Çfarë mund të MESOJME nga italianët (FOTO)

29 Qershor 2012, 18:54Lifestyle TEMA
Çfarë mund të MESOJME nga italianët (FOTO)

Revista gjermane Spiegel, pas humbjes së Gjermanisë me Italinë, sjell disa shembuj se çfarë mund të mësojnë gjermanët nga italianët.

1.Ruani qetësinë

Le të ndodhë çfarë të ndodhë, italianët e marrin shtruar- si Mario Balotelli në këtë seancë trajnimi me ekipin. Ajo çfarë ka rëndësi në të vërtetë është aftësia. Dhe shpesh ajo nuk kërkon përpjekje të mëdha.

2.Mos u kënaqni me gjëra të vogla

Ultras-it gjermanë kënaqen edhe nëse arrijnë të fusin kontrabandë ndonjë fishekzjarr në stadium. Në Itali tifozët e Interit futën në vitin 2001 një Vespa në stadium dhe e hodhën nga kolonat e sipërme. Po, po, një Vespa.

3.Qëndroni me humor, edhe nëse gjërat janë keq

Siç tregon Balotelli në këtë foto, lumturia mund të jetë edhe në gjërat e vogla.

 

4.Mbani kontakte

Ruby ka krijuar një rrjet të sajin dhe ka shkuar larg. Nga vila San Martino në Operën e Vienës. Nga Berluskoni, që si kryeministër e quante Italinë një vend muti, tek dy burra, të po asaj moshe, që e dinë mirë se si shkohet larg. Larry Hagman nga Dallas dhe Richard Lugner nga Austria. Sërish me gili- vili. Kur ishte në opera, Ruby tha se nuk ia ka idenë se si është valsi. “Di vetëm belly dance”, tha ajo. Kjo nuk i shqetësoi aspak zotërinjtë.

 

5. Bëjani fora

Bunga- Bunga? E pse jo? Ndërsa ne na duket polonezja ekstazë e vërtetë, italianët e dinë mirë se çfarë duhet për festë. Gratë (veçanërisht të reja dhe të bukura), paratë (veçanërisht shumë, aq sa të mos kujdeseni për to) dhe pushtet (mundësisht të marrë nga një mandat politik).

 

6.Besojini fuqisë së fjalëve

Kapiteni Schettino e tregoi diçka të tillë. Nuk ka asnjë justifikim që nuk ia vlen. Ai mund të kishte menduar më shumë, por nuk e bëri. Ndërsa u largua shumë herët nga anija që po mbytej, ai e dinte se më pas do thoshte se aksidentalisht kishte rënë në varkën e shpëtimit. Juhu.

 

7.Mos u druaj

Shefi juaj është i ndyrë. Fqinji juaj është një idiot? Epo çfarë duhet thënë, duhet thënë. Mario Balotelli u nis pas golit me Irlandën që të shante trajnerin e tij. Kolegu i tij, Bonuçi, e ndaloi, por e tërë bota e mësoi se çfarë mendon realisht sulmuesi për shefin e tij.

8.Mos u tregoni kopracë me pamjen tuaj

Një goditje, një gol dhe më pas, një pozë. Mario Balotelli= 189 centimetër dhe 88 kilogram testosteron në fushë. Kjo do të thoshte se tek unë nuk vjen askush tjetër. Ishte një mesazh: ja kështu e kanë pamjen fituesit. As nuk duam ta çojmë nëpërmend se çfarë do kishim parë në rast se do kishte shënuar golin e tretë.

 

9.Zgjidhni problemet

Në krahasim me vendet e tjera evropiane, gjermanët janë kampionë të halleve. Secili për kokë ka nga 3.7 probleme. Sipas një studimi italianët janë vetëm 2.8 probleme për kokë.

 

10.Merrni atë që u pëlqen

Në supermarketet italiane nuk vidhet asnjë produkt tjetër më shumë se djathi parmixhan. Dhe ta mendosh se nuk shërben për të mbijetuar, por për t’i bërë më të mira shumë gjëra në jetë.

 

11.Improvizoni

Luciano Pavarotti është një nga tenorët më të njohur e më të suksesshëm në botë. Por notat nuk dinte t’i lexonte.

 

12. Mamaja është gjithmonë më e mira

Numri i çunave të mamasë, që as punojnë, as studiojnë, por jetojnë më prindërit, është rritur në mënyrë dramatike në vitet e shkuara në Itali. Sipas të dhënave, mbi 20 përqind e tyre jetojnë me prindërit. Mesatarja e BE është 15 përqind.

 

 

12 komente në “Çfarë mund të MESOJME nga italianët (FOTO)”

  1. Balo Hum Hum says:

    Ky ka hik per lesh!
    ka pas nje rini te frustruar dhe e nxjerr tani, sa here qe shenon shperthen!

    1. Jorgji says:

      ku e di ti qe ka pas nj rini te frustruar apo e shikon tani qe eshte 35 vjec ? mos doje te thoje adoleshence megjithate ky ka qene i biresuar qe i vogel dhe qe 14 vjec ka marre aq para sa ti dhe per 3 jete ske per ti arritur . hajt ntung frustrato

      1. armand says:

        Revista gjermane Spiegel do ishte me mire te na shpjegoje se ç’mund te mesoje bota nga sjellja e tifozave gjermane mbas ndeshjes.
        Jeni simbol i rregullit dhe disiplines po mbas ndeshjes na zhgenjyet me sjelljen tuaj.
        Qenka e vertete qe çdo vend paska korraket e vet.

  2. ab says:

    Në Itali tifozët e Interit futën në vitin 2001 një Vespa në stadium dhe e hodhën nga kolonat e sipërme. Po, po, një Vespa.

    nje kuriozitet ata qe hodhen vespen nga stadiumi ishin shqiptaret
    nga qyteti i fierit

    1. Qerramudhi says:

      U pe Pasaportat ti atyre qe ishin nga Fieri ???????

  3. mali says:

    Italia ,kampione e EURO 2012.

  4. sabri says:

    I gjithe ky material i botuar nuk ben tjeter, vecse tregon sesa te frustruar kane mbetur gjermanet pas humbjes numer 65 me italianet. Cfare nuk shpikin per te denigruar ata qe i rrahin sa here qe u dalin para. Te shkretet c’i ka gjetur, hall i madh shume. Jane bere per te psikiatri te tere!

  5. Ligor Luarasi says:

    I dehuri s’e kupton dehjen.
    ***********************************************************************
    Gjermanet ishin deur nga fitoret para ndeshjes me Italine,aqsa rezervuan gjithe aftesite e tyre per fitore, me idene se ne c’do minute do tu vinte goli.
    Minutat e fundit kur ju doli dehja,rezikuan sa bene golin dhe inatosen aq shume portierin Italian i cili kostatoi impulsin e ri qe mori gjermania, por koha kishte fluturuar shume me fazen e dehjes se tyre.
    Pa kuituar edhe gafat e tjera qe bene gjermanet si: futja e te rinjve ne ekip ka nje kufi,pa pasur 2-3 “pleqve” me eksperience mbi ate qe kane te rinjte.

  6. Eri says:

    Artikull idiot me nota raciste ne vazhden e atyre te tjereve qe keto gazeta shkruajne ne cdo prag sfide me Italine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje