Një djalosh 9 vjeçar me një tumor gjigand u nxor nga një prej lagjeve më të rrezikshme në Meksikë me një automjet të blinduar nga agjentët federalë amerikanë, për tu dërguar për mjekim në New Mexico, SHBA.
Djaloshi dhe prindërit e tij u nxorën nga një lagje nën kontrollin e gangsterëve në Ciudad Juarez- një nga qytetet më vdekjeprurës në botë.
Anëtarët e një kishe kishin parë vogëlushin dhe kërkuan ndihmë. Prindërit e fëmijës, që nuk identifikohen për arsye sigurie, thonë se tumori i tij në qafë e shpatull është rritur aq shumë sa mund të ndikojë shikimin dhe zemrën.
Familja e tij nuk ka para për mjekimin.
Vogëlushi dhe prindërit e tij kanë marrë një vizë 45 ditore për të hyrë në SHBA.
sherim sa me te shpejte
ah, i shkreti djale, tumori duket sikur te qe djalli vet,
…………….e megjithate …AI BUZEQESH.
me gjith zemer i uroj sherim te shpejte.
me gjith zemer i uroj sukses dhe te jetoj i lumtur