Majmunët në një park ekologjik në Argjentinë po trajtohen për depresion pas ngordhjes së dy prej femrave më të vjetra në grup.
Mediat raportojnë se majmunëve iu është dhënë mjekim për shkak se kanë refuzuar që të hanë ushqim.
Drejtori i parkut tha se në momentin që femrat ngordhën, shoqëruesit e tyre meshkuj ranë në depresion, duke refuzuar ushqimin e duke shkuar drejt ngordhjes nga mërzia.
Këto lloj majmunësh janë shumë të afërt me njëri- tjetrin.
Pasi psikiatrit dhe mjekët veterinerë kontrolluan kafshët, ata arritën në përfundimin se duheshin trajtuar me ilaçe me bazë sertalinën.
Që kur ka nisur trajtimi, majmunët ndjehen më mirë.
po sali me se trajtohet?
Keshtu po i ngordhni dhe njerezit ju. Nuk mbahet kafsha ne kafaz, sic mbani njeriun, ne kafaze fizike, e aq me keq virtuale te ngritura nga shoqerite e krimbura kudo qe ndodhen. Te gjithe ne cmendi do perfundojme me kete ritem. Gjynah per kafshet.
PERFUNDIMI … ?
DIHET …!
Majmuni eshte nje nga kafshet me inteligjente e te zhvilluara ne shkallen e evolucionit tokesor, ndaj e vuan roberine njelloj siç e vuajme ne. Do te doja te shihja brenda ne kafaz idiotet qe mbajne keto kafshe neper kafazet e kopshteve zooshpifarake; vetem keshtu do te kuptonin sesa te pashpirt jane!
Kopshtet zooilogjike ashtu si dhe kampet e perqendrimit per njerezit duhet te çmontohen njehere e pergjithmone ne mbare Globin, se mjaft i kemi dokumentaret e shumte per te njohur te gjitha krijesat!