Prona, krimi kolektiv i politikës për vota dhe pushtet...

31 Gusht 2012, 10:56Politika TEMA

Nga Pandeli Majko

Një ditë para se të paraqisja në 2002 programin e qeverisë në Kuvend ju kërkova këshilltarëve që të shtonin “një paragraf” ku të flitej për kthimin e pronave dhe për pronarët. E kujtoj edhe sot vështrim in habitës të tyre me pyetjen- “E ke menduar mirë, shef!?”…

Pamjen më të plotë për “pronën” në Shqipëri e jep Banka Botërore e cila në raportin e saj më të fundit vlerëson se “Qeveria dhe gjykatat në Shqipëri kanë dështuar në zgjidhjen e çështjes së pronës”. Banka Botërore e lidh ekzistencën e qindra ndërtimeve të paligjshme në Shqipëri me moszgjidhjen e çështjes së pronës. Sipas saj një e treta e të gjithë ndërtimeve të kryera në Shqipëri gjatë këtyre 20 viteve janë të paligjshme.

Për zyrën e OSBE-së në Tiranë zbatimi i plotë i ligjit është penguar nga fakti se shumë afate kohore të parashikuara në legjislacionin e pronësisë janë shkelur dhe institucionet përkatëse shqiptare nuk kanë marrë hapat e nevojshëm për të përmbushur detyrimet e tyre. Ajo vëren se zonat kryesore urbane dhe zonat bregdetare mbeten të paregjistruara.

Mungesa e titujve të pronësisë ka sjellë në Shqipëri edhe një fenomen tjetër i cili emërtohet si “pronat e papërdorshme”. Pronarët që nuk i kanë marrë këto tituj nga zyrat e kadastrave nuk mund t’i përdorin pronat e tyre për ndërtime apo investime.

Për cështjen e pronave në Shqipëri, Gjykata e Strasburgut ka kaluar nga paralajmërimet në veprime konkrete. Ndëshkimi më i freskët i Strasburgut ishte ai i gjobës prej 3,2 milion eurosh, që kjo Gjykate i ka vënë qeverisë aktuale për moszbatimin e vendimit të saj. Dhe ky është vetëm fillimi!

Në Gjykatën e Strasburgut ka sot rreth 530 ankimime të pranuara për të hapur procese gjyqesore. Strasburgu ka kërkuar që cështja e pronave të zgjidhet nga shteti shqiptar dhe të respektohet Konventa Europiane e Lirive dhe të Drejtave themelore të njeriut ku ai aderon.

Në këtë situatë dramatike të pronës në Shqipëri, Gjykata e Strasburgut i ka kërkuar Shqipërisë të bëjë publike faturën financiare që ai ka marrë përsipër ndaj shtresës së pronarëve të ligjshëm. Ajo ka kërkuar që kthimi dhe kompensimi i pronave të jetë konform parimeve të jurisprudencës së Strasburgut. Këto parime janë në përputhje me kushtetutën e Shqipërisë.

Eshtë e qartë që për cështjen e pronës sjellja e shtetit shqiptar bie ndesh me parimet që ka pranuar në ligjin themelor të tij. Në këto kushte, Gjykata e Strasburgut mbetet shansi i fundit për pronarët shqiptarë.

Deri më sot në Gjykatën e Strasburgut të gjitha çështjet kundër vendimit të komisionit të Kthimit të Pronave janë fituar në 100 % të rasteve nga ana e pronarëve. Ata kanë pasur përballë Avokaturën së Shtetit, e cila është palë kundërshtare në proceset gjyqësore. Ajo përfaqëson shtetin shqiptar në këtë organizëm ndërkombëtar si për të përforcuar zyrtarisht keqbërjen e shtetit karshi pronarëve të ligjshëm.

“Lufta e Ftohtë” midis qeverisjes dhe pronarëve vazhdon thuajse e padukshme për opinionin publik. Kohët e fundit Gjykata Kushtetuese shpalli si antikushtetues tre nene në ligjin shqiptar për kthimin e pronave. “Hilja” qeveritare ishte që në se një qytetar ankohej në Gjykatën e Strasburgut, të lejohej që Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, të anullonte vendimin e mëparshëm të marrë në vite prej saj. Pas këtij “veprimi ligjor” Gjykata e Strasburgut nuk kishte cfarë të gjykonte pasi nuk ekzistonte vendimi mbi të cilin duhej të shprehej…

Manovrat qeveritare në marrëdhënien me pronën bënë që pronarët të ishin të parët që e vlerësuan dhënien me qira të tokave bujqësore të pandara si një strategji të qeverisë për të shmangur kompesimin fizik të pronës. Konflikti vjen për arsyen e thjeshtë se “kompensimi tokë me tokë” është strategjia e vetme realiste që i ka mbetur shtetit shqiptar në marrëdhënien detyruese me shtresën e pronarëve.

Në 5 gusht të këtij viti ka hyrë në fuqi strategjia e re qeveritare për pronën. Kjo strategji ka në themel edhe kompensimin fizik dhe synohet që deri në vitin 2020 të kenë marr zgjidhje çështjet e pronave. A thua të jetë e vërtetë kjo!?

Kompensimi financiar, është një ëndër e bukur për tu besuar. Deri më sot shteti shqiptar ka përdorur për kompensimin financiar një fond minimal vjetor. Qeveria quan sukses që fondi për kompensim finaciar nga 2005 deri në 2011 është rreth 37 milion dollarë. Kjo është një shifër qesharake krahasuar me detyrimin prej shumë miliardë eurosh të kompensimit të pronarëve. (shifrat lëvizin deri në 20 miliardë euro!)

Në vitin 2014, qeveria pasardhëse sipas “strategjisë” së mësipërme do të duhet krijojë “fondin e tokës” dhe të fillojë kompensimin fizik të pronarëve. Sot në Shqipëri realiteti plackitës flet për ish-repartet ushtarake të cilat do të privatizohen dhe një praktikë ku çdo tokë fitimprurëse po ndahet ose po jepet me qira.

A do të fillojë kompensimi fizik i pronave në vitin 2014? Përgjigja pohuese është tallje me veten! Përgjigja negative është para syve të të gjithë publikut. Eshtë e qartë se qeveria aktuale me vetdijë po e dështon këtë proces.

Zgjidhja e problemit të pronësisë përbën një nga 12 rekomandimet që Bashkimi Europian i ka vënë Shqipërisë për ecurinë e integrimit të saj. Rezerva e Brukselit zyrtar në cështjen e pronës po merr tendencë ndëshkimi për Tiranën zyrtare.

Përpara presionit ndërkombëtar nga qeverisja ka disa deklarime publike për cështjen e pronës. Nga ministria e drejtësisë pretendohet se ka kaluar në fondin e kompesimit fizik rreth 71 hektarë pyje, 17 mijë hektarë tokë bujqësore dhe mbi 100 objekte. Pyetja është se “Ku janë këto prona!?” Gërxhet e mbetura paprivatizuara, duket se do tu jepen pronarëve me “solidaritet kushtetues”. Tallja po vjen si në një ballo me maska!

Në këtë “ballo” postkomuniste, Shqipëria ka aktualisht mbi 8 institucione që veprojnë mbi të drejtat e pronësisë në varësi të ministrive të ndryshme. Sipas analizës që ka bërë vetë Ministria e Drejtësisë, këto institucione trajtojnë në mënyrë të fragmentarizuar çështjen e fitimit të pronësisë dhe të regjistrimit të titujve të pronësisë. Në këtë “xhungël” agjencish shtetërore ka funksionuar një mafie e mirëfilltë tokash.

Aktualisht agjensia e kthimit të pronave administron 6556 kërkesa fillestare për njohjen kthimin dhe kompensimin e pronave. Sot gjendja e marrëdhënieve pronësore në Shqipëri ka krijuar qartazi një shtresë pronarësh të vjedhur publikisht me makinacione ligjore dhe vendime të korruptuara gjykatash.

Në mes të kësaj drame shqiptare qëndrojnë pronarët të cilët janë njerëz me një profil qytetar dhe fisnik. Ata flasin rrallë në publik dhe organizimet e tyre nuk janë aspak të një karakteri agresiv. Të mbushur me premtime ata qëndrojnë si një nga shtresat më tolerante të shoqërisë shqiptare të gatshëm për të negociuar me shtetin e tyre.

Ku ka të “vjedhur” ka edhe “hajdutë”. Në se ligji shqiptar i njeh të vjedhurit, ai do të refuzojë ti njohë “hajdutët”. Kjo, pasi vjedhja sic deklarohet rëndom është bërë për interesat e shumicës(!). Këtu nuk flitet për ligjin 7501. Kam folur me pronarë tokash, dhe pavarësisht pakënaqësisë, ja u ndjen mirëkuptimin. Përballë këtij mrëkuptimi, sjellja shtetërorë karshi tyre ka qenë denigruese.

Dhjetë vite më parë shikoja me bisht të syrit sallën e kuvendit për të vëzhguar sa kishte rënë në sy “gabimi” në programin e qeverisë. Atëherë, nuk e dija se keqtrajtimi i shtetit fillon nga prona. Në Shqipëri, ai është një “krim kolektiv” i politikanëve për vota, dhe pushtet…Shumica e tyre ishin mirëkuptues dhe me një inerci kulturore që vinte nga komunizmi. Makutët dihen! Koha që jetojmë është efekt anësor i fuqisë së tyre… Padyshim!

31 komente në “Prona, krimi kolektiv i politikës për vota dhe pushtet…”

  1. Agim says:

    Nje analize e plote per pronen me ne fund nga nje i majte! Bravo Majko!

    1. Brekegrisuri says:

      Je pak si vone zoti Majko!
      Asht e xanun!
      Katunari nuk njeh qytetari! Katnari do dru e zorre te thate!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/kjo-asht-toka-jon-prona-jon.html

    2. assault says:

      Bravo Edi! intuita me ben te besoje se jane fjalet e Edit te vena ne gojen e Majkos. Atehere bravo Majko!

  2. Ben Chicav says:

    Shkaku kryesor ishte krimi qe beri babai juaj Enveri,o Majko,me kolektivizin,me cpronesimin qe ju beri pronareve te tokave,dhe dhenien e tyre barkathateve komuniste shqiptare,qe ketu nisi tragjedia shqiptare e tokes private qe nuk eshte zgjidhur akoma,dhe ironia eshte qe kete problem premtoni ta zgjidhni ju,qe jeni autoret e ketij krimi.

    1. fl fule says:

      O plak matuf i pjerdhur mendsh (je 20fishi moshes sime). Kush jane ata ju, o gjytyrm?

      Mund ta zgjithe shpellari juaj Sali kete problem qe 2-3 vitet e para ne vitet 90. Po shpellaret nuk zgjidhin probleme. Vetem krijojne dhe perkeqsojne.

      1. Ben Chicago says:

        Ti pjelle e kuqe,qe shkruan me te zeze qe te terheqesh vemendje me paraqitjen,sepse ato qe shkruan Jane komplet idjotelleqe,mosha ime me qe e ke problem eshte 41 vjet,por mosha pak rendesi ka,rendesi ka ato qe shkruan,dhe ti bashke me 99%,e ketij blog,jeni qenie te deshperuara,te frustruara,te zhgenjyer ne jeten tuaj personale,dhe kete zhgenjim e pisllek qe ju mbulon shpirtin e hidhni me kommentet tuaja ketu.Eshte kohe e humbur debati me njerez te nivelit tend.

        1. fl says:

          Ike puno token o tarp me zile. Me anti-komunizmin tend prej fshatari fshijme b*then.

      2. barkemedhenjte says:

        Fule mos merr zjarr kot, mos ji naiv, Enveri i ruajti hipotekat e nuk i dogji, iua dorezoi trashegimtareve majtas-djathtas, te cilet i kane mbivendosur qe nuk ka shejtan qe i shben me…Nje bodrum e kane ne pronesi tre veta, por polici nga Skrapari e zoteroi….tani e ka shitur e ai qe e bleu e ndau ne tre ambjente e dy i ka shitur e nje e jep me qera ec e gjej pronen…
        Fule pyti barkmedhenjte e LSI si e kane bere pronen kacurrel. Kuptohet qe kjo eshte fund e krye strategjia e sigurimit te shtetit per te shkaterruar njehere e pergjithmone enderren e klases se permbysur, sepse pa pasuri nuk vjen dot ne pushtet. Keshtu keta qelbesira si u turren mbi pronaret po e shqyejne njeri-tjetrin per ato pronat qe kane kane grabitur sepse me to riciklohen ne pushtet qe ta thithin edhe piken e fundit te gjakut te ketij populli qe nuk eshte aspak budalla e frikacake, por batakci si ata qe ka ne krye edhe ka bashkepunuar me ta e ka marre aq sa i mjafton, keshtu qe as 5%e shqiptareve jane ata enderrimtaret, qe besojne se harrami asnjehere nuk behet hallall.
        E di cfare me the nje nga ato grate e perfshira ne keto zullume nje dite mu turr desh me vrau-cfare pronash tha, ohu e kush qe njeriu i pare qe i pati keshtu ka qene njeri ja merr tjetrit, po si do i veje halli ketij vendi i thashe- ohu tha as me pl…s fare me tha,pas nja dy vjetesh nuk e kisha pare e degjuar me kur rastesisht degjova qe bashkeshorti i saj u vra ‘per konflikt pronesie’. I pari ka thene se prona eshte e ngjitur me shpirtin kush i ka grabitur nuk besoj se do te jete i qete.

    2. Niko Maloku says:

      O Beni i rrethinave te Cikagos qe e nxjerr buken e gojes duke lare ene. Po mbete qyryk o trim. Meqe je 41 vjec, i bije qe ndryshimi i sistemeve politike te te kete gjetur 19 vjec. Normalisht, duhej te kishe me pak vrer. Vreri i tepert e ka mbytur edhe bartesin e tij, pra gjarperin. Se dyti, ti ke patur kohe te mesosh, apo jo? Por, ti duket se beson se i di te gjitha,megjithese komentet e tua i shkojne per shtat vetem ndonje gomari nga Peqini.O Ben! Perpiqu te mesosh pak more trim. Mire se ketu on-line nuk te njeh kush, por marrezite e tua ti ka shume te ngjare qe i perserit edhe ne biseda tavolinash. Dhe, pastaj,pas kraheve, mileti tallen me ty. Se pari,meso se Enveri nuk ua dha tokat vetem komunisteve por gjithe popullit qe nu kishte. Komunistet, atehere nuk perbenin as 1 per qind. Partia e Hoxhes nuk ishte si keto partite e sotme qe marrin parate ne buxhet dhe ua japin militanteve apo qe grabisin tokat ne bregdet.. Se dyti,meso se Hoxha nuk ua dha tokat shqiptareve si prone,por ne perdorim. Dhe,perpiqu te kuptosh dallimin e madh ne kete mes. Pra, ne 1991 pronat ishin aty dhe po te donte klasa politike shqiptare e pas 1990, ato prona,ne 90 per qind te tyre kalonin tek te zotet.Se treti, Ben trimi, meso se Majko dhe brezi i tij ( mosha jote) nuk mund te jene pergjegjes per vfare kane bere paraardhesit e tyre. A je pergjegjes ti ‘trim” per cfare ben Sali Berisha dhe gjithe banda e tij sot? A te kane pyetur ty per gjithe kete katrahure me pronat dhe me urbanistiken? Po per dhenien e detit grekeve? Po per Gerdecin? Po per 230 milion euro te ” zhdukura” ne rrugen Durres-Kukes? Po per te vraret ne 21 janar? Po per Piramidat e 1993-1997? Po per sulmin e armatosur te shtatorit 1998? Po per vjedhjet e sotme dhe grabitjet e pronave? Po per rreth 10 mije analfabete? Po per gjakmarrjen dhe 1600 familje te ngujuara? Po per drogen, prostitucionin, pornografine, trafikun e femijeve, papunesine etj? Une nuk besoj se te kane pyetur. Prandaj, Ben, eshte me mire te shohesh hallet e tua se sa te vjedhesh vrer cdo dite per te kaluaren qe nuk mund ta ndryshojme dhe te hymnizosh te sotmen qe mund ta bejme me te mire. apo jo?

      1. Zana says:

        Niko, ti dukesh qe ke qene nje femi kaleci.

  3. LENINI says:

    O zoti Pandeli,Ju dhe te gjthe ata politikane qe jane sot e kane qene dje,u futet ne politike jo te ketheni pronat,por ti vidhni pronat.Eshte bere hataja me vresjet per pronat,por ky eshte vetem fillimi.Ato napolona te paguara per te blere me djerse e gjak,tokat nuk do lahen me politikat tuaja te poshtra,qe nuk jane zbatur ne asnje vend te lindjes.
    Si eshte e mundur qe te zbatohet reforme agrare ne nje vend qe do te shkoje ne sistemin kapitalist? Nuk ju thane juve Dhjetoristeve te 1990,se A e kapitalizmit eshte prona?Nuk jua mesoi Rajersoni,se shteti ne Amerike ngrihet mbi pronen private qe eshte e shenjte?Si do te ndertonit kapitalizmin Ju pa pronen private?
    Ju ju futet politikes per te krijuar sistemin socialist-kapitalist,duke rembyer pronat e popullit,si ne vitet e mesjetes kur tokat ndaheshin ne Amerike,kush ishte me i zoti dhe merte tokat me te mira kush europjan kishte kalin me te shpejte.
    Cili eshte kontributi i politikaneve tane ne ngritjen e ekonomise se rtegut,kur une nuk kam pronen time?Ju politikanet e sotem do mbani pergjegjesi per te gjitha zullumet e krijuara,vrasjet e bera dhe ato mijera qe do vazhdojne.Mendje lehtesia dhe grykesia e politkaneve ne kata 20 vjet ka futur popullin ne vellavrasje,ne dasi,ne pa siguri.Kete a e dini?

  4. ani says:

    Ne kohen kur behej kolektivizimi, pleqte te cilet kishin pervoje jete,u thonin njerezve qe ky bashkim tokash qe behet eshte shume i lehte prandaj mos jeni entuziast.Do vije nje dite qe ato do ndahen prap e atehere do behet gjaku deri ne gju.prandaj o Majko gabimi eshte bere atehere dhe kjo do te ndodhte.

  5. ESHTE BERE THJESHT REFORM AGRARE E KAMUFLUAR PLUS VJEDHJE PUSHTETARESH SI NE FEUDALIZEM ! E DREJTA E PRONES ESHTE SHTREMBERUAR AQ KEQ, SA SOT, HAJDUTIT ME LIGJ I TAKON TOKA E PRONARIT !! GJYKATAT JANE ORGANI ME SKANDALOZ QE BEN PRONAR HAJDUTET !

  6. Sinani says:

    Ky shkrim i zotit Majko vlen vetem per statistike, pra na sjell nje situate te ceshtjes se pronave ne Shqiperi. Ai nuk mund te quhet analize. Per me teper shkrimi nuk sjell asnje prej arsyeve pse eshte katandisur keshtu Shqiperia. Vete zoti Majko ka nje pjese te pergjegjesise, pasi ka qene dy here kryeminister, ndersa partia e tij per tete vjet ne pushtet. Une do te besoja qe zoti Majko eshte i shqetesuar vetem nese ai do te thoshte qe une do ta leshoj pronen qe kam marre tek Shkembi i Kavajes, pasi nuk me takon. Ate duhet ta marri ose i zoti(nese ka) ose nje ish pronar qe duhet te kompensohet. Tashme jemi mesuar me lote krokodili. Edhe keto lotet e fundit te Majkos nuk bejne perjashtim.

  7. gjirokastriti says:

    Degjo o Majko trimi.E keqija e llumit eshte se nuk kupton ,qe kuptohet
    shume shpejte nga te zgjuarit e te ndershmit.Te zgjuarve nuk ju duhen 20 vjet te te kuptojne ti se sa i mire je me ata qe u vollen dhe u denuan pse duhet te ripeshin per nje aventure te kriminelve.Eshte me mire te qendroshe aty ku ke qene se sa te shkruash pendime,se bhesh
    me qesharak nga se je.

    Shkruaj shkruaj , pa mbarim
    ne kete te madhe Teme
    Majko djali per fillim
    nje shperblim do keshe per pene

    Nje shperblim dote keshe
    si Tritani me nje preshe
    e nje dhurate per kesaj nate
    nje si kukull dhe dy veze pate

  8. PINOKU says:

    Po ma kalon dhe mua nga hunda o Pandi.Kane qene pikerisht drejtoret e tu qe sme kthejne pronen qe mbahet arbitrarisht nga Ministria e mbrojtjes.Mos dil ketu e na bej zemergjerin o DEBIL i lindur.

  9. Lirim says:

    Pronat i grabiti terroristi Sali Berisha. Eshte ai qe ne venfd te punonte per demokracine, rrembeu pronat e lighshme dhe e shkaterroi bujqesine e shqiperise. Tani ne Shqiperi do ishin ndertuar fermat moderne,dhe do kishte pune e prodhime per te gjith, do kishte nje baze te shendoshe per zhvillimin e turizmit dhe do kishte pune e te ardhura te bollshme per shqiptarert. Vetem me turizmin shqiptaret di siguronin nje nivel te larte jetese, sepse shqipreria eshte nje vend i brekuar, me pasuri turuistike te panumerta e te bollshme, eshte nje nga vendet me te bukur e me te preferuar ne gjithe boten. Po te kthehej prona,nuk ishte e nevojshme shqiptaret te merrnin arratine per te punuar si skllever e te perbuzur ne fermat e shteteve fqinje, sidomos ne Greqi. Eshte Sali Bereisha qe shkon ne Amerike, genjen e mashtron, dhe ata thone “Berisha eshte aleati i Amerikes”.
    Pa ikur Berisha nuk do kete kurre pronaret e ligjshem, por vetem hajdutete Bwerishes, nuk do te kete bujqesi ku te punohet sic duhet e te sjelle prodhime per popullin, nuk do te kete kurre shqiperi demokratike,Bujqesia ishte baza e prodhimit ne Shqiperi, me fermat nga me modernet, Berisha i shkaterroi te gjitha. Me Berishen Shqiperia eshte kthyer ne nje Kine komuniste, te futur arbritarisht ne Evrope. Per te vene ne udhe te mbare Shqiperine, shqiptaret me shoqatat e tyre me te organizuara, ti drejtohen Amerikes dhe Evropes e tu kerkohet qe ata te detyrojne Berishen te ktheje pronat e grabitura, ndryshe nuk ka Shqiperi demokratike. Ku jane mburjet e tyre “Prona eshte e shenjte”, me deklaratat e tyre per te drejtat e njeriut, vetem fjale ne ere?!

  10. malcori says:

    hajduti nuk e kthen mallin e vjedhur,vetem ne shqiperi ka ndodhur qe shqiptaret vjedhin de fakto pronen e njeri tjetrit,pra hajdutlleku shtrihet ne identitet,aq me teper qe politika ka qene bashkepunuese me hajdutllekun ,dhe majko ben moral aty ku ska e sdo kete kurre,na vjen per te vjelle kur i shohim fytyrat

  11. 14 VJEÇ DHENDERR says:

    SIKUR E KAM DEGJUAR KETE EMER
    Si e ka emrin ‘sistemi’ yne ekonomik qe keni ndertuar ne kete vend ne keto 22 vjet 0 beu yne?ME QE FLET PER PARLAMENT E QEVERRI ,ME çFARE JE MARRE NE KETO ISTITUCIONE PASTRUES I BANJOVE APO U NDERROJE UTURAKET TE NGUJUARVE NE PARLAMENTIN E POPULLIT?

  12. viktor says:

    ndigjova zedhenesen e qeverise qe te jepen oborret ne pronesi po shume dakort jam por pa nje studim konkret mund te behet ky kthim . si mund te kthehet kjo kur pjesa me e madhe te ketyre oborreve jane molle sherri dhe konfliktesh dhe si mund te privatizohen kur jane me konflike me njeri tjetrin ku nuk ka rruge per te hyre ne banese makina zjarrfiksja ambulanca e tjer n se i ka zene me te fortet e pushteteve dhe pa u bere nje studim nje mini plan rregullues paraprak ska mundesi ka lagje te tera qe kane nga 50 vjet dhe tani kane ndertuar pa plan dhe kane zene te gjitha rruget si ka mundesi do te vritemi . prandaj me duket si e shpjet te zbatohet menjehere pa nje studinm nga zyrat urbanistike te bashkive apo komunave me nje plan te studjuar se mendoj jane vend konfliktesh dhe vrasjesh

  13. Dike Mullai thote- says:

    QETESOHUNI o Pronare! Tashme MAJKON (te Majten) e keni me vehte,LERENI te DJATHTEN!!! Po erdhen ne pushtet (2013), do t’a zgjidhin kete “lemsh’ te ngaterruar ne 22 vjet, brenda 22 muajesh!!! FITORE.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Keta jane ngurtesuar aq shume sa dhe mjalti u duket shurre…Flasin sikur mungonte firma e Majkos dhe HOPA…U zgjidh…

  14. Atila says:

    Prona duhet ti kthehet te zotit? Po kush eshte i zoti? C’do regjim i ka shperblyer sahanlepiresit e vet me prona shteterore qe ne fakt i takojne qytetareve ndersa nje pjese e pronave jane krijuar duke u bazuar te dhuna krimi dhe prostitcioni. Qe ne vitin 90 qeveria duhej te kishte bere nje ligj qe ne baze te rrethenave te krijuara te kthente sipas mundesise pronat e patundshme ne qytete dhe te bente nje rishperndarje te re te tokave ne fshat sipas gjendjes se re te krijuar duke e shoqeruar edhe me kompesimet perkatese per gjithe ate kategori te ish pronareve qe smund tu kthehej prona.Por ne shqiperi u veprua duke perdorur dy ligje njekohesishy ligjin 7501 dhe ndarjen sipas prones origjinale u veprua ashtu sic po veprohet edhe sot me ligjet e shtetit per disa veprohet me ligj e per disa me kanun per disa te tjere. Ky dualizem ne ligjesi ka krijuar nje konfuzion jo dhe aq te rastesishem duke ditur se ne nje kaos te tille ai qe ka mundesi dhe pushtet mund te rehatoje veten dhe fisin ne kuriz te te tjereve. Pushtetare e njerez kriminele jane kthyer ne pronare qe duhen delegjitimuar dhe duhen kthyer ne xhins pasi po fryhen mbi djersen dhe gjakun e popullit. Per ta vlen vetem nje urim- MOS I GEZOFSHIN PRONAT E VJEDHURA.

  15. SkorpionsiBlloku says:

    O enver cohu Edhe njehere se ti Paske qene per kete popull…….

  16. salah says:

    Bravo Panteli maiko! Ai ishte tepër e shkurtër në qeveri: 1 Tokes Ilir Meta nr gangster, Salih Berisha Nr 2, Nr 3 Fatos NanoBregdeti është shkatërruar nga banditë dhe Fatmir Xhafaj bën vetëm llafe, llafe, llafe, si Ministrit të Drejtësisë, ndërtimin dhe Drejtësia

    2009: Bashkim Kopliku

    Kush e komandon qëndrimin antipronar të ish politikanit Bashkim Kopliku

    Nga Ahmet SULSTAROVA
    Unë, Ahmet Sulstarova, që jam i përndjekur i regjimit komunist, i shpronësuar dhe Zv/kryetar i shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, më çuditi dhe më bëri të mendoj gjatë prononcimi në shtyp i zotit, Bashkim Kopliku. Përse ky ish-deputet “karrige thyer” i Berishës, hiqet si mik, dashamirës apo kompetent dhe përpiqet të implikojë dhe të intrigojë shoqatën “Pronësi me Drejtësi” dhe shoqatën “Bregdeti”, me pronarët që po përpiqet t’i mbrojë prej themelimit të saj? Me shkrime të përsëritura është bërë publike pse shoqatat tona u shkëputën nga PR dhe vendosën të kandidojnë me siglën e LZHK, për faktin se kjo parti dhe “Poli i Lirisë”, pranuan që anarkia e pronës të zgjidhet duke respektuar platformën e shoqatës që përbën dhe zgjidhjen përfundimtare të pronës private të trashëguar.

    Kush është ky shtetas, që përpiqet të justifikojë ligjet e nxjerra nga 1991 deri 1997, duke filluar nga ligji nr. 7501 “Për tokën”, kur dihet se ky ligj i shkel të drejtat e njeriut edhe më keq sesa bëri diktatori Enver Hoxha? Z. Bashkim Kolpiku intrigon kur na këshillon se “Poli i Lirisë “duhet të këmbëngulë për zbatimin e drejtë e të shpejtë të ligjit për tokën.
    Pra, na këshillon të bëhemi akseleratorë të asaj politike, që shoqata jonë e ka denoncuar publikisht, si antidemokratike, si shkelje të të drejtave themelore të njeriut dhe si tradhti ndaj kombit. Mesa duket, z. Kopliku kujton se pronarët e kanë harruar përmbajtjen e ligjeve, që politikanët e periudhës së post-komunizmit votuan 18 vjet më parë. Në dispozitat kryesore Kushtetuese, që u votuan më 29 prill 1991, u shfuqizua Kushtetuta Komuniste e vitit 1976. Fryma dhe përmbajtja e detyrimeve kushtetuese, i përcaktoi shtetit detyrimin për të respektuar liritë dhe të drejtat e njeriut dhe konventat ndërkombëtare, pra shteti u ngarkua me detyrën që pronën e marrë pa të drejtë nga diktatura, ta kthente tek i shpronësuari. Ishte ligji Nr. 7491, ku thuhet se “ekonomia e vendit bazohet në shumëllojshmërinë e pronave, iniciativën e lirë të të gjitha subjekteve ekonomike dhe në rolin rregullues të shtetit”, (neni 10) dhe se “të gjitha llojet e pronësisë gëzojnë mbrojtje të barabartë” (neni 11).
    Në paragrafin e fundit të kësaj dispozite, të fundit thuhet shprehimisht se “pasuritë që përbëjnë objekte të pronës shtetërore përcaktohen me ligj”. Më 19 korrik 1991 u votua ligji Nr. 7501 në nenin 2 të të cilit thuhet se “shteti u jep tokë personave fizikë a juridikë. -Ndalohet shitja dhe blerja e tokës”, kurse në nenin 3 thuhet se kjo tokë jepet pa shpërblim. Në nenin 11, thuhet se ata që marrin tokë, detyrohen ta përdorin atë vetëm për qëllime bujqësore dhe në rast se nuk e përdor për këtë qëllim, gjatë një viti atij i hiqet e drejta e përdorimit të saj (neni 15). Po të krahasohet ligji 7501 në formën e tij fillestare, kur toka jepej në përdorim me ndryshimet e mëvonshme të tij del e qartë se çfarë orientimi kishin politikanët dhe specialistët, që e mbrojtën këtë ligj. Në nenin 23 thuhet se “ata që nuk e shfrytëzojnë vetë tokën, që u është dhënë në pronësi ose përdorim apo bëjnë ndërtime pa leje etj, kur këto shkelje nuk formojnë vepra penale, dënohen administrativisht me 2000-5000 lekë gjobë etj”. Më vonë edhe gjoba u hoq dhe me mënyra të ndryshme nga drejtuesit e politikës u nxit pushtimi i tokave dhe i pronave që shteti duhej dhe kishte detyrimin kushtetues t’ua kthente të zotëve të shpronësuar nga diktatura. Nuk e di se cili ka qenë qëndrimi i zotit Kopliku në këto procese kaq destruktive në kohën kur ai kishte porosi me rëndësi. Lëvizja e lirë, që pas vitit 1992 nxitej nga politikanët e papjekur dhe trumbetohej si fitore e demokracisë, praktikisht ishte nxitje e anarkisë dhe mohim i demokracisë.
    Politikanët qysh me ligjin Nr. 7715, dt. 2.6.1993 filluan ndryshimet edhe të këtyre dispozitave (nenet 1, 2, 3, 7, 19, 21 e 23 (ligji ka 26 nene) dhe më vonë, me ligjin Nr. 9244, dt. 17.06.2004 u shfuqizuan 7 nene të tjera, pra nga 26 nene 14 janë ndryshuar dhe shfuqizuar. Ligji famëkeq 7501, u bë strumbullari i anarkisë së pronës. B. Kopliku dhe klani anti-pronar e dinë mirë se ligji 7501, në fakt është zbatuar vetëm në 23 % të tokës dhe është mbrojtur e mbrohet nga politikanët që duan ndryshimin e identitetit kombëtar shqiptar. Por, a ishte i ligjshëm ky ligj? Së pari, më 19 korrik 1991 kur u miratua ligji 7501, nuk kishte dalë ende një ligj, që të përcaktonte se cilat ishin objektet që ishin pronë shtetërore. Për rrjedhojë, çfarë toke shpërndanë me kaq “bujari” pushtetarët në emër të shtetit? Në mënyrë të qartë, kemi një vazhdimësi të dhunës komuniste mbi pronën private, ku pronat e grabitura u bënë pre e politikanëve dhe e klaneve të tyre. Shteti megjithëse u shpall demokratik veproi me dy standarde, në Veri prona u shpërnda 100% sipas kufijve të para kolektivizimit komunist dhe nuk ndodhi asgjë e keqe, ndërsa në zonat turistike dhe në pjesën Tiranë-Durrës, politikanët kanë organizuar masakrën mbi pronat e pronarëve herë duke përdorur ligjin 7501 që trajtonte vetëm tokën bujqësore dhe herë të tjera u futën në lojë privatizimet nëpërmjet AKP, akordimi i titullit person i stimuluar etj. etj.
    Sipas B. Koplikut, ligji për tokën synoi të kthejë në pronarë privatë mbi gjysmën e shqiptarëve dhe të dëmshpërblejë pronarët, por në fakt ky ligj shërbeu vetëm për allishverishe, ndërsa pronarët i shpërfill plotësisht. Gjendja e sotme e bujqësisë shqiptare, dëshmon qartë se ligji Nr. 7501 shërbeu për të mashtruar popullin, por Bashkim Kopliku është orientuar të flas përçart ndonëse nuk kuptohet përse ai është riaktivizuar në këtë politikë, që i shkon për shtat tradhtisë kombëtare. B. Kopliku pa e pyetur askush nga pronarët, jep mendimin se nuk është në interes të “ish-pronarëve”, që akoma të kërkojnë shfuqizimin e ligjit, por ta pranojnë atë dhe të kërkojnë “zbatimin e drejtë të ligjit për tokën”. Ajo që të bie në sy menjëherë,
    është termi djallëzor “ish-pronarët”, që Kopliku ashtu si Edi Rama apo të djathtë si
    ata të kryesisë së Partisë Republikane, e përdorin rëndom. Ish-politikani, Kopliku duhet të rikujtojë se më 21.12.1995 doli ligji Nr. 8053 “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”. Me daljen e këtij ligji, ligji Nr. 7501 e mbaroi çdo funksion të tij dhe në mënyrë të heshtur apo të nënkuptuar u shfuqizua. Përse nevojitej më ekzistenca e ligjit Nr. 7501? Prandaj, pronarët sot fillimisht kërkojnë të deklarohen të paligjshme të gjitha ato veprime që janë kryer duke shkelur të drejtën e pronësisë. Hyrja në fuqi e ligjit Nr. 8053, e bën të pavlefshëm ligjin 7501 dhe të gjitha aktet e tjera për atë pjesë që kanë
    shkelur të drejtën e pronës. Përsa i përket shpërblimit të pronarëve, Kopliku e pranon shpërblimin e pronarëve, por nuk na thotë se nga do të dalin ato 30 miliard Euro. Po në rastin kur pronari nuk dëshiron ta shes, përse të mos kompensohet përfituesi abuziv që
    përgjithësisht është djali, vajza apo miku i këtij apo atij politikani? Po në rrethet e Veriut Tropojë, Dibër, Kukës, Mat, Krujë etj, ku pronarët kanë marrë tokat e tyre sipas kadastrës së para kolektivizimit komunist? Duke qenë se Kopliku, që votoi për të sjellë këtë gjendje, nuk na jep rrugëzgjidhjen e problemit, do të bënte mirë që të lodhte mendjen të gjente një rrugë vërtetë të mundshme, për zgjidhjen e këtij problemi. Pyetja që më mundon është se kush është i interesuar të riaktivizojë një limon të shtrydhur të politikës në dhënien e këshillave djallëzore si; hiqni dorë nga lufta kundër ligjit Nr. 7501 që të keni shpresë të kompensoheni fizikisht apo financiarisht. Mos vallë ky ish-politikan kur ka votuar ligjet gjysmake anti-pronare të pronave në Parlament, ka kujtuar se po iu jep lëmoshë pronarëve!! Duket më tepër si një shantazh, sesa një këshillë shtyrë nga një sedër e sëmurë për të mos pranuar se ka gabuar dhe nuk ndoqi deputetët e matur e
    largpamës, si Heba dhe Baleta. Kur themi që ligji 7501 është antikombëtar, këtë e bëjmë për këto arsye, të cilat së paku z. Kopliku duhet ti dijë. -Ky ligj i jep tokën e pronarëve shqiptarë ardhacakëve me kombësi greke, që punonin me mëditje tokat e pronarëve shqiptare, që janë minoriteti real në Shqipëri që në regjistrimet e kohës së Zogut dihet sesa kanë qenë dhe dihet se nuk kishin toka. Z. Kopliku indirekt u thotë dhe çamëve, harrojini tokat në Çamëri, por kërkoni ndonjë lek dhe mbylleni gojën. -Ky ligj ka nxitur një armiqësi vëllavrasëse, që i shkon për shtat armiqve shekullor të Shqipërisë serb, etj. Janë 80% e të ngujuarve për probleme pronësie, nga statistikat numërohen me qindra të vrarë për këtë problem. Në këtë luftë, ka të vrarë dhe viktima, por vrasësit e vërtetë nuk janë ata që tërheqin këmbëzën, por politikanët që mbrojnë anarkinë e pronës. -Ky ligj ka dëmtuar rëndë ekonominë. Së fundi, le të na tregojë zotëria e tij një shembull të ngjashëm me tonin për zgjidhjen e problemit të pronësisë në ndonjë vend tjetër Euro-Atlantik, bile dhe në vendet lindore ish komuniste. Këto mendime ne i kemi shprehur që në vitin 1991, kur u formua shoqata, por ju e të tjerë pseudo-demokratë na thoshit: Çfarë pronash kërkoni, po na prishni demokracinë. Koha ka treguar dhe do tregojë se kush jeni. Për të përfunduar mendimet që shprehni ju z Kopliku, që janë produkt i mentalitetit komunist, të një personi që siç thotë populli “Se ka vrarë këpuca”, mirë madje i përkëdhelur me të gjithë regjimet dhe për më tepër i nivelit proletar, kini mirësinë dhe përgjigju një herë për këto dhe prit të tjerat, që pronarët tani, në prag të zgjedhjeve të kuptojnë dhe të arsyetojnë, se kush e komandon këtë strategji, që synon prishjen e identitetit kombëtar duke dëmtuar sa më shumë pronarët.

    Sot.com

  17. tourkofagos says:

    Nje analalize e perkryer e z.Majko qe normalisht ka dhe pergjigje;
    -Pune korrakesh!
    Pronare ”te paligjshem”u bene stergjysherit e tyre ne kohen e Sulltanit[duke u sherbyer turqeve],te njejten gje ndodhe edhe sot me simpatizantet dhe sherbyesit e PD dhe islamikut Berisha.
    Cilet jane keta????
    Kosovare,came,maloke,mallakastriote,labe,skrapalinje etj, qe ne total jane shqipfoles myslimane…….

  18. Iliret says:

    O Ben, qe nji her ke shkru Ben shkau, e nji her Ben Chicago. Mos u idhno he burre. Nuk fyn kend sot duke i than komunist. Ti e din se ma mir me ken komunist e bir komunisti, se sa spiun e bir spiuni.
    Spajuni i dreqit…. Ju e moret n’qaf ket komb…

  19. Albani says:

    Mos kthimi prones tek i zoti eshte tradheti kombetare, dhe helenizim i jugut, qe te majtet dhe te djathtet po e bejne bashkarisht dhe ne emer te demokracise. Mire Evropa kurva e motit qe hesht po Amerika cfare kerkon qe nuk vepron.

  20. nastradini says:

    PSE PANDELIU THOTE: “BENI SI THEM UNE, POR MOS BENI SI KAM BERE UNE?”

    GRABITJA e pronave dhe truajve e ka zanafillen ne vitin 1946, kur Enver Hoxha me urdher te Kominternit bolshevik zhduku pronen private dhe hodhi faren e se KEQES ne trojet shqiptare. Ajo qe vuajme ne te gjithe sot dhe ajo, qe po ben Sali Komunisti ne ditet tona eshte VAZHDIMI i menxyres komuniste, e huazuar nga bolsheviket ruse nga ANTISHQIPTARI me i madh i te gjitha koherave te historise tone, Enver Hoxha. Saliu vetem sa vazhdon dhe zbaton ate qe ka mesuar ne Partine e Punes: “GRABIT ME DHUNE BARKDERRIN DHE HIDHI NJE KOCKE BARKTHARRIT”. Qe ne prapaskene luhet si: “PJESEN E LUANIT MBAJE PER VETE”. Kete teater luante Enveri me dallkauket e tij, kete teater te Partise se Punes luan Saliu me debilet e tij. Prandaj nastradini ju thote o dallkauke te Enverit dhe debile te Saliut mos u genjeni nga pamja e KURVES qe do te paraqitet si VIRGJERESHE dhe i ka hedhur makiazh fytyres me kremra dhe pudra demokracie TRA-LA-LA. Mos u shani me njeri-tjetrin dhe mos i hani koken njeri-tjeterit si kafshe pylli. Sepse nje pale jeni dallkauket e Enverit, pjesa tjeter debilet e Saliut. Filloni te lexoni histori dhe te hapni syte. Qe te mesoni nga vendet e tjera me kulture demokratike, ne menyre qe te te zgjidhni pa gabim BOSIN tuaj. Qe te mos perserisni gabimet fatale te 70 viteve fatale te kaluara, kur nga ANTIKRISHTI Enver zgjodhet per BOS te shqiptareve DEMONIN e tij Sali dhe kete GABIM fatal pasi e kishtit hequr njehere me kallash ne dore. Bukur flet per pronat e grabitura Pandeli Majko, por me pare duhet te pergjigjet para miletit, pse e strehoi dhe e fshehu bashke me Bashkim Finon Sali Kriminelin e 1997-s ne shtepine e vet? Pse nuk e denoi kete kriminel me vule ne balle per mijera viktima ne njerez, per falimentimin e shtetit dhe menxyren qe shkaktoi qeverisja e tij ne vitin fatal 1997 te Piramidave Demokratike te Saliut dhe Bodes? Pse Pandeli Kryeministri u tregua kaq “BUJAR” me Sali Piramiden dhe ja la shqiptareve ne dere per te vazhduar zullumet e tij. Me shume viktima si ne Gerdec dhe 21 janar. Me shume vjedhje te fondeve publike si ne rrugen Durres-Kukes. Me shume grabitje te pronave dhe pasurise private si me pronat e familjes se nastradinit dhe shume te tjereve per t’ja falur talebaneve te tij nga Bjeshket e Nemuna per vota? Ku eshte MORALI i Pandeli Majkos, qe flet si Pilati i Pontit kur denoi Krishtin pa pasur asnje faj dhe me pas lau duart me uje? Pse PS-ja e tij nuk u ka kerkuar akoma falje shqiptareve per krimet monstruoze te komunizmit enverist, perfshire ketu edhe GRAITJEN si kulceder perrallash te pasurise dhe pronave private? Ndryshe ne, pronaret dhe mjeranet e burgjeve te Enverit do te thonim:

    PSE PANDELIU THOTE: “BENI SI THEM UNE, POR MOS BENI SI KAM BERE UNE?”

  21. dritani says:

    Nuk e kuptova se c’propozon Majko!

    Te shtoje edhe nje paragraf tjeter ne programin e rradhes? ?

  22. te cpronesuarit says:

    te cpronesuarit jane si pune gomari ,nuk dijne te bejne llogari.8000 prona x40 familje x4vota bejne 1.280.000 vota

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje