Kryespiuni i CIA-s punonte si vrasës me pagesë për mafien

29 Qershor 2012, 11:29Lifestyle TEMA

Një nga spiunët kryesorë të CIA-s, Enrique ‘Ricky’ Prado është akuzuar se ka punuar edhe si vrasës me pagesë për mafien e Majamit.

Akuzat janë hedhur në një libër të ri të gazetarit Evan Wright.

Agjenti Prado ka drejtuar operacionet e CIA-s në Kore dhe ka qenë një spiun kryesor i programit të spiunazhit në Kinë.

Në libër tregohet se si hetimet për vrasjet e mafies në Majami nuk të çonin askund. Po ashtu aty gjurmohet jeta e një trafikanti famëkeq të kokainës, Alberto San Pedro, një nga miqtë e fëmijërisë së Prado. Ai ka trafikuar dhjetëra miliona dollarë kokainë në SHBA. Gjatë një përplasje me armë humbi një nga testikujt.

Prado dyshohet se ka vrarë së paku shtatë persona. Madje në një rast një viktimë e tij- trafikant droge- u hodh në erë me një makinë bombë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje