Bashkia e Tiranës, e cila prej javësh të tërë ka nisur një aksion ndaj romëve për t’i ndaluar që të mbledhin kanaçe, duket se nuk ka ndërmend që të rreshtë në aksionin që ka ndërmarrë ndaj tyre.
Sipas një reportazhi të A1 Report, policia bashkiake është duke vijuar dhunën ndaj romëve, duke i ndaluar ata që të mbledhin kanaçe dhe shishe plastike, i vetmi mjet mbijetese për ta.
Jo vetëm kaq, por punonjësit e policisë bashkiake kanë kërkuar nga romët 100 mijë lekë të vjetra, për t’u kthyer karrocat e konfiskuara.
“Policia bashkiake na kërkon 100 mijë lekë çdo personi për të na kthyer mbrapsht karrocat e sekuestruara më parë.”- tregon një banor për kameran e Tv A1 Report.
Jo vetëm kaq, por atyre u është kërkuar të punojnë në pikën e grumbullimit të mbetjeve në Sharrë tre ditë pa lekë, si provë, dhe më pas të punësohen zyrtarisht. “Na duan të punojnë 3 ditë pa lekë. Po unë që punoj me djalin, i bie të mos marr 60 mijë lekë për tre ditë. Ça është kjo. Po unë me se të jetoj atëherë”- dëshmon një grua e komunitetit rom.
Organizata e njohur për të drejtat e njeriut, Amnesty International, ka kritikuar ashpër këtë aksion të bashkisë ditë më parë, që duket se çoi edhe në shkarkimin e drejtorit të policisë bashkiake, Florenc Hoxha dhe emërimin në vend të tij të Vullnet topallit.
Mendohet se prapa gjithë këtij aksioni qendron kunati i kryebashkiakut Lulzim Basha, që kërkon të marrë në zotërim përpunimin e mbledhjes dhe përpunimit të objekteve plastike.
prisni dhe pak o komunitet rom se ne 2013 Liria bashk me Lulin do mbledhin kanace.
BACA E MBAN FJALEN E DHAN!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/do-e-baj-shqiprin.html
Na merzitet me gjith rome.S’keni pun tjeter Tema?!
Romet apo gabelet siç i quajme jane njerez si te gjithe , por nuk jam dakort me propaganden qe ben opozita dhe ai fare avokat i popullit ne mbrojtje te romeve , ne Tirane shikoja ne piskun e vapes prej 40 gradesh qe ata(romet)derdhnin kazanet e plerave e çanin qeset e zeza me plehera per kanoçe , jo vellezer se ka dhe shqiptare me te varfer ne ekstrem si jetime se nuk ka avokat per ta , fenomeni i plerave me romet po ndodh dhe ne perendim nga ata te Rumanise qe nuk po lene metale e kabllo elek.pa vjedhur duke sabotuar hekurudhat , femijet e tyre te vegjel me grate jane bere tmerri i njerezve si hajdute xhepash ,shtepishe e makinash e magazinash . Paris
MBILIDHUNI TE GJITHE ROMET DHE MERRENI PENGE LULIN DHE COJENI NE SHARRE TE PUNOJE TRE DITE PA LEKE,VETEM ATEHERE LULI ARRIN TE KUPTOJE ,NDRYSHE NUK KUPTON ASGJE SE AI BARKUNE TIJE E KA PLOTE ,PER ATE BARKE BOSHIN AS NUK DON TE JA DIJE .CFARE MUNDE TE PRESESH TJETER NGA LUL KRIMI,NJE NJERI QE E SOLLI NE KARRIKE ALI BABA I TIJE ME VOTA TE VJEDHURA.NJE KRIMINEL QE VRAU KATER TE PA FAJSHEM NE MES SHESHIT.