Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, ministri i ri i Jashtëm, Edmond Panariti është më i pasuri nga ministrat e rinj. Sipas deklaratës zyrtare të pasurisë, publikuar nga gazeta Shqip, Panariti ka në pronësi bashkë me të shoqen tre apartamente, një në Tiranë dhe dy në Kavajë. Po ashtu ata kanë në pronësi edhe një automjet Mercedes C Class. Megjithatë nuk ndalet këtu pasuria e kryediplomatit të ri. E shoqja, Narin Panariti deklaron se ka në bankë rreth 150 mijë euro, 20 mijë dollarë dhe 3 milion lekë, të grumbulluara nga puna e saj si honorare, konsulenca, mësimdhënie, etj.
Ndërkohë, Vangjel Tavo deklaron se ka në pronësi një apartament në Tiranë dhe një shtëpi në Pire në Greqi, të cilin thotë se ia ka falur i vëllai. Tavo thotë se ka qenë pedagog tek Kristali dhe ka deklaruar edhe pagën e marrë atje. Ai thotë se ka në pronësi një makinë Land Rover (10 mijë euro).
Kurse Flamur Noka, i përvuajturi i madh i këtij regjimi, thotë se ka në pronësi vetëm një apartament në Tiranë (83.7 metër katror) dhe një autoveturë Mitsubishi me vlerë 7 mijë euro, që ia ka falur vëllai i tij që jeton në Belgjikë.
Bie në sy se Tavo dhe Noka i kanë shtëpitë e tyre në Tiranë të blera me kredi nga Enti i Banesave. Dhe ta mendosh se Flamuri ka arritur të marrë shtëpi edhe në Sarandë për vëllezërit e tij nga Enti i Banesave. Për të mos folur pastaj për Range Rover-in luksoz me të cilin bredh kudo.
Edhe kta sherbetoret,e grupit te plakut,me duar te pastra,si babaj udheheqsi i tyre,mire na e bejne,jemi poull i vdekur,kemi edhe opziten e vdekur sic jemi vete.
Duroni qe t’i shikoni mbasi te jene nja dy-tre muaj ministra, sa te behet tenderi i pare dhe takohemi pastaj te shikoni sa u kane falur vellezrit e kuneterit! Keto qe shkruhen tani do te duken si belbezime kalamajsh.
REMBE TE REMBEJME.
*******************
Eshte koha te grabitim
Te cvatim te rembejme
Milionat jashte ti qitim
Neper banga ti mberthejme
Ne cifligun Shqiperi
Dy tri vila le ti kemi
S’ka me shtet ne gjyllyrdi
Pasuroju ha e pi
Keshtu ka qene e do jete
Kjo toke s’ka pronare
S’ka ligje o drejtesi
Rembeni te rembejme
Sa jemi ne qeveri.
c pret nga nje shoqeri qe e ka ne gen hajdutllekun,dhe eshte primitive ne produkt,e tregon vete zhvillimi yne shoqeror ne cdo fushe te tije
gazetar te nderuar!nje shtepi dhe nje makin nuk quhen pasuri dhe nuk te bejne te pasur.80% e shqiptqrve i kane keto lloj pasurish mos dhe keta duhen quajtur te koruptuar??behuni me serioz se dhe edi rama deklaroj qe jeton me qirq dhe ka vetem 3000 € ne banke,kur vetem ora qe ka ne dore kushton mbi 30.000 €.dhe ti z.mero ke nje mercedes G clase qe kushton dyfishin e RANG ROVER-it te mulit.pushteti eshte per te bere lek,dhe leket jane per te mbrojtur pushtetin.mos e haroni kete e mos u beni me katolik se papa.syt ne ball i kemi dhe shikojm c’far behet.VIDH TE VJEDHIM SE NA VODHEN eshte motua e c’do shqiptari pa perjashtim.
Pse pasuri quhen keto assete te tyre??!! Me serioz gazetat mjaft me urrejtje per njeri tjetrin.
Pasuria e tyre nuk duket aqe e madhe,neqoftese,do t’a kishin ate pasuri amerikanet ne Amerike.kurse ne Shqiperi,do te ishte e pa-arriteshme nga 95% e shqiptareve per ta grumbulluar ate pasuri ne shqiperi tone,me rrogat e tyre dhe cmimet qe jane aty,baras me ato te evropes perendimore….!
vetem projekti i fundit ku ponoi Panariti i financuar nga OBSH dhe Kooperacioni Italian ishte 2 milion euro dhe kur filloi ne bashki e la me 400 mije euro dhe 1 miloin e 600 mije i vodhi pa be fe pune ky hajdut qe shkumbon ne goje kur flet nga paaftesia dhe ligesia.Eshte hajdut i papare.Vetem keto gra na dijne me na be 150mije euro ne llogari me vete,kur burrat i kane ne pozicione pune me rendesi,kur vishen me firmato,bredhin gjithe boten.Po pse sa i bjene 2+2 ketyre moj aman se na lane pa mend!!!!200??????????????Edhe me qene e dashura e Berluskonit nuk fiton aq shume leke e ti kesh ne llogari personale,jo me me mentalitet shqiptar na i kane leket ne qindra mijera euro ne llogari personale!!!!!Na shkrine fare!
Ka ardhur koha qe te gjithe deputetet, politikanet dhe zyrtaret e tjere zullumqare,te tregojne llogarite dhe vendet ku i kane depozituar. Ne se mashtrojne, te denohen rende, pasi kane bere 2 here faj, e para se i kane fituar me te padrejte, dhe se e dyta, per te mos u diktuar, i kane bere nder bankave te huaja. Ndryshe ketij vendi po i shterojne me shpejtesi si burimet financiare, ashtu dhe asetet e tjera te krijuara me gjak e mund prej dhjetra brezash. Rruge tjeter une nuk shoh!
PAsuria e Nokes duhet hetuar me Thelle Tema. Ai ka lidhje me Agjensi Reklamash e te tjera.