dyve ka nje konkluzion perfundimtar per t’u bere pjese e rezolutes.
“Kur institicionet i janë drejtuar Prokurorisë janë ekstremisht pak dhe nuk justifikojnë ankesën e institucionit ndaj prokurorisë, ose rastet janë të tilla që Prokuroria i ka çuar në Gjykatë dhe nuk justifikojnë ankesën ndaj Prokurorisë. Institucionet për shkak të statistikës, nuk kanë të drejtë në ankesën e tyre”, tha Rusmali.
Keshtu eshte kur presim demokraci-clirim nga cupelinat!
Po me cfare do rrojne te shkretet njerez,apo me te ardhurat qe u siguron shteti.Do bejne derman me te vjedhur.Po prekurorja ben mire te zere peshqit e medhenj.
thjesht ben lojen …
te gjithe lozin me popullin…ajo eshte thjesht kuklla e bulevardit..:)
ky popull dele nuk do e kuptoje ndonjehere kete gje…ose do jete shume vone kur ta marri vesh…
R.I.P Shqiperia…:(
Ne Shqiperi po s’pati qeveri te forte kunder korrupsionit s’ka çi ben as prokurori as Gjygjtari.
lymo nga ajo cupelina do ta gjej berisha i yt.Ina Rama eshte e vetmi njeri qe eshte i paster ne kete vend muti.Ajo ishte e madherishme,profesionale ,gjigande ne debation me hardhucen njeri fevzon ne tv klan, e beri mut fare,i merrej goja blendos se nuk dinte cte thoshte.Kam respektin me te madh per kete grua,lum prinderit dhe familja qe e kane dhe ne duhet ta inkurajojme ne punen e saj.Disa nga keta njerez na duhen ne dhe Shqiperia behet dhe jo me banditin berish or lym lum miku.
Melo, ke te drejte. Ajo grua po ben detyren e saj dhe ka perballe nje monster qe arriti deri atje sa ta quaj l…bulevardi. Ajo duhet inkurajuar per te bere detyren e saj, por prap nuk u shpeton dot presioneve te katundarise berishiane. Duhej te fliste para komisioni parlamentar per 21 Janarin e jo te heshtete.
Hec or burre mooo ! O nuk keni tru fare , ose po na boni shjtan budallain ! Si ore qeka e “ndershme” Ina Rama ! Kush te ve ne post po te jesh i ndershem ? A nuk e caktoi po mafia Ina Ramen Prokurore ? Cfare po pretendoni juve me na hedhe hi syve neve ? Me na mshef lojrat e pushtetit ?
Shkoni ore kullosni grazhdet qe ju kane caktu te hani dhe mos ejani dhe na boni te squtin ketu ! Edhe nje femije 6 vjec ia ka pi longun ketyne lojnave bastarde qe ben mafia injorante ne Shqiperi !
Keni goje dhe zini fjalen “nder” !
ne pak raste qe di une ceshtjet jane mbyllur nga prokuroria pasi jane paguear lek prokuroreve, policia e ka bere punen e vet dhe shume mire, per secilin nga rastet. duket qarte se prokuroria nuk kontrollohet fare nga strukturat me te larta te saj, gjykatesit po dihet qe jane te korruptuar ne maksimum dhe marrin parrasysh vetem cfare servir prokurori.
Pse, ca prisni ju, qe prokurorja te zgjidhe problemet politike te opozites?? Mos kerkoni qe ajo te leshoje nje urdher arresti per berishen dhe bashen?!
Vetem sikur te ishte aq e thjeshte!!
Bravo Zonja Rama te inkurajojme dhe jemi me Ju per te luftuar fort keta plehra vicidolas e bashas te flliqur.Eh zonja Rama eshte e veshtire ti ndashe kete kope ujqerish qe vetem vjedhin dhe hane kerma…
mire e ka zonja, ne zgjedhjet e tjera nuk ka shans PD(C’lidhje ka?!?!)
Zj Rama eshte e vetmja zyrtare ne Shqiperi qe ka kurajon profesjonale e civile te thote disa te verteta te hidhura te cilat megjithse duken sheshit askush nuk guxon ti permend.Ajo te pakten edhe pse ne presjon te gjithshfare qeveritarresh horra me ne krye kryeministrin me qendrimet e saj ju ka treguar Shqiptareve se kush eshte burimi i gjithshka kriminale ne kete vend.Ajo nuk ka as ushtri as polici ne komanden e saj madje as kopetenca per te vepruar kur i gjithpushtetshmi qe eshte tjeter njeri mbron me reparte ushtarake e policore gardistet vrases.E,ne nje situate te till fatale per fatet e vendit tone zj Rama si mbetet gje tjeter vecse te shprehe te vertetat dhe te ruaj dinjitetin e saj perballe llumit qe drejton e kontrollon kete vend.Kete situate alarmante te kriminalitetit te gjithfarllojshem nuk mund ta ndryshoje zj Rama por vetem ndregjegjesimi popullor per te larguar kete pushtet qe po kriminalizon tere shoqerine…
Hahaha si thote kjo krye….. ? “Sipas saj, zonat më problematike janë Vlora, Gjirokastra, Durrësi, Korça, Tirana dhe Lezha. Kryeprokurorja deklaroi se 86 përqind e rasteve kanë shkuar në gjykatë. ”
Ne veri o nuk ka popullsi fare , ose nuk ka shtet fare …..
Si e katandisen keshtu Shqiperine keta kryekriminele …..