Snoop Dogg do të bëhet Snoop Lion

31 Korrik 2012, 22:32Lifestyle TEMA

Reperi i njohur amerikan, Snoop Dogg, i cili tha se ka “rilindur” gjatë një vizite në Xhamajka në muajin janar, do ta ndryshojë emrin e tij për t’u bërë Snoop Lion dhe për të bërë muzikë “të cilën mund ta dëgjojnë fëmijët dhe gjyshërit”, njofton agjencia e lajmeve AP.

Artisti i njohur për rap gangsterësh pritet ta publikjë albumin e ti të radhës të zhanrit reggae në vjeshtën e këtij viti.

Reperi mbajti një konferencë për media në Nju Jork të hënën.

Më pas ai performoi diku pesë këngë për publikun e pranishëm, përfshirë një këngë me titull “No Guns Allowed”, të cilën thuhet se ia ka dedikuar vajzës së tij.

Albumi i ardhshëm i reperit amerikan pritet të pasohet nga një dokumentar me emër të njëjtë./REL

2 komente në “Snoop Dogg do të bëhet Snoop Lion”

  1. Qiriako Mihali says:

    Lesh me qime moj fatime!
    Nga dog na lion!!! Ne vend qe te ndodhe e kunderta qe nga Luan te kthehet ne qen pa dhembe ne moshen qe regreson.
    Vetem saliu vazhdon perpjete :p
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/miresevjen-ne-folene-tende-zoti-sali.html

  2. Ton says:

    Sa te vije ne Shqiperi, te rilindi prape dhe t’a beje Snoop Saliu!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje