Sali Berisha emëron këshilltar për turizmin dhe kulturën Ferdinand Xhaferrin

31 Gusht 2012, 18:15Politika TEMA


Nga Artur Llana

Pas një viti e gjysëm pa punë, më në fund Ferdinand Xhaferraj është i punësuar. Madje, ai është punësuar në një godinë me kryeministrin e vendit, pavarësisht se ai e turpëroi PD-në e Durrësit, pasi humbi me më shumë se katër mijë vota diferencë në zgjedhjet për kryebashiak.

Shpërblimi i Xhaferrit ka ardhur pas një periudhe të gjatë heshtje dhe pas përpjekjesh të shumta që ky i fundit ka bërë për të marrë një post të lartë.

Përfundimisht, Ferdinand Xhaferri është emëruar këshilltari i Berishës për turizmin.

Pikërisht në ditët që sezoni turistik i është afruar fundit, kryeministri, që ka mjaft nuhatje për sezonin tjetër, e ka marrë pikërisht këshilltar, pavarësisht  paaftësive që ai ka treguar.

Në verën e ardhshme, Xhaferri nuk ka se kë të këshillojë për cilësinë e diellit dhe aq më shumë për stilet e notit, pasi thuhet se nuk noton mirë, përveçse në vaskë.

Xhaferri fillimisht kërkoi që të bëhej drejtues i KLSH-së, por me gjithë përpjekjet e tij për të marrë bekimin e Berishës, ai nuk mori dot bekimin e Topit.

Më pas ai ju sul SHISH-it, por mesa duket këtu mund ta merrte bekimin e Topit edhe të Nishanit, po nuk mori atë të vetë Berishës, i cili e njeh mirë dinakërinë e tij.

Përfundimisht, kur kanë mbetur edhe tre muaj për të festuar 100 vjetorin e pavarësisë, Berisha e ka marrë këshilltar për turizmin dhe kulturën Xhaferrain, me të vetmin kriter, që të mos përmend eshtrat e Ismail Qemalit.

 

38 komente në “Sali Berisha emëron këshilltar për turizmin dhe kulturën Ferdinand Xhaferrin”

  1. argjiro says:

    po nuk thoni shyqyr qe na erdhi ky burri qe te na rregulloje pak cilesine e diellit se plasem kete behar .Sa per eshtrat e te nderuarit Ismail Qemali le ti lere me mire se i shkundi nje here aty ku ishin .Shihni se ne cderexhe jemi katandisur ia kaluam edhe kohes se tefta camit .hajde cvete

    1. fl says:

      Po ke tjeter do zgjedhe per keshilltar Turizmi ai qe per turist numeron edhe plaken e Ben Qirjekagos sa here del e hyn pri Kosove…

      1. raimondi says:

        Ky eshte keshilltari me i sakte .Prite tani kur te regulloje ndonje galaktike, se Diellin e ndriti _-Ja beri cilesine xham lool

        Po sa te pacilpe jane keta njerez __Keta kane nivel me te ulet s e njeriu i ruges dhe pretendojne te jene ne krye te vendit _-Pike e zez
        Ky diellori nuk ben as per roje objekti, dhe kerkon te vihet ne krye te shtettit .!!!!?????

  2. Bashar Asad says:

    Dhe qaheni se ju mungon estrada juve shqiptarve te shqipris!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/ferdinand-xhaferri-sun.html

  3. piskuriqi says:

    Nuk ka person me kompetent se ky bythlepiresi per kulturen edhe turizmin. I ben nder Shqiperise figura te tilla. Me i mire ishte Pali Miska. Prandaj nuk ben hajer ai vend i mbarum

  4. BJORN says:

    Tashti do ti japi Saliut nje diell personal

  5. Labi Vlore says:

    Ky sihte ministri i Turizmit qe do permirsonte cilesine e diellit dhe sillte eshtrat e I.Qemalit nga Italia me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise,ne s’gaboj???Ka bere mire Saliu qe e ka emeruar keshilltar te tij per turizmin.

  6. adi says:

    riciklim plerash zati kot nuk i thojne plera pleren don,ky do fusi diellin dhe ajrin e paster ne kryeministri qe ti mori truni ajer sali lahutes ose kermes ..adi

  7. Besa says:

    Te tille DALLKAUK i duhen rrotull, pastaj eshte edhe prej Durrësi….shum i kulturum duhet te jete.

  8. 1234 says:

    projekti per permiresimin e cilesise se detit dhe diellit,me ne fund do te marre zgjidhje…!!

  9. mergim tari says:

    Kush eshte ky mooooo, ai qe do te nderronte cilesine e diellit.
    Prandaj po djeg dielli kaq shume tek ne se ka ardhur ky mooo.
    Thone qe po te ra dielli ne koke te le CYRYK. Ketij i ka rene
    direkt ne TRU TE VOGEL…..

  10. Donjet Liridoni says:

    Te merresh me kete emerim, duket se ke rene papritur ne zgafellat e se shkuares atavike: Pali shkon atje, Besniku ketu, Lenka etj. dhe po hyn ne nomenklaturen e Saliut. Pertej lajmit qe eshte formuluar bukur, do te thosha kjo eshte nje tallje tjeter e madhe me popullin shqiptar, pak a shume si perurimi i 500 metrave rruge, kur Shqiperia digjej e perzhitej nga zjarret dhe i shuante SHURRA e nje helikopteri (Rrofte NATO! A ju kujtohen tam-tamet kur hyme ne NATO?!); eshte nje tallje e madhe per tere inteligjencen tone, per personalitetet e shquara shqiptare te kultures, qe ne 100-vjetorin e Pavaresise ne krah te…ASKUJT DHE ASKUSHIT, shtohet dhe nje tjeter ASKUSH i paharruar ne jete te jeteve (shih lajmin me lart), qe kete ngjarje te madhe historike PER LLOGARI TE SALI RAM BERISHES, po estradizohet deri ne palce.
    Ky eshte nje turp i vertete qe buron nga nje mendesi tipike komuniste alashqiptare, qe njerez te cilet i sherbenin me besnikeri deri ne ekstrem Enverit, ky i rehatonte “ku te donin ato, ku te shprehnin deshiren”, dhe e mbushi Tiranen, Durresin me kesosh, thuajse Saliut ia ka lane i ati Shqiperine dhe me kete cope bahce sillet si te doje. TURP! 1000 here turp! Dmth ky debil, do te keshilloje debilet ne sistemin e kultures dhe k/debilin tone!…

  11. robert says:

    Me kopetent se ky idioti nuk ka per te gjetur Saliu per turizmin .Kjo eshte qeveria e sotme qe do na coje ne BE , mjere ne .

  12. kapterri says:

    tani saliqeni do ‘promovoje’ hajdutet, mafiozet dhe maskarenjte.

    zgjedhjet e 2013-es po trokasin. baronet e krimit po aktivizohen. vota ne rrezik. shqiperi ne udhekryq.

  13. populli says:

    Me fole me ke ri,te te thom kush je.Populli

  14. SKENDER BEU I VJETER says:

    PO PSE BAJI BUDALLA VRE JU.AI E MORI KESHILLTAR ME LARGU ESHTRAT E SALI BERISHES KET NENTOR TE KATERT PER NE JARABI.SELAMI HALEKUM.NUK E DINI JU QE KET NANTOR TE KATERT DOKTORI KA ME DEK PREJ INATES SE ME SA DUK NE ATE DIELL QE SHKELQENTASH MA SHUME JOZI QE ILIRIJA KANE MU BA ME ED RAMEN DHE KAN ME HAGUR SOL PATRALLEN.

  15. fieraku4u says:

    TANI PO, QE DO PERMIRSOHET CILESIA E DIELLIT…LUM SI NE QE JETOJME NE KETE VEND KAQ TE NDRICUAR NGA DITURIA DHE ZGJUARSIA E GJITHE KETYREVE PERSONAVE QE E UDHEHEQIN.

  16. Keshilltar vetem per dimer says:

    Eshte adap per turizmin dimeror, do ritet numri i turisteve,do kete turista me shume ne dimer,ne Durres parashikohet te kete 2 muaj debore.
    Mos e beso po deshe!

  17. Ne disa debate te cilat me kan ra ti shiqoj ,ky njeri eshte shum jo profesionist,dhe eshte shum i rrezikshem per nje situat poltike te acaruar ne shqiperi,ky kur mbronte salen ne debate,me befasonte se si i mbronte poltikat e sali berishes,qe as vete sala nuk munde ti mbron aq me fanatizem siq bente ky sherbetor i sales,ky eshte ne gjendje dhe gruan ti jap sales vetum e vetum te marr nje poste ne qeverin e sali vuqidolit,por keso kukula ka nevoj sali vuqidoli.

    1. Epirioti says:

      Hahahahaha i ke rene Pikes Rrahman Kosova, Shpresojme qe te MOS kete Kosova tipa te tille si Ky dhe 1 tjeter E.Paloka me shoke……

  18. albani says:

    bravo sale, me ket e ke ndrit fare hahahaha

  19. tik tak says:

    Po per henen ka then gje ky per ta permiresuar, se ngeli duke na u permbyt Shkodra, erdhe shpejt janari

  20. Bubullima LU says:

    << Une jam dakort qe Ferinant XHaferri te jete keshilltar i kryeministrit dhe ti shenohen ne karakteristike.
    A.Ka dhene nje kontribut te cmuar ne zhvillimin e hekurudhes,duke e pastruar nga skorjet dhe shitur per skrap.Per te patur nje cilesi sherbimi ne transportin hekurudhor ,shoku Ferdinant edhe pse ne moshe te re,sapo kishte perfunduar ne universitet temen "Roli i rrotes dhe kushinetes prej balte ne rritjen e shpejtesise se trenave " me vendim te byrose se PD-se e prun te ne ne hekurudhe,ku kontriboi ne kalimin e trenave nga 7-8 vagona ne 3 vagona.
    B.Duke nderuar vendin e partine ,me shembullin e tij personal ,ai perpara e militantet prapa ,permiresoi cilesine e ajrit dhe trenat per te patur ajer te paster organizoi aksionin dhe te gjithe tranat u kthyen ne veror pa xhama.
    C.Duke qene ne krye te ministrise se turizmit ,kultures e sporteve
    shembulli me i shkelqyer i punes se tije vetmohuse eshte kthimi i
    eshtrave te Ismail Qemalit ne atdhe dhe permiresimi i cilsise se reres dhe rrezeve te diellit per turistet shqiptar .
    He te me falni se harrova!T e shenohet ne karakteristike edhe kjo;
    eshte dalluar per besnikri ndaj partise dhe udheheqesit te saj.Ne te gjitha emisionet televizive,ne seancat parlamentare, kur kane kritikuar
    udheheqesin e tij,edhe pse udheheqesi ka qene prezent ,e ka mbrojtur
    me derrllek,duke mos i munguar edhe buzeqeshja nga kenaqesia per punen e madhe qe po bente.Une kaq kisha.Jam dakort te shkoje keshilltar i
    kryeministrit per turizmin pasi kontributi i tij eshte i domosdoshem dhe ne ngritjen e bustit ushtarak po me opinga e jo me cizme te ish-
    mbretit, per te cilin po digjet edhe vet kryeministri.
    -Ka ndonje tjeter per te shtuar? Jo. U faleminderit, mbledhjen e deklaroi te mbyllur.

  21. MALOKERIA, kjo fare e keqe says:

    – SHQIPERIA TOTALISHT E BLLOKUAR DHE

    E IZOLUAR NGA EUROPA DHE BOTA, PASI NUK DINE

    DHE DEGJUAR C’JANE KETA “M A L O K E ” QE

    SUNDOKAN ME DHUNE.

    – BOTA DHE EUROPA NUK DIME NGA ERDHI DHE MBIU

    KJO FARE E KEQE NE SHQIPERI.

  22. l says:

    Diten qe humbi ne durres per kryetar bashkie ka ikur me te shoqen ne oher te maqedonise.Ne doganen tone kaloi pa vene vulen ( per mos tu marre vesh kush ishte)fshehurazi, por e ktheu pas ( per te vene vulen e doganes shqiptare ) doganieri maqedonas.

    Cfare burri eshte ai njeri qe sapo humbi u largua nga shqiperia( gruaja donte ta ngushllonte ne oher per humbjen .

    po sme besoni verifikoni ne dogane e qafes se thanes .

  23. cukunidha says:

    Ore po pse e ngisni te varferin,ky nuk ka faj, Sala po u kthehet qershive te pershurrura tani se nuk ka te tjere per te vendosur. Lereni te ziun te haje gjemba.
    Mbase saliu e beri keshilltar ne ministeri te mbarojne ato negociatat per te sjelle eshtrat e Ismail Qemalit ne Vlore siç ka deklaruar vet Ferdinandi. Mortja,mortja thuaj…por edhe kjo nuk ha m.. thone te paret.

  24. mico says:

    Robt ku ti kesh o fred xhaferri

  25. beni says:

    Tani me shume se kurre ka nevoje per keshilltare te tille te zot,ketu duket se i ka rrokollisur rruga atij ,sillet e peshtillet dhe vetem te njejte figura sjedh neper oborrin e tij te sundimit,dhe kjo eshte stil i diktatoreve qe te ve humbesin ti sherbeje.

  26. krosi says:

    O ferdi,

    je by–lepires olimpik – sepse e peshtyve ate sume plake dhe si pa te keq filove me e lepire perseri pa ta kerkuar njeri. Nuk jeni pak ju si thyersa rekordesh ne by-lepirje por ka me shume dinjtoze qe vazhdoje ta perdorin ate sume vetem per peshtymore.

    te fala
    krosi

  27. Arbereshi says:

    Lajm sensacional!! Ju gjet vendi i duhur ketij teveqeli.Edhe nje “keshillmarres” tjeter ne oborrin kryeministror.Kete rradhe ky “kollos” i kultures dhe turizmit qe na u mburr se do te na rregolloje turizmin duke rritur cilesine e diellit,ne kete vigjilje te 100-vjetorit te Shpalljes se Pavaresise Kombetare, me hekurudhat e tij te shpejtesise se drites do te kaperceje Adriatikun e do hidhet neper bote te gjeje eshtrat e Ismail Qemalit,se i djeg ne zemer premtimi dhene Memedheut se nuk do te pushoje deri sa t’i sjelle ato ne Atdhe!(“Kostandin te ardhte gjema qe ma cove Dorantinen larg, larg e larg merguar,tre male kapetuar!”)Por duket kete rradhe do te merret jo me eshtrat e Ismail Qemalit,por me sjelljen e monumentit te tij nga bodrumet e muzeut kombetar ne sheshin ku do te mbahet ceremonia e perkujtimit te ketij pervjetori madheshtor.

  28. Epirot paloka si tip qe ka koke te trash eshte mjerim podhe bari te bhet e leje ma qe ka at pozicion ne qeverin e sali vuqidolit por te shkruash sot eshte e tepert,se besa pote ishte koha ISA BOLETINIT BAJRAM CURRIT E AZEM BEJTES keta tipa si paloka dote ishin futur ne bir miu.koha te folmes dhe te komentuarit sot eshte e tepert,sot koha eshte perte vepruar.

  29. tefta says:

    turizmi i kafsherise shqipetare

  30. Gezimi says:

    Gjynah qe ky fare pushtetari te rri pa pune! Tani qe ky na e mori nje post, u rregullua gjendja ekonomike, dhe ne qe kemi tre vjet pa pune, me siguri tani na rriten shanset per punesim. Tani, ben ca gabime historike Ferdi, he mo se mos eshte ndonje gje e madhe kjo, mjafton te fus ne xhep ca miliona, se ka vuajtur mjaft. Te rrojne injorantet!

  31. Ivani i madh says:

    Ferdi besoj do ta kishte bere me mire te ishte keshiltar ne k/ministri e te mbulonte organizatat jo fitim pruse si ate te homove dhe lesbikeve e te tjere te ketij profili se per te tjerat ska ze bureror e te forte para bishes se alpeve tona edhe pse po i bien dhembet dhe po i deformohet fytyra cdo dite e me shume.

  32. eltoni says:

    Mire, mire por kur ishte Ferdinandi minister i zbuti shume konfliktet qe kishte hapur Pangoja si psh. me federaten e futbollit, me komitetin olimpik, me kinostudion marubi etj.

    mos u nxitoni ne vleresime.

  33. lenka says:

    Ky eshte nje vlere e shtuar ne Kryeministri. Kam besim tek ky politikan i afirmuar. Epo shyqyr qe erdhi nje qytetar, intelektual, familjar etj etj Ky eshte nderi i durresit, eshte pasqyra e arritjeve te kesaj qeverie. Bravo Nardi, jemi tenderuar qe do te keshillosh Kryeministrin, burra si ti jane te pakte ne politike dhe ne shoqerine tone, ti je i duhuri.

    P.S. Shaka po bej se ky eshte eshte koqe kandarit, por me koqe eshte ai qe e emeron keshilltar.
    Shqiperia e Shqiptareve Kryeministria e Katundarve

  34. Uncoockprep says:

    moncler
    Sali Berisha emëron këshilltar për turizmin dhe kulturën Ferdinand Xhaferrin | Gazeta Tema

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje