Obamën ‘e mashtrojnë’ CNN dhe FOX për vendimin e gjykatës

29 Qershor 2012, 12:05Lifestyle TEMA
Obamën ‘e mashtrojnë’ CNN dhe FOX për vendimin e

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka arritur një fitore të madhe, që ndoshta mund të jetë vendimtare për mandatin e dytë. Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara mbështeti një pjesë kyç të planit të tij të diskutueshëm të kujdesit shëndetësor në një vendim 5 me 4.

Por presidenti amerikan fillimisht mendoi se ai e kishte humbur votimin për shkak se CNN e FOX raportuan gabimisht se gjykata e kishte quajtur antiligjore nismën e tij.

Presidenti ishte duke ndjekur këto dy TV kur ata deklaruan se i ashtuquajturi “mandati individual”, që kërkon që amerikanët të kenë sigurim shëndetësor ose përballen me një dënim financiar apo taksë, ishte rrëzuar.

Obama e priti me qetësi. Por pak më vonë një këshilltare e Shtëpisë së Bardhë hyri brenda dhe ngriti gishtat lart në shenjë miratimi. Obama e përqafoi dhe bënë një ceremoni të vogël festimi.

CNN kërkoi falje menjëherë dhe tha se natyra e komplikuar e gjykimit solli këtë gafë.

Kurse FOX tha se e raportuan lajmin siç ishte. Kjo për shkak se vetë gjykata kishte deklaruar se mandati individual ishte rrëzuar bazuar mbi ligjin e tregtisë, por ishte legal sa i përket ligjit të taksave.

3 komente në “Obamën ‘e mashtrojnë’ CNN dhe FOX për vendimin e gjykatës”

  1. riza bregu says:

    Qeka koqe ky!Nuk shef ca bohet knej nga ne? Nga televizori do i mari vesh vendimet e gjykates? Nuk ja ka bo rup sup atyne tja komunikojn nje vave para si e do qe tja bejn vendimin.

    1. Qar jane keto mer jahu? Po ktu pun dun burra shteti. Me gjykue Gjykata Lart vendime te Doktorit e ky mos e percaktue perpara rezultatin a? Allahu na rujt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje