E di, e di, që shumë nga ju që sapo lexoni, do habiteni dhe shqetësoheni për titullin dhe nentekstin e tij. Për ju e kam më shumë këtë shkrim, për ju që habiteni dhe shqetësoheni për “moskujdesin tim” të qëllimtë.
Pavarësisht, se Berisha deklarohet për Mauzoleumin e ish- Mbretit ( gjë që nuk e besoj personalisht), se e vlerëson kaq shumë Zogun, kur i sikterisi të birin në 97-ën, apo se i duhet të shmang vëmendjen nga gjëra të tjera dhe këtu është bërë mjeshtër i “spin doctoring”, padyshim që Kryeministri do e bëj kur ja kërkon vetja, një Mauzoleum ish-monarkut .
“Në historinë tonë kemi pasur qëndresa, tradhtira, pasi në fund të fundit, atë që ia kemi bërë vetes ne shqiptarët, nuk na e ka bërë kush. Por, e vërteta ishte se Ahmet Zogu ishte një figurë e ndaluar në historinë shqiptare”, tha Berisha.
Të paktën kësaj here tregohet i sinqertë kryeministri kur thotë se “atë që ia kemi bërë vetes ne shqiptarët, nuk na e ka bërë kush”. Fatkeqësisht edhe ai nuk ka dalë nga rreshti dhe nga norma në këtë pikë.
Vlerësimi i figurës së ish-Mbretit Zog, nuk mendoj se është i vonuar, sesa thjesht ende i nxituar. Por meqë vazhdon inercia që fituesit bëjnë dhe shkruajnë historinë, njëlloj si deri përpara 22 vjetësh, lind nevoja e një reflektimi dhe “numërimi deri në dhjetë”, në shënjë vetpërmbajtje nga vrreri dhe tundimi i fuqishëm për revansh ndaj kundërshtarit ideologjik, që të ka mundur dikur.
Figura e Zogut në sfondin dhe kontekstin e Mauzoleumit, është ngritur në nivelin e figurave të tjera ndikuese në historinë e Shqipërisë, sic është Enver Hoxha.
Fatkeqësia jonë e përbashkët qëndron në të moskuptuarit akoma të faktit të pakundërshtueshëm se brezi ynë i te vdekshëmeve, nuk mundet dhe nuk është ende në gjëndje, të bëj një vlerësim të qetë, të ftohtë, ta paanshëm dhe realist të vlerave të këtyre figurave kontraverse të Shqipërisë së 100 vjetëve të fundit.
Nuk jemi, pasi kush më shumë e kush më pak, përfshi edhe mua normalisht, kemi jetuar ose në kohën e tyre ose në kohën kur ata demonizonin ish kundërshtarët ose paraardhësit e tyre politike, dhe në një farë mënyre jemi të indoktrinuar për mirë a për keq, me dogma dhe të vërteta të paplota ose të pavërteta dhe spekullime të mirëfillta.
Konkretisht, Zogu është një figurë mjaft komplekse dhe me shumë dritë-hije, vlerat dhe antivlerat e të cilit, janë ende të pa evidentuara plotësisht.
Thënë kjo, ngritja e një Mauzoleumi për Zogun , për mendimin tim, nuk ka asgjë të keqe, pasi në fund të fundit, duam apo nuk duam ne të gjithë, ai është një fakt historik edhe pse deri diku tragjik, por padyshim edhe komik në historinë e shtetit shqiptar.
Padyshim, që nuk është sic e ka cilësuar Enveri, pasi ka pasur vizonin për të ndërtuar shtetin me tipare oksidentale dhe elementët fillestar të tij i instaloi, edhe pse në një vënd të tejpopullar me njerëz me tumane dhe që nuk dinin të shkruanin emrin e tyre.
Por Zogu ishte edhe një njeri që shiti tokë shqiptare për të ardhur në pushtet, i ndihmuar nga armiqtë tradicional të shqiptarëve, serbët.
Madje, vodhi thesarin e atij shteti që tentoi të ngrinte, të cilin ja njeh për meritë Kryeministri i rradhës, edhe pse ky është i njëjti Kryeministër që e përzuri me ceremoni të birin e Zogut, Leka Zogun në 97-ën!
Por një Mauzoleum për Zogun e konsideroj të vlefshëm edhe në aspektin turistik. Duam apo s’duam ne, Zogu dhe Hoxha, janë dy emrat që më përmendin shumica e anglezëve, që pretendojnë se dinë dicka nga historia e Shqipërisë së izoluar gjatë Luftës së Ftohtë.
E Mbretëritë, edhe si kjo e jona, jetëshkurtër, artificiale dhe pak gjak blu, përgjithësisht e kanë një vlerë turistike.
Ndaj në këtë sens, një Mauzoleum për Zogun do të kishte vlera turistike për cdo turist të brëndshëm dhe të huaj, deri diku.
Por ajo që të irriton në mentalitetin shqiptar të fitimtarit, është fakti meqë unë jam sot në pushtet, unë do vendos se cili do piedestalizohet dhe cili do demonizohet.
E njëjta llogjikë dhe mënyrë veprimi, si edhe në kohën e Enverit. E meqë jemi tek Enveri, unë do thoja se krahas Zogut, që do ketë Mauzoleum , do ishte shumë mirë ta kishte edhe Enveri ose të ruhej ai muze që kishte.
Edhe Enveri nuk ishte më i mirë se Zogu, në shumë aspekte, si në luftën kundër kundërshtarëve të tij politik, luftën e tmerrshme dhe idioteskte të klasave, dhe eksperimentet politike edhe pse ishte një njeri që kishte jetuar në Perëndim, për dallim nga Zogu.
Por krahas shumë të metave të mëdha, ai mbetet njeriu që cliroi Shqipërinë në bashkëpunim me aleatët, nga zgjedha e huaj me partizanët e tij idealistëe dhe patriot, ndërtoi një Shqipëri që nga Zogu e trashëgoi injorante dhe të prapambetur, dhe e izoloi njëlloj si Koreja e sotme e Veriut.
Por ndryshe nga Zogu, ai nuk shiti dhe nuk dha toka apo hapsira ujore nga territori shqiptar, as për të ardhur në pushtet, as për ta mbajtur atë, sic ka ridalë sot moda!
Normalisht, edhe për të, një Mauzoleum apo museum, do kishte të njëjtat vlera, si ato që përmënda edhe për Zogun. Madje, edhe informuese dhe edukuese për brezat e ardhshëm për të mos bërë ato gabime, si dhe për të kuptuar sesi ka qënë dhe si ka ndryshuar vëndi.
Por përvec këtyre dy figurave të spikatura dhe të debatueshme të kombit, ka edhe të tjera që meritojne jo më pak si Noli, e ndonjë tjetër.
Historia absolutisht nuk rijetohet ndryshe nga sic ka ndodhur në realitet, sipas tekave dhe dëshirave të atyre, që janë në krye të shtetit në një moment të caktuar.
Dhe historia e vëndeve të tjera të zhvilluara dhe më të qytetëruara sesa kjo e jona, e paracivilizuar, dhe parademokratike, na mëson se figurat e tyre politike, aventurier, monarkë apo revolucionar, respektohen për aq sa kanë dhënë dhe kontribuar realisht.
Por nuk hidhen poshtë pa të drejte rikthimi dhe rivlerësimi ne momentin adekuat.
Njëkohësisht, kjo histori dhe traditë e këtyre vëndeve, dhe nuk ja vlen të përmënd këtu shembujt, si nga Anglia, Rusia, Gjermania, italia apo edhe ish-Jugosllavia, na mëson edhe një leksion të vlefshëm akoma të pa nxënë.
Pikërisht atë që; brezat që kanë jetuar afër në kohë me këto figura, janë të paaftë të bëjnë një vlerësim të saktë dhe të plotë të meritave dhe mëkateve, që kanë pasur këto figura, që në një gjë janë motamo, si cdo qënie njerëzore; janë të paplotësuar, shpesh të baltosur, jo perfekt dhe me dritë-hijet unikale.
Berisha ashtu si Enveri, e kushdo tjetër, nuk mund të cbëjnë ose mohojnë faktin se Ismail Qemali, psh, ishte ai që ngriti flamurin në Vlorë, apo që Zogu ishte Mbreti i vetshpallur i shqiptarëve, apo që Enver Hoxha ishte njeriu që drejtoi shqiptarët për 50 vjet gjatë komunizmit, apo që Berisha ishte mjek i “Bllokut” komunist e më pas drejtuesi i levizjës prodemokratike apo presidenti i 97-ës, Kryeministri në ditën e hyrjes së Shqipërisë në NATO e kryeministër-“burre shteti” në 21 janar kur trupat e tij qeveritare vranë 4 vetë në mes të Evropës.
As ata që do vijnë pas Berishës, dhe që nuk duan ti degjoj as emrin, do dështojnë pamëdyshje, njësoj si Berisha me Enverin apo Enveri me Zogun, kur të vlerësojnë menjëherë figurën e Berishës apo bashkëfajtorëve dhe bashkëvuajtësve të epokës së tij .
Gjëja e vetme me vlerë, që cdo brez mund të bëjë për figurat e kohës së tyre, është minimalisht të konservoj dhe mos shkatërroj faktet dhe dokumentat, shumë më lehtë në epokën e sotme të internetit për ti arshivuar, që do të mundësonin në rastin më fatlumë, ata që janë sot në kromozomet e nipërve dhe mbesave të tyre, për te bërë një vlerësim relativisht realist dhe të plotë të historisë, me heronjtë dhe antiheronjtë e saj respektiv.
Zogu,ishte ai qe formoi shtetin e pare shqiptar,i cili nuk egzistonte dhe ishte thjesht nje territor qe banohej nga fise,dhe ku hajdutet e ordineret benin ligjin.Ai formoi ushtrine,xhandarmarine,lekun shqiptar,ambassadat shqiptare ne bote,dhe Shqiperia per here te pare filloj te njihej si shtet.Per ju komunistet historia e Shqiperise fillon me 29 Nentor,dhe perderisa babai juaj idjot Enveri,e denoj Zogun,edhe ju vazhdoni me besnikeri ne rrugen e tij
Dhe ti Beno, as me mire e as me keq po vazhdon rrugen e gjyshit tat Enverit… (nqs nuk e kupton baba Saliut)… (nqs prape nuk e kupton, je cuni Saliut)
Une si shqiptar i ndershem e patriot
do kisha pranuar me mire Hitlerin ose Ducen
Te dy keta diktatore kane bere me shume per vendin tim sesa Ahmet Zogu apo Sali Bisha!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/zogu-berisha-puq-puq-97.html
Tradhtari mbron tradhtaret. Gjithmone! Tek te dy Sali+Zog dominon elementi Sllav-Serb
Po çfarë keni more njerëz! Le ta bëjë, për Zogun dhe për vete!
Na duhen dy WC publike në Tiranë!
ti beni qenke nje koqe e kandarit te saliut,saliu po ecen ne hapat e zogut,po mir qe na krijoi xhanderme4rine ai beu(per te shtypur te varfrit…po gjith ate flori qe vodhen ku e cuan,apo ia ndane popullit?!shkove kaq larg derine usa dhe ngele injorant a derzi..te kuptosh dhe pranosh qe je injorant eshte hapi i pare drejt inteligjences,asnjehere nuk eshte vone,fillo.na krahason zogun ti,as nuk duhej permendur.te denosh enverin eshte tjeter gje,dhe te mbrosh zogun eshte tjeter gje.nuk balancohen keshtu gjerat.persa i perket saliut,ate qe beri sala keto 22 vj nuk i beri dot as enveri as zogu,doli doc serb ky.eshte ber mjeshter i se dhenit pamjes se pemes te populli,qe te humbase pyllin…dhe ti je nje nga mbeshtetesit e saliut qe e ndihmoni ne shkaterrimin e vendit.por zotrote nuk e ndjen se vjen nje here ne 3 vite ne shqiperi,ose je ne tirone dhe ben propagande
Beri kete, beri ate…dhe pastaj i rrembeu te gjitha dhe u zbyth. Saliu, per nga rrembimi, eshte pjelle e Zogut, biles e ka tejkaluar. Te shohim nese do ti ngjasoje edhe ne ikje. Idea per te shperbere kombin me dasite Veri-Jug, me makinacione te tilla, si joshja qe i behet ne kete rast krenarise veriore, nuk ka per te funksionuar kurre. Nga Veriu do ti vije gjema.
Beni Chicago.Zogu nuk e formoi shtetin e pare,se ai ishte minister i brendshem ne nje tjeter qeveri te meparshme.Mundet qe mungojne dokumenta ne arkivat dhe do dalin te reja(e mire se te vijne)por Zogu nuk formoi realisht shtet.Ai formoi nje tip tribuje arrogante qe uzurpoi realisht te quajturin shtet shqiptar,te cilin e ktheu sa me pare mundi ne nje monarki qesharake e te dhunshme.Ne mungese te dokumentave dua te me sqarosh se kush e propozoi kete malok te pabese si mbret dhe kush ia propozoi”mretnine”?Nese mbreterit e vendeve arabe i ngulen anglezet,si Feisalin ne Iraq,Abdullahun ne Jordani,Ibn Saudin ne Arabi,kete truleshin nga Burgajeti kush e vendosi?Une mendoj se deshen serbet qe ky te vetequhej”mret”,duke i dhene shqelmin republikes parlamentare,ndersa ishte e udhes asaj kohe qe te binin mbreterite dhe te instauroheshin republikat parlamentare apo presidenciale.Qe ketu e sheh sesa evropiane ishte fryma zogiste.Ky satrap i pabese vrau pas shpine,pra jo me gjyqe e ligje,mjaft patriote shqiptare,mjaft prej tyre i perndoqi edhe ne ekzil.Enver Hoxha dhe qeveria e dale nga lufta(sepse Zogu i ku..ves s’kishte bythe te bente lufte)ndaluan rikthimin e Zogut me nje vendim te Kongresit te Permetit,pra keto gjera Enveri nuk i beri si skuth qilari por si burre shteti.Enver Hoxha mundet edhe ta vriste Zogun se i kishte mundesite Nuk teme vone,por nuk e beri.Thjesht i ndaloi hyrjen ne Shqiperi dhe abrogoi”mretnine”.Beri mire apo keq nuk jemi ne ta percktojme,pasi universalisht,kush fiton luften logjikisht gezon edhe pushtetin.Mos te bejme shume historira,por kjo puna e mauzoleut mund te jete afar privat i familjareve te Zogut,por aspak e afar i shtetit shqiptar.berisha kerkon te beje si qeveria ruse(me duket ishte Jelcini)qe rehabilitoi Romanovet,por ajo ishte tjeter gje.E par se Romanovet u pushkatuan pa gjyq,dhe e dytra,sepse Romanovet qene nje dinasti e trasheguar ne breza e pastaj kishin formuar nje tradite perandorake per Rusine,me lavdi dhe disfata,por siodoqofte,nuk ka paralele mes Zogut dhe Romanoveve.T’a them pse?Sepse Zogu nuk u pushkatua nga komunistet,por ai iku vete,se nuk pati kellqe te perballej me pushtimin.Nese kishte krijuar ushtri moderne e shtet modern,logjika e do qe dy pushke do t’i shkrehte.Ca thone se morri shume flori apo pak,por gjesti i grabitjes se floririt te shtetit dhe futjes ne sendyqet personale nuk ka gjekund krahasim,se ne asnje monarki mbreti nuk ka te drejte te fuse duart ne arken e shtetit.Nese do ngrejme nje mauzole,le te bejme nje prove referendare;te kerkojme per pese persona,Zogun,Enver Hoxhen,sali berishen(ketij do propozuar se gjalli),Ismail Qemalin dhe Fan Nolin.Le ta bejme hapur kete gje dhe do shikosh qe populli s’eshte aq budalla.Une per vete do zgjidhja Nolin,por kam frike se enver hoxha do t’i leje te tere pas.Prandaj te merremi me gjera me serioze,se shteti nuk drejtohet me barcaleta,qe saliut i kane mbetur si karamele per te genjyer kalamajte.Mauzoleu per”mretin”alegorik te shqiptareve,qe ne te vertet ishte nje satrap dhe pazarxhi i paskrupullt,nje kriminel i vertete,se me kriminel eshte edhe ai qe paguan vrasesit dhe jo vetem ai qe vret,nje tradhetar i pashoq,i sjelle si asnjehere ne historine tone ne fuqi drejteperdrejt nga armiqte e Shqiperise,eshte me e fundit farse idiote e sali berishes,jo per te rivleresuar”mretin&mretnine”,por per te rrembyer edhe ate llokme legalistesh te mbetur udhekryqeve,se ia do interesi,por edhe ndonje legalisti qe trazon fasulet nga Amerika.Hajde,se edhe mauzole”mreti”kishim mangut!
Beso,eshte e vertete qe Zogu,ka qene MB,disa muaj,deri ne “revolucionin e qershorit te Nolit,por duke pasur parasysh qe Noli deshtoje ne qeverisje ne reforma,dhe megjithese ishte nje erudit i permasave boterore nuk ishte nje shtetar dhe politikan pragmatist.Une mendoj se u takon historianeve ( jo enverist), te vleresojne figuren e tij me meritat dhe te metat e tij,por nje gje eshte e sigurt qe ne historine 100 vjecare te Shqiperise,Zogu krijoi shtetin me te mire dhe dinjitoz,por z.Beso ,njerez thellesisht Enverist,si puna jote qe periudhen me te erret e me te zeze ne historine e Shqiperise 1944-1992,e quani si periudhen me te lavdishme te saj,kjo nuk mund te kuptohet.Legaliste nuk ka ne Amerike,kane vdekur me kohe,por pjesa me e madhe e tyre ka qene ne Europe.
Beni,une kam qene pionier kur vdiq enveri.Nuk di si do flasesh per ata gjermane qe ishin ne shkollen fillore ne kohen e Hitlerit.Quhen”hitleriane”ata?
beso pse merresh me nje koqe kanari si beni prej legeni. Me idiot nuk ka bo nona.
Beso,mund te kesh lindur edhe pas ’90,dhe te jesh enverist,sepse Envero-komunizmi eshte ideologji,qe infekton te gjitha moshat,ashtu si nazismi qe ka perkrahes te shumte sot ne bote.Eshte Pikerisht ky mentalitet,kjo semundje qe nuk lejon Shqiperin te zhvillohet.
O k*qe kanari me brire ?
—Beso…..E cfar shteti krijoi ZOGU kur MIREDITA dhe HIMARA ishin krahina autonome , e para udhehiqej nga kapedani MARKAGJONI dhe e dyta te gjitha lidhjet pothuaj i mbante me grekun. Marveshja ishte mos na ngacmo te mos krijojme probleme. —-Xhandarmerin e krijoji per terror karshi populli dhe opozites dhe per mbledhjen e taksave . Te vetmet gjera qe beri ishin dy vilat e tije , nje ne durres , nje ne sukth dhe ura ne milot qe populli edhe tashti i quan vilat e Zogut dhe ura e zogut.——Aq shume para vodhi nga ky vend sa i nipi i tij Skeder Zogu thote se me ato para Zogu mbajti oborrin e tij prej 40 veta dhe familjet e tyre deri ne vdekjen e tij ne 1962, po keshtu bleu vila ne Egjypt , France dhe Spanje
——-Enver Hoxha —-e kater fishoje numurin e banoreve te shqiperise si rezultat i masave shendetesore e arsimore , nuk kishte lokalitet pa shkolle te mesme dhe pa qendershendetesore e kulturore. Edhe ky si Zogu krijoji nje sistem policore te shkelqyer qe i sherbente jo vetem mbajtes se pushtetit te tij por dhe rendit dhe sigurise se popullit. Krijoi nje ushtri te ngjashme me Izeaelin qe nuk i prekej nje pellembe teritor. Zvilloi nje sistem bujqesor te shkelqyer –kujtoni serat qe vinin nga Hollanda . Nje industri qe preknin te gjitha fushat , elektrifikoi gjithe vendin dhe beri ujsjellsa per cdo fshat ——-Ne periudhen e Enver Hoxhes , historia ka dy MAJA te shkelqyera kombetare –.lufta kunder okupatorit dhe dalja nga traktati i Varshaves , qe do ta kishin zili Hungaria , POLONIA dhe Cekia, jemi vendi i vetem ne ballkan qe u cliruam nga okupatori pa shkelur force aleate.
——Te dy vepruan ne periudha historike te koheste ndryshme ..–NE kohen e ZOGUT opozita a vra dhe shumica u largua per ti shpetuar persekutimit sepse ne ate periudhe kufijet ishin te lire ne tere europen . Ne periudhen e Enverit kufijt ishin te mbyllur dhe opozita u vra dhe u persekutua e gjitha
Te lumt pena Beso. Bukur ligjerove!
zogu Enveri Salija fatosi edvini jana kriminelet e ketije kombi
Na thuaj emrin, te te veme TY te na shpetosh nga kriminelet
Po or Ben Chicago, keshtu thone se beri shtet, shtet thone qe beri edhe Enver Hoxha, por kur i iku pushteti nga dora, ai i pari i’a futi, mori floririn dhe i la ne meshire te fatit shqiptaret, edhe pse ishte edhe mbret, duhej te luftonte deri ne piken e fundit. Ndersa Enveri me zvarraniket e tij, i shkeli e i shkeli, i’a shkuli te gjitha ato ndjenja dinjiteti ketij kombi, edhe pse shfaqej qe ishte gjthshka per atdheun dhe “partine”, i shkaterroi dhe i zhduku familjet me patriotike ne shqiperi, deri vrau dhe preu e internoi dhe i fshehu edhe firmetaret e pavaresise dhe familjaret e pasardhesit e tyre. Dhe kur vjen puna edhe ky mori gjith ate flori e i zhduki jasht per hesap te agjentuarve te huaja dhe te ruajtjes se pushtetit te tij. Dhe kjo seshte asgje se sot gjithshka, konfliktet e prones, vrasjet, vjedhjet, edhe sot pa dinjitet jemi, edhe sot po e shijojm helmin dhe paralizen e tentakulave te komunizmit, e cdo forme tjeter despotizmi apo tiranie.
Duhet te gjejm se si ti kthejme dinjitetin qytetareve, se te tjerat pastaj i kerkojne vet.
Çfar shpifje ben ti “WWW” (wuwuwu). Po ku kishte dinjitet shqiptari mor aman. Ne kohen e mbretucit Zogoll populli ishte analfabet dhe i paditur (sigurisht pa fajin e tij) , dhe si i tiil ishte pa dinjitet. Nuk mund te kesh dinjitet duke qene i paditur,analfabet e i shtypur. Dinjitaret si Noli, Curri,Gurakuqi,Prishtina,Rrustemi e tjerë ky i mdoqi dhe i vrau,pra vrau pararojen e dinjitetit. Ndersa ne kohen e hazretit Enver dinjiteti iu kthye ketij populli duke hapur shkolla duke shkermoqur analfabetizmin zogolljan. Hapi uzina e fabrika,thau keneta ku malarja vriste barabar sa mbretuci Zog.
Mbrojti Shqiperine nga rreziku permanent i Greqise dhe Serbise shoviniste duke ruajtur dhe ngritur dinjitetin e shqiptarit. Po mundohem te gjej diçka dinjitoze se mos na e la Mbretuci Zog,por mazallah se gjej. Une gjurmo dhe me dalin toka te shitura te atdheut. Une gjurmo dhe me del perpara ky mbretuc duke vrare njerezit me dinjitet. Une gjurmo se mos gjej diçka dinjitoze nga ky i vetshpallur mbret dhe me del perpara ikja e tij prej frigacaku dhe tradhetari duke lene popullin nen meshiren e fatit.
Eh sa kam per te thene,por edhe kaq mjafton.
E para nqs e ke lexuar komentin tim, eshte mjaft i qarte mendimi im per Zogun!
Por ato lavde qe i ngre Enverit, nuk dalin vecse nga goja juaj e filo Titisteve, qe u perkedhelen mire nga regjimi ne Jugosllavi, e ngaqe skan si te mbeshtesin hapur Titon, thurin lavde lart e posht per Enverin.
Ishit ju nje pjese e erret e bashkombasve tane pertej kufijve, qe s’lat vella pa spiunuar, qe ishin arratisur dhe i’a kthyhet prap Sigurimit ketu, e qe me vone dihet mire se si i shkonte fundi.
Sa per ato kenetat e per industrine, te gjitha ato ecen me zhvillimin e kohes, edhe po te ishte nje regjim tjeter ato do ndertoheshin me siguri.
WWW, nuk the ndonje gje qe ja vlen per te repliku me ty,por vetem per nje gje kur etiketon si “filo titiste”. Satrapi Tito per keto bindje qe kam edhe sot me shperbleu me nja 8 vjet neper kazamatet jugosllave.
Edhe diçka se harrova. Kur thua se industria,tharja e kenetave ishte si pasoje e zhvillimit te kohes. Po del pyetja natyrshem ,pse Zogolli nuk arriti te bente qofte edhe nje gje per tu mbajtur mend,dhe menjeher pas regjimit te Zogut dhe luftes , Enver Hoxha arriti te mobilizoje popullin per te ber ndertimin e vendit ,i mbetutur mbrapa dynjase duke bere ,qe brenda nje 10 vjeqari te kapercej shekuj.
Mbeshtetu ne fakte i dashur “mjegulla”
WWW, Ishe mire me komentin e pare. Ne te dytin, jo vetem qe nuk perforcove idete, por re ne nivelin e Benit, atij te çikagos.
Ti BENI qe ben gam gam gam a mund te me pe rgjigjesh pse ky mbret(l vetshpallur) bashkepunoi me armiqte tane shekullor Serbine dhe me ndihmen e kriminelit Pashiq,qe poqi e dogji shqiptar,erdhi ne Shqiperi duke e prmbysur me dhune pushtetin demokratik te demokratit te shqua FAN NOLI ?
A mund te me pergjigjesh pse ky i vetshpallur mbret vrau patriotet e shquar H.Prishtina,B.Curri,L. Gurakuqi, A. Rrustemi etj? Hiq mos me jep pergjigje se ske çfar te thuash dhe mos bej gam gam.
Shteti i Zogut u keput qe pa ardhur okupatori se aq i kalbur ishte. Zogu e dinte se ai shtet mbahej ne kembe nga bejlere e bajraktare qe shtypnin popullin te cilet nuk e kishin mendjen per lufte po per pare. Po Ben Chicago i nxjerr keto nga “perrallat me mbret” qe ia thoshte gjyshi kur ishte i vogel e nuk i ka rene ndonjehere rruga nga libraria per te lexuar ndonje liber te shkruar per kohen e “naltmadhnise”.
ben akoma vazhdon me propogand ,perse e perdori xhandarmarine zogu ,me vra bajram currin me patriote te tjere, krijoji ushtri te forte ku e mrojti vendin nga italia fashiste,po mire gjyshi yt u genjye po ti cfare dreqin te lidh me zogun,
vendimet madhore per kombin,per ngritje mauzoleumesh,apo muzeumesh,per figurat historike te kombit nuk mund te mbeten ne duart e nje personi,aq me teper partiak!Ato duhet ti vendosin historianet dhe populli me referendum!E verteta absolute eshte se figurat historike qe kane drejtuar kombin ne momente kyce dhe per nje periudhe te konsiderushme,duhet te kene muzeumin e tyre qe tu sherbej te gjitha brezave!!!
na cave trapin o manaj u bete te gjithe mendjellinj…shkruaj me vend e pa vend ..na u bete me keq se keta politikan plehra qe kemi
O Eri pa he njehere ti qe duhet te kesh me shume mend! Jep nje argument se duhet apo jo mausoleumi per Zogun ?! Ore tumanexhinj te kohes moderne e late shqiperine pa asnje muze per te vizituar! Vjen njeri he Ja fut tjetrit perpara dhe fillon nga zeroja prape ! Historia eshte histori me te Mirat dhe tr keqijat e saj! Vetem ne shqipot ndryshe nga tere bota! Po sbehemi ne jo se na Mbyti shpella !
Figura e Zogut,i duhet Sali Berishes per te justifikuar:
1.Shitjen e Atdheut si Zogu.
2.Vjedhjen e pasurive te pupullit te tij si Zogu.
3.Zhdukje e kundershtareve te tij si Zogu.
4.Shkaterimin e historise se te te pareve te popullit Shqiptar,po si Zogu.Ai mendon se po ngre per vete historine duke vleresuar Zogun,por dihet se Zogu ka bere me teper deme kombit se i ka sjelle te mira.
Saliu nuk mund te vleresoje Enver Hoxhen,sepse ai kishte cilesi shume me te vyera per Shqiperine se sa ky satrap i ri.
Beni edhe nje mauzole per herojnte e kombit Hamza Kastrioti dhe Esat Pashe Toptanin, se na mbrojten nga turqit dhe serbet. Aman or te keqen se per ta askujt nuk i vete mendja. Vetem keshtu do na veje mendja qe pak vite me vone te bejme nje mauzole per Birishen dhe Lulin, se na mbrojten nga Greket dhe Serbet. Pse vetem per Zogun, ai vetem nga italjanet na mbrojti, biles duke tradhetuar besimin e serbeve.
Zoti Manaj tradhetia mbron tradhetine kurre patriotizmin keta te dy kane shume gjera te perbashketa qe i lidhin e si largojne qe nga tradita, jeta ,mentaliteti,zakonet , krimet e vjedhjet qe kane bere ne kuriz te popullit e kombit si dhe ardhja ne pushtet nga i njejti burim Serbia.Sa per gjakun blu nuk behet kure nga shpellare qe jane ritur neper guva e pirgje me frengji.
ajo qe shikojme sot eshte se shume opinjoniste duke mos ditur realitetin dhe faktet e hidhura te vendit shkruajne per te marre nje rroge .ceshtja qe berisha promovon vlera te ish mbretit zog eshte disa planeshe . e para monarkia nuk perben me problem per te pushtetin e tije perkundrazi pinjolli i zogut eshte pjese e nje regjimi te berishes . se po te ndoshte ndryshe ai do teperfundonte si i ati qe nuk i zune kembet dhe ne regjimin e berishes se pare . e dyta nuk ka se si ai te promovoje ata baballaret e vertete te kombit dhe te pavaresise qe kulmuan ne vlore ai berisha eshte nje njeri primitiv hakmarja eshte nje ves i tije trasheguar nga regjimi i hoxhes se cilit i sherbeu me aq devotshmeri me vloren dhe vjonjatet ai eshte e quan veten ne gjak dhe nuk ka se si te beje nje pervjetor te 100 te pavaresise atje ,por e verteta eshte se ai eshte ne gjak nqs do te flasim me gjuhen e tije me te gjithe shqiptarte ata qe e duan dhe nuk e kane shitur kombin prandaj ai do te beje nje pervjetor te vetin me ata qe e vodhe e shiten e grabiten vendin se ska si te jete ndryshe me ta e ndjene veten ne nje rrjesht eshte nje klanor i rrezikshem dhe fatkeqesisht qesharak po car u be se berisha do tebeje nje pervjetor ne tirane me zogollin pervec se merr urrejtjen e popullit ai merr dhe ndeshkimin e historise jeta e nje kombi eshte e gjate perderisa te rrojne kombasit pushtetet nuk mundet ta shbejne historine e aq me shume regjimet si ky i sali berishes . e pare ne kete kendveshtrim kemi dy festime dhe nje feste nje festim ne vlore dhe nje tjeter ne tirane njera qe do te jete madheshtore sic i ka hije nje kombi qe di te vleresoje ata qe dhane jeten per pavaresine dhe nje tjeter nje farse e berishes si gjithmone shoqeruar me makinen e shteti te tij te felliqur . detyra jone si shqiptare eshte qe te shkojme ne vlore ta bojkotojme ta leme vetem saliun me zogollet e tije
Te pershendes per shkrimin Arben. Hoxha natyrisht qe do kete permendoren muzeun a dicka te ngjashme ne dekadat qe do vijne. Ajo qe me beri te shkruaj kete post eshte nje lloj ndjenje qe ndoshta ti ske dashur te transmetosh se ashtu si zogu apo hoxha edhe berisha mund te perkujtohet ne te ardhmen si ata.
Duhet te mos harrojme se Zogu ishte nje mbret fallso,i veteshpallur me propozimin e nje deputeti nga Skrapari.Per cudi,nje nga Skrapari po mban ne pushtet satrapin e sotem,otoman sa i pari.Ka mbete ne humorin e Shkodres shprehja: Ne vend te luanit,komandon Gomari.Faktikisht kete kombin tone,kurre se kan drejtuar ata qe e meritojne,por maskarenjte,te cilet e kane fituar statusin e drejtuesit me njemije dredhi e poshtersi.Me dredhi e poshtersi erdhi ky psikopati ne krye te PD,ku eleminoi e perjashtoi te gjithe rivalet.Sot,asnje nga nismetaret e PD nuk jane ne politiken e kesaj bande horrash.Po te marresh ne shqyrtim rruget qe kan ndjekur Enveri,Zogu dhe Saliu,vihet re se vazhdon te rivlersohet Enveri.Shkak i ketije rivleresimi asht njolla e zeze me emnin Sali Berisha.E vertete Mane,Zogu shiti troje per te ardhur ne pushtet,Saliu shiti Detin dhe interesat e Kombit,per te mbajtur pushtetin.Nuk besoj se ka Shqiptar,qe per hir te antaresimit ne BE,pranon me ndryshu kufinjte e me shite troje,vetem per nje vote ne Be.Sot kjo bashkesi e quajtur BE,asht afer shperberjes,kurse trojet,qe Sali Kurva kerkon me i fale,nuk rikthehen ma.Enver Hoxhen e kam urryer,nga ato qe kam mesuar per historine e tije.Isha akoma femije,kur komunizmi ishte ne pushtet.Kam lexuar shume e c’do gje qe me ka ra ne dore.C’do shtet ka denuar ata qe i kane sherbyer dikuj tjeter kunder vendit te tije.Rosenberget,burre e grua,shkuan ne karrigen elektrike,sepse punuan kunder Amerikes.Ndoshta jo te gjithe te persekutuarit shqiptare ishin kunder kombit te tyre dhe u denuan me makinacione banale,por disa u sherbyen agjenturave te huaja,kunder Atdheut.Keta duheshin denuar.Ne votimet e sistemit komunist,votohej fronti demokratik,ndoshta nga frika.Sot votohet regjimi fashist i Otomanit folklorik Berisha,sepse vidhen votat.Saliu thote se eshte qeveri e zgjedhur me vote,por dhe Enveri ishte i zgjedhur me vote.Ndryshimi asht se per trojet shqiptare,Enveri ishte gati me hy ne lufte me kedo,kurse Saliu e Zogu shesin edhe bythen per interesa e jo vetem trojet tona.Enveri nuk u ba miljoner me paret e popullit,kurse Zogu me Berishen,vodhen e grabiten gjithcka.Prandaj duke pare poshtersite e Sali Berishes,rehabilitohet Enver Hoxha.Fukarenjte,qe jane shumica e popullit,thone se ishim ma mire ne kohen e Enverit.Sa jan vrare rrugeve ne keto 22 vjet ,nuk jan vrare e pushkatuar per 45 vjet.Fundja jeta asht fondamentale e jo regjimet politike.Askujt si duhet demokracia,kur femijet dalin nga shtepia e nuk kthehen gjalle.Ky asht regjim diktatorial e jo qeveri demokratike
—Komplimentat e mija per komentin , sakt dhe qarte
“Por ndryshe nga Zogu, ai nuk shiti dhe nuk dha toka apo hapsira ujore nga territori shqiptar, as për të ardhur në pushtet, as për ta mbajtur atë, sic ka ridalë sot moda!”
Ky asht problemi i shumicës së shqiptarëve të Shqipnisë, sepse Kosovën kurrë s’e kanë konsiderue pjesë të Shqipnisë.
Enveri, edhepse e kishte rastin historik me bashkue Kosovën me Shqipni, në vitin 1944 dhe 45 ua fali serbëve. Në fillim të vitit 1945, dy Brigada të Enver Hoxhës (me komandantë Shefqet Peçin dhe Komisarin Politik Ramiz Alinë) qëndronin në kufijtë verior të Kosovës (ndërmjet Kosovës dhe Serbisë), derisa çetat çetnike dhe partizane banin plojën në popullatën e pambrojtun shqiptare. Për këtë “kontribut të çmuem” E.Hoxha mori medaljen “Hero i Popullit i Jugosllavisë”, të cilën, sa di, kurr nuk e ktheu.
Ti shoqja” MJEGULLA” mjegull e paske trurin.
Ti na flitkëke me “kompetence”. Ik ore mbushu. Po te ishte se Enveri fali Kosoven si u be qe me 47 u prish me Jugosllavine?!!! Po te ishte i tille ai fare mire do te ruante miqesine me Titon dhe te sundonte si ndonje mbret ! Ne sot pas 72 vjetesh,ne kushte apsolutisht te favorshme(,me nje perkrahje ku te hapur e ku te fsheht te fuqive boterore) mund te benim ribashkimin dhe perseri nuk po ja dalim, pikerisht nga pazotesia jone,nga ndonje pengese e jashtme (jo domosdoshmerisht),pasi edhe per luften e fundit thonim se nuk do te kemi perkrahje (shih deklaratat e eksponenteve te ndryshem sharlatane te pas viteve 90-te)! E si kishte mundesi Enveri te bente me shume ne kohen e luftes dhe te pas luftes kur dihej mirefilli qe vet Shqiperia londineze (aha nuk e paska pas shit Kosoven po e paskan pas nda ne tryeza nderkombetare) ishte ne nje rrezik per gllaberim nga shtete shoviniste siç ishte Jugosllavia dhe Greqia (edhe sot e kesaj dite Greqia mbane akoma ne sirtare ligjin e luftes).
Pra i nderuar “Mjegullnajë” ne ato situata te renda dhe dramatike doli si detyre imediate shpetimi i Shqiperise londineze. Gjeniu Enver Hoxha arriti qe me guxim dhe largepamesi te shfrytezonte dhe te kalkulonte me kontradiktat qe shtete te ndryshme kishin njera me tjetren,pastaj shfrytezoi poashtu edhe kontradiktat ne mes te vet dy fuqive boterore per ti kerkuar Stalinit mbeshtetje (pasi Enveri tashme kishte kuptuar armiqesine deri ne vdekje te Stalinit ndaj Titos) ,kjo mbeshtetje Enver Hoxhes ju sigurua dhe mund te thuhet lirisht qe Shqiperia (se paku sa ishte gjalle Stalini) pati nje siguri qe zor se guxonte Titoja te bente ndonje aventure qe te nderhynte ushtarakisht. Dikush mund te pyes nga naiviteti,dikush nga mosnjohja,dikush nga budallalleku ,- po mire si eshte e mundur qe Stalini ti ofronte mbeshtetje Shqiperise kur ai perfaqesonte nje shtet siç ishte B.Sovjetik ( dhe automatikisht ketyre lloj njerezve u shkon mendja per sllavizmin ,siç e dini Stalini ishte Gjeorgjian dhe rrjedhimisht me sa di Gjeorgjia nuk eshte shtet sllav) ? Deri me sot askush nuk ka gjetur dhe degjuar per ndonje dokument te hapur apo te fsheht qe Stalini te kete pretenduar per gllaberim te Shqiperise,sepse vetem nje rresht te gjendej,te gjithe do te vraponin e do ta proklamonin si nje gjeme. Kur Lenini
…..vazhdim.. Kur Lenini denoncoi TRAKTATIN E FSJEHTE TE LONDRES (ku edhe sot po e vuajme kete ndarje te padrejte) nuk del burre nene qe te thote se Lenini ketu se paku kishte te drejte. Joooo, thone mendjeshkurterlt, naivet dhe ” antisllavistet” se ai ka qen rus e ne ruset i kemi armiq.
Nuk po zgjatem me por ti “mjegull” dhe te tjere qe shani Enverin ,beheni qesharak dhe te ulet.
Mirembeçi!
zogu shiti ose fali teritore Shqipetare Serbise per te ardhur ne pushtet.Persekutoje dhe eliminoje kundershtaret politik.Nxori parate e tij e i mori florinjt popullit.deputetet e tij shpallen dhe firmosen qe Shqiperia kalonte ne varesi te Italise.Prandaj Zogu ik me bisht nder shale (na tradhetoje)nga Korca ne Greqi.Ne Greqi mire me te gjithe ministra e oborrin mbreteror.Duke i paguar te gjitha shpenzimet qeveria Greke.A e dini perse,sepse Zogu ne nje udhetim per Vjene i deklaroj nje mikut te tij gazetar grek :E pranoj se Greqia ka territore te saj ne Shqiperi,si Korca, Gjirokastra,Himara e disa fshatra te tjere.Aaa harrova mori dhe gjithe floririn e shtetit e me pas iku iku ikuuu…Ky ishte mbreti Zog pra, ate nuk e larguan por ia dha Italise, Shqiperine.Saliu e do Zogun se kane te njejta vizione…SHQIPERINE e vune ne shitje.
figura e ahmet zogut duam sduam ne eshte pjese e historise pasi ishte i pari qe vuri themelet e shtetit shqiptar por mos te harrojme se se kryeministri i asaj kohe ishte koco kote profesor ne paris qe vuri ne zbatim kuyshtetute europiane por mos te harrojme se polarizimi i ekonomise atehare ishte i madhe pasi pasuria ishte ne pak duar dhe populli ishte ne fukarallek. ai u be president kjo deri ne ate moment duhet vleresuar pasi shqiperia e varfer ishte republika e vetme ne ballkan dhe te gjithe ishin monarki. me vet shpalljen mret te tij dhe menyra se si u soll me opoziten krijon ate imazh jo te mire per zogun. ai kishte kundershtar imzot nolin por mos te harrojme se mos te kish qene noli ne 1917 qe ndikoi tek presidenti amerikan willson shqiperia nuk e di se cfar harte do kishte ,bile ne ate kohe ai shkruan nene shqiperi mos ke frik se ke djemte ne amerike. ketu fillon simpatia jone per ameriken se po te ishte per europen kurve ne nuk do ekzistonim.keshtu figura e zogut erresohet me faktet per shitje teritori dhe largimi nga shqiperia si kur te qendronte bashke me patriotet ne vend dhae te luftonte atehere do flitnim ndryshe. shembulli eshte i nenes mbretereshe te anglise qe ne kohen kur hitleri filloi bombardimin e londres ajo nuk u largua por i dha kurajo popullit trm anglez.
LIGJI I VLERESIMIT.
Ligji i vleresimt edhe per politikanet thote:C’do politikan,peshohet,vleresohet ne total,nga anon kandari i tille eshte.
S’ka dy mbreter Zog(Zoq)nje i mire nje i keq.
S’ka dy Envere nje qe beri mire nje qe beri keq.
S’ka dy Salinj,nje qe beri mire nje qe beri keq.
Qe te tre i peshon populli ne kandar te florinjte,kandari verteton nga anon seicili me te gjitha c’ka bere.
Ky ligj buron nga filozofet e lashte Greke,prej te cileve gjithe bota ka mesuar shume.
Sic ke emnin-Mjegulla- ashtu je mor zotni,njeri i mjegullt,qe flet ne mjegull.Ne vitet 1944-45,Enveri arriti nje marrveshje me Titon,per problemin Kosovar.Titoja pranoi nje vetvendosje te Popullit kosovar,pas fitores.Dihet qe Titoja i hangri fjalet dhe konferenca e Bujanit u shvleresua.Nga ajo dite,Enveri nuk u pajtu ma ma Titon.Shqipnia me afer 1 miljon banore ne 45-sen,si mund te detyronte Jugosllavine rreth 15 miljon banore???Ata te moshuar,qe kan lindur pas 45-ses,historine e Kosoves e kane mesuar ne shkollat e Enver Hoxhes.Aty kan njohur Sulejman Vokshin,Idriz Seferin,Azem e Shote Galicen,Jusuf Gervallen me vella dhe Kadri Zeken.Kur minatoret e Trepces u ngujuen ne galerite e minierave e disa drejyues kosovare ishin krah qeverise,Enveri i quante me neveri te shitur.Mahmut Bakallin e quante Mahmut Cakalli.Azem Vllasin e quante vegel serbe,kunder minatoreve kosovare.Cdo vit,emigrantet kosovare ne Europe,sillnin nje vazo te madhe me karafila nga kosova,ne festen e clirimit.Ndersa kur i duhej Milloshevicit,nafta per makinen vrasese e bota ja kishte blloku,Saliu i Malesise se Gjakoves,nje familje e perdale malesore,ndihmonte kasapin e Ballkanit,teksa vriteshin gra femije e pleq Kosovar.Per kete lexoni librin me kujtime te Ish presidentit te Malit te Zi,Momir Bullatoviq.Prandaj ti personi me emnin mjegulla,mos u ban lepires bythe i nje regjimi antishqiptar.Ata kosovar qe luftuan e dhane jete te shtrenjta ne lufte,duhet te kuptojne,se tanku qe ju vrau bijte,kishte ne serbator naften e Sali Berishes.Shote Galica ore Muti i mjegulles,ka vdeke si lypese ne Mamurras,sepse Zogu,idhudhi i Berishes e luftonte si person antiserb,pra anti mik i Zogut.Ti Mjegulla paguhesh me leh e me hanger mut ne kete forum,por nuk ke fakte me spjegu te kunderten time.
Me bukur Kole ska si thuhet,te lumte!
Z Manaj , serish tregove qe je i madh! U ngrite kurth ketyre komentuesve dhe rane brenda te gjithe.
Ate qe shkrujte e vertetove, qe brezi i sotem nuk eshte ne gjendje te bej vleresim te ftohte dhe realist te figurave. Po te lexosh keto komnete sot, skane nevoje me per koment per idene tend. Brilant je. Te pershendes dhe mbetem ne pritje te analizve et tjera.respekte Noli
Nje shkrim shume i goditur dhe realist. Se kush ka qene Zogu, currliu, apo Enveri e kush eshte Saliu e dime te gjithe. S’ka nevoje te na tregojne se kush e formoi shtetin si thote nje nga çikago, ne e kemi jetuar shtetin, po e jetojme dhe s’kemi nevoje per mesime nga idhetaret e njerit apo tjetrit. Zogu dhe Saliu jane tradhetare te vendit e kane shitur atdheun dhe e kane vjedhur, ndersa Enver nje diktator. Per ate çeshtjen e komunizmit eshte nje teme qe s’e kuptojne dot njerezit e hardelisur, eshte si diskutimi i gjuhes shqipe. Mund te komentojne per te vetem njerez me nivel, me gjakftohesi dhe shkencetare te mendimit. Gjithekush eshte i lire te flase si te doje neper rruge e gazeta me ortaket e tija.
Berisha e ka sulmuar Zogun vite me pare dhe te birin e ka denigruar e debuar nga shqiperia gje te cilen e kujtojne edhe ata me kujtese te dobet.Kete ndryshim Berisha e ben per te mar votata e perkraheseve te Zogut.Eshte per t’u theksuar se Zogu erdhi ne fuqi ne vitin 1924 per turp te turpeve duke rrezuar qeverin e Nolit me ndihmen e forcave serbe dhe vrangelistet armiqe te betuar te popullit shqiptare qe nga shekulli i gjashte,tani e keshtu do te jene ne jete te jeteve. Qeverite ishin krijuar me pare me kongresin e Lushnjes me kryeministra te tjere.Zogu kur e prune forcat serbe ne pushtet beri ligje te forta i ndihmuar nga perendimoret por jo per popullin por per te ruajtur pushtetin e tij feudal dhe te bejlereve e latifondisteve dhe populli prej 900000 veta e la ne skamje ekstreme dhe 800000 analfabet.Vrau dhe deboi ne arrati dhe ata pak figura te ndritura qe kishte nxjerr populli ne ate kohe si Gurakuqi, Bajram Currin, Rustemin etj.Ne te njejten kohe tradhetoi popullin shqiptar dhe i vodhi floririn.Keto jane disa te verteta por dhe keto jane teper te mjaftueshem per te konkluduar se Zogu eshte figura me e erret ne historine e shqiperise.
Beno,
Me gramatiken qenke zero. Nuk e lexova dot deri ne fund se me lodhe me gjithe ato gabime ne te shkruar. Ndersa sa per ate maozeleumin per Salen beji nje propozim kryetarit te bashkise ta ndertoje tek stacioni i autobuzave te kamzes, para muzeut kombetar. Aty dikur ka qene nje banjo publike.
Nje shkrim realist,pamvarsisht se autori nuk i ka shpetuar dot frikes per te folur tere te verteten per Emver Hoxhen,pasi e ndjen qe do anatemohet nga nje grup kukuvajkash.
Zoti Manaj,
Ju shkruani me kulture dhe percillni mesazhe pajtimi e paqeje, shume te domodoshme keto sot per ne shqiptaret si komb. Tema qe rrokemi te gjithe, per vendin e rolin e Zogut ne historine e Shqiperise dhe te shtetit te ri shqiptar, nuk mund te komentohet me hamendje, por me fakte, dhe keto jane ne arkiva e ne shtypin e asaj kohe. Kam shume kohe qe jam angazhuar ne disa studime per figurat e kombit ne keto 100 vjet, ku padyshim Zogu ka vendin e tij. Komentet qe behen jane me ngjyra e jo te bazuara ne fakte. Gjykoj se komentet pranohen ashtu sikurse vijne, ndersa vleresimi i figurave duhet te behet nga njerez te ditur, te fushes se historise, te psikologjise e sociologjise, te diplomacise, te jurisprudences e te ekonomise, pa e zgjatur nga specialiste te fushave ku mbeshtet organizmi e funksionimi i shtetit. Ju pranoni ngritjen e maozeleumit per Zogun, OK, SIPAS JUSH DO T’I VLEJ HISTORISE, turizmit, Shqiperise, etj. Por ne kemi nje muze kombetar ne qender te Tiranes, ku ka plot hapesira, madje per shume figura si puna e Zogut. Lexoj komente mbi bazen e “muhabeteve”, simpative, bindjeve politike, etj, po sa i sherbejne keto historise sone te dhimbshem. Gjykoj qe te ngrihet nje maozeleum nuk duhet punuar me “aksion te perqendruar” si ne kohen e Enverit, por me studime, analiza, diskutime, vleresime, deduksione dhe realisht e pa paragjykime e anime ne çmimin e punes se secilit. Te vendosesh ne balance Ismai QEMALIN apo Hasan Prishtinen me Ahmet Zogun duhet pune e madhe dhe mençuri e rralle per te daltuar personalitetet e tyre, per te evidentuar çfare i sollen kombit e Shqipersie, sa bene per te dhe sa gjurme e vlera lane ne historine tone, sa atdhetare qene, sa dituri mbollen, sa qetesi siguruan, sa nivel ekonomik arriten, sa emer i dhane Shqiperise, sa realizuan bashkimin kombetar, sa u respektuan nga bashkekombesit, cili qe fati i tyre dhe perse?
Ahmet Zogu, sikurse shkruani edhe ju, eshte nje figure shume komplekse, por ky kompleksitet lidhet me karakterin e tij te paqendrueshem, me interesat e tij personale dhe ndjenjen e theksuar karrieriste, me etjen per fitime sipas mesime te Lale Krosit; Zogu etiketohet “themeluesi i shtetit dhe figura qendrore e kongresit te Lushnjes, por kjo nuk eshte e sakte, Zogu pati rol ne ate kongres, por ka qene burra te tjere ata qe e kane meriten per ate kongres (Zogu u shqua se shkoi me uniforme ushtarake, pati njerez te armatosur me vete, pati mbeshtetjen e Aqif Pashes e te Hoxhe Kadri Prishtines dhe u caktua minister i Brendshem, ndersa kryeminster u caktua ne dhjetor 1922, madje kete post e mori me dhunen e armeve, pasi u armiqesua me gjithe ish miqte e tij te krahut politik); Zogu ka vleresime per rendin e sigurine dhe kjo nuk mund te mohohet, por sa shpenzoi shteti per te paguar suiten e Stirlingut e te Percyt (raporti i pagave ka qene 13:1, me shqiptaret), apo keshilltaret italine ne ushtri e ato te vendewve te tjera ne ekonomi; Zogu beri shtet, por jo demokratik, ai ushtroi dhune e shtypje ndaj popullit sa nuk ka vend te shkruash per to (ndeshkimi i perkrahesve te Esad TOPTANIT me 1920, ndonese ketu beri loje dyfishe me Osman Balin per pazare personale, shtypja e Mirdites, rrezimi i qeverise se Hasan Prishtines se i prekeshin interesat e veta karrieriste, moszbatimi i urdhereva te kryministrit per lirimin nga detyra qe mori me nisiative ne krye te forcave qeveritare dhe vazhdimi kryeneç i abuzimit shteteror; shtypja deri ne pergjakje e levizjes se marsit 1922; kriza qeveritare dhe politike e krijuar prej tij me 1923; bashkepunimi me sllavet per rrezimin e Nolit; pergjakja e Dukagjinit me 1926; shkaterrimi i levizjes se Vlores me 1932, shtypja e revoltes se Kuçoves, ndeshkimet drastike te rebeluesve te Fierit me 1935 dhe atyre te Delvines me 1937; vrasja e shume patrioteve, etj, deri tek largimi i turpshem me 1939, largim i mirorganizuar, per te legjenduar rrezikun e justifikuar vjedhjet e ekonomise se vendit dhe grabitjen e thesarit (arit); Zogu pati lidhje me shume vende, por ai qe perhere ne loje dhe ne sherbim te tyre (me 1916-1919 u mbajt ne Austri, prej nga vuri lidhje me Romen dhe Beogradin), me 1919 pelqeu ardhjen e italianeve (mbeshteti qeverine e Durresit), me 1920 mori kahje te kundert, me 1922 u mbeshtet nga Eyres dhe me 1923 i dha koncensione (shperblim dhe per fitim personal) Anglise (pak dite mbasi rrembeu pushtetin), u rikthye tek Davidoviqi i Serbise (i kishte lidhjet e dajes Esad Toptani me Pashiqin, pati lidhje vete me Lazaroviqin me 1919, i ndihmuar nga Sulejman Vuçiterna) u rikthye ne pushte me 1924 me ndihmen e tyre, u josh nga italianet dhe devijoi ne Serbet, lidhi dy pakte me Romen me 1926 e 1927 (sigurisht per perfitime dhe per per pushtet), etj, etj, lojera qe i kushtuan shume Shqiperise.
Zogu nuk ka qene i qendrueshmem si karakter, marredheniet e tij me miqte e evidentojne me vese te shumta. Zogu nga republikan u shnderrua ne mbret, dhe kjo vetem te jete dinasti, pra te jete i perjetshem ne “olimp”, ne nje kohe kur mbreterite pas luftes se pare Boterore ne Evrope po shuheshin. Zogu nuk qe trim, ai kurre nuk e shkrepi ne nje perballje ballore per te miren e kombit, madje dy here u largua me gjithe fuqite e armatosura. Zogu ka qene i zgjuar, e kjo nuk mohohet, ka qene dinak e dhelperak sa nuk ka skile t’i ngjaje, ka qene hakmarres dhe mefiant, ka vuajtur nga deliri i madheshtise, ka qene i pacipe ne marredheniet me femrat, ka vrare gjithe kundershatret, madje edhe burrin e motres se ky e denocoi te serbet per “tradhetine” dhe shitjen te Italia; Zogu si Enveri nuk qe i arsimuar, Zogu si Enveri u be “mbret” ne moshen 33 vjeçare, Si Enveri vrau kunatin, si Enveri beri ne koken e tij per problemet e Kombit, por ky ka disa mangesi qe ju zoteri Manaj i keni evidentuar sakte, Zogu nuk beri “nje grime” per Kosoven, deklaroi publikisht me 1931 se Shqiperia ka territore greke,por akoma me keq, ky nga viti 1925 deri me 1929 nuk ka guxuar te dale nga rezidenca prej frikes se atentateve. Edhe kur u arratis Zogu nuk punoi per fatet e kombit por per rikthimin ne krye te “olimpit”.
Ata qe po luajne sot me karten e rehabilitimit te Zogut, duket se nuk e kane hallin te Zogu, mbasi ata njehere e “pshtyne”, me heret e paten “urryer” si gjithe shqiptaret, me vone i mohuan fitoren pasardhesit, e plot maskarada politike.
I nderuar Manaj, dyshoj se halli per Zogun fle gjetke, me duket se ata qe vuajne problemin e Zogut, po shtrojne trasene e fatit te tyre ne nje ane dhe ne anen tjeter po luajne komedine e radhes me fatin e ketij populli, prej shekujsh i mesuar te mbaje ne kurriz “balten” e kombit, uriahipet babezij, sharlatanet gjuhe qelq qe hane e shqyejne, grabitin e jargasen dhe zhurmojne paturpesisht ne emer te atyre qe erren si ne kohen e Migjenit, barkthare, doreshtrire, me dhimbje njerezore per te ardhmen e femijve qe enderrojne Evropen ku Ju i nderuar jeni integruar, kurse te “pangishmit” qeveritare, zoterinjte nuk japin asgje per to, veçse perralla ne televizione dhe shembullim me te lig, perçarjen, luften njerezore, gjuhen e lavires e te hajdutit, dasite partiake e krahinore, etjen deri ne ekstaze per karrike.
O çuni Ali Manajt, Kryetarit te Kryesise se Kuvendit Popullor te Enverit apo te Ramizit.
Sipas dokumentave te arkivave britanike (qe mund ti gjesh edhe ti vete ne se je akoma korrespondent i TCH ne Londer) Zogu nuk shiti po SHKEMBEU (ndoshta ne kushte jo te favorshme per shkak te pozites se dobet nderkombetare qe kishte na ate kohe) territore me Jugosllavine, dha Shen Naumin ne shkembim te nje territori aty nga Golloborda apo nga Prespa (nuk jam i sigurt per vendodhjen e tokave qe kaluan brenda kufirit shqiptar). Mos harro qe kur u veteshpall mbret jo vetem qe nuk dhuroi fronin te te jereve po u veteshpall MRET i GJITHE SHQIPTAREVE.
Persa i perket Xhaxhi Enverit po te “kujtoj” se ai i ofroi PKJ dhe Shokut Tito postin e tij te sekretarit te Pergjithshem te PKSH qe ne ate kohe ishte ekuivalent me “fronin mbreteror” dhe kishte ne dore drejtimin e vendit ne te gjitha fushat. Nese Tito do te kishte preferuar Enverin ne me ATE ne krye do te kishim qene Republika e Shtate e Jugosllavise deri ne shperberjen e saj dhe AI do ti kishte shitur Jugosllavise 28 mije kilometra “Shen Naum”. Per fatin tone te mire Tito beri budallallekun te refuzonte nje sherbetor te bindur qe per te ruajtue te paprekur sundimin e tij ishet gati te na shiste te gjitheve. Enveri YT i u kthye sovjetikeve dhe e “shpetoi” Shqiperine nga thonjet e Titos se donte te “mberteronte” vete sa te ishte gjalle siç e dhe ndodhi, per fatin tone te zi po jo tendin o çuni i Ali Manajt qe te qan syri edhe sot per Enverin. Pas Paskal Milos ti je i dyti “politikan” qe vlereson figuren e Xhaxhi Enverit.
“I perjete kujtimi i tij”
Shtegtar, a ka mundesi me kesi lufte klasashpas 22 vjetesh se duhet te jedh edhe demorkatikas nga mllefi. Boll or njerez me emra baballaresh se i bie qe ka pasur mire manaj dhe babai i atij kur dikur ju kane thene ballista dhe kolaboracionist juve dhe sojit tuaj. mos je nga te oborit mbreteror ti vella. Po mire terrtorin qe nuk e paska shit, dhe e paska shekmbyer sipas teje, po ato parat qe morri nga thesrai edhe ato per ti shkembyer ne sterlina i mori per ne Londer a kajro!!!! Bejeni bejeni mauzolemumin po do duhet ti vini 3 roje ne tre turne se do permbyetet nga shurra sic u mbyt shkodra.
Nuk e bej burre te mire dhe as qe jam per mauzoleum e luften e klasave e urrej. Urrej psh Rajmonda Bulkun qe fajson Edi Ramen per gjynahet e supozuara apo te verteta te te jatit dhe harron se eshte kunata e te ndjerit Gramoz Pashko per te cilin une kam respekt dhe i cili nuk kishte asjne faj qe ishte i bir i sekretarit politik te qarkorit te Korçes e pas luftes edhe prokuror me duket. As Josifi as Kristaqi nuk u moren leje kalamajve kur i sollen ne kete dynja.
Banditi qe kemi ne krye eshte eshte ai qe i vuri drune Lekes ne aeroport dhe qe i fali Greqise detin. Por nga ana tjeter nuk duhet qe “per inat te vjerres te fleme me mullixhine” Ben Manaj do mauzoleum per xhahxi Enverin dhe ky eshte kulmi dhe kjo eshte aresyeja qe une i kujtoj se i biri i kujt eshte meqe i qan syri per Xhaxhin.
As Gramoz Pashko e as EdiRama nuk e kane bere kurre nje gje te tille
Shtegetar mendova se kishe mend por Qenke fyell fare nga argumentimi . Me kete llogjike vetem Pashko dhe Rama ose edhe olldashi por edhe rusmali qenkan te lejuar si ish femij nomenklatura por Arbeni jo!! Nuk Ja vlen me diskutu me me ty!
Ku je moj Elisa e Bethovenit moj bibbil gjyzare. Me qe je “inteligjente” po te sqaroj une si “fyell” qe jam se çfare desha te them dhe kjo vetem me 2 rreshta. Njeriu nuk duhet gjykuar nga origjina e prinderve por nga qendrimi qe mban. As Rama, as Pashko, as ata qe permend ti nuk kane kerkuar mauzoleum per Enverin. Figuren e tij ka dashur ta vleresoje Paskal Milo qe si minister i jashtem me 1998 vuri portretin e Enverit ne ministrine e tij dhe i dyti qe po ndjek shembullin eshte Arben Manaj qe kerkon mauzoleum per xhaxhin.
A e ka pa njeri Ben Chicagon se me mbeten pjatat pa lare?Sa per Salen mos humbni kohen kot, se eshte si puna e asaj shprehjes “hedh budallai nje gur ne lum dhe hidhen 100 te mencur ta kapin”. Ju lutem mos e merrni seriozisht, sepse si kishte pi ilacet kur e tha budallallekun e rradhes.
rroft xhaxhi ENVER rroft rroft e kur mos u harroft per trimeri dhe pune qe beri per shqiperin .. aj po ISHTE DIKTATOR por kur nuk u vetshpall mbret, aj kur nuk e vendosi veten mbi POPULLIN, joo. Ju ZOGISTAT vlersonje ZOGUN qe me ndihmen e armiqve me te medhej te asaj kohe e qe jan ende armiqt e perbetum te popullit SHQIPTAR arriti me do vepra qe ishin per mua anti KOMBETARE me vrasjet POLITIKE s.p.sh BAJRAM CURRIN, HASAN PRISHTINEN e tjer.. figura qe ne jeten e tyre nuk kishin me te shejnt se atdheu dhe liria e popullit SHQIPTAR.
per ju ZOGISTA ka vetse MBRETRIN ZOGISTANE dhe ju jeni sherbyesit e tij dhe pasaardhsve te tij por kur SHQIPERIA DHE POPULLI SHQIPTAR
SALIDAMAZOJA njihet si ballist dhe zogist
e dua ENVER HOXHEN se kesi tipash si ky SALIDOMAZOJA va hjekte lekuren per se gjalli
Me gjithe respektin qe ke krijuar z Manaj me artikujt e muajve te fundit vihet re nje fare autocensure nga ana juaj.Kam mendimin se te tjera mendime keni ne koke dhe kritikat qe beni jane te kalkuluara qe te mos ju bezdisin ne vendin e punes qe keni.
Ndryshimi me i madh midis Zogut ,Enverin,dhe mender Berishes eshte se matjani me tropojanin shiten kombin shqiptar dhe kane vjedhur pasuri perrallore vetem per 10-15 vjet.
Kurse ai gjirokastriti nuk ka shitur as nje cm katror dhe nuk ka asnje
qindarke te vjedhur apo prone te trasheguar per gjysem shekulli.
I vetmi disavantazh i EHH eshte se ka qene kundershtar ideollogjik i Amerikes kurse 2 malsoret kane qene dhe jane zvarranike te nevertshem te zyrtarve te Amerikes.
Me kete gjendje qe eshte katandisur shqiperia ku sundon nje tribal me kollare dhe mbahet nga “bajonetat dhe marionetat” e ambasadave dhe qe merr fryme nga mbi nje miljon shqiptare qe punojne ne perendim dhe nga tonelatat e droges.
Eshte tamam koha qe te ndalohet te shahet “diktatori me i i eger i kozmosit” sidomos nga ata qe i mbanin uturakun si berisha me tritan shehu.
Me kete qeveri mafjoze te drakules berishe qe i ka lare duart me gjakun e shqiptareve qe shkaterroi plotesisht shtetin shqiptar dhe qe ka mbledhur rreth vetes nja njeqind ministra,deputete dhe analiste qe po i shpelajne trurin ketij kombi fisni non stop 24 0re pa pushim.
Te merresh me barcaleta me mauzoleume kur ky pseudo shtet nuk ka fuqi te bleje nje avion per te fikur zjarret,nje helikopter per te filnuar plantacjonet e droges,nje borepastruse qe nuk u gjend ne janarin e ketij viti tregon se vendi eshte kthyer ne nje “SOKAK TE TE MARREVE”
nga kjo cmenduri kolektive nuk keni shpetuar dhe ju zoti Manaj se kete sokakun e keni patur te dera e shtepise..
“Fox” do te thote “dhelper” pra dinak qe sja hedh dot njeri, po ti qenke koqe fare. Enveri nuk i shiti po i ofroi si dhurate Titos postin e Sekretarit te pergjithshem te te PKSH (= fronin mbretror te asaj kohe)dhe do te kishte dhuruar te gjithe Shqiperine me kusht qe te sundonte (nen Titon) ne krye te Shqiperise. Dhe nxenesi i tij Berisha i fali Geqise me qindra kilometra katrore siperfaqe detare te mbushur me burime nafte nenujore. Ndersa Zogu e mori Shqiperine nga hiçi dhe e beri shtet te cilin u perpoq ta modernizonte (me aq sa i lejuan)kushtet e asaj kohe) dhe qe me pasaporten e te cilit nuk kishe nevoje per vize per te vajtur ne SHBA apo Australi.(lexo komentin tim te mesiperm) Si mbret e diktator Zogu ka kusuret e veta po ti me gjej mua nje sundimtar te asaj kohe qe te kete qene i perkryer e qe te kete menduar vetem per popullin, siç “mendoi, punoi e luftoi” Enveri YT i adhuruar.
o shtegetar kam lexuar komentet e tua e me sa kuptoj une ti duke mbrojtur tradhetarin e kriminelin A.Zogu ne nje menyre i del ne krah babait shpirteror Berishes po ne te terthorte. Hiqes sikur na i di historine po me sa po lexoj i ke me te degjuar ne biseda fshati e muabete pleqsh po kete se kupton ti qe ne cdo koment bie brenda vete me historite qe kundershtojne njera tjetren prandaj leria te tjereve te japin mendime te piekura e te mencura se me sa po kuptoj ti sdi asgje ne lidhje me Zogun ,Enverin e te tjeret me radhe vetem se cdegjon sic dhe te thashe me lart.
Te me ndjeje autori i ketij shkrimi,por jam gati te ve bast se shkrim me te dobet,me te paargumentuar, me inkompetent per figuren e Ahmet Zogut nuk eshte botuar dhe besoj do ngelet rekord i pathyeshem.
I duhet bere e qarte artikull-shkruesit se cdo figure historike,e cilitdo vend,e cilesdo kohe nga Hamurabi,Agamemnoni,Aleksandri i Madh….Napoleoni,Skenderbeu,…etj,etj – te gjithe kane qene figura komplekse! Edhe profetet e adhuruar po ashtu. Ne histori te bejne vend(modest apo te larte) veprat zoteri! Dhe eshte historia vete ajo qe e ben kete seleksion te pameshirshem dhe te pakompromis!
Mirepo fakti se momentalisht eshte Berisha qe e artikulon kete ceshtje,nuk mund te sherbeje si alibi qe te sajohen “arsye” absurde per te relativizuar vepren dhe kontributin e personave te caktuar,te mbretit Zog ne kete rast.Sepse keshtu alibite s’do kishin fund asnjehere!
Zotit Manaj do i sugjeroja t’i referohej nje shkrimi te z.Artan Lame kur krahason 11 vitet e mbreterimit te Zogut me 11 vitet e “mbreterimit” te Edi Rames ne krye te bashkise se Tiranes! Ne ate shkrim zoti Lame rreshton nje liste mjaft te gjate veprash publike te realizuara ne vitet ’28-’39 ne kontrast me betonizimin dhe shkaterrimin e gjithshkaje publike keto dy dekada! Dhe zoti Lame nuk besoj se ka patur synim lartesimin e figures se mbretit Zog me ate shkrim.Sepse eshte socialist i afishuar,ish-numri dy i Bashkise se Tiranes si mik i ngushte i ketij te fundit. Pra,thjesht e ka perdorur kete argument per interesa te tijat per pushtet (per me shume hapesire brenda forumeve thuhet ne kesi rastesh) brenda PS.
Psataj,70 vite jane “more than sufficient” si thone anglezet qe te tretesira te percipitoje,te kullohet.
Nuk do ndodhe vleresismi per figuren e Mbretit Zog as per hir te Berishes,as per inat te Enver Hoxhes! Vendin ne histori Ahmet Zogu i ka bere vetes,nuk do i behet pra,as per hater,as per inat. Shkarravinat e tjera te pa argumentuara,si lavderuese, si denigruese do perfundojne si “veprat e lavdishme te Enverit” qe perfunduan neper kioska per amballazh per qofte…apo neper WC publike…
O behar, o na rrofsh per dimer se per behar jemei vete. Ore gomar a e ke lexuar shkrimin ti apo ke marr urdher te kunderpergjigjesh dhe se ve llogjiken ne perdorim fare. Shkrimi nuk ka per qellim te vleroje figurne e zogut. ndonese artikullshkruesi ka thene disa te vetat te ditura, ideja e tij eshte qe as ti dhe askush tjter qe merrni fryme sot, nuk jenei ne gjendje te shkruani me relizem dhe autori e thote edhe per veten e vet, psi jemi te gjithe shume te ngarkuar. por ti qenka i shkarkura fare nga trute mor djal. ik dhe thuaj shefit e bera nje koment tek Tema. vic
Zogu,Enveri dhe Sala.Tri figura histoike te popullit shqiptar/Ata kane shume gjera te perbashketa,por edhe ndryshime .Po t’i krhasojme per etjen per pushtet te gjithe jane njesoj. Po t’i krahasojme per qendrimin ndaj atdheut,Zogu dhe Saliu jane tradhtare te atdheut.Zogu dhe Sala kane shitur pjese te territorit shqiptar,domethne jane armiq te Shqiperise,kurse Enveri del patriot i flakte,bile e mbrojti dhe e cliroi ate me gjakun e 28 000 deshmoreve.I tha jo Hrushovit,superfuqise se madhe te kohes,qe nuk guxonte ta kundershtonte asnje fuqi tjeter ne bote,pervec SHBA-se po per te mbrojtur interesat e atdheut dhe te kombit shqiptar ne Shqiperi dhe ish-Jugosllavi.Asnjehere nuk bashkepunoi me armiqte e vendit tone,por u tregoi atyre kufirin te thana.Sa ishte gjalle ai Shqiperia me politiken e tij largpamese u be nje shembull per vendet e tjera.Zeri i saj degjohej ne bote.Ne rast konfliktesh te medha boterore degjohej edhe zeri i SHqiperise.Enveri asnjehere nuk beri perpjekje per t’u pasuruar sic beri Zogu dhe po ben tani Sala.Ai bile edhe shtepine tij ne Gjirokaster e vuri ne sherbim te shtetit. Persa i peket zhvillimit te vendit kandari gjithashtu peshon ne favor te Enverit.Zogu ndertoi Uren e Matit dhe mire beri,hapi shkolat fillore ne disa vende,edhe kjo e mire ishte ,miratoi edhe ligjin per mos rrahjen e kafsheve ,qe askujt nuk i prishte pune, Ndersa gjate periudhes se Enverit u bene ndertime madheshtore,u hapen shkollat fillore,tetevjecare dhe te mesmene ne gjithe vendin .Gjithe arsimi i mesem u be i detyrueshem,u hap Universiteti i pare dhe institute te tjera.U ndertuan hidreocentralet e para ne vend si ai i Ulzes,Shkopetit ,dy Bistricat dhe tre mbi lumin Drin, Koman ,Vau i Dejes dhe Fierze dhe u ndertuan digat per hidrocentralet e Banjes dhe me vone per ate te Bovilles.Ne kohen e Enverit u ndertua hekurudha e pare shqiptare,e cila u shkaterrua nga zagaret dhe hajdutet e Berishes me pretekstin se ishte veper komuniste,ashtu sic u shkaterruan edhe mijera objekte te tjera te ndertuara gjate periudhes se socializmit. Zogu me politiken e tij te pasurimit me cdo mjet te familjes se tij dhe te shpures se tij e shiti Shqiperine te Italia dhe ne fund hapi dyert per pushtimin e vendit, duke ua mbathur kembeve ,duke marre me vete edhe thesarin shteteror.Te njejten gje po ben sot edhe Berisha,nen justitikimin e ndertimit te rrugeve dhe hidrocentraleve ai e ka zhytur vendin ne borxhe.Kurse ne kohen e Xhaxhit Shqiperia vertete ishte vend i varfer,por nuk kishte asnje dollar borxh,Bile ne vitet 80-te shtypi i huaj zbuloi se ajo kishte depozitur ne bankat austrike 100 milion dollare per llogari te Bankes Shqiptare.Persa u perket vrasjeve Zogu ze vendin e trete ,vetem me vrasjen e disa patrioteve,sepse edhe periudha e qeverisjes se tij ishte e shkurter.Enveri vrau me shume sepse cdo tranzicion nuk behet pa zhdukjen e kundershtareve potente,Kurse Sala ze vendin e pare,me rreth 10 mije te vrare neper rruge.Bujen me te madhe e pati vrasja e Azem Hajdarit,qe Sala e vrau me pabesi,jo sepse Azem Hajdari nuk e meritonte,por se Sala kishte frike se ai kishte per ta vrare Salen per t’i zene vendin.Nuk po i permend vrasjet e tjera te kandidateve per depute te opozites.Persa i perket emancipimit popullor.Zogu e mbajti vendin ne injorance,gra te mbyllura me veshje turke dhe arabe dhe greke,burra me brekushe,tamam mesjete.Enveri ne kete drejtim e futi Shqiperine ne Evrope,megjithese ishte i izoluar, ai i ndaloi veshjet e renda popullore qe shemtonin njeriun dhe i beri te gjithe qe te visheshin thjesht dhe me paraqitje.Por Sala e ktheu perseri mesjeten.Tani grate kane filluar te vishen si me pare dhe te vjen turp qe ne mes te Evropes ne SHqiperi ka ende mbeturina mesjetare.
@beso, nuk i heq as nje presje komentit tuaj, sali-bisha i lepin menderen kujtdo qe i lyen qerren e tij prej mafiozi dhe mesa duket nipi i zogut ka kohe qe po e ben kete se e ka zbutur bishen.
ndersa per ben manaj me vjen keq se nuk ka kollone verterbrale, akoma ka ngelur as mish as peshk. per moshen qe ka dhe te kaluaren duhet t’i shikonte gjerat me thellesisht dhe me me shume pjekuri politike.
femijet e ishkomunisteve ne shqiperi nuk kane per te sjelle kurre progres nese perpiqen te jene besnik te pikpamjeve politike te prinderve. Lufta e klasave nuk ishte idioteske por krim shume i rende dhe i padegjuar por beni ishte nga te perkedhelurit e asaj lufte. persa kohe femijet e komunisteve nuk shikojne ne sy te verteten se kush e solli e. hoxhen ne pushtet dhe pse hoxha e mbylli shqiperine, ata gjithmone do nanurisin nje fare nostalgjije per te.
zogu dhe saliu ngjajne si dy pika uji persa i perket qeverisjes se shqiperise; te dy kane shitur shqiperine dhe vrare popullin e tyre per pushtet dhe lluks! pa dashur te fyej, po malok hesapi.( malok nuk do te thote malesor=konteksti)
I mbyturi kerkon te kapet tek te mbyturit.
http://www.amazon.co.uk/s/ref=nb_sb_ss_i_0_8?url=search-alias%3Daps&field-keywords=king+zog&sprefix=king+zog%2Caps%2C662
Per me shume njohuri mbi Zogun lexoni librin e botuar nga Jason Tomes,(King Zog) eshte ne Anglisht , por eshte nje liber i perkryer.
Sala si dallaverxhi injorant qe eshte bie vete branda ne garcke…Do ta nderoje Zogun si shtetar? Ok. Por ta beje edhe per Enverin, sepse Enveri ka bere 100 here me shume se Zogu per konsolidimine shtetit shqiptar. Enveri e gjei vendin ne nje feudalizem primitiv dhe futi trenin, rruge automobilsitike ne cdo cep, hapi shkolla, spitale, teatro, kinema, bibloteka ne cdo lagje…Dmth o te nderon te gjithe o asnjeri
Thuam nje Shtet ne Europe qe ne ato vite nuk kishte uzina FABRIKA TEATRO, BIBLIOTEKA SHKOLLA ETJ, ETJ.
Pastaj me thuaj sa shtete aplikuan sistemin me Spac, Qaf Bar, internime, pushkatime, spiunime (vlla me vlla, apo burre e grua, si te duash). Pastaj bej dy llogari edhe nxirre rezultatin ne fund. Nese je i vogel shifi pak surretrit e shqiptarve ne fillim vitet 90 ne YTtube. Paaaastaaaj….hajde e gjej kurajon te na e besh Bashton e Gjirokastres njekohsisht Dylber te Tiranes burr Shteti! Ok?
Ti vella ngaterron regjimin me shtetin. Se jane 2 gjera shume te ndryshme. Rithem se Enveri ka bere 100 here me shume pune se Zogu ne konsolidimin e shtetit( jo regjimit)
Ku eshte dallimi ne nje Shtet totalitar mes Regjimit dhe Shtetit? Jane pushtete te ndara e te pavarura? Apo balancohen mes tyre? Kesaj i thone lesh me qime or mik, Enver te beri ate qe as Djallit nuk i vente mendja!
norga: ZOGU PER MUA ESHTE dhe do te jet, NJE TRADHETAR PER KOMBIN SHQIPETAR.Ishte mbret e jo refugjat…qe hiku per buken e gojes,ne 91…
Duke marrë shkas nga shkrimi me vlerë i z. Manaj, po ripërsëris qëndrimin tim të shprehur disa vite më parë në lidhje me reabilitimin e A.Zogut(në këtë kënd vështrim, edhe të figurave të tjera historike me përmasa kombëtare): A. Zogu, pa dyshim përbën një figurë historike kombëtare. Aktiviteti i tij shumë vjeçar poltiko ushtarak me dritë-hijet diabolike, e bën një objekt që meriton një studim e vlerësim real e objektiv larg politizimeve e ekstremizmave. Po kush duhet ti bëjë këta vlerësime dhe kush po ,,përpiqet” ti bëjë? Në të mirë të zhvillimeve demokratike të pas rënies të komunizmit, do të duhej të krijohej një komision pluralist, konsensual(vendimet që dotë merrte ky komision në rivlerësim të historisë dhe të figurave të saj, të ishin unanime, konsensuale për të parandaluar çdo tentativë ndërhyrje të liderëve politikë apo individëve të ,,veçantë” për të devijuar të vërtetat historike për interesa të veçanta në dëm të interesave kombëtare). Ky komision të përbëhej kryesisht nga historianë të afirmuar që të mos ishin as të ,,Enverit” por as dhe të ,,Saliut”. Në atë komision(që nuk u krijua kurrë), duhej të merrnin pjesë luftëtarë të spikatur, pjsmarrës në luftën Nac.Çl. por që nuk kanë qenë përfshirë në strukturat e larta udhëheqëse të partisë-shtet. Duhej të merrnin pjesë(në se ka pasë të tillë)luftëtarë nacionalistë(ballisto-zogistë)që me të vërtetë kanë luftuar me armë në dorë kundër pushtuesit dhe nuk kanë b/punuar për as një çast me ‘të. Duhej të mrrnin pjesë personalitete të fushave të ndryshme të arësimit, shkencës, të ekonomisë,të mbrojtjes të vendit, të rendit etj. Por ky komision, me para mendim e qëllim keq nuk u krijua kurrë nga ata që duhet ta ndërmerrnin këtë inisiativë sapo erdhën në pushtetin e ri e kur Shqipëria nisi një rrugë të re… Të ndalemi tek objekti në fjalë: Reabilitimi i A. Zogut. Ka vite që ai po reabilitohet. ,,Fushata” e reabilitimit ka fillu qysh me botimet historike, madje tekste shkollore, nga historianët e ,,Saliut” e deri me ekzaltimet e përgjërimet e k/ministrit ,,tonë” në mbledhjet e qeverisë ,,tij” për vlerësimet ,,mbretit Zog”… ,,Inisiativat” personale të Saliut nuk e kanë hallin te Zogu apo për ,,korigjimet e drejta” të historisë. Objektivi kryesor i Saliut është mbjellja dhe mbajtja gjallë e ndezur i konfliktualitetit mbarë shqipëtar; thellimi i ndarjes ,,veri-jug” i shqipëtarëve, etj. paudhësi të liga që vetëm ai është mjeshtër e që di ti bëjë si as kush tjetër. Në këtë rrugë antikombëtare, ai nuk duhet lejuar. Duhet demaskuar deri në fund. Në lidhje me ngutësinë për realizimin e ,,varrezave mbretërore”, edhe pse koha është e shkurtër, Kuvendi i Shqipërisë duhet të ndalet për këtë problem dhe të marri një vendim konsensual. Në të kundërt, Sali Berisha, në se vepron njëanshmërisht edhe për këtë çështje, nuk bën gjë tjetër, veçse i shton vehtes edhe një faj tjetër për të cilët, një ditë do të japë llogari…
Une mendoj qe;per te mos derdellitur shume jo Zogu jo Enveri,pasi puna
matat me rezultat.Po qe per te vrare cdo sistem te vret,madje ne demokracine shqiptare te vret edhe shteti ne mes te dites,pa permendur vrasjet per probleme te tiera. Te behet vleresimi sipas punes qe eshte bere ne kohen kur ka sunduar sejcili
1.Sa ishte niveli arsimor i popullsise nga viti 1925 -1939? Po nga viti
1945-1990 ?
2.PO sipas ketyre viteve sa ishte numuri i shkollave fillore,7,8 vjecare
sa shkolla te mesme e te larta?
3.Sa km hekurudhe kishte ne kohen e sundimit te ZOGUT,e sa u ndertuan ne kohen e Enverit?
4.Sa vepra industriale u ndertuan ne shqiperi per cdo sistem ?
5.Cilat ishin veprat qe i erdhen ne ndihme bujqesise (tharje kenetash
hapje kanalesh kullues e vadites,sa traktore e te tjera mjete per te mekanizuar bujqesine….)
6.Sa ishte rendimenti per hektar ne prodhimin e drithrave te bukes?
7.Jepni kronikat e SHqiperise ne kohen e Zogut dhe te Enverit si per
qytetet dhe fshatrat(Pavarsishte se i kemi pare po le ti shohin te
rinjte.
8.SA kinema ,teater,estrada,sa filma prodhoheshin per cdo sistem?
9.Jepni kronikat e punesimit per cdo sistem.
10.Jepni menyren e jeteses ,si visheshin,si ushqeheshin ,pamje nga qytetet,fshatrat. SA mjek kishte ne qytete,ne fshatra,sa ishte mmesatarja e jeteses,.Jepni kronikat e luftes per emancipimin e shoqerise e vencanerisht te gruas.Jepni te dhena si ishte siguria e jetes .Jepni kronikat e modernizimit te ushtrise e policise.
Emos te merremi me llafe ,pasi per te denigruar figurat flitet vetem per anet negative.Nje vleresim per figurat drejtuese ne SHQIPERI ka
dhene profesori i historise Kristo Frasheri,ta degjome perseri ate
bisede e zhvilluar ne emosionin ‘Opimion”te FEVZIUT.Mrojtesit e mbretit me ne krye Sali Berishen permendin vetem se Zogu na paska formuar shtetine pare,duke mohuar Ismail Qemalin,pavarsishte se teritori i asaj qeverie ishte i vogel.Po strukturat e shtetit u ngriten.Meqene se tani jemi ne “demokraci” duhet te vendoset vleresimi i figurave me referendum popullor e jo me deshiren e nje personi,qofte
ky Enveri apo Saliu se po veprohet me te njejten metode.Historia po
vleresohet sipas opinionit te njeshit edhe pse ka nje akademi shkencash
ku kane kontribuar e kontribojne hisrorian te mirefillte e jo nga persona politik.Ti besh bust nje personi qe e la popullin ne meshire te fatit,te vjedhi thesarin e popullit,te heqi shulet e pushkeve ,te vish ne pushtet me bajonetat e te huajve,te mos luftosh per vendin tend
po te shesesh vendin pasi nuk lante borxhin e marr per ballot ne pallat
e populli ishte ne mesjete per mos thene injorate fakte qe pranohen nga te gjithe,e ti ngresh buste e mauzole nuk ka marrezi me te madhe,ne nje kohe qe edhe vet kronikat e figura italiane te asaj kohe e ka quatur nje mbret injorant.
Per komentuesi qe shkruan me “nick” shtegtari dhe dimri.
Kam pershtypjen se je i njejti person qe komentoje me pare me pseudon kelmendasi dhe mentari dhe e ke bere si puna ujkut qe ke lyer kemben me miell te bardhe
Nuk e kuptoj pse i je versulur shume komentuesve sikur ke ndonje hu prapa beithe ?
Qe nga viti 1997 kam pushuar duke share enver hoxhen dhe pas 21 janarit ju shtegtaret po na beni me zor nostalgjike.
Kam pare nje dokumentar per vitin 1961-1962 kur vellezerit Keneddi ne nje fare menyre treguan frike nga rraketat e kryshovit ne Kube,kurse djali i Gjylos ja dhjeu Kryshovit bash ne strofken e tij ne Moske.
Trima te tille lindin nje here ne 2000 vjet.Amerika ka gabuar qe e sulmoi ate pas vdekjes duke treguar se eshte e vogel para madheshtise se tij.
tung o kelmendas !
Mbreti zog ka qene dhe do ngelet nje nga figurat me te medha te kombit shqiptar
Ka qenë 1m e 90, ne 90 qile. Tyrqeta pri Lomit m’Baldushk.
Me gjithë se pretendoni të jeni objektiv,Z.Manaj,mbeteni konformist në gjykimin e figurës së Enverit. Duam sduam ne, komunizmi ishte dhe mbetet një realitet për të cilin sot gjykojnë fitimtarët(politikanët). ju dhe unë jetojmë në këtë erë antikomuniste dhe nën presionin e saj.
O Arben, mos iu fut temave qe nuk i njeh. Si mire Zogu? Ai ishte nje diktator kriminel dhe tradhtar, por ti duhet t’ia faktosh. Enver Hoxha ishte po ashtu nje diktator kriminel dhe psikopat, por ti duhet t’ia faktosh. Si Ahmet Zogu, si Enver Hoxha, ashtu edhe Sali Berisha luftuan per te mbijetuar ne pushtet absolut personal, duke ndjekur, vrare e prere demokratet e vertete. Kerkoni permendore per demokratet se pretendojme per vendosjen e sistemit politik demokratik. I perjetshem qofte kujtimi i deshmoreve te Demokracise!
Zogu ndertoi VC-te e para publike dhe prandaj do Saliu te ndertoje muzeun per Zogun qe te kete populli ku te shuravite . Ide shume e mire ja pret mendja shpellarit .
Ne emer te komunisteve shqiptar,Berisha ben vlersimin e figures se Zogut.
Me ne fund dhe komunistet shqiptare po integrohen ne Europe.
Një shtesë në komentin tim për shkrimin e z. Manaj, me problematikë A. Zogun. Posaçërisht për mercenarët(pa pagesë) të Saliut, të tipit: ,,ben qi kago”, ,,shtegtari” e ndo një tjetri: Vërtetë jeni bërë gazi i botës me budallalliqet tuaja por që e kanë burimin sa nga karakteri i juaj që mbart erë gjirizesh, sa nga injoranca e mentalitetit tuaj primitiv fisnor etj. Ju nuk jeni as më shumë e as më pak veçse një jashtëqitje e idhullit tuaj Sali b. era e keqe e të cilit ka qelbur jo vetëm Shqipërinë tonë por gjithë Ballkanin. Mesazhi im për ata që lexojnë ,,komentet” tuaj, është thënia lapidare e Jezu Krishtit:,,Lerini të vdekurit me të vdekurit…”. Ju, b.q.kago e shtegtarë që keni humbur rrugën e arsyes bëni pjesë në ata kontigjente që shpirtëshit janë të vdekur. Lutemi të gjeni rrugën që deri tani e keni humbur!
,,L
O “Pamevaresia” e leshit, (te me falin komentatoret e tjere) po ti dhjeke nga goja te cilen e perdorke ne vend te bythes duke ndjekur me besnikeri shembullin e “El comandante” Berishes qe ben te njeten gje si ty ne parlament, shtyp televizion e kudo, e qe te sherbeka si shembull frymezimi.
Me nofken qe i ke vene vehtes felliq nje ngjarje kaq madhore siç eshte pavaresia e ketij vendi te shumevuajtur.
Nese di te shkruash e te lexosh (kam dyshime per kete se thua “qikago” ne vend te “çikago”) merr lexo komentet e mija per çeshtejet e tjera: kane vetem nje qendrim; kemi fatin e keq te qeverisemi nga nje bandit qe nuk heziton te vrase demonstrues te paarmatosur per te ruajtur sundimin e tij dhe te familjes.
Nga ana tjeter fakti qe “shembulli yt” i te folurit e te shprehurit “el comandante Berisha” kerkon per demagogji mauzoleum per Zogun nuk duhet te sherbeje si justifikim qe te kerkohet e njejta gje edhe per mesuesin e Berishes xhaxhi Enverin, siç bejne Paskal Milo e Arben Manaj.
Banditi Berishe eshte idhulli yt nisur nga menyra si flet e si shprehesh or hale.
I vetmi “faj” i imi eshte se kam nje pozicion te ndryshem nga ai i Manajt dhe kete e shpreh per te diskutuar e debatuar me njerez qe kane te drejte te mendojne ndryshe nga yne po qe nuk jane KAFSHE si puna jote.
O Blendi Mane.Jam kurjos te dije .Cduhet te jete per ne Fuat Cela? Mik e pariot apo tradhetare.Me sa di ka qene nga Skrapari ku pula hante gure.
shqiperia prodhon burra 1 x ne 500 vjet , skenderbeu , e . hoxha x te par 1 tjeter burr te ketyre permasave duhet pritur 500 vjet te tjera …
Zogu,Enveri,Sala. Zogu=dinak,i pabese,anadollak dhe tradhtar. Enveri-Inteligjent,i thjeshte dhe atdhetar i flakte. Sala-shejtan-budalla,anadollak,sharlatan,si nje magazine pa inventar,Kulti- Zogu e rriste kultin e tij me anen e orgjive mbreterore,Enverit kultin ja kishin krijuar servilet dhe sahanlepiresit,Sala ben cmos per te rritur kultin e tij nepermjet daljeve te panevojshme ne TV,vizitave te shumta neper bote,duke shperdorur parate e popullit,garave te famshme te notit,per te nxjerre ne pah muskujt e tij te dhjamosur,etj. Si perfundim Enveri ka me shume merita se keta dy te tjeret dhe e meriton mauzolemin. Por une mendoj se asnje mauzoleum nuk duhet bere.Ata duhen te varrosen qe te gjithe te Vorrezat e Deshmoreve ,ku jane varrosur edhe Qemal Stafa,Nako Spiru,Hysni Kapo,Spiro Moisiu etj.
E nxorre koken o Enverist? Me mire keshtu haptas si ti te pakten.Ti gjoja je dakord qe te rehabilitohet Zogu, por e ve ate ne nje shkalle me Enverin. Lufta e klasave nuk ishte “idioteske”, por kriminale,pasojat e se ciles ky popull do ti vuaj per shume dekada qe do vijne.Zogu nuk ka shitur asnje pellembe toke.Hapini arkivat dhe lexoni te kuptoni se c’ndodhi me kufijte.Kush te tha qe shiti toka, Paskali apo Xhufi?
me qe qenkemi dy beso po i shtoi dy oo. atehera cuna ketu nuk behet fjale per te ndertuar nje mauzole per zogun por per te rindertuar….aty te rruga e elbasanit ku eshte klubi :princ Park : dhe ai Nena Mbretereshe , pra aty prane jane edhe sot nje pjese e gureve te maozeloumit i nanes mbretereshe, i nenes se ahmet zogut e varrosur ne vitin 1936 . aty u caktuan ne ate kohe varrezat e familjes mbreterore shqiptare. me 17 nentor 1944 komunistet e minosen kete varr te nenes mbretereshe pa e larguar trupin e te vdekures vetem qe te prishnin kete vend. dhe sot behet fjale per te rindertuar po aty perseri ate qe ka qene dikure. kaq
Shumë qenke pickuar or ,,shtegtar” rugë-humbur nga ato çfar thashë unë për mercenarët pa pagesë si puna e atij ,,ben çikagos”(besoj se tani e shkrova saktë për hatrin tënd). në se ti nuk i përket asaj kategorie, nuk ke pse vjellë vrer e zhargon fyes dhe nga ana tjetër po na vërsulesh për ,,fjalorin e pa denjë” që përdora unë. Dije se për momentin jam i infektuar nga fjalori banal që përdorni pikërisht ju, sharlatanë që keni humbur rrugën pa dalë ende nga oborri i shtëpisë. Ndërsa unë zotëroj minimumin e kulturës të komunikuarit me lexuesit e të gjithë niveleve. Me ty e të gjithë partizanët-mercenarë të Saliut, jam shumë larg. Do të doja tu ktheheshit komenteve tuaj, ti lexoni çfar keni shkruar. Komentet tuaj nuk kanë as kokë, as trup e as fund. Ndalu çfar shkruan një far ,,ivani i madh” që të drejtohet ty. Sa për fyerjet që më drejton mua, nuk keq ardhem as pak se pse nuk më habit injoranca yte dhe e disave të sojit tënd prej sharlatanësh. Të këshilloj të mos harxhosh energji të tjera me ,,Pamvarësinë” se je krejt i humbur.
perpjekjet e binjakut te zogut, berisha per ta rehabilituar i jep mundesi berishes qe ne te ardhmen te rehabilitoje dhe enver hoxhen qe indirekt ben edhe berishen udheheqs te madh.
edhe hitleri me ducen bene shume per vendin e tyre deri ne nje fare pike por gjermanet dhe italianet i vue pikat mbi i per keta diktatore edhe ne nuk kemi nevoje te rabilitojme matrapazet por te themi dhe shkruajme te verteten.
shume komentues ngrene ne qiell enver hoxhen. cdo gje qe u ndertua u be me djersen dhe mundin e popullit te sklaveruar dhe si shperblim enver hoxhes iu grantua froni. kjo quhet diktature dhe nen cdo diktature eshte ndertuar por kjo nuk duhet glorifikuar!
per nje gje kam mall nga ajo kohe -rendin publik!
ndersa zogu, nuk ndertoi ose solli asnje progres perkundrazi cvati dhe iku si skile plake.
Prizren e tjere si ky,
sic duken nuk jeni puro shqiptare,ose jeni cilimij,sepse nuk ka shqiptare te vertete qe te mos e dije se si jane thare ato keneta dhe si jane bere ato vepra”madheshtore”ne kohen e Enverit.Lexoni dicka,ore te shkrete, e pastaj ia nisni te flisni per historin e asaj kohe.Lexoni te pakten librin e Zef Pullumbit”Rno per te tregue”.Ja nje ngjarje e sigurte:Ne kneten e Maliqit punonin si te burgosur babe e bir,me mbiemrin Tirana.Kur policet pane se babai,qe ishte mjaft i moshuar,s’po perparonte dot ne kanal,moren te birin ia hodhen ne shpine dhe e mbyten plakun ne llucin e kenetes.Kuptoni,shtyne te birin te mbyste te atin…Te gjite ato qe kan punuar neper keneta e objekte te tjera te veshtira kane qene te burgosur,kryesisht tregtare,fshatare,klerike e tj.,qe partija te gjithe i quante armiq e reaksinare…Ne asnje vend te Europes s’kan ndodhur te tilla mizori.Asnje rast i tille s’ka ndodhur ne kohen e Zogut.Vetem propoganda juaj e nxine ate kohe,ku Shqiperija sapo kishte dale nga prapambetja e injoranca shekullore…
Anonimatit tënd i duhet shtuar ,,e pa…”.
Pizrenasi e tje.,
na habite,o nxenes i zellshem i formave te edukimit,e pake mesuar permendsh historine e Partise se Punes,dhe nuk levizke asnje presje nga xhevairet qe sajonte “gjeniu” yt Enveri,i cili me “guxim e largpamsi” e gremisi Shqiperine ne ferrin e diktatures komuniste personale,qe ia ka kaluar nga egersija vetem ajo e Polpotit ne Kamboxhio…dhe keni goje ta quani clirim ate dite kur ky perbindesh hypi(si!!)…… ne krye te keti vendi….
I think this is one of the most important info for me. And i am glad reading your article. But should remark on some general things, The web site style is great, the articles is really nice : D. Good job, cheers