Një mijë dollarë ndoshta nuk janë shumë, por janë mjaftueshëm për studentët e një universiteti në Teksas, SHBA, të cilët kanë rrëmbyer në fluturim e sipër një drone (mjet fluturues pa pilot). Gjithçka e bënë pas një basti me zyrtarët e Departamentit të Sigurisë së Brendshme. Përpara syve të tyre, ata treguan se mund të rrëmbejnë mjetin pa pilot, duke përdorur një teknikë ku sinjali i hakersave imiton atë që dërgohet në bordin e drone-s nga GPS. Drone-t janë mjete që komandohen nga shumë larg. Ato përdoren zakonisht nga SHBA për të luftuar terroristët në Pakistan dhe Afganistan. Por para pak kohësh një drone ra në duart e Iranit, i paprekur. Mendohet se edhe iranianët kanë ndërhyrë në sistemin e drejtimit të mjetit luftarak dhe e kanë ulur atë pa asnjë dëmtim. Studentët ulën në fakt një drone të vogël, por shumë të fuqishëm. SHBA synon që shumë shpejt drone-t të jenë mjetet kryesorë të luftës.
Me hakersat qe ka bota mund ti kthejne “drone-t” nga robota fluturues te bindur te ushtrise amerikane ne kundershtare te vete padroneve te tyre. Gjithmon dikush eshte nje hap perpara teknologjise ashtu si dhe ne filmat artistik fantastiko-shkencore qe e kan vertetuar kete gje.
Nuk fituan vetem bastin por edhe nje kontrate te sigurte pune!
I zoti ia del gjithnje dhe te gjithe duan ta kene prane pervec se ne Shqiperi ku mbizoteron nocioni “djalë i shkathet”…