Rama akuzon Boden për Lotarinë Kombëtare dhe merr përgjigjen e zakonshme: T'u cenuan interesat e klientit

26 Qershor 2012, 16:27Politika TEMA

Tani është bërë e zakonshme. Opozita denoncon diçka, pushteti thotë se asaj i janë prekur interesat ekonomike. Ndërsa sot Edi Rama foli pikërisht për problemin e përbaltjes së gjithkujt sipas parimit të qeverisë se gjithkush është i pisët në këtë vend, qeveria e faktoi atë pak minuta më vonë. Edi Rama tha se Ridvan Bode duhet të japë dorëheqjen për çështjen e Lotarisë Kombëtare pasi po ia jep atë klientëve të tij.

“Ajo çka po gatuan kuzhina e korrupsionit të Sali Berishës e të Ridvan Bodes me Lotarinë Kombëtare është një pabesi e madhe ndaj publikut, me qëllim transformimin e Lotarisë Kombëtare nga një lojë ku përfitimet i merr shteti për t’i investuar në funksion të interesit publik, në një mekanizëm për të rritur fitimet e klientelës më të afërt të kryeministrit e të Ministrit të Financave. Me dhjetëra miliona euro në vit që do të dalin përmes Llotarisë Kombëtare, në vend se të kthehen në investim i shtetit për sportin e për rininë, do të shkojnë në xhepat e njerëzve të afërt të Sali Berishës e të Ridvan Bodes,” tha Edi Rama.

Çështja e Lotarisë Kombëtare u denoncua fillimisht nga një media pranë qeverisë dhe më vonë ishte opozita që ngriti zërin. Por Ministria e Financave kishte gati një përgjigje. Zëvendësministri Alfred Rushaj tha se Rama po shpif pasi klienti i tij nuk plotësoi kriteret për garën. Madje Rushaj i tha Ramës se kush ka të drejtë do të shihet në zgjedhjet e vitit 2013. Arroganca e pushtetit ka kapuir kulmin me zëvendësministra që përdoren për deklarata të tilla. Kurse Edi Rama reagoi në Twitter duke thënë se klienti i tij i vetëm është populli. Dhe faktoi atë për të cilën foli në mbledhjen e grupit.

10 komente në “Rama akuzon Boden për Lotarinë Kombëtare dhe merr përgjigjen e zakonshme: T’u cenuan interesat e klientit”

  1. Miri says:

    Popo cfare mbiemri… Rrushaj. Hajde mere serizisht Fredin ti pastaj.

  2. dymi says:

    Paskemi nje zv.minister Alfrad RRUCKAJ. Tani qe mori urdher te lehe kunder PS e morem vesh qe ekzistonte.

  3. loni says:

    Madje Rushaj i tha Ramës se kush ka të drejtë do të shihet në zgjedhjet e vitit 2013.dhe per kete ka te drejte,,sepse keshtu sic po silles ti z rama,,ne 2013 ti do jesh perseri ne opozite,,sa per llotarine kombetare eshte edhe ne dore te popullit,,se po te bashkohemi te gjithe ne populli,,dhe te biemi dakort me njeri tjetrin,kuptohet shumica mund ti bejme bojkot asaj llotarie kur te shkoje ne dore te pista,,dhe ne kete menyre vetevetiu ajo do te falementoje,,po kush popull do ta beje ky popull shurraman qe e ka emrin shqiptar…

  4. ja do behet Vlora jone,ja do kredhim Saliun ne Mole... says:

    Nje gje eshte e qarte;-Skeleti Qeveritar nuk ndryshon!
    Nga ketu kupton se Saliu i zgjidh dhe i vertit vet,
    te gjitha ceshtjet madhore qe kane 2Xtra Large Fitimin…
    Pershtypje te keqe te le edhe Bode,gjysmak,me fytyre te neveriteshme,
    tamam pulastren,por edhe nje Servil i rregjur.
    Buzeqesh shtrember,sa vertete shqetesohesh kur e shikon.
    Keshtu bejne te gjithe,e teperojne.
    Eshte ne trajnimin e tyre,qe keta berishzagaret pushtetlarte,
    edhe me veshtrime te friksojne.
    Ata e kane kuptuar durimin tone,ndaj jane vene ne gare,
    kush mund te na xhvase sa me shume.
    Me keta gjendja nuk ndryshone kurre!
    E vetmja frike e “babajt te tyre” eshte se;
    PO TU JAPESH PUSHTET TE MADH KETYRE FUNDERINAVE,TE POSHTROJNE!
    Ndaj keta Derra duhen mbajtur ne Fre!thote Ai….
    Ju lutem mos me shikoni me vemendje.Po them nje te vertete.
    Te tille jane.-Te parfumosur,dhe te veshur me Kostume,
    qe as ne ender nuk i kane pare; dhe te tille
    si Gomere,terheqin Karrocen e Qeverise te Kanibalit te tyre.

  5. al says:

    o ed leri llogjet ngri padi penale nqs ke fakte dhe mos i le kusur, pastaj cfar ben drejtesia eshte pune tjeter. pse keq ishte te qendronte publike llotaria kombetare. keshtu i sherbente dhe buxhetit. si kemi nis duke privatizu gjithcka ska per tu majt shteti me.kemi per te dal; dhe si popull ne tender.

  6. Shqiptari kundër pisave në pushtetin e kombit tonë says:

    Lotaria është mashtim i xhepit të njeriut të ndershëm për interesat e udhëheqësit të korruptuar në pushtet. Asnjë qëllim tjetër nuk ka ajo. Sa fat të keq që kemi ne si komb me partitë tona politike nga Tirana, Shkupi, Beogradi, Prishtina dhe Potgorica.

  7. luis says:

    2013ta zoteri neqoftese populli i ka syte ne balle dhe mendjen ne koke nuk duhet as ta mendoje pa le ta votoje kete qeveri mafioze.
    Le ta votojne ata qe kane interesa te drejperdrejta por qe jane nje grusht njerezish.
    Nuk duhet te mendoni perfitimin e castit ore mjerane dhe qe mund tu japin ndonje kacidhe per voten tuaj se ata nuk iu konsiderojne si qenie njerezore por thjeshte kafshe te zbutura qe me ndihmen tuaj te behen perandore.Jo Shqiperia njezeri duhet te dale ne votime dhe te votohet kundra tyre dhe ne favor te opozites sepse ora e hakmarrjes ndaj padrejtesive po afrohet dhe keta spurdhjake qe na duken trima sot do i shohesh se si do te kthehen ne dordolece por atehere askush nuk do kete meshire per ta ashtu sic nuk paten meshire per ju.

  8. *_Realist_* says:

    O Rama ik nevrikosu pak dhe shkruaj atje ku behet cerr cerr,se ciu ciu u lodhe.
    Po ik o Ramush se DERRAT nje Fytyre kane,si ti si Saliu si Meta e Nano jeni nje kuartet qe tallin menderen me kete popull.
    Po mjere ai vend e mjere ai popull qe harxhon kohen qe meret me ju o tufe Pederastesh!

  9. Ndoc Sukaj says:

    Mos harxho energji me kete Loto pasi me ne fund qeveria blu po e ploteson edhe kushtin e fundit per te hyre ne europe ,,, lum si ne e lum si ti moj e bukura Shqiperi,,,

  10. hahaha says:

    po pse mor ed ben ham ham kot. te gjithe e dime qe ti ben sikur je opozite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje