Imami emëron truprojën nëndrejtor të SHIU-t. Ja si janë ngjitur rojet personale në piramidën shtetërore

7 Gusht 2012, 09:52Politika TEMA

Taulant Demiraj është emëruar si zëvendësdrejtor i Shërbimit Informativ Ushtarak. Prej kohësh ai ka qenë pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes si truprojë e ministrit Arben Imami. Sipas gazetës “Shqip”, urdhri është firmosur prej ditësh dhe Demiraj është me detyrë të re, ndonëse ministria nuk e konfirmon.

Këto ndryshime vijnë në një kohë trazirash për SHIU-n, i cili është vënë nën akuzat e opozitës për përgjime të paligjshme si dhe për përfshirje të familjarëve të ish-kreut të SHIU, Ylli Zyla, në një aferë për tregtinë e armëve.

Karrierë e truprojave është kthyer në modë sepse ka edhe mjaft raste të tjera, ku ato i kanë ngjitur shkallët si njerëz të besuar të pushtetarëve.

Ndër to, në gazetën “Shqip” citohen:

Rasti i Agron Kuliçajt, i cili nga truprojë i Sali Berishës, tashmë është zv/drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ai ka kapur majën e administratës së uniformave blu duke u caktuar si numri dy i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Rast tjetër është emërimi i truprojës së deputetes së PD-së, Albana Vokshi, Bashkim Shehu si drejtor i SHKB- së.

Arben Ibro nga truprojë i Kryeministrit, bëhet drejtor i OST- së (rrjeti i transmetimit dhe shpërndarjes të energjisë). Ibro më parë ka punuar në Shërbimin Informativ Kombëtar, drejtor i Doganës në Durrës dhe në aeroportin e Tiranës, Rinas.

Njerëzve të besuar të pushtetarëve iu jepen postet drejtuese, të cilat kanë rëndësi të veçantë, që lëvrimi i fondeve të jetë i sigurt.

13 komente në “Imami emëron truprojën nëndrejtor të SHIU-t. Ja si janë ngjitur rojet personale në piramidën shtetërore”

  1. geno says:

    O TEMA, keni harruar Ndrea Prendin, qe nga bodigard i Saliut u be komandant garde. keni harruar Shkelzen Aliajn, qe nga roje e o familjes se saliut, u be drejtor i pergjithsem i policise rrugore. keni hrruar dhe Fidel Yllin qe nga bodigrad i Aleksander Meksit te PD, u be deputuet i PS. Keni harruar saliun qe nga mjek roje nate i Enverit, eshte bere president e kryeminister. Jane shume te tille, pranda i trhone pusheti dhe poltika e bodigardeve dhe dashnoreve

    1. lom deliu says:

      Te jeni te sigurte se duhet te kete dhe te tjere te majte e te djathte.te quhen te tille ata qe nuk largohen pa u ndryshusr partia ne pushtet e drejte e drejte behen me poste, si dhe ata qe pushohen kur largohet partia e tyre dhe hipin me kthimin e saj. I tille dhe Cim Babasi. Fidelin e larguan se filloi te merrej me biznes e prej andej filloj politiken.

    2. an says:

      nje precision:

      saliqeni nuk ishte roje nate i enverit, se kishte te tjere per ate pune.
      funksioni i saliqeni ishte ti lepinte ducin enverit naten dhe diten.

  2. mad doctor says:

    Medet kur duan te bejne shtet dhe Shqiptaret. Ne jemi legena

  3. sherifi says:

    une mendoi se nuk ja vlen te komentosh me per kte imamin,ky ka qene nje letyre dhe po letyre do te mbetet.

    1. Vlonjati says:

      Ky ka qene e mbetet nje deshtak, qe ben kariern si b…lepires sa majtas dhe djathtas. Kush me gjen nje rol ne skene (ne teater jo ne film )te interpretuar nga ky deshtaku do ti jap nje dreke si shperblim.

      1. gjjongjoka says:

        Arben Imami ne rolin e ministrit te mbrojtjes ne dramen”TE VJEDHIM SHQIPERINE”

  4. vigjilenti says:

    Ky eshte vellai I dritan demirajt, konmandantit te forcave speciale, nje ushtarak qe ka bere karriere nepermjet politikes. Nje njeri qe u merr perqindje komandove qe con ne afganistan. Dritani ka bo shum per pushtetin kshuqe e donte nje shperblim. Po ti futesh thelle dallavereve te dritanit dalim lloj lloj zullumesh, nje pjese te forcave speciale I kthy ne “garde te familjes”

    1. Genci says:

      vigjilenti ne te gjitha cfare thua ke te drejte. Por do te shtoj edhe dicka tjeter per Dritan Demirin, i cili nuk ka shkollimin e duhur ushtarak per tu bere Kolonel dhe ne vitet kur Leka-bytha nipi ish-kacakut Zog tentoi te beje akademine ushtarake ne Angli (them tentoi se nuk e perfundoi kurre gjithe ciklin) Dritan Demiri ishte shoqerues i tij, i mbante leckat dhe flente jashte akademise per ta ruajtur me demek :)dhe tani drejton forcat speciale…

  5. Emili says:

    E di qe eshte trap por ka gjetur nje menyre ky Dritani per tu bere kariere Edhe Ylli zyla keshtu e ka bere karieren Graden N/kolonel ja dha Oketa jashte sistemit te gradimeve sipas ligjit Ndersa kur erdhi ky tjetri Imami i dha graden Kolonel Me sa di une vetem nje grade ne karieren ushtarake te nje personi mund ta maresh jashte radhe pa kaluar ne komisionin e karieres dhe kjo per merite te vecanta ne misione jashte vendit ose dicka te tille Ka njerez te tille qe behen e gradohen duke u sjelle me servilizem me ata qe kane lart dhe duke shkelur me kembe ata qe kane ne vartesi. Kjo kohe e tyre eshte e maskarenjve.

    1. Goni says:

      Eshte e vertete qe ky kolonel Dritani, i cile ka mbi 4 vjet qe mbate ne spaletat e tij graden e kolonelit edhe pse nuk ishte bere kolonel. Eshte e vertete se po te shikohen procedurat dhe ligjet per gradimet ne FARSH, jane shkelur me dy kembet ligjet e gradimeve. Ky rast eshte nje shembull shume negativ qe ndikon ne uljen e moralit te personelit ushtarak. Por domosdo qe do te anashkalohen te gjitha ligjet per kete kolonel, pasi politika ka shume detyrime ndaj tij. Dua te permend perfitimet marramendese qe kane pasur eproret e tij ne kontraten 3.5 milion dollare per blerjen e armatimit dhe paisjeve te Forcave Speciale, ku te gjitha manipulimet jane bere nga i veteashtequajturi Kolonel Demiraj. Pa le te permedim komanite e sigurimet dhe shoqerimit qe ka ne pronsi Demiraj, i cili ve ne funksion te siaj te gjitah burimet materiale dhe njerezore te ushtrise. Te gjitha politikat e emerimeve dhe te dergimeve te personelit te FARSH-se i ben Dritan Demiraj. Po ju jap nje rekomandim, nese jeni pjestar i FARSH-se dhe doni te avanconin me shpejtesi ne karriere, te kryeni studime jashte shtetit,te shkoni me mision jashte shteti, te jeni perfaqesues i shqiperise ne NATO, ose te perfitoni ndonje objekte ose truall i pronave ushtarake, rruga e vetme eshte qe ti drejtoheni Kolonel Dritan Demirit. Ju siguroj se ai nuk do tju zhgenjeje, per gjithcka qe do ti kekoni, mjafton qe ai te kenaqet me oferten ose shperblimin qe do ti jepni.
      Me njerez te ketij kalibri ushtria shqipetare do te ece perpara. Nese shikon CV e Dritan Demirit, ndoshta do tja kishte zili dhe presidenti Obama, por ne fakt, te gjitha diplomat i ka fallso, teknologjia sot te ndihmon pa mase ne kete drejtim,
      Nese nuk jeni te njejtit medim me mua, dhe mendoni ndryshe per kolonel Demirin, ju lutem beni nje kerkim te percipte per te, dhe do te zbuloni shume cudira ne lidhje me Kolonelin e fuqishem. Emerimi i vellait te tij ne krye te SHUI nuk perben asnje cudi pe mua. Me fuqine qe ka Dritani, habitem se si nuk e ka emeruar Shef Shtabi te Pergjithshem??? Se vellai i tij pa punuar asnje dite si oficer, vetem duke qendruar prane Ministrave e duke u marre me tendera e afera, eshte specializuar per te punuar si derjtues i SHIU. Nuk e di se si do tja shesin NATO-s dhe cfare garanci do tju japimm shteteve partnere duke emeruar ne keto poste persona te ketij kalibri…… Zoti na ndihmofte me keto lloj drejtusish.

  6. skenderbegas says:

    Tju vij turp qe zini emrin e Dritanit ne Goje , Ate qe ka ber Dritani per FS se ka bere aje njeri deri me sot . Edhe dhelpra kur se kapte dot rrushin fillon ta shante! Un jetoj ne SHBA dhe dritani e respektojn senator dhe politican me ze ne Amerik per pune e shkelqyer qe ka ber ne afganistan. NILA com mos te meret me thashetheme e dallavere dhe te fantazojn. Dritan Demiraj e ka pak graden kolonel se eshte me i kualifikuare per graden qe mban qjithmon sipas standarti amerikan po flas. Ishalla edhe te tjeret punojn me ndeshmeri dhe japin 1/10 e rezultateve te Komandant Dritanit. Mos i shiko gunen por punen! semper vigilans

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje