Urim Gjata: Tentuan të më ekzekutojnë. Më ofruan para dhe vend pune për përgënjeshtrimin e akuzave

24 Gusht 2012, 11:47Politika TEMA

Urim Gjata, personi që denoncoi korrupsionin e frikshëm në Dogana, është kërcënuar me jetë dhe tentuar që të ekzekutohet. Kjo është pohuar nga vetë Gjata, që ka thënë se është shpëtuar nga disa miqtë e vet.

Ai gjendej në Pogradec, ku dhe jetonte me familjen, kur i është rrezikuar jeta nga shokët  e tij, me të cilët dikur pinte kafe.

Albnow ka kontaktuar sot me demokratin e  vërtetë Urim Gjata, i cili tha se “mu rrezikua jeta në Pogradec, por më shpëtuan disa miq të mi”.

Gjata i tregoi gazetarit të Albnow edhe itenerarin e largimit jashtë Shqipërisë, por nuk mund ta publikojmë, duke respektuar kërkesën e tij.

Gjata tha se “ëndrra e emigrantëve për një Shqipëri sa më të zhvilluar dhe më të mirë, fatkeqësisht është shuar, por ne nuk do të ndalojmë përpjekjet për të luftuar ndaj të korruptuarve”.

“Unë nuk krijova dhe drejtova degën e PD-së në Selanik që të bëhem pjesë e horrave” thotë Gjata për Albnow, duke shtuar personat që ai denoncoi i kanë premtuar para dhe vend pune, që të përgënjeshtrojë ato çka denoncoi tre ditë më parë.

Urim Gjata, Kryetar Nderi i PD-së dega Selanik

Urim Gjata është i njohur si një nga simpatizantët më të mëdhenj dhe fans i madh i kryeministrit Berisha. Është nderuar nga PD për punën e madhe që ka bërë në Selanik, ku ishte kryetar i kësaj partie për shumë vjet.

Miqësia e tij me ish-ambasadorin dhe demokratin e njohur Vili Minarolli, e sjell edhe më pranë PD-së. Urim Gjata është shprehur gjithnjë se do të mbetet një demokrat i vërtetë dhe ka punuar shumë për të mbështetur shqiptarët në Selanik. Ka zhvilluar takime me personalitete të larta greke dhe u ka zgjidhur shumë probleme emigrantëve.

Urim Gjata u kthye në Shqipëri ku punonte në doganën e Kapsticës dhe nuk ka duruar dot KONTRABANDËN e frikshme që bëhej aty dhe ka denoncuar në media, duke vënë në lëvizje institucionet përkatëse, por deri në këto momente, edhe pse kanë kaluar tre ditë, asgjë nuk është publikuar nga këto institucione.

Në rastin e denoncimit të kontrabandës, Gjata ka ndihmuar Berishën që të kuptojë ku shkojnë miliona eurot.

36 komente në “Urim Gjata: Tentuan të më ekzekutojnë. Më ofruan para dhe vend pune për përgënjeshtrimin e akuzave”

  1. qyfli says:

    Ti shikojme fundin kesaj pune tani.Te jete lojtar i Adhamudhit ky Urimi?Te shikojme nga do ti hedhe syte Adhamudhi kur te dale si i xhindosur ne tv.Po ti hedhe lart,keq do te jete puna.

      1. Gusmari says:

        Urimi pazar ka bere gjithe jetes!
        Ate po ben edhe tani.
        Ne si popull, nga deshmia e tij, perfitojme pak drite mbi erresiren. KJO NA DUHET SOT! NDAJ OFROHET EDHE STATUSI I TE PENDUARIT!
        Neser, merruni po deshet edhe me dashnoret e goces se xhajes se Urimit, dhe sa e blen kilen e kastravecit.

      2. populli says:

        Na kenaqet me keto Spote. JU LUMTE DJEMA!

  2. anticensurë says:

    “Në rastin e denoncimit të kontrabandës, Gjata ka ndihmuar Berishën që të kuptojë ku shkojnë miliona eurot.”
    ah naiviteti i shkret!
    do të ndihmojë berishën për ti treguar ku shkojnë milionat?!?!
    hej gallatë naive!
    pjesa më e madhe shkon tek berisha mor “demokratiks”naiv!
    zoti na ruajt,ska mbatur gjë tjetër!
    këta janë votuesit e vërtetë të berishës!
    dje një tip me nick “dm” në komentin tim tek intervista bugajski më thoshte “se ato që thosha unë i dinte dhe lopa”por harron se ka dhe më lopë se lopa!
    o”dm” hapi sytë dhe dil nga qebaptorja!
    shikoje si përpiqet demokratiksi i ndershëm naiv dhe votues i ardhshëm i berishës,ta ndihmojë berishën për të gjetur milionat që i mungojnë në arkën e shtetit!!!!
    thënjet “enveri nuk dinte gjë për atë që ndodhet në shqipëri,por ishte faji i sigurimit(nexhmije hoxha)”,”titua nuk dinte gjë për masakrat që u bënë në vitet ’50,’60 mbi shqiptarët e kosovës(politikanët titisë të kosovës)”,””berisha është i ndershëm por ata që e rrethojnë janë të korruptuar(sundimi i parë i berishës)pasohen me naivietetin”për ti treguar kush i “vjedh shtetin berishës”!të të tra këto thënje zënë vënd në mëndje naive dhe me mangësi në inteligjencë!
    më falni se harrova shprehjen e shumë komentuesve pro edistë”çfarë do bëjë edi i vetëm???”!
    thjeshtë mëndje pjerdhur!!

    1. fatmir says:

      Po ti nuk e kupton qe ajo thenie eshte me kunje. Mos u bej kaq i trashe, lexo midis rreshtave.

      1. anticensurë says:

        flm fatmiro,
        më ke bërë një nder të madh!trashësinë time nuk e kisha vënë re deri tashti!pasqyra tënde ma vuri në dukje!
        unë nuk kam aftësinë të lexoj midis rreshtave!lexoj vetëm të zezën mbi të bardhë!ndoshta ky është shkaku i trashësisë time!
        më bëhet shumë qefi që ti mund të lexosh midis rreshtave,të paktën ka njerëz që do ta çojnë shqipërinë gjithnjë e më përpara!
        në këtë rrugë që jemi!
        një këshillë fatmiro,leximi midis rreshtave është INTERPRETIM!
        interptretimin e bën gjithkush sipas mëndjes së tij!
        leximi i të zezës mbi të bardhë është real!të gjithë e lexojnë njëlloj!
        naiviteti i këtij njeriu duket që në rreshtat e para të leximit,duket që në foton me çmendinë berishën!

  3. kevin says:

    urim gjata eshte nje mashtrues patologjik qe duke qene se nuk vidhte do sa me pare dhe ishte xheloz per koleget ja mbathi te siguronte azilin per vete e kalamajt pasi i biri ishte ish i denuar per droge ne greqi…turp te merret gazeta me nje te semure manjak qe duhej te ishte ne burg tani per vjedhje.

    1. anticensurë says:

      kevin,
      mos je ti ndonjë nga ata shokët për të cilët urimi ishte bërë xheloz!???
      kushdo që të jet shkaku,ai ka treguar atë që e dinë dhe e kanë provuar shumë shqiptarë!
      korrupsionin,veçanërisht atë doganor!
      korrupsion që ti me budallallëkun tënd po e rivëteton me shkrim!
      vetëm firma të ka mbetur!

  4. Gezimi says:

    Kam frike se mos Urimi del si Dritan Prifti. Ne te kunderten ky njeri duhet pershendetur dhe perkrahur. Te shohim si do te rrjedhin ngjarjet.

  5. iliri says:

    Kevin ka te drejte.Jani Gjata ne Greqi organizoi dhe nje goditje me thike ndaj tij, gjoja e goditen ata te PS qe te tregonte se eshte teresisht i PD.Ai ne Greqi nuk beri asgje, vetem fjale fjale dhe nuk i solli asnje vote PD por ne te kundert i prishi pune sepse te gjithe e dinin se cfare mashtrus ishte. pergjigjuni se kam edhe te tjera!!!!!!!!!!!!!!!!

    1. Taku says:

      …fol pra, pse duhet me t’hudh grepat?, po deshe bashkbisedim ik te Klani e fol me Sonilen

  6. volluna says:

    zoti te ruajte urim,u djeg ndyresirave hajdutve po u lumte se jane te veshur me pushtet dhe si prek dot…..

  7. Ben Chicago says:

    jane prishur pazaret
    midis pd isteve nuk mendoj se ka ndonje burre te mire
    maskarenj te gjithe nga saliu deri poshte

  8. geno says:

    Ky nuk iku nga dogana por e hoqen se filloi te mos derdhte “gjobat” tek shefat por i mbante per vete, duke tehen: une nuk pjerdh per njeri se kam salen mik shtepie dhe tregonte fotgrafine qe e bante dite e nate ne xhep e ua tregotne si kercenim dhe shenje sigurioe klandetineve maroken e affan e libanze e somaleze, shofereve e tregtareve. Pyesni tregtaret dhe te thone, qe ky te rripte lekuren ne dogane. tani qe e hoqen, nuk kish ku punonte me se en emigracion i ka dale boja si sekser i Vili-Vilit me letrat e emigranteve dhe beri tip show me denoncim per te mare azil familjarisht jashte shtetit. E more cune, milionat i morre nga doganat, nha 5 lokle e 5 shtepi i ke qera ne podradec, Korce e Tirane dhe shko merr azilin, po ta dhane, se duhesh verifkuar cili ke qene ne dogane, se njohesh qe ke qene si gjithe pisat dhe hajdutet e Saliut e te Ritvanit

    1. Ladi says:

      Ok o ti Geno, po sic duket paska bo jo vetem Vili-Vili po edhe Sala-Sala. Se c’thone shoferat e kamarierat kjo dihet se ne kte vend sa te ulesh qafen te kercejn te gjith siper por ky babloku mi paska bo ca fotografi t’bukra me Salen se qekan edhe te dy fotozhenik. jam shum dakort qe ky mund te jete sic thua tani por nuk eshte burrni me fol tani qe ai ja mbathi, pse nuk folen shoferat (edhe ti) kur ai ishte me fotografi ne xhep duke rjep leke?
      Tani me mir merru me Boden e bodellaret se ai nuk ishte i vetmi rjeps(n.q.s.) por doganat jane tumllas me rjepsa, nqs ti je burr nxir ndonje emer tjeter meqe i ditke muhabetet e shoferave

    2. anticensurë says:

      o geno të jetë njeriu kaq idjot nuk ma merrte mëndja!
      ti diskuton këtu se ky trapi me emrin urim nuk na qënka i ndershëm por e bëka për inat!ty nuk të intereson aspak vjedhja,korrupsioni që ndodh por të shqetëson fakti se ky nuk qënka një hajdut i ndershëm!prandaj ne nuk duhet ti besojmë fare!
      mor debil,nuk ka hajdut të ndershëm,por ka gjithnjë hajdutë që denoncojnë hajdutët e tjerë!mua kjo më intereson!
      ZBULIMI I KRIMIT DHE KORRUPSIONIT!nuk më inteerson aspak shkaku për të cilin e bën ky këtë denoncim!!!!
      ti thua se këtë e përzunë nga karteli i korrupsionit,kështu që nuk qënka aq i ndershëm sa ata që vazhdojnë të punojnë në atë kartel!ti nuk thua se për fat ka njerëz të korruptuar që për çfardolloj arsye bëjnë të mundur zbulimin e korrupsionit,krimit!!!????
      është për të ardhur keq për këtë mentalitet kaq të krimbur,kaq të ulët,kaq të trashë!!!

  9. demokrati ne miting says:

    Ca demokrat leshi qenke ti Urim, ti nuk ditke te vjedhesh, nuk ditke te shantazhosh, te mashtrosh, te mbyllesh syte, te marresh leket e tua ti cosh kalamojve ke shpia.

    1. populli says:

      aaahhhh sa mire di ai ti beje, por e kane shtrenguar keto kohet e fundit si kane lena hapsira per te vjedhur si ka vjedhur dhe ne pije e siper e leshoj bomben po si diket i plasi ne dore tani.

  10. goja ham e shpina bam says:

    ne 2005 berisha shpiku numrin e telefonit antikorrupsion. Kush morri ke ai numer me pas kerkoi azil diku jasht shqiperis. Qellimi i numrit ishte per te identifikuar spiunet. Me pas beri ate modelen prokurore. Me pas filloi masakra e vjedhjes se qete te gjat.

  11. Shtegtari says:

    Pak rendesi ka nese dhe vete Urimi eshte i qelbur, rendesi ka qe duke i nxjerre syte njeri tjetrit duhet te na hapin syte ne te tjereve qe i votojme masivisht, po ne jemi pyka s’degjojme nga ai vesh, ne pa buke rrime dhe besen e dhene “Partise” dhe “Komandantit” nuk e shkelim, do votojme per ta edhe sikur me buke thate te rrojme.
    Rrofte Partia
    Viva El Comandante Berisha

  12. gentian says:

    Qe nje denoncim te kete efekt duhet te kete prova dhe te behet ne organet perkatese dhe jo neper gazeta, sepse te gjith jemi te vetedishem se sot nuk ka gazeta te panvarura por te gjitha jane ne sherbim te kraheve politik, ky zotria kishte ne dore te filmonte dhe te mblidhte prova sa te duash per ate qe ndodh neper dogana dhe mbasi te kishte provat te denonconte ne prokurori dhe jo neper gazeta dhe pastaj iken per te kerkuar azil politik…….

    1. Reformer says:

      Korrupsioni ne dogana demton jo vetem socialistet, por edhe demokratet.

      Vetem ne shqiperi gjen “lope” te tilla qe nuk revoltohen per korrupsionin, , perkundarazi sulmojne denoncuesit, vetem sepse partia e tyre eshte ne pushtet.

      Ne Itali kur Bosi u akuzua dhe u vertetua se kishte bere korrupsion familjar, te gjithe perkrahesit e braktisen dhe ai dha doreheqjen si kryetar partie i Lega Nord.

      “Te penduarit” kane shkaterruar mafian italiane. Pra nuk ka asgje te keqe kur ata sherbejne si asgjesues te korrupsionit. Urimi mund te kete bere shume te keqia, por ne fund beri nje te mire te madhe duke demaskuar krimbat qe thethijne gjakun e tone.

  13. urimxhata says:

    Jemi te xhith Urima.

  14. Astriti USA says:

    Me duket pak misterioze kjo pune,por duke ditur qe kemi nje band te njohur si kjo e Saliut un e besoj kete Urim Gjaten.Kam njohur nje Trim Gjata ingjiner,mbase eshte i jati,eshte burre i mire.

  15. Arben says:

    E gjithe kjo eshte loje per te fituar azil politk. Eshte skenar qe eshte perdorur nga Shqiptaret ne SHBA prej vitesh. Kam pare me dhjetra skenare te tilla. Avokatet e sygjerojne vete kete. Bli me pare nje artikull ne gazete sikur te rrezikohet jeta dhe paraqite para gjykatesit si dokument per te kerkuar azil. Me kete dokument hiqesh sikur je “koke e madhe”. Turp per shtypin Shqiptar qe eshte bere pjese e kesaj loje prej 20 vitesh. Shqypi i vertete duhet te verifikoje te dhenat qe merr me burime te pavarura para se te beje artikuj te tille.

  16. astriti says:

    eshte e bukur te shkruash apo te krijosh opinione per te tjeret.pa i njohur apo te nxjerresh dufin e atyre qe ky urimi ka akuzuar.Eshte turp te shkruash dhe te fshihesh mbas gishtit kjo eshte vetem loja e kundershtareve te urimit per te mbuluar pislleqet e miqeve te tyre kontabandiste.te gjithe qe kemi kaluar trarin e doganes e dime cfare na pret.Ai arriti ti heqe masken ju merreni me fjale,ai arriti ti demaskoje,ju beni karagjozin,turp per ju te gjithe turp,si duket do te jeni pjese apo sekseret e kondrabandisteve,sepse me ato qe shkruani nuk besoj qe asnjeri ta kete njohur,por nxirrini dufet tuaja me emra fallco sa problem ka ai masken ja u corri cfare i mbetet tani zerit tuaj te cakallit te vajtuni kondrabanden dhe pislleqet tuaja qe po ju vjen fundi,paska seksere te devotshem qe kukurisin sepse kur ishte ai ne shqiperi nuk ka guxu kush me i dal para dhe jo me e sha ne kete menyre te poshter djallezore dhe prej frikacaku (qeshu rini qeshu bota asht e jotja)

  17. olsi says:

    Korrupsion atje eshte bere ne menyre te rende, si nga PD dhe nga PS,
    Militantet besnik te dy partive kane kontribuar mjaft ne ndertimin e sruktures korruptive ne Dogana, dhe ne Kapshtice.
    Ka te dhena per ca femra te papara qe kane punuar aty..
    Shoferet e transportit i njohin te gjithe..
    Ne nuk na ngelet gje tjeter vec ta falenderojme per kurajon, ta mbeshtesim dhe ti urojme fat Urimit.

  18. fieraku4u says:

    BENE MIRE TE FSHIHESH NE BUNKER DAKU…SE ERDHI SALI DRAGOBIA EDHE TE SHQEU GOJEN..POR TE PAKTEN TI FOLE DHE THE DICKA.

  19. urim gjata says:

    pershendetje ju lutem une jam urim gjata ju lutem sot po me kercenojne dhe familjen policet e larte te shtetit po me kercenojne dhe familjen ju jap nje numur 0694106893 of i larte policie ju lutem nuk kam kerkuar azil politik jam munduar te ndimoj emigrantet mos bini pre e maskarenjve imoraleve dhe hajduteve qe fshihen mbas teseres se PDse ju lutem mos u merrni me mu nuk jam ai qe shkruajne maskarenjte futuni ne Fejzbuk kerkoni urim gjata dhe do me jepni te drejte gjithe te mirat pershendetje urim gjata sepse dhe Email eshte i imi e kini ne kete faqe
    [email protected] ju faleminderit

  20. inf says:

    Urim gjata apo ish doganeri i kapshtices njilloj si Paro Laçi
    dhe Paro hapi degen e PD ne Bruksel dhe aty filloi te drejtonte PD E SALIHUT DHE SHABONIT ,dhe Paro i dekoruar nga mjeku i shurres salih romi berisha me Urdhenin Pishtari i Demokracise
    Kshu e nisi Paro dhe mbas asaj dite kur saliu erdhi ne pushtet Paro u vet Punsua te Shaban Memia te kthimi i tokave.
    Aty beri kerrdine Paro dhe ti Urimi do kesh bere kerrdine ose je kollona e peste e salih zezes dhe ben gerr e verr kot .
    Ti gjithe ju qe keni marre medalje nga saliu te gjithe jeni Muterr e kaluar Mutit pik.
    Shkoni beni shurren se ai denoncim qe ke ber ti per 50 euro dhe per 150 euro eshte banal dhe i dal mode .
    Do ti te llapesh Llap si i ka hije nji njeriu te pasterr dhe mos bej rolin e viktimes .
    Trego po ti nuk ke vjedh ndonji 50 euro Trego per Milona dhe leri 50 apo 150 Eurot o mashtrus i pedese je ti.
    Shko kerko azil se do marresh opingat e sherros ne BE
    Kujton ti se je xhevahir je nji kokerr muti qe se ke shokun
    TI DHE PARO HAJDUTI JENI NJI KATEGORI,Horra te pa pame te dy.

  21. tefta says:

    OJ SHQYPNI , E MJERA SHYPNI

    TY TA KAN FUT KRYT N’HI

  22. ona says:

    Nga foto me duket mistrec dhe i koruptuar ky URIMI,

  23. Shqiptar i pa perlyem. says:

    Un mendoj se te gjithe PD-istat jane te korruptuar, kurse engjej jan vetem PS-istat me Edvinin e Rames ne krye qe ka qene kryetar bashkie i Tiranes .O harrova dhe ky artikull nuk esht blere nga Urimi por kjo Gazete me Meron ne krye po jau cjerr masken PD-istave sic jau ka cjerrke masken Enveri IMPERJALIZMIT AMERIKAN.

  24. skandinavi says:

    Sipas kesaj po del se Berisha eshe Kukull ne doren e krimit te organizuar!Ai po e mbaka lodren(daullen) e te tjeret po i bikan! haha!”e lumja ti moj Shqiperi njerzit qe i ke ne kry”!

  25. Spiro says:

    O njerez mos u merni me nji te cmend se ai ka delirin e madhshtis e do te jete ne qender te vemedndjes…ai ka shpik e ka trillu per gjith njerzit qe ka njojt e qe ka punu…duke nisur qe nga stafi i konsullates shqiptare ne Selanik e mandej me shefat e policis se pograqecit.. e tani gjith kto shpifje per doganat a s’thu se ca ka bere ky njeri 3 vjet qe ka punu ne dogane. biles ai ka ba denoncim dhe per djalin e vet pasi ai valla e kercenonte…. sic duket urimi kujton se denoncimet jan akoma ma plan e ai duhet me ncitue te realizoj planin.
    Ky pijanec sigurims 1200 i kohes se enverit ala se ka haru zanatin e vjeter e tani po perdoret si kamikas nga shefat e vertet te tij te asaj kohe per me shpif e me krijue rremuja te paqena…
    Mir ti behet Saliut e PD qe mban akoma njerez si ky.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje