Në Britaninë e Madhe pritet të dalë në shitje e para kanoçe që vetëngrin. Ajo e kthen një birrë apo pije të gazuar nga të ngrohtë, në akull të ftohtë brenda dy minutash.
Ajo çfarë duhet të bëni është të shtypni një buton në kanoçe dhe nga kapsula nis të lëshohet dioksid karboni i presuar, duke e ftohur kanoçen.
Kjo kanoçe është në shitje tashmë në SHBA. Prodhuesit thonë se është e mirë edhe për ambientin.