Punonjësit e Bankës së Shqipërisë, kredi pothuajse falas

31 Gusht 2012, 11:19Politika TEMA

Guvernatori i Shqipërisë, Ardian Fullani, përveç të ardhurave të tij super të larta dhe shpenzimeve marramendëse, ka krijuar favore edhe për punonjësit e vet. Sipas “Shqip”, si askush tjetër në këtë vend, kush punon në Bankën e Shqipërisë ka të drejtën të aplikojë të marrë kredi nga vetë banka me interes 0.5 për qind. Pra, pothuajse zero. Ky nivel konsiderohet më i ulëti, madje të pastrehët kur marrin kredi nga shteti, paguajnë interes 3 për qind (kategori e caktuar). Punonjësit e Bankës ndërkohë, e kanë të ndaluar që të marrin kredi në banka private.

Në “qeverisjen” e guvernatorit Ardian Fullani, Banka e Shqipërisë ka dyfishuar stafin, numri i të cilit ka arritur në rreth 505. Fondet për shpenzime personeli janë rritur çdo vit, sikurse edhe për pagat, duke kapërcyer 1 miliard lekëshin.

Kështu në vitin 2009, shpenzime për personelin ishin 950 milionë lekë, kurse në vitin 2012, sipas të dhënave zyrtare nga buxheti i miratuar i vetë bankës, ka arritur në 1.3 miliardë lekë, pra 400 milionë më shumë, ose 30 për qind më tepër.

Fullani është Guvernatori që paguhet më shumë në botë, pas atij britanik, ndërkohë që shpenzimet e tij nuk kanë fund. Vetëm për një dhomë muze, ai ka akorduar një shumë prej 1.8 milionë euro një muaj më parë.

19 komente në “Punonjësit e Bankës së Shqipërisë, kredi pothuajse falas”

  1. ina says:

    plehrë njeri… Te trazon zoret dhe surratin kur e sheh.

  2. Ai says:

    Se kuptoj kete Godtje dite per dite vetem kunder ketij Personi,,,si ky ka me qindra ne aparatin shteteror…e morem vesh qe ky ben namim me te vjedhur…Po nderroni muzike ju lutem

    1. Ajo says:

      Ty po nuk te pelqeu muzika, nderro stacionin.

  3. dona says:

    Kush mund ta kontrolloj Banken e Shqipersie???????
    Ku ka vepruar si ne ciflikun e tij.

  4. BJORN says:

    Ilir Meta vetem mostra zgjedh

  5. plumbi says:

    O gazetare po edhe sikur bombe atomike te bjere ne Shqiperi prape ai popull bageti nuk do te luaje vendit se keto lajme qe shkruani ju ketu jane per vendet ku banojne popuj e jo per rezervate ku enden turma te egra ( te egra me injorancen e tyre se keshtu te rrujne bolet ne fakt) pa koke si ne Albanistan, se ne Albanistan çudite nuk konsiderohen me çudi gje qe tregon se pasiviteti dhe injoranca jane ne apoteoze. Ajo qe duhet tani nuk jane llafet e komentet po duhet nje sulm i shpejte i qendrave kryesore te shtetit me nje plan te parapergatitur per te mos lene vakum dhe per te mos krijuar kaos pas renies se kafshes ose asgjesimit fizik te tij per te vendosur nje qeveri teknike jo te kryesuar nga Rama po nga dikush tjeter deri ne zgjedhjet qe do te zhvillohen te qeta pa shtazen neper kembe. Edhe zgjedhjet e 2013 nuk eshte çudi ti vjedhe prape se e ka kuptuar se se gjen gje ne Albanistan nga ky popull buf qe harroi 97 e te tjera menxyra duke e votuar prape. Ne nje vend ku parti si LSI kane dhe shtojne elektorat çdo dite, ne kete vend arsyeja nuk ka vend per tu zhvilluar se nuk ka terren se eshte e mbytur nga injoranca e kudondodhur, vetem plumbi eshte ai qe i thote gjerat drejt se nuk di te dredhoje ai.

    1. kristo says:

      Bravo! Dukesh djale trim. Sa per popullin shqiptar mos e vra mendjen se e ka treguar veten ateher kur i eshte dashur dhe nuk merret me plehrat. Ti krenar po pate ndonje ide mos rri po duku po deshe te jeh shqipetar.

  6. bela says:

    Duke pare popullin mne kushte kaq te veshtira une nuk e di sesa kult ju behet zyrtareve ne kete vend ,edhe pse jep alarmin ekonomia shenon nivele mjaft te uleta nga ana tjeter shpenzojne vete sa per gjithe shqiptaret ne kurres te shqiptareve te shkrete .Akeni pare njerezit se ne c’kushte jetojne mjaft te veshtira me qera , pse nuk investohet per strehimin e popullit po pothuajse 80% ne tirane jetojne me qera disa jane bere miliardere dhe disa te tjere me zor hane buken e gojes ,Pse nuk ndjek shteti nje politike per te pastrehet t’ju japi shtepine dhe tua mare ne forme qeraje qe secili te paguaj per shtepine e vet mos ti shkojne kot ato leke qe jep per qera po pasurohen nje grup njerezish .Ka dhene kredi sociale po ne e dime sa dekumenta na jane dashur dhe akoma nuk kemi mare asnje pergjigje duam nje thjeshtim dekumentash .Nje certifikate familjare ,nje vertetim si i pa streh dhe nese aplikanti eshte pa pune shteti ta strehoje ne pune dhe ti mari lekun per shtepine.mendojne vetem per vete sa mire mendokan per punonjesit e bankes po per mbare popullin kush mendon.

  7. bato says:

    mos merni kot. Jepini cezarit ate qe i takon cezarit. Kredia per punonjesit eshte aq e lashte sa vete banka prej krijimit te saj.

  8. rroku says:

    fullan hajduti dhe ariana gjyqtarja me legene nese nuk i paguajne vete keto kusure, do u ja paguajne pasardhesit e tyre. rrace e poshter jane te dy, vetem lek e prona e te majmen duan!!!!!

    yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyshshshshs o dreq!

  9. Ladi says:

    …ndonje pune me siguri e ben ky Fullani qe baca Sali e ka lene te qete ne oazin e vet. Qe eshte nje ushtar i mire me shefat kjo dihet qe nga koha e Nanos kur i mbante valixhet, ndersa me Saliun …..????.
    Kjo Mis prokurorja nuk di pse ri pret kaq gjate dhe nuk i ben nje vizite kortezie Bankes se Shqiperse apo edhe ajo ka ndonje kredi me 0.5%

  10. hahaha says:

    pastrim parash jo banke!

  11. liku says:

    Kete shtet e ka mare lumi ketu nuk kaas kontroll as ndjenje pergjegjesie as disipline ketu vetem vidhet digjet shperdorohet abuzohet dhe as kush nuk jepe llogari.Ketu nuk funksinojne organet as shteterore as gjykatat as prokuroria me perjashtim kur kane perfitime per veten e tyre.
    Shteti eshte per te mbledhur taksa dhe per te vendosur gjoba per te mbushur xhepat me djersen e popullit varfer

  12. Atila says:

    Ky eshte abuzim i hapur me parate e taksapaguesve. Guvernatori po tallet me djersen e popullit duke shperdoruar fondet per rroga teper te majme per vete dhe per punonjesit, si edhe per udhetime turistike djeta ushqimore dhe aktivitete te ndryshme qe sponsorizohen nga B.SH. K.L.SH po te kontrolloje kte ent do gjej nje krim ekonomik te paimagjinueshem. E c’fare mund te pritet tjeter nga nje qeveri e kapur per gryke nga korrupsioni,abuzimet skandaloze me te ardhurat, duke vjedhur pasurine kombetare per te fryre xhepat e qeveritareve e familjareve te tyre nga maja e piramides e gjer ne nivelet e poshtme te administrates.

  13. davidi says:

    me duket se ketu po nuk shkrove kundra atij ndaj te cilit shkruhet kundra nuk te shfaqin komentet. eshte per te ardhur keq.
    te gjitha bankat ne shqiperi edhe ato te huaja japin kredi me interes 0% per punonjesit pas vitit te 2 ose te 3 te punes!

  14. Ndoc sukaj says:

    Punonjesit e Fullanit nuk mund te paguajn interes kredie te larte sa te pa strehet pasi ata jane njerez te zgjuar dhe kredine nuk e duan per tu strehuar por per te fituar.

  15. titi says:

    ku e ka shamine tek xhepi i xhaketes ky re/…//

  16. Alba says:

    Saliu i opozites gjalle eshte!!!!!!?me qe ka vdek po i lutemi z. Frangaj ta shduki kte ftyr derI nga BSH .

  17. lakja says:

    un jam i majte.Sikur te gjithe ministra,drejtoret shteterore,shefat e policise te mendonin si Fullani te jeni te sigurte qe do kishim me pak familje te varfera.Nuk e di kush eshte ky fullani por deri sa mendon per punonjesit e vet mua me pelqen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje