Sa është tkurrur ekonomia shqiptare?

20 Gusht 2012, 09:56Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Vlerësimi më i fundit zyrtar për tkurrjen e ekonomisë shqiptare është publikuar nga INSTAT-i për tremujorin e parë të 2012-ës. Sipas këtij vlerësimi, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u tkurr 0.2% në krahasim me të njëjtin tremujor të 2011-ës. Por a ka vazhduar tkurrja edhe në muajt në vazhdim? INSTAT-i ende nuk ka publikuar ndonjë vlerësim për tremujorin e dytë, megjithëse kanë kaluar pothuaj dy muaj prej mbylljes së tij. Sidoqoftë, Ministria e Financave ka publikuar të dhëna për të ardhurat e shtetit deri në fund të korrikut, të cilat mund të na ndihmojnë në mënyrë të tërthortë për të bërë një vlerësim të përafërt të PBB-së.

Kështu tatimi mbi fitimin dhe ai mbi të ardhurat personale i kanë sjellë arkës së shtetit 25.6 miliardë lekë deri në fund të korrikut. Kjo do të thotë se totali i fitimeve të deklaruara të bizneseve dhe i të ardhurave të deklaruara të personave fizikë nga pagat, qeratë, interesat bankare etj. ka qenë 256 miliardë lekë (ato tatohen të gjitha në nivelin e sheshtë 10%) Ndërsa në fund të korrikut të 2011-ës, ky total ka qenë 287 miliardë lekë. Pra kemi një rënie të fitimeve dhe të ardhurave prej 31 miliardë lekësh, ose 11%.

Dhe ecuria e këtij treguesi nga 2008-ta e këtej (periudhë e taksës së sheshtë) na tregon se ka një korelacion të fortë statistikor mes tij dhe PBB-së së raportuar nga INSTAT-i. Pra, i bie që INSTAT-i të raportojë një tkurrje ekonomike dyshifrore për 6 muajt e parë të 2012-ës. Ose përndryshe, Ministria e Financave duhet të pranojë se e ka ulur shumë efikasitetin e mbledhjes së tatimeve…

http://respublica.al/artikuj/2012/08/20/sa-eshte-tkurrur-ekonomia-shqiptare

3 komente në “Sa është tkurrur ekonomia shqiptare?”

  1. JEMI VENDI I DYTE B.C. (before christ) says:

    PSE, KEMI EKONOMI NE?!!!
    NE KEMI NJE RROTE K.., KRYEMINISTER DHE DY B… MINISTRA! VETEM PER XHEPAT E VET MENDOJNE.
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/modeli-financiar-ekonomik-salibode.html

  2. Kuturu says:

    Vlerësimi më i fundit zyrtar për tkurrjen e ekonomisë shqiptare është publikuar nga INSTAT-i.
    Ne asnje subjekt nuk funksionojne kasat fiskale,nuk e di nga i merr informacionet INSTAT.
    Eshte i vetmi vend ne ballkan dhe Europe qe statistikat i nxjerr sipas politikes.
    Perderisa nuk funksionojne kasat fiskale INSTAT eshte i pabesushem.

  3. qytetar says:

    Ekonomia shqiptare do të jetë gjithmon e para,
    për arsye të etalonit që qeveria rishikon çdo tre muaj në parlament,
    për t’ja dhënë INSTAT.it.

    Kasat fiskale funksionojnë,
    Por; mungojnë serverat për arshivimin e të dhënave.
    Edhe kjo është vjedhje pasi subjektet e paguajnë këtë shërbim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje