Rama: Në 2013-n, front i madh kundër Saliut. Berisha, objekt barcaletash me rekordet e notit

20 Gusht 2012, 10:30Politika TEMA

Në pjesën e dytë të intervistës për Shekullin, kreu socialist Edi Rama flet për garancitë e votës në vitin 2013, e që sipas tij nuk janë vetëm ligjore. Mekanizmi i vetëm që mund të neutralizojë vjedhjen e votës, është sipas tij pjesëmarrja masive në zgjedhje. Me interes politik është edhe qëndrimi që kreu i PS-së mban për vetë përfaqësimin dhe prezantimin e kësaj të fundit në publik. Ftohja e një mase të elektoratit me selinë rozë, rezulton një ndër problemet më serioze dhe me kosto në zgjedhje. Përgjigjjae Edi Ramës kundrejt këtij problemi është thjesht ballafaqimi me faktin si të tillë dhe njohja e partisë ashtu siç është në realitet. “Nuk pretendoj të bind askënd se PS-ja apo unë vetë mishërojmë përsosmërinë apo pagabueshmërinë”, shprehet ai, por shton se në çdo rast vullneti i opozitës për të ndryshuar vendin është i padiskutueshëm. Ndërkohë Rama jep edhe një mendim të vetin për arsyet e rekordeve të fundit të Kryeministrit, në qëndrimin në ujë, të cilat vlejnë për tu përmendur për sa kohë zënë vend jo rrallë edhe në mbledhjet e Këshillit të Ministrave.

A duhet të jenë të qetë qytetarët shqiptarë që do të shkojnë të votojnë se kësaj radhe nuk do të vidhet vota dhe se historia e debatit për kutitë nuk do të vijojë nga e para duke i bërë njerëzit të thonë s’kam pse shkoj të votoj kur vota ime vidhet?

Edhe këtu ka një keqkuptim të madh besoj unë! Shumëkush flet për votën e tij si për një lopë për të cilën duhet të kujdeset kooperativa. Vetë fakti që sot e gjithë ditën flasim për kërcënimin e vjedhjes së votës, duhet t’i ndihmojë njerëzit të kuptojnë se nëse vërtet duan ndryshimin atëherë jo vetëm as që duhet ta diskutojnë shkuarjen ose jo në votim, po edhe duhet të përpiqen të bindin edhe dikë tjetër rreth tyre që të mos rrijë në shtëpi ditën e votimit. Askush s’mund të jetë i qetë për fatin e votës së vet deri në çastin kur Sali Berisha do të dalë në televizor për të pranuar humbjen, pra edhe përtej ditës së vetë zgjedhjeve. Ne padyshim do të bëjmë çmos që vota të mos preket, eksperienca e fituar dhe disa ndryshime të reja në Kodin Zgjedhor do të na ndihmojnë shumë për këtë. Por përderisa hajduti i votës në këtë vend është shteti që normalisht duhet të ruajë popullin nga hajdutët, atëherë secili duhet të bëjë diçka më shumë për ta mbrojtur votën e tij nga hajduti. Dhe mbrojtja më e mirë është masiviteti në votime, rritja e pjesëmarrjes për të neutralizuar efektin e çdo vjedhjeje të mundshme.

Flisni për Rilindje Shqiptare, por kur qytetarët shohin PS-në dhe përfaqësuesit e saj, më tepër ndjejnë diçka të ndryshme dhe më të padëmshme se Kryeministri sesa njerëz që besojnë realisht te Shqipëria. Është sipas jush çështje perceptimi, apo PS-ja bart me vete probleme që ende nuk i ka korrigjuar?

E thashë edhe pak më lart. Rënia ekonomike, padrejtësitë, krimet e korrupsioni i kudondodhur, i kanë lodhur njerëzit dhe e kanë sfiduar keq durimin e tyre duke i bërë rëndom të vendosin krejt pa të drejtë shenjën e barazimit mes qeverisë e opozitës. Është e pamundur të gjesh një opinion plotësisht kritik ndaj qeverisë ku të mos ketë edhe një “dozë helmi” ndaj opozitës. E gjitha kjo mund të ishte normale në kushtet e një jete politike mediokre e bajate, por sidoqoftë demokratike. Po si mund të jetë kështu në kushtet kur pushteti vret, grabit, rrënon dhe përbën një kërcënim të hapur për vetë funksionimin e sistemit demokratik? Si mund të thuash “e mo se vërtet këta vrasin e presin, po edhe opozita mban përgjegjësi që i lejon ta bëjnë, kështu që të dyja palët kanë njësoj faj për vrasjet e prerjet”? Apo më keq akoma, si mund të mendosh e të predikosh se meqë edhe ata që janë në opozitë kanë të metat e tyre, atëherë më mirë as me njërin e as me tjetrin, po bum kokës të dyja palëve? Kësaj i thonë të minosh mekanizmin jetik të rotacionit si zgjidhja që qëndron në themel të procesit demokratik! E përsëris, nuk pretendoj të bind askënd se Partia Socialiste apo unë vetë mishërojmë përsosmërinë apo pagabueshmërinë. Përkundrazi. Por pretendoj që t’i bind të gjithë ata që janë të dëshiruar për ndryshimin, se jam i tëri i investuar me zemër e me mendje për të hapur rrugën për një Rilindje Shqiptare. Me një skuadër njerëzish që do të ketë cilësitë e nevojshme në funksion të qëllimit tonë për ta hapur rrugën e re për Shqipërinë. Me një program që si asnjëherë në këta 20 vjet është diskutuar deri më tani me dhjetëra mijëra njerëz dhe do të jetë një kontratë e mirëfilltë me shqiptarët. Dhe me një front të madh forcash e individësh të vendosur përballë koalicionit, që prej tre vjetësh po e dërrmon Shqipërinë dhe Saliu që prej shtatë vjetësh po rend marrëzisht drejt një projekti që s’ka të bëjë me Shqipërinë si gjithë Europa.

 

Kritikoni shpesh qeverinë për turizmin, ndërkohë që duhet thënë se Kryeministri prej vitesh bën pushimet vetëm në Shqipëri. Ju vetë ku preferoni të pushoni dhe pse duket se nuk para e pëlqeni detin?

Nuk e shoh hiç lidhjen mes një turizmi në rënie dramatike për shkak të rënies drastike të ekonomisë familjare shqiptare, përveçse edhe për shkak të një modeli të kuturushëm zhvillimi që s’ka asnjë qëndrueshmëri afatgjatë, dhe faktit që kryeministri i bën pushimet në vilat e tij qeveritare në Shqipëri. Më shumë se sa t’i bëjë vetë pushimet në Shqipëri, gjë që padyshim është krejt normale, kryeministri duhet të krijojë kushtet që sa më shumë shqiptarë, nga tërë trevat shqiptare, të bëjnë të njëjtën gjë dhe jo të ikin për vit e më shumë drejt brigjeve të tjera për shkak se në Shqipëri s’ka standarde pushimi e shërbimi. Çuditërisht vetëm para pak ditësh Saliu e pa atë që ai vetë ka frymëzuar njëzet vjet rresht dhe ka lënë të ndodhë për shtatë vjet me radhë: Shkatërrimin e bregdetit nga barbaria e ndërtimtarisë pa asnjë kriter e karar! Tha se do t’i prishë të tëra ndërtimet në bregdet, po s’di çdo t’u thotë atyre të cilëve vjet u tha ndërtoni edhe pa leje se burokracia vendore po pengon zhvillimin që na duhet në bregdet(?)… E ndërkohë s’di ç’ka për të thënë për plehrat e kudondodhura nëpër bregdet që çdo vit ka premtuar se do t’i pastrojë, por çdo vit shtohen më shumë njësoj si gënjeshtrat e Saliut(?). Sa për mua pushimet janë periudhë e mirëseardhur leximesh më të shpeshta se sa gjatë vitit dhe mundësi për të shkuar e gjetur, tre ditë diku a katër diku tjetër, miq me të cilët përndryshe s’takohem dot asnjëherë për shkak të punës. Ndërsa pjesën me det e dëshiroj ta bëj në Vlorë ku kam kaluar pushimet çdo vit të fëmijërisë dhe poshtë përgjatë Jonit, ku kam kaluar disa ditë vitet e tjera por edhe sivjet. Pastaj mos harroni, kryeministri e ka zbuluar detin vonë dhe e ka mësuar në moshë të thyer qëndrimin në ujë pa vënë këmbët në tokë. Kështu që i takon jo vetëm të rrijë gjatë në ujë po edhe të vetëfilmohet e të vetëkomentohet për këtë barcaletë me protagonist vetveten!

Para pak kohësh u largua nga jeta publicisti Ardian Klosi, ndërkohë që vetëm para pak ditësh mbylli sytë Arbën Xhaferri. Ngjan si një ikje e arsyes qytetare në këto kohë. Një koment tuajin; ka ende vend për rolin e intelektualit në politikën shqiptare?

Intelektualët, ashtu siç e kuptoj unë qenien e rolin e tyre në shoqëri si njerëz organikisht refuzues ndaj çdo status quo-je dhe udhërrëfyes të kundërshtisë qytetare, janë një specie thuajse e zhdukur tanimë në Shqipërinë e Saliut edhe pse nuk është se kanë qenë ndonjëherë më shumë se sa një specie në zhdukje në Shqipërinë e këtyre 100 vjetëve. Ndërsa ata që quhen sot rëndom intelektualë kur shfaqen përmes prononcimesh a peticionesh anti-opozitare, janë njësoj si ata që dikur partia i thërriste në skenë për të shkatërruar në embrion ndonjë filiz lirie në bahçen e kulturës së Realizmit Socialist. Humbjet që ju përmendët janë kësisoj humbje të mëdha edhe pse përveç vlerave që këta dy heronj të mendimit shqiptar mbartnin në vetvete, përfaqësonin një specie sa të rrallë aq edhe dëshpërimisht të nevojshme për mjedisin shqiptar. Por si për një mallkim, në këtë vit simbolik po humbasim jo vetëm njerëz të veçantë po edhe gjurmë të paçmueshme të historisë siç ishte vetëm deri pardje shtëpia e të lavdishmit Themistokli Gërmenji në Korçë. E nëse humbja e njerëzve mund të lexohet si një mallkim nga lart, kjo e zhdukjes së gjurmëve fizike të historisë e të trashëgimisë kulturore të shqiptarëve është mallkimi që bart të pasurit në krye të vendit të një udhëheqësi delirant, i cili sheh çdo ditë me sy hapur ëndrra me monumente si ato që ndërtonte Enveri, ndërkohë që Shqipëria zgjohet çdo ditë me një rrënim më shumë në truallin e kujtesës së saj.

27 komente në “Rama: Në 2013-n, front i madh kundër Saliut. Berisha, objekt barcaletash me rekordet e notit”

  1. Emigrants says:

    Ky mendon se nje kemi shkrimtare dhe kuptojme retoriken e tij elekuente.
    O zotni ketij vendi I duhet nje drejtues e Jo shkrimtar me na tregu perralla

    1. Selam Musai, i Riu says:

      Xhindi,Gerdeci, 21 janari etj…, kane krijuar nje hendek aq te madh sa nuk mbushet me Nard Ndoka!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/if-ne-21-janar.html

      1. ashtu posi says:

        Hendeku nuk mbushet as me Nard Koken dhe Gjirin e Kurvave te Lalzit or Selam Mus juniori.

        1. homeri says:

          —-Njerez kot , komente kote—Ju nuk jeni ne gjendje te kuptoni ndryshimin qe kerkon ky vend , le pastaj te kuptoni EDI RAMEN . Rrini ketu ku jeni me SALIUN si telenovelat me kater seri ne dite , e dordoleca me duar ne xhepa —milet koti

  2. Shtegtari says:

    Se kush jane banditet qe qeverisin s’ka nevoje te lodhesh e te na e tregosh 100 here. Ti mund te jesh vete i paster (uroj dhe shpresoj sepse ky vend ka nevoje per njerez te tille) po ata qe te rrethojne ne udheheqje te PS jane pothuajese po aq te qelbur nga pikpamja e ndershmerise dhe antikorrupsionit. Kur ishin vete ne pushtet kane vepruar po njesoj si dhe banditet qe kemi sot ne krye.
    Psh n° 2 i Ps dhe krahu yt i djathte Ruci ka sot pallate ne zoterim te tij dhe kete e di gjithe Tirana qe ka gati gjysmen e banoreve te vendit. Ndaj dhe Berisha del me 30-40 % te votave ne zgjedhje (ne vend qe te dilte me 10-15 %) dhe nuk e ka e nuk do ta kete te veshtire te vjedhe pjesen qe i duhet per te mbetur ne pushtet ne 2013.. Kjo eshte arsyeja qe gjysma e banoreve te vendit (votat e te cileve do tia kishin bere qe me 2009 gropen ketij regjimi) nuk marrin pjese ne zgjdhje se nuk kane besim tek ata qe te rrethojne ty sespse i dashur Kryetar nuk lahet M… me SH…

  3. o edooooo;;boll mo me fjale;;;jemi tej ngobur sa qe na vjene per te vjelle…saliu duhet te LARGOHET ME zgjedhje te parakohshme …tjeter rruge nuk ka…po e drejton dote OPOZITEN beje ne mos lere se e zgjithe vete POPULLI..FJALET i merr era…duam vepra…

  4. Ben Chicago says:

    saliu kur degjoi per gruan 62 vjecare qe shkon me not nga kuba ne u.s.a.vendosi te shkoje me not nga dher miu ne brindisi
    keni per te pare gallate
    eshte e sakte nuk eshte shaka jam i brendshem

  5. daja says:

    O Edi po cohu dhe filloje sa me shpejte kete opozite kunder regjim.

  6. dantes says:

    Zrama nuk ka kuptuar akoma qe perpara se ti fitosh zgjedhjet duhet patjeter qe populli te shoh tek ai nje lider qe merr persiper te dryshoje teresisht menyren e qeverisjes . menyren e te beri shtet . dhe per te ndryshuar kete duhet duhet te qartesoje se forca qe ai drejton ka mundesiste dhe kapacitet e duhura , dhe vullneti i tij maksimal duhet te drejtohet ne ate qe eshte jetike sot per vendin . ai duhet te garantoje shqiptaret se te gjithe ata qe kane abuzuar me fondet publike me postet dhe qe kane pervetesuar pasuri te paligjshme do te shkojne para drejtesise ,ata qe kane vrare protestusit do te marrin denimin dhe ndeshkimin e ligjit fajtoret e gerdecit , vjedhesit e zgjedhjeve ,kushdo qofte do pergjigjen perpaar drejtesise e drejtesia duhet te vendoset . nuk kemi nevoje per nje rilidlje por kemi nevoje per nje lindje . se me berishen shqiperia nuk lindi por vdiq . hiq dore nga parrulla shabllone por deno veprimet antishqiptare te qeverise dhe te berishes . perpara se te besh ate qe don populli duhet qe te shbesh ate qe nuk do populli qeverija ajo eshte problemi dhe kete qeveri nuk do ta largojne te huajt por shqiptaret . qendrimet e opzites ne kete kohe jane te dyzuara dhe jo te qarta , miratojne kodin ligjet per hire te mos prisheb me te huajt kjo nuk eshte te beri politike reale por nje politike zvarritese . nuk shkohetne zgjedhje me nje kod te arnuar pa garanci ligjore dhe ekspertet e ps dhe ket here gabuan me dashje administrimi i procesit te zgjedhjeve nuk mundet te behet pa nje kontroll elektronik te votuesve qe ishte themelorja nuk ka rendesi numerimi elektronik i votave perpara identifikimit elektronik te zgjrdhesve qe menjanon votimin kolektiv dhe votimin fiktiv.ankimimi duhet te jet e drejte e kujdo sublekti dhe te behet ne nje kohe rekord jo kur te deshiroje kryetari i kqz . nuk nudet qe te kandidoje nje antare qeverije pa dhene me pare doreheqjen te pakten 3 muaj perpar si mundet te jete kandidat per deputet ministri i rendit pa dhene doreheqje kur dihet se procesin zgjedhor e ka ne dore ministria e rendit qofte shoqerimin e kutijave te votimit qofte ruajtjen qofte rregjistrin e votusve te gjendjes civile qofte te drejten per aplikin per pasaporta dhe karta pra ka ne administrim shume hallka qe ndikojne ne zgjedhje dhe ne rezultatin e saje . ajo qe i mungon sot apozites eshte trendi koherent real i situates . nuk ka nje kauz te qarte qe te afroje sa me shume votues prane saje . problemet madhore te shqiptareve rrenimi ekonomik, moral pasigurija e jetes kercenimi cdo dite i jetes nga krimi por edhe nga shteti prespktive e zymte e te ardhmes humbje e identitetit kombetare ,vjedhja e pasurive te kombit dhe kombesave nga pushteti mafjoz i berishes qasja ndaj nje politike nderkombetere servile dhe per interesa te qeverise dhe mbajtjes se pushtetit duke u larguar nga aleatet e natyrshem dhe historike te kombit si SHBA etje qe po ben berisha te tere keto duhet te jen axhenda e opzites jo korespondenca ne webe qe nuk ka asnje vlere . prandaj mendoj se opzita eshte shume e corjentuar dhe ka nevoje ajo vete per nje koslolidim dhe kompaktesi per te krijuar nje besim real tek votuesit nuk iken berisha ne menyre te lehte koha e ka treguar kete se ai iken pasi e lan vendin me gjak kete duhet ta dije mire cdo njeri dhe te pregatitemi te tre per ti dhene nje goditje vertete perfundimtare ketij mostre .

  7. LENINI says:

    Po pret qe pjesemarja e madhe ne votime do te nxjere fitues? Ajo pjesemarje do jete per partite e reja,dhe jo per dy partite qe e kane shpene shqiperine ne buze te gremines.Edhe ketu do perkrahet nisma e intelektualeve italiane qe te mos votohet asnje politikan qe ka 20 vite ne politike.Populli eshte lodhur aq shume sa edhe emerin nuk mund tua degjoje me,si te majte dhe te djathte.

  8. LUAN says:

    Shqiptaret duhet te kuptojne se vec ndryshimi i qeverive i ndihmon vete ata .Po e le ujin per nje kohe te gjate ,sado i paster te jete ai fillon dhe qelbet .S’ka nevoje per komente te gjata .Duhet te largohet kjo qeveri qe nuk beri asgje ne : drejtesi ,polici,shendetesi,bujqesi ,hipoteka ,shkurt kudo qe quhet shtet .

  9. shkodrani says:

    Pirdh pirdh ti ne twiter e neper intervista,ky ka per te ti vjedh prape zgjedhjet e ti P P… dhe rri e ruj se ca po thone nderkomtaret qe rrehen me euro e me noj cope P……dh qe ju con vucidoli falas nga kryesia, e keshilli kombetar,,,eshte koha vetem per veprim te ashper ndryshe do shkosh ti me disa shoke tuaj ne parlament deputet si te opozites,,nese ky eshte qellimi yt kete e ke sigurue, dhe ti e din kete.por mjere ky popull legen qe nuk te marrin ty edhe vucidolin e te gjithe larot e tjere perpara.Popull pa gjak…..

  10. Beni qe nuk ecen dot vet says:

    Rame sa ta gjesh ti se cfare duhet ber shkoi e vate Shqiperia se detin ja shiti Sali Toptani. Bej libra dhe shkrime se per tjeter pune nuk je ti zoti Sharlatan.

  11. Denisi says:

    Shpresoj shume tek qytetaria e Edi Rames dhe kembengulja e tij per t’i bere gjerat ndryshe dhe mire.Uroj te bashkohen te gjithe e te largojne te gjithe shpellaret qe na kane zaptuar.

  12. Vetem Kuq e Zi says:

    Edi Rama ti je si Berisha dhe populli shqiptar nuk genjehet me prej jush. Ti je nje njeri qe do vetem pushtet dhe sot perpiqesh te vjedhesh tezat e Aleances Kuq e Zi se e shikon qe ajo te rrezikon. Por kjo nuk te ben patriot! E kot sot populli ju njef se kush jeni te gjithe ju drejtuesit e politikes anti kombtare. Ju jeni shitsit e atdheut per interesa personale. SHQIPTARE VETEM AK!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  13. Dezenjatorja says:

    Populli kerkon ndryshim e sa me shpejt te zhduket kjo bande kriminelesh qe vret per te mbajtur pushtetin.

  14. illyricum says:

    Boll se na fryve… Na le rrugeve si qen ne mes te bulevardit te na perdhose e te ne vrase fshatari i vicidolit.
    Maloku te pakten i shkon deri ne fund nje gjeje, ti je pa bythe, lere kete pune me mire…

  15. o emigrantos says:

    Te shprorret Familja Berisha nga pushteti vellezer se nuk ka njofur historia jon Familje me te ndyre dhe te erret se kjo felliqsire. Rama duket qart se cfare eshte po ai nuk eshte as hajdut dhe as shites i atdheut. Kaq mjafton per Shqiperine ne buze te gremines. Rama e di dhe vete sot sa i pa afte eshte dhe e kupton qe votat e jona per te jane nga halli i kesaj Familje mostrash qe na sundon.

  16. *king says:

    Ja shikone cfar baloshit si me cen qen i terbuar ka hapur gojen

  17. DREJTESIA says:

    Jam e bindur se populli dhe qytetaria e mbeshtet Edi Ramen por duhet te jete me radikal dhe me i prere me mafian qe eshte ne pushtet.

  18. ore ore lule bore says:

    O Ed po aleatet e tu po ikin tek Berisha mor djal. Me ke do besh aleance ti me Nard Ndoken apo me Ngjel legenin. Ik o Edo se keta i njofim ne se kush jan. Aleatet e tu ishim ne populli qe na ke len ne rruge qysh se ke marr drejtimin e PS. Hera e fundit ishte 21 janari. Tani shko merr Arvizune per aleat ose shkoi qaji Monikes ne Gji te Lalzit.

  19. Stef Staku says:

    ANALIZE : Z. Edi Rama meqe e pranon vete humbken ti prit vitin 2013 e pastaj 2014 …. Por besoj se pervec ndonje zarfi me para per sherbimet e tua si zjarrfikes i protestave kunder rregjimit te Berishes, nuk ke per te marre tjeter. Ashtu siq ndodhi dhe me z. Nano te partise suaj.
    Ne nuk kemi ndermend te presim as Ju e as Berishen !!!
    Rrugen e fitores Shqiptaret dine me e gjete edhe pa Ju, !!!

  20. beso says:

    Edi dukej i paduruar per te rrezuar saliun.Qe nga 21 janarieshte bere shume i duruar.Gojet e liga thone qe kura Arvizu ia kaliti shume durimin.Ajo qe shqiptari mesatar percepton nga politika e opozites se sotme eshte kjo:pazari eshte bere me ndermjetes Arvizun e kudondodhur.Nga nje ane e tavolines jane qarqet okulte te bisnesit rajonal dhe sekseret e tyre ne zyrat e Washingtonit,ne anen tjeter jane Rama e berisha,qe kane vene nen”hudut” partite e tyre”pertej te majtes e te djathtes”,dmth partite personale.Marreveshja behet ne tavoline,ilir meta eshte”cassieri”.Nje gje eshte e sigurt;pazaret e hpura do vazhdojne hesapin e tyre,plehrat do vijne,Hec-et do behen,nafta do vidhet nga firmat fantazme si Bankers&co.Cdo ambasador amerikan qe do vije do jete me legen se arvizuja,se xhanem edhe paraardhesit keshtu kane qene.Me gjeni nje vend qe amerika e beri me te mire se veten!Pra,shqiptari mesatar percepton kete ndjesi te keqe tallavitjeje,se zhurmat e medha nuk eshte e thene te sjellin ndryshime te medha.Edi Rama eshte vertet me i qyteteruar,por kjo nuk mjafton per nje shtetar,biles eshte pak.Duhet te jete i kualifikuar,me pervoje politike dhe administrative,biles me ca thinja te rrahura me veshtiresite.Psh,po qe per retorike.me i miri ne bote eshte Berluskoni;ai i magjeps masat dhe prozhektoret e televizoreve,por ja qe nuk eshte shtetar.Nuk di ndonje tjeter ne PS qe mund te beje me mire,por kam idene se ne PS nuk pranojne njerez me te mire se veten.Kane krijuar kasten e tyre,biles”akademine” e tyre politike,kane zgjedhur”trashegimtaret” e tyre dhe jane mesuar me llogarite e tyre.Nuk me intereson se çfare thote saliu per bllokmenet e rinj,por nje e vertete e vogel vlen edhe per PS e Edi rames.Kjo eshte bere tamam si autobuzi ku pasageret nuk i flasin dot shoferit.Ne nje autobuz te rendomte kjo vlen vertete,por ne nje parti te shendoshe nuk te behet shendet.Jam kurioz te shoh Edi ramen kryeminister;kam frike se do mundohet te beje punen e çdo ministri,saqe do themi me vete:”po ministat ç’na duhen”?.

  21. islam hasani says:

    Shikojani fytyren e ketij njeriu(edi rames)eshte e njellojte me ate te Ahmedinexhadit.Te dy jane njelloj.Mjerre shqiptaret po u be ay kryeminister.

  22. SHQIPERIA VEND "RRUMPALLE" says:

    SHQIPERIA TOTALISHT JASHTE KONTRROLLI DHE VEND “BARCALETASH DHE RRUMPALLE”.

  23. v says:

    Kryetari,ky eshte ai opozitari qe na ben me shprese qe ne te ardhmen do jete me i ndershem se te sotmit ???……..kismet po nuk devijoj dhe ky mavria …Sot drej-(dhojne)-tojne …me falni per termin por keshtu eshte ne te vertete ne si shoqeri dredhohemi nga cdo kush qe ka celsa ne dore ,ne cdo zyre te ketij shteti ka pronar zyrash qe sherbejne me tarifa te tyre personale dhe gabo po deshe thuaj qe kerkon nje te drejte ,te qeshin siper dhe te tregojne sekserin qe njeh cmimet e references per nje leter bakalli te thjeshte ,aahh mer i mjere popull po popull mbete nuk u bere kurre njeri .

    E zgjata pak o kryetar per te thene qe keni te drejte per gjithcka qe nuk shkon mire ne shqiperine tone por zotrrote opoziten e ben te dhjere per mos thene tjeter .Ka plot gjema nga mengjesi ne darke qe bejne keto dredhjeret e sotem qe po ti rendisje ti ne cdo dite do ishin degjuar dhe ndergjegjsuar me shume njerezia por ti prap nje here ne sene na del e na ben nje shkrim ,se te shkruash dini mire ju, dhe te drejtoni dini mire, por te beni opozite te perditshme jo ,,po mire juve ju mesojne si te dilni ne opozite, dhe kur te dilni ,apo e kam gabim.Opozite te mbare o kryetar dhe me mente ne dore se ne koke ikin ato ..

  24. profesori says:

    O edo. Je shume para per te qene kryeministri jone. Na ler se u mesuam me saliun tani te na vrase te ne vjedhe te na fyeje e neve mos te na beje pershtypje. A e kupton se ky mjedis injorant meriton ate qe ka ne krye tani ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje