Vajza e Mihal Delijorgjit shpallet Miss Shqipëria 2012

30 Qershor 2012, 09:39Lifestyle TEMA
Vajza e Mihal Delijorgjit shpallet Miss Shqipëria 2012

Kleoniki Delijorgji është shpallur Miss Shqipëria 2012. Vajza e Mihal Delijorgjit, 15 vjeç, ka lindur në Janinë, raporton GSH. Ajo do përfaqësojë Shqipërinë edhe në Miss Globe International. Spektakli u transmetua nga TVSH. Delijorgji është e katërmbëdhjeta vajzë që fiton kurorën e Miss Shqipëria. Mihal Delijorgji është dënuar për tragjedinë e Gërdecit, ku ka pasur një rol kyç.

31 komente në “Vajza e Mihal Delijorgjit shpallet Miss Shqipëria 2012”

  1. mark says:

    Ja ku doli dhe nje bukuroshe e bukur me babe te pasur .Ta shikojne pak familjaret eviktimave te gerdecit pse jo dhe ta bejne nuse shtepi do ishte me mire se sa hakmarrja.

    1. A says:

      Delijorgji eshte vegel, ndaj ndenji aq kohe ne burg.
      Te tjeret jane FAJTORET e vertete!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/sali-berishas-recollection-gerdec-march.html

  2. Argita_B says:

    Lum babai qe te ka, do tja lash te gjitha mekatet..

  3. analisti says:

    Vete Delijorgji eshte i shemtuar, por gocen e paska shume te bukur.

    1. dumdum says:

      Me makiazh dhe me lojë dritëhijesh në fotografi sot bëhen çudira.

  4. Pisha flamur! says:

    Dikur thuhesh “Edhe gomar të jesh po je bej, je i mënçëm”
    Mijra vajzave si yje sot u grabitet bukuria nga shtypja varfëria, emigracioni, shfrytëzimi seksual nga shtresa e pasur më injorantja, më e pa arsimuara, më e pa lara, më kriminelja, më xhahilja, më vampirja: Ja pra pse edhe sikur të ishte e shëmtuara vajza e vjedhësit unikal Deli Jorgji do trasformohej në “MIS”. Mjerë ne të shtypurit që nuk duam të këpusim prangat.

  5. net says:

    pa brir je mbret pa brir je pasha pa brir eshte edhe moda…

    Nuk jam xheloz dhe as qe me intereson fare bukuria e saje por me intereson menyra se si sot te fortit bejne te bukur ate qe duan dhe bejne te shemtuar ate qe duan, bejne engjell ate qe duan dhe bejne mekatar ate qe duan, bejne human ate qe duan bejne terrorist ate qe duan…

    Shoh qe gjithmone ju forumi qyrraviteni nga padrejtesise qe ju behen.

    Un sinqerisht kenaqem kur ju shoh qe ankoheni dhe qyrraviteni jo se jam pro krimineleve apo te padrejteve por sepae ju vete jeni shoqeri e degjeneruar, hipokrite ku nese ju jepet rasti i beni vete ato krime dhe padrejtesi qe me shancin e pare.

    Ju jeni si puna e dhelperes qe kur nuk kapi dot rrushin tha nuk eshte i pjekur.
    Kam verefikuar dhe vertetuar qe ju jeni me shum njerez qe jeni xheloz dhe nuk arrini te tillen pasuri apo pushtet sesa te drejte moral dhe te sinqerte ne ndihme te te shtypurve apo ne ndihme te te dhunuarve….

    1. armand says:

      Pranoj opinionet e kunderta se te ndihmojne te rritesh dhe te kuptosh boten qe te rrethon.Thashe i pranoj, POR, kur jane thjesht opinione dhe jo gjykime idiote te veshura me folkloritet krahinor,fetar,”fshatar”,”qytetar” etj.Nga fjalet qe ke perdorur me le te kuptoj se je njohes i mire i “degjenerimit total”,i “quravitjeve kolektive” dhe “xhelozise individuale”.Me vjen keq per ty, o njeri i perendise,per ate qe mund te kesh kaluar (o po kalon) dhe s’di se si mund te ndihmoj.Nje keshille edhe mund te ta jap: jeto “boten” tende dhe na ler ne te tjereve ne “mekatet” tona.Jam i sigurt qe shume shpejt ke per te arritur ekuilibrin qe te mungon per te kuptuar dhe pranuar te “kunderten” tende.ZOTI qofte me ju.

    2. diti says:

      bashkohem me parafolsin ?

  6. Toni.I. says:

    Me sa di unè Misat duhe tè jenè nè moshè 16-Vjeçe e sipèr,
    14-Vjeçe??????????.

  7. Arberor says:

    Shume e pashme vajza, dhe shume mire qe prezanton Shqiperine! Deri ketu jemi ne rregull, por nuk e dija qe Miss’et kualifikohen edhe ne moshen 15 vjece! A kualifikohen vetem nga bukuria, apo edhe nga formimi, sepse ne kete moshe adoleshente shumica jane akoma te paformuar, si nga dituria, dhe nga inteligjenca emocinale qe nuk eshte zhvilluar akoma, ashtu si edhe trupi. Po sikur ndonje nga juristet ne Miss Universe ta pyesi per tragjedine e Gerdecit dhe pjesemarrjen e te atit ne kete ngjarje, cfare pergjigje do ti ktheje kjo, mbasi keta jashte te bejne pyetje te befasishme, pa menduar kujt ti bejne servilizem apo hatere sic behet ne Shqiperi.

  8. Toni.I. says:

    Me sa di unè Misat duhe tè jenè nè moshè 16-Vjeçe e sipèr,
    15-vjeçe ????????????? .

  9. lili zekaj says:

    Femija eshte krijes e pa fajshme dhe bejme krim ta pergojojme cfardo qe te ken bere prindrit.

  10. Albann says:

    miss “bija e babait”

  11. Zamira says:

    Mos mendoni se e ka merituar. Kishte vajza me te bukura. Babai ka aq para sa te paguaje komplet kete eveniment. “MIS SHQIPERINE SALINE” Po ju rre mendja. Eshte mekat te shash femijen ,po ja befshin mish per qen kete ,para atyre viktimave dhe krimit shteteror. Mos ken,e merak se keto do ua lajne mekatet ketyre pisave . Si bnuk e vjen turp dhe e nxjerin kete mbiemer. Mbiemer kafshe ,bishe fashiste. Ptuuuuuuuuuuu!!!!!

  12. Landi- Sverige says:

    Vazhdohet te behet biografia e familjes ne Shqiperi??!! Ajo perfaqeson vetem vetveten ne ate konkurs bukurie dhe jo prinderit e saj. Nuk e di se ajo fitoj me merite apo jo, por me sa di babai i saj Mihal Delijorgji, eshte nga te vetmit te denuar per ngjarjen e Gerdecit, ndersa kryeministri dhe djali i tij (miqte e babait te saj), si pergjegjesit kryesore te tragjedise, vazhdojne te bejne ligjin akoma.

    1. Arberor says:

      Landi, po bejme disa pyetje, si ka mundesi qe ne moshen 15 vjece te jete e kualifikuar per Miss? A e ka formimin per te perfaqesuar vendin, sepse eshte e sigurte qe Miss’et nuk perfaqesojne vetem me bukurine(e cila nuk i mungon), por edhe me formimin e nje fare diturie.

      Tragjedia e Gerdecit nuk eshte faji i vajzes, por si perfaqesuse e Shqiperise dhe si vajza e njerit prej personave te afert ne kete afere qe konkludoi tragjike dhe te denuar nga gjykata, me shume te drejte mundet qe njeri prej juristave ti beje nje pyetje per kete incident tragjik qe mori edhe jete femijesh, se cfare mund te beje kjo nqs zgjidhet Miss Univers per te evituar puensimin e femijeve ne te zeze dhe kushte groteske, dhe sesi mund te evitohen tragjedira si Gerdeci ne te ardhmen? Asnje nuk po i hedh fajin asaj per cfare ndodhi, biles nga njera ane une mendoj se kulifikimi i saj ne kete moshe dhe ne kete kohe mbas denimit te te atit, si edhe fitroja e saj, duket per te treguar se ne nuk ndeshkojme femijen per mekatet e prinderit, sic edhe duhet te jete. Por nga ana tjeter duhet pare mesazhi i atyre pyetjve qe shtrova.

  13. Chris Sotiri says:

    Cfare prisni more trima…Po Petri Todi Bozo beri c’beri e kuturisi presidentit Tap Topi qe tia bente babane e vet “Mjeshter i madh” pikerisht kete vit, qe ka 25 vjet qe eshte ne pension dhe merita e tij me e madhe eshte se duke qene nje familje kriminelesh komuniste, kujtoni Irakli Bozon nje kriminel gjyqesh komuniste dhe kuader i larte i Enver Hoxhes Kiu i Bozollareve,internoi te birin e Kristo Dakos per ti zene shtepine… Po cfare pritet prej pinjollit Petri de…Kush e di sa para ka vene ne dore ky se eshte bisnes i madh.Si e dini korrupsionin veten me vidio te xhiruara neper zyra qeverish. Po ka edhe tjeter soj bre…..E ku e gjeti more kete zoqken e kriminelit Delijorgji?! Keta kelyshet e komunisteve e krimineleve kane zene cdo skute te Shqiperise dhe nuk lene menyre pa shfrytezuar per tu pasuruar…dhe gjeten kete vajze e cila shume shpejt do te na behet e famshme dhe do ta kemi mes nesh( do me thene ne mes atyre qe lepihen e jargaviten per kete zogez te pafajshme….

    1. korcari says:

      Respekt për komentin.

  14. x says:

    Sie ist nur ein Kind!!!!.

  15. SheLovesU says:

    Sinqerisht s’iu vjen pak zor nga vetja?
    Nuk keni ate ndjenje e te gjykuarit me mendje te hapur.Dava shqiptaresh.
    Niki eshte nje vajze e bukur yll,ndryshe nga shumica e atyre qe merrni pjese ne miss,ku nje here fytyra,e tjeter here trupi ishin te deformuar.
    Shqiptaret s’e kane sensin e mases,gjykojne qe nga rrenjet e deri tek deget.Nuk mendoni per nje sekonde se mbase nese do lexonte komentet tuaja te pavlera,ajo vajze do ndjehej keq?Nuk mendoni me teper se ajo nuk eshte MIHAL DELIORGJI,por NIKI?Nuk mendoni se ndoshta Mihali ishte vetem kurbani per te lare duart e pista te ndonje pushtetari?Nuk mendoni se me njerez si ju,luajne perdite politika e kushdo tjeter?Nuk ju vjen pak zor qe gjeni guximin e komenti ketu si gore?
    Urime Niki!Ishe me e mira,do jesh gjithmone dhe ji krenare per babin tend.Njerez qe gjejne force te ringrihen pas nje rrezimi ne gremine,duhen adhuruar.

    1. klara says:

      ke te drejte cfare kan femijet per gabimet e prinderve, por me duket se po perserisim te njajtat gabime qe u bene me luften famkeqqeeeeeeeeee te klasave jepi qezarit ate cka meriton,

  16. Edy says:

    More cfaj ka vajza se se kuptoj kete kulture e kete qendrim.Me ngjan me parahistoriket qe gjykojne e vrasin per inat ,gjakmarrje apo xhelozi.Nese nuk ben per miss tjeter gje por ckuptim ka se eshte e delijorgjit apo ndonje pasaniku qe te keput koken.E nese koha rrotullohet,me kete mendje ku do shkojne prej te atit apo miqve te tij vajzat e vajzave apo miqve qe gjykojne sot vajzen e tij.Kush te doje le te mos e votoje .Mua sepse kjo llogjike me ngjan shume me llogjiken parahistorike shqiptaro-komuniste !

  17. Pirro says:

    Boll me paragjykime duke nxjerre ne shesh biografite familjare si ne kohen e regjimit te vjeter!
    Kjo mund te jete e bija e kriminelit, por nuk ka faj per krimin e te atit. Kush ka gabuar do te pagoje, ne mos perpara (zh)drejtesise qesharake shqiptare, perpara Krijuesit! Bile kur nuk paguan harxhet ndaj drejtesise, do te paguash shume me rende(me lote gjaku)ato ndaj Te Madhit – eshte vetem çeshtje kohe!
    Sa per vajzen, urime se eshte e bukur si drita e Diellit dhe meriton te perfaqesoje vendin tone ne konkurset e bukurise! Shpresoj te formohet ndryshe nga i ati, me te tjera vlera e te tjera qellime.

  18. POPULLI says:

    vajza ka ate faj qe pranon te perfitoje nga parate e lyera me gjak te te jatit sepse ate konkurs nuk e fitoi me meritata e saj! 15 vjece u lejua te konkuroj?!

    ja nje favor qe i eshte bere nga parate e gjakosura ne gerdec.

  19. timi says:

    Lajm eshte ky, nje minorene aq me teper vajza e nje vrasesi na behet
    miss.

  20. Dizajneri says:

    “Miss Dallavere 2012” oj ti goce ke ndo nje lek qe tu shpallim miss,po sa te duash,ather hidh ca se ketu eshte shqiperi se nuk ka drejtesi,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje