KE, dush të ftohtë qeverisë: Nuk janë plotësuar as kushtet më minimale për statusin

26 Qershor 2012, 16:12Politika TEMA
KE, dush të ftohtë qeverisë: Nuk janë plotësuar as

Kanë kaluar shtatë muaj dhe Komisioni Europian vlerëson se Shqipëria nuk ka përmbushur ende deri më sot as kushtet minimale për marrjen e rekomandimit për statusin kandidat në vjeshtë.

Në takimin përgatitor mbi mbledhjen e pestë të Komitetit të Stabilizim Asocimit PE-Shqipëri, Vassilis Maragos, shef i Njësisë për Shqipërinë në KE, sqaroi se përmbushja e marrëveshjes politike të nëntorit, zgjedhja e Presidentit dhe dorëzimi i një numri rezultatesh të prekshme në disa fusha, iu paraqitën autoriteteve shqiptare gjatë vizitës së majit nga Komisioneri Fule, si një paketë minimale kushtesh për tu plotësuar për statusin.

“Këto ishin tre çështjet kryesore të cilat Shqipëria duhet t’i përmbushë për të lëvizur në rrugëtimin e saj europian. Por ku qëndrojmë sot? Për zgjedhjen e Presidentit, mendoj se të gjithë në këtë sallë e kemi ndjekur nga shumë afër, dhe siç është përmendur nga disa zyrtarë të BE-së, Kushtetuta u respektua në përgjithësi. Por gjithsesi ka disa shqetësime për ndikimin që kjo zgjedhje ka pasur, apo mund të ketë në të ardhmen mbi dialogun politik të vendit. Ne besojmë se kjo është diçka mbi të cilën aktorët politikë duhet të përqendrohen, për të garantuar se do të ruhet me të vërtetë dialogu politik. Por kushti më kyç dhe më parësor, i cili do të ndikonte edhe mbi dialogun politik, por edhe pjesën e mbetur të reformave, është plotësimi i marrëveshjes së nëntorit. Dy çështjet kryesore u përmendën edhe nga ambasadorja dhe besoj se të njëjtin opinion ndajnë dhe të gjitha vendet anëtare, se ky është minimumi që duhet të bëjë Shqipëria në disa javët e ardhshme, për të ruajtur dialogun politik, por edhe për të krijuar kushtet për kryerjen e reformave të mbetura. Është e rëndësishme që aktorët politikë shqiptarë, si qeveria dhe opozita, nga pozicionet e tyre respektive pasi ne nuk asimilojmë përgjegjësitë e dy palëve, por të dyja palët kanë interesin dhe përgjegjësinë të punojnë së bashku për të mbyllur këto çështje që mbeten pezull. Kjo është absolutisht e domosdoshme dhe absolutisht thelbësore për ecurinë e Shqipërisë drejt BE-së,” tha Maragos.

Si shembuj pozitivë Maragos përmendi zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe votimin e ligjeve me 3/5, ndërsa kërkoi bashkëpunimin e palëve për çështjen e imuniteteve dhe ndryshimet ligjore për gjyqësorin dhe shërbimin civil.

“Ne patëm emërimin e Avokatit të Popullit përmes një procesi konsensual e kjo përbën një nga zhvillimet më pozitive në Shqipëri që prej vitit të kaluar, do të thosha unë, për mënyrën sesi u bë, për procesin gjithëpërfshirës, për personin që u zgjodh si Avokat i Popullit, si dhe për punën e bërë nga zyra e tij prej marrjes së detyrës. Këto muajt e fundit kemi parë një funksionim normal sipas meje të Parlamentit, që prej kthimit në shtatorin e kaluar të Partisë Socialiste në seancat plenare dhe në komisione, një zhvillim shumë pozitiv dhe që ka mundësuar vazhdimin e bashkëpunimit. Kjo mundësoi votimin e të gjitha ligjeve që kërkojnë 3/5, duke plotësuar një prej 12 kritereve.”

Komiteti ndërparlamentar mbahet më 11 dhe 12 korrik në Bruksel, datë që përkon me përfundimin e afatit të reformës zgjedhore.

“Kemi informacion se do të vijë një delegacion i plotë nga Shqipëria, prej 13 deputetësh, 13 është numër ters, por këtu asnjëri nuk është supersticioz, pra, do të jetë përfaqësim i plotë nga të dy palët, e shpresoj të jetë një mbledhje normale.  Besoj se situata po përmirësohet tani, prandaj ne duhet të mbajmë një takim standard. Standard do të thotë se do të jetë publik, do të zgjasë 2 ditë, e nuk do të ketë shkurtime, dhe rekomandimet e miratuara bashkarisht do të përfshihen në axhendën e takimit. Ky është takimi normal”, tha Kukan./TCH

18 komente në “KE, dush të ftohtë qeverisë: Nuk janë plotësuar as kushtet më minimale për statusin”

  1. Saimiri says:

    “Takimi do te jete publik”…. ç’do te kenaqemi. Te shohim sesi do te ciceroje Majlinda fytyre-kali perpara KE-se… Opozita duhet t’i kerkoje PD-se dhe LSI-se qe ne rast mohimi te statusit qeveria duhet te dorehiqet.

  2. ka 7 VJET qe europa po i bene dush sali birishes,por saliu gjithmone me UJE te ftohte esht lare.KA fituar imunitet. DO ndruar kura.

  3. Adrian says:

    E lexova dy here me vemendje dhe nuk e gjeta apo kuptova ate “dushin e ftohte”. Pertej deshires sone, ju lutem te jini me realiste ne tituj bombastike.

  4. dymi says:

    Mos marrjen e statusit mezi po e pret Sal-iu.Kjo eshte gjeja qe i leverdis me shume ne keta caste,sepse nuk do qe te bezdiset me nga te huajt, jo i plotesove kushtet,jo nuk i plotesove. Me mire keshtu jashte Europes, vec gjithe dynjase, sic beri babai i tij shpirteror, Enveri, sepse kjo eshte menyra me e mire per ta mbajutur te nenshtruar kete popull edhe per aq vjet sa te kete ymer muti ky mi gjirizi.

  5. e verteta says:

    Kam bindjen se asnjera nga forcat e medha politike nuk e do antarsimin ne BE,pasi do u zbathen breket dhe do dale lakuriqsia e ekonomise sone fantazem qe na rrejne perdite me rritje dy e tre shifrore,cka do te thoshte dhe qerimin nje here e mire nga ky vend te ketyre dy partive qelbesira.

  6. loni says:

    jo shqiperia,,por qeveria nuk i ka plotesuar as kushtet normale,,keshtu duhet te shkruhet titulli,,ju europjanet thuajeni troc se nuk ju duam ne bashkimin evropjan sepse jeni si popull shumice myslimane,,mos gjini pretekse te kota se gjasme nuk plotesojme kushtet qe ju kerkoni,,se kete qeveri ju na i sollet ju e bete te ligjshme vetem qe vetem per te mos plotesuar ato kushte qe ju kerkoni,,cdo qeveri ne shqiperi qe te jete,,pa ju evropjanet nuk ben dote,,prandaj edhe saliun qe ju mbani ne krye te qeverise e mbani vetem per kete gje,,per mos plotesimin e kushteve qe ju kerkoni,,duke e mesuar po ju qe qeveria aktuale te shkeli te drejtat kushtetuese sipas qefit,,dhe ju gjeni justifikimin dhe thoni me ne fund qe nuk plotesuat kushtet,,po serbia a i plotesoje kushtet,,sidomos kushtin me kryesor njohen e kosoves,,JO,,pse e pranuat??vetem se jane krishter,,mos harroni dhe qendrimin serb kur ju thoshin,,nqs kerkoni njohen e kosoves nuk e duam statusin tuaj,dhe ju perseri e pranuat,,keto veprime i bete sepse jeni nje europe kurve,,dhhe nga qe jeni kurva te ndyra ja futet dhe njeri tjetrit kus e kush te jante sa me shume euro si pershembull greku qe ju shkerdheu para dhe mbrapa moj europe e shkerdhyer,,mir jua beri greqia qe ju shkaterroi sepse ju nuk jeni prefekt sic shpalleni neper televizione,,EUROPE LEGENE..

  7. Sali Berisha ka qene gjithmone Neo-Otomanist dhe kunder Integrimit te Shqiperise ne Europe. http://mdcal.blogspot.com/2012/06/pashallaret-e-kuq-perballe-nje-populli.html

  8. besniku says:

    Saliu nuk can bythen as per Fylen, as per Kukan, as per Arvizune, as per Wofartin, as per Seqiun. Keta i ka olo dhe i perdor si t’i doje bytha. Nuk kane se cfare t’i bejne, ashtu sikurse edhe ne. Te na rroje sa malet e Tropojes dhe mezi presim qe ta kemi perseri kryeminister edhe ne vitin 2013, 2017, 2021, 2025, etj. Me kete popull dhe me keta nderkombetare, Saliu sundon edhe nja njeze vjete te tjere. Tung!

  9. x says:

    Wie ich schon sagte “Albanien ist irrenhaus Europas”

  10. gazetari pa liri says:

    majlinda nuk e do hyrjen ne BE ashtu e manovron saliu qe mos na futin.
    saliu ha buken e kristianeve dhe ben duvane e osmaneve,e vertetoi futja ne paktin e detit te zi pa pyetur asnje parlamentar.
    Ju kuitohet ai libri i trashe mbi te ciln vuri dore saliu dhe Fyleja,sa i trashe ishte aq genjeshtra kish brenda.
    saliu ben jeten super BE-pian, c’e do BE-pian?

  11. tourkofagos says:

    nuk mund te futet ne BE nje shtet me 85% muslimane,do te ishte fatale!
    te rroje Erdogani me gjithe byrazere…..!

    1. Papa Jani says:

      Suuus re torkoarxidifagos

      1. tourkofagos says:

        mufti efendi,kjo eshte e verteta dhe se luan as marmida e Erdoganit bashke me ate te tenden……ustttttttttt koprroskylo!

        1. Papa Jani says:

          mori arxidi mos bej mekat ! Nuk pranoj pergjigje te keti lloji !
          Une kam qene prifti i Korces ! Do te te c’kisheroj mori arxidi !

  12. Ndoc Sukaj says:

    Keta te europes nuk jane ne terezi,cfare kushtesh duan me shume … a nuk ju mjafton se kemi nje kryeminister te pathyeshem i cili e ka cuar ekonomine dhe demokracine shqipetare ne pararoje te europes se bashkuar pa qene aspak pjese e saje dhe e euros se ,,deshtuar,,…..

  13. abc says:

    tek klani i njejti lajm:

    BE: Shqipëria pranë marrjes së statusit të vendit kandidat

    hajt mer vesh cfare behet ne kete vend!

  14. pirati detit says:

    avokati i popullit u caktua me konsensus sepse nuk ka asgje ne dore. kjo besoj se eshte e qarte …

  15. albani says:

    Vetem dush nuk mund t’i thuash, sepse Berisha, ka njezet vjet qe ha dush nga populli i vet, dhe nuk can bythen fare. Vetem vdekja, nese i vjen, mund te themi se i dha nje dush te ftohte, apo e beri per uje te ftohte. Per te tjerat ky kryeministri yne uzurpator, nuk do te dije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje