Një UFO në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike (VIDEO)

30 Korrik 2012, 21:28Lifestyle TEMA
Një UFO në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike

Ndërkohë që fishekzjarret ndriçonin qiellin e Londrës në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike, spektaklin po e shijonte edhe një vizitor i pazakontë.

E dimë që shumë do thonë se janë mashtrime, por askush nuk ka dalë të shpjegojë se çfarë është ky objekt që lëviz me ngadalësi.

Duket krejt si UFO, të paktën ky është imazhi që kanë krijuar për to.

Para dy javësh, një nga ekspertët më të njohur të ufologjisë në Britaninë e Madhe, kishte parashikuar se mjetet fluturuese jashtëtokësore do ishin të pranishme në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike.

Në YouTube ka shpërthyer debati. Disa thonë se është një tip balone që përdorin televizionet për të filmuar. Të tjerët thonë se është një helikopter.

Ka shumë nga ata që thonë se është një mashtrim. Zyrtarisht nuk ka pasur ndonjë qëndrim.

http://youtu.be/DbkYsIbM5rM

7 komente në “Një UFO në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike (VIDEO)”

  1. London says:

    Eshte balone nga ato me motorr. E shof perdite,dhe me besoni jetoj dy min larg nga stadiumi olmpik. Kto jan thjeshte lojra femijesh

  2. denkoka says:

    eshte ufoja e sales…
    po e pret te mbaroje e ta sjell ne shqipri

  3. Slayer says:

    Prokuroret Shqipetaar e zgjidhin ceshtjen nese ka qene ose jo Ufo!

  4. raimondi says:

    Pyesim Sahenken ca mendon per ket problem , eshte UFO apo Kulufo loool

  5. orli says:

    po eshte…sala moreee,pasi doli me sukses ne not e alpinizem ka filluar te fluturoi por me preshin e tritanit;

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje