Berisha inauguron Levan- Vlorë: Kjo është një rrugë moderne. Opozita po kërcënon investitorët

26 Korrik 2012, 19:42Politika TEMA

Kryeministri Sali Berisha ka prerë shiritin e përfundimit të punimeve në autostradën Levan-Vlorë. I shoqëruar dhe nga Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, Berisha mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të organizuar në hyrje të qytetit bregdetar, raporton Ora Neës. Gjatë fjalës së tij, kryeministri tha se “sot inaugurojmë njërën nga rrugët më të rëndësishme në të gjithë Shqipërinë, por dhe për rajonin”, duke e vlerësuar autostradën Levan-Vlorë të krahasueshme me ato të vendeve më të zhvilluara në botë.

Duke mbetur tek rëndësia e kësaj vepre, kryeministri u shpreh se autostrada shkurton në masë të madhe distancat e Vlorës me Levanin, Fierin e Tiranën, duke bërë të mundur ecjen me 120 km/h në gjatësinë e saj prej 24.5 km. Berisha përsëriti atë që ka thënë shpesh mazhoranca se rruga që ka kushtuar 60 milion euro është nga rrugët më të mira në rajon.

Berisha më tej theksoi se Vlora po bëhet çdo ditë e më shumë një kryeqendër në rajon, ndërsa shtoi se investimi total në qarkun Fier dhe Vlorë, gjatë qeverisjes së kësaj mazhorance arrin në 1,2 miliardë euro.

“Qeveria ka investuar në 2 qarqet e mëdha të Fierit dhe Vlorës, në rrugë, kanalizime, ujësjellësa, centrale, termocentrale, linja elektrike, në energji, në naftë dhe të gjithë sektorët, një shumë në total prej 1.2 miliardë euro. Janë ndërtuar 900 km rrugë, 165 ujësjellësa, 120 shkolla, subvencionuar 4200 hektarë ullishte, vreshta dhe dru frutorë,” tha kreu i qeverisë.

“Shqipëria i mbijetoi krizës, ju jeni dëshmitarë, përveç rrugëve, në Shqipëri po hapen vende të reja pune, po investohet. Besimi tek Shqipëria dhe shqiptarët është sot më i madh se kurrë. Në Shqipëri rritja ekonomike në 4 vitet e fundit është 4 herë më e madhe se rritja mesatare e rajonit”, tha ai, ndërsa u shpreh se objektivi i kësaj qeverie në mandatin e ardhshëm mbetet shndërrimi i Shqipërisë në vend të zhvilluar.

Ndërkaq Berisha akuzoi opozitën se po kërcënon investitorët vendas dhe të huaj, ndërsa shfrytëzoi rastin për tu bërë edhe njëherë thirrje investitorëve të huaj dhe vendas që të investojnë në Shqipëri.

“Jemi në krye të botës për investime të huaja për frymë dhe ato vijnë gjithnjë në rritje. Por Rama i kërcënon investitorët e huaj, u thotë do t’u marr këtë do të marr atë, kjo s’ndodh në asnjë vend të lirë, kjo ndodh vetëm me këtë opozitë e cila ka mentalitet të vjetër”.

29 komente në “Berisha inauguron Levan- Vlorë: Kjo është një rrugë moderne. Opozita po kërcënon investitorët”

  1. xha Jaho says:

    Jo invetitoret, por ty more hor plak shkerdhate.
    Si ke lene gje Enverit, me keto idiotesira: “te paret ne bote”!?
    ptfu, sakat politik.

    1. genc says:

      Po juve shendet t’u thuash , plac ju duket.

      1. Vlora says:

        po cfar inaguroi berisha, sot ajo ruge ishte e hapur vetem me nje korsi,,,, punonte vetem korsia lindore.

        1. O Sali Inagurimi says:

          Inaguro ore Sali kodoshi,inaguro.
          Inaguro permes vdekjeve,dhe ne mes te papunesise,
          ne qender te krimit,me femije te ngujuar,me plantacione droge te pa numuruara.
          Inaguro pra permes Plehrave dhe Vandalizmave,
          permes Zjarreve qe e shkretuan vendin.
          Inaguro pra,rritjen e cmimeve.
          Inaguro nje Shqiperi te telikosur
          nga babezite e tua,qe e ke mbytur ne borxhe.
          Ja pra nga keto inaguro,
          se te gjitha jane veprat e tua
          o i mallkuari i kesaj bote…

    2. Kazani po zjen says:

      Ky idiot kryeminister keshtu e ka zakon ti peruroje rruget e tunelet e paperfunduara.Unazen e Korces,megjithse nuk kishte mbaruar as gjysma,erdhi dhe e peruroi disa here pjese pjese para nja 2 vitesh.Ia u kishte dhene disa firmave per ta bere kete unaze,dhe sa here qe njera firme perfundonte 200-300 metershin e saj,vinte Sala me gershere ne dore te priste shiritin.Po tunelin e Kalimasht a u kujtohet si e peruroi pa perfunduar?Na ka gjetur ne qorrave ky vampir prandaj dhe hedh valle keshtu.Shpresoj ti vije ora se shpejti.

    3. Shqiperia do te behet nje dite says:

      Per druvaret qe ndjekin Sali vampirin,kjo rruge mund te jete me e mira,sepse keta vetem rrugen e Vuçidolit kane pare,apo rrugen e malit nga kane zbritur,por me sa kam pare une ne Shqiperi gjithe keto vite asnje rruge nuk eshte ndertuar me standarte nderkombetare,prandaj dhe numri i aksidenteve eshte rekord ne Shqiperi.Po kujt ti thuash?? Druvareve??

    4. bozgo says:

      PO MO PLAK MATUF POOOOOOOOOO AFGANISTANI PO NDRYSHON KY ANALFABET TURK ME EMRIN salih KA IKUR PER LESH NGA TRUTE DHE NUK DI ME SE C FARE FLET:

  2. Ed says:

    Hajde Tema hajde. Merresh me makina dhe harron ekonomine. Pse nuk ben ndonje artikull per hipotelet e pallateve. Po humbet seriozitetin dhe po kthehesh ne fletushke. Basha ka shume makina dhe nuk eshte cudi nje me shume. Pastaj meqe i zoti eshte tropojan edhe ai ka anone per te parkuar ne trotuar.

  3. raimondi says:

    hahahahhahaaha Sa shkerdhate eshte ky Sala ! Eshte ruge ,thote qe te ecesh me 120 km/ore …looool . Saliu do ti beje njereit pilote . Po shyqyr qe mbaroi se ndertuari , se u keputi shpirtin vlonjateve. Hajde ta gezoni rugen e re me sa me pak aksidente ! Edhe mos degjoni Salen, mos ecni shpejt….ecni normal me 90 ne ore

    1. LORA says:

      Nuk ka mbaruar Raimond;ta them une qe kam nje jave qe kam kaluar andej.

      1. hajriu says:

        Sakt fare , prandaj edhe me vjen te qesh …hahahaaa. Ky eshte gjigant , ketij edhe enveri i ha mender mune….hahaaaa

  4. raimondi says:

    Pa si ka mundesi ? Ca genjen ky idiot ? Do marr ne tel plakun ta pyes ,se edhe ju socialistave nuk ju zihet bese lool hahahaha . Po edhe nga sa shihet nga vijezimet duket ruge e rendomte ,nuk te jep pershtypjen e nje ruge moderne

    1. Vlora says:

      sot e kam bere une ate ruge vajtje ardhje, dhe ishte e paperfunduar.

      punonte vetem me nje korsi.

      si genjeshtar patologjik qe eshte i falet edhe kete radhe.

  5. kel ukaj says:

    Z. Sali ti nuk ke faj sepse nuk e din dhe as e ke idene se si ndahen rruget. Isha duke pare ne internet “autostraden” Rreshen Kukes e perseris videon nuk besoja “autostrada” ishte pa korsi emergjence pa sheshe qendrime (deri tre ore), pa sheshe me infrastrukturen e nevojshme per te ndaluar deri 24 ore dhe beri furnizimin me karburant. Eshte e domosdoshme per te gjithe perdoruesit e rrugeve (shoferet) qe te njohin tipin e rruges te cilen jane duke pershkuar, sepse keshtu dihen edhe menyra e sjelljes dhe rreziqet qe mund te ndodhin. Drejtuesi i mjetit nuk eshte mire, ne kete autostrade shqiptare, ku ndalet makina per te mos shkaktuar rrezik. Atehere me del se akoma shqiptaret nuk kane ndertuar autostrade. Ajo nuk quhet as autostrade, por as rruge krysore, me shume eshte rruge sekondare e di skorrimento.
    Z. Sali, Enveri ka pas thene “Ne (shqiptaret) jemi 100 vjet perpara Europes, edhe ata (europa) do te vije ku jemi ne sot, por kur ata te arrijne ku jemi ne, Ne do te jemi te tjere 100 vjet perpara”. Atehere Z. Sali une meqenese nuk i kuptoj statistikat e Juaja dhe Enverit nuk me duhen km rruge por sa ton asfalt konsumon shqiperia ne vit. Per dijeni te qytetareve shqiptare Ju bej te ditur se Italia konsumon 42 milion ton asfalt ne vit. Dua te dij se shqiperia konsumon mesatarisht 2.1 milion ton asfalt ne vit! Keshtu mund te themi se Salia e ka mberrit Italine e eshte duke menduar te kaloje Zviceren.

  6. katunari says:

    A ka mundesi qe mos ti botoni fjalet e ketij idioti qe mban neper fjalime?U be i neveritshem komplet.Te gjithe e dime se ky flet vetem utopira,eshte bere si Dulla.

  7. Engjell says:

    Me kujtohet inagurimi i “fillimit” te punimeve 2006 ,te nesermen pasi nje dite me pare pashe ne emisionin e lajmeve kaloj ne vendin ku ishte bere inagurimi dhe u skandalizova ,aty nuk kishte asnje njeri dhe aq me pak mjete qe te punonin.I kisha terhequr vemendjen vehtes disa here per te mos e besuar kete palo njeri qe nuk ben asgje per se mbari.Ishta me Lulin e Bashes dhe prej asaj dite e deri me sot ketij njeriu nuk i kam besuar asnje fjale ,dhe me te drejte sepse çdo dite e me vone eshte vertetuar katerciperisht ky eshte nje batakçi politik genjeshtar qe i ka zene deren te gjores Shqiperi .Rruga ende e pa mbaruar ,si edhe ajo qe quhet transballkanike e perurime te tjera te dopjuara ,triple, okta e me duzina nuk jane veç kakarisje pule qe nuk ben kurre veze ,vetem gelasa ,kujt i pelqejne gelasat le t’i besojne atij .

  8. fatmiri says:

    Desha te beja nje koment, por komentuesit me larte nuk kane lengje pa prekur. Vetem desha te dija qe me 28 Nentor do veje ne Vlore me kalin e Rames Saliu apo me 120 km/ore? Na marte lumi neve qe leme Saliun te flase.

  9. skifteri says:

    o sali qeni, lokaleve dhe kioskave i thua investime ti se vetem kto mbijne dit per dite ne shqiperi, kto nuk e zhvillojne ekonomine po e prishin

  10. lala says:

    Amani more i thoni te dale nga rruga se mos e shtypi ndonje makine nga shpejtesia. Nuk jemi ne Tropoje ose ne Vicidol qe vetem mushka ka.

  11. Korcari vip says:

    E dini pse eshte kaq i gezuar berisha kur inaguron rruge se cdo shirit qe ai pret shtohen zerot ne llogarine e tij bankare ne ishujt cayman. Kur i duhet zenit ndonje lek extra i thote shtoi dhe ca milion $ kesaj rruges. Po kaq mos kene te ngopur keta njerez? 2. Kaq i duruar te jete ky popull?

  12. vlonjat 100% says:

    mos ja ngopni te gjitha keti debili plak.rruga per te cilen flet ka mbaruar dhe eshte ne gjendje te mire dhe kjo jo per merit te saliut por per merit te lekve tona,jo se eshte e niveleve botrore por rug e zakonshme dhe normale me sinjalistik.se ca thot ky eshte tem tjeter se ky kete pune ka pasur nga hera ja ka kauar 5 her dulles.

  13. raimondi says:

    Pyeya une plakun tim Ruga eshte shume e mire , me 4 korsi dhe duket tamam moderne porse ato vijezimet i ka me boje te bardhe te thjeshte ,jo fosforeshente qe te rezatojne naten. Megjithate kjo eshte gjysma e ruges per ne Fier ,siodoqofte duhet te jemi te drejte kur flasim

  14. Genti35 says:

    Kur ste erdhi ndonje makine te te bente copa copa o qen. Leh se si qen rrugeve do te te marrim o kancer. Mallkuar qofsh o kufome qe flet.

  15. Delli USA says:

    Gomar ngeli gjith jeten,mer ate komedinen e ve ne mes te rruges dhe flet per ta ndigjuar shoqeruesit.Me thoni ju mue a ka te ngjashem ne llojin e vet kjo specie e Vicidolit?!

  16. ismeti says:

    a di kush saktsisht sa her ky gomar e ka inaguru ket rrug re korrupsionit

  17. dori says:

    Ky Edi Rama a di me e sha?
    Berisha i thote Rames Komunsite hahahahhaaha.

  18. fre says:

    une kalova diten e djeshme ne rrugen levan vlore po e dini nga kalova nga rruga e vjeter sepse ishte e mbyllur nuk e di pse!

  19. fatjoni says:

    po mire te gjith ju njeres qe e shani kete budalla (kryeministrin tone)si ka mundesi qe ai fiton zgjedhjet ne shqiperi dhe qeveris vendin??? ketu komentet jane 100 perqind kundra dhe ai merr ne zgjedhje me shum se 50% te votave ……si ja behet a me thot dikush??/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje