Ky Ferrari është vërtet flakë i kuq (FOTO)

31 Korrik 2012, 19:25Lifestyle TEMA
Ky Ferrari është vërtet flakë i kuq (FOTO)

Futbollisti i kombëtares argjentinase, Ever Banega, që luan për klubin spanjoll FC Valencia, duhet të blejë një tjetër makinë luksoze. Ferrari i tij F360 Modena, është djegur komplet.

Rrugës për në stërvitje, për arsye të paqarta ende, makina italiane mori flakë papritur. Sipas një zëdhënësi të klubit, bëhet fjalë për një qark të shkurtër.

Sikur të mos mjaftonte kjo, zjarri në makinë provokoi edhe një zjarr në pyll. Futbollisti doli i frikësuar nga makina.

Në shkurt ai u përfshi në një tjetër aksident të çuditshëm në një pikë karburanti. Ai kishte harruar të përdorte frenat e dorës tek fuoristrada e tij. Makina nisi të ecte dhe i theu kyçin e këmbës.

1 komente në “Ky Ferrari është vërtet flakë i kuq (FOTO)”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje