Tahiri-Berishës: Edhe sa minatorë duhet të vdesin që të reagoni? Pse nuk paraqiteni në interpelancë?

31 Gusht 2012, 14:04Politika TEMA

Pas humbjes së jetës së një minatori ditën e djeshme dhe plagosjes së një tjetri, deputeti socialist, Sajmir Tahiri, i ka dërguar një letër kryeministrit Berisha, për t’u paraqitur në interpelancë në lidhje me atë që po ndodh në miniera.

Tahiri i kujton Berishës se PS ka kërkuar dy herë nga ai që të paraqitet në Kuvend për të dhënë llogari në lidhje me atë që po ndodh në Bulqizë dhe minierat e tjera, por kërkesat janë arkivuar nga Berisha.

Tahiri pyet Berishën se edhe sa minatorë të tjerë duhet të vdesin që qeveria dhe ai të reagojnë?

Letra e plotë:

Z. Kryeministër,

Dje humbi jetën një tjetër minator dhe një tjetër u plagos rëndë. Para pak ditësh, një tjetër minator humbi jetën. Po kështu kanë humbur jetën mbi 70 minatorë të tjerë, të gjithë të vrarë nga varfëria, por mbi të gjitha, nga qeveria e tyre, e cila i ka lënë në mëshirë të fatit dhe të mafies që shfrytëzon minierat.

Nuk di sa çnjerëzore mund të jetë numërimi publik i minatorëve që po vriten në galeritë e minierave, nën hundën tuaj dhe heshtjen thuajse kriminale. Inventari makabër i minatorëve që trajtohen si skllevër dhe i minierave që janë kthyer në kampe përqëndrimi të kohëve moderne, do bënte të dridhej e të kërcente nga karrigia, dhe njeriun më të pashpirt, jo më Kryeministrin e vendit.

Por sigurisht, as që besoj se Ju i keni të tilla vlera.

Megjithatë, keni një detyrim të pashmangshëm, dhe ky është nënshtrimi Juaj i detyrueshëm ndaj Kushtetutës dhe Ligjeve të vendit.

Grupi Parlamentar i PS ju ka kërkuar të paraqiteni 2 herë në interpelancë urgjente për çështjen e Bulqizës. Me kërksen e Dt. 07.05.2012 dhe kërkesën tjetër Dt. 10.07.2012, kemi kërkuar që Ju si Kryeministër i vendit, të jepni shpjegime para parlamentit rreth punës tuaj për të ndalur rrethanat kriminale dhe pasojat tragjike me minatorët dhe mineralin.

Gjithashtu, me kërkesën e Dt. 09.07. 2012 i kemi kërkuar informacion Ministrit të Qeverisë Suaj për Ekonominë, Tregtinë dhe Energjitikën lidhur me pagesën ose jo të detyrimeve të ACR ndaj shtetit shqiptar. Bëhet fjalë për detyrimet e papaguara që ministri i atëhershëm, Genc Ruli i shtyu me një kontratë nën tavolinë dhe një justifikim banal sipas të cilit parlamenti ishte mbyllur.

Të gjitha këto kërkesa janë sot të stivosura në sirtarin e znj. Jozefina Topalli, e vijon të sillet më shumë si kujdestare e ndonjë konvikti vajzash, sesa si Kryetare e Kuvendit.

Ndërsa Ju vijoni heshtjen Tuaj, tashmë të përmasave kriminale.

 Çfarë duhet të ndodhë akoma që Ju të përgjigjeni para Parlamentit Z. Kryeministër? Dhe sa minatorë të tjerë duhet të vriten në galeritë e vdekjes, që Ju të bindeni se duhet të jepni llogari para Parlamentit? Çfarë duhet të ndodhë që Ju ti nënshtroheni Kushtetutës, Rregullores së Kuvendit dhe Ligjeve në fuqi?

 Z. Kryeminsitër, heshtja Juaj ndaj situatës në Bulqizë nuk mund të ketë shpjegim tjetër veç kapjes së shtetit, korrupsionit dhe nënshtrimit ndaj karteleve mafioze që kanë zaptuar Bulqizën. Por njëkohësisht, heshtja Juaj është edhe simbol i injorimit të shtetit ligjor, parlamentarizmit dhe detyrimit Tuaj kushtetues për të dhënë llogari para deputetëve.

Ndaj përpara se të jetë shumë vonë, po Ju rikujtoj edhe një herë detyrimin tuaj për të dhënë llogari para Parlamentit duke respektuar kërkesën e Grupit të PS për interpelancë urgjente lidhur me çështjen e Bulqizës. Siç njëkohësisht po Ju rikujtoj edhe një herë të detyroni Ministrin Tuaj ti përgjigjet kërkesës për informacion lidhur me aspekte po të së njëjtën çështje.

Në pritje të përgjigjes Tuaj,

Saimir Tahiri

12 komente në “Tahiri-Berishës: Edhe sa minatorë duhet të vdesin që të reagoni? Pse nuk paraqiteni në interpelancë?”

  1. utu says:

    haha….jozefina si kujdestare konvikti vajzash. fix e ka gjet

  2. kel ukaj says:

    Sigurisht qe eshte shume e drejte kerkesa e parlamentarit socialist. Por une dua te theksoj per anen tjeter te medaljes. Ana e tjeter e medaljes eshte se punetoret e qytetaret shqiptare nuk e duan punen e ligjet. Nuk pranonin ti paguanin energjine KESH ja japim CEK-ut ose grekut dhe paguan, se miniera ishte shteterore nuk punojne fare atehere ja japim mafies dhe i ven ne pune. Ceshtja tani Z. Deputet nuk eshte e parlamentit eshte çeshtje e policise, prokurorise dhe gjykatave. Kush nuk respekton rregullat e sigurimit ne pune duhet te perfundoje ne burg sepse vret njerz te pafajshem. Eshte shume veshtire ti vesh ne pune shqiptaret edhe se vehen ne pune jane hileqare, tani ta provojne se nuk duan te punojne! Ju jemi lutur qe paguani qe mos ta bleje KESH greku, ju jemi lutur te punojne se do ti marri i huaj minierat e do ju veje kemben ne bark. Nuk kane desht, nuk na kane besuar duhet ta paguajne.

  3. LENINI says:

    Nuk eshte lufte parlamentare kjo mor te mjere.Si i luteni Saliut,ajde te lutemi ne interpelance.Mjere ata qe votojne per ju.Ju e keni te humbur edhe 2013.
    Pushteti fitohet me ultimatumin:
    TE PRESIM NE INTERPELANCE,NE MBESHTETJE TE KUSHTETUTES ME DATEN 11 SHTATOR,NE TE KUNDERT OPOZITA NUK VJEN NE PARLAMENT.
    KENI FRIKE SE JU MER ME POLICINE SEKRETE DHE JU DHUNON.KU KA ME DHUNUAR SE JU,PER 7 VJET.SI MUND TJU NDJEKE POPOLLI JUVE QE KENI FRIKE NGA HIJA JUAJ?
    BEHUNI NJE HERE OPOZITARE DHE TREGONI SE INTEGRIMIN E PENGON SALIU JO OPOZITA.

    1. 8maji says:

      Opozita eshte kthyer tamam sic e donte Blushi, nji garniture e qeverise se Saliut, qe ben ndonje kriticke ne parlament sa per lare gojen.
      Sjane opozitare keta, keta po e mbajne Saliun. Opozita duhet votuar me cdo kusht, por jo Edi Rama qe po mban Saliun ne pushtet e na e ka shpifur sesi i lutet Saliut cdo dite. Te votojme cdo force opozitare qofte edhe me te pavleren e te mos rrime pa votuar kur te vijne votimet, por jo Ramen qe ben opozite farse.
      Per inat te Rames ne nuk shkojme te mullixhiu Sali, por as per inat te Saliut s’do shkojme te mullixhiu Rama. Fitore opozites, jo Rames.

  4. gjethi says:

    O deputeti Tahiri pse ben si budalla duke e pyetur Salen se sa minatore duhet te vdesin. Ti e di mire qe standarti eshte vendosur me 15 mars 2008. Pa vdekur 26 minatore dhe baxhanaku tjeter i Sales nuk pergjigjet Sala JO!!!!1

  5. WTF says:

    Po per Gerdecin pse heshtet o zoti Tahir llukubabashta.Ju jeni te gjithe te pafytyre bashke me kryetarin tuaj qe heshtet per Gerdecin dhe shitet te vraret e 21 Janarit. Tani vjen dhe shtiresh sikur te plas shume bytha.Mire ja beni atij populli qe ju tallni byhthen nga mengjesi deri ne darke.

  6. TROJA says:

    OPOZITE E MJERANE DHE MJERANE JANE ATA QE VOTOJNE KETA DEPUTETE.
    SALIUT NUK I LUTET AJDE NE INTERPELANCE,POR I JEPET ULTIMATUMI:
    TE PRESIM NE INTERPELANCE NE DATEN 9 SHTATOR,NE TE KUNDERT NE NUK VIME ME NE PARLAMENT.
    E DO TE SHKONI SI DO VIJE E SI DO RIJE.KA 7 VJET QE JU INJORON,JU FYEN,JU SHAN,JU KERCENON DHE LEPE,PEQE.MJERE ATA QE JU KANE VOTUAR.

  7. asso says:

    sa kerkoni ju o njerez, histori te shkuara!!!???E ka harru Ruli se cfare beri me minieren se asnje qime b…. nuk ju prek mgjse ngelen femije jetime ,pa thene me kurre fjalen baba por edhe pa buke dhe eshte ky Rul (qe e shtypte pa meshire ndonje dite nje rul) qe me leket e vdekjes se baballareve te ketyre femijeve con vajzen per studime ne Zvicer me 50 mije euro viti!!!!!!!!!!!!!!!Dhe sot para bashkise se tiranes nuk mjaftonte vec benzi i Lulit por ishte dhe Rulit qe po mbyllnin ndonje pazar per lojrat e fatit qe ja ka dasht fati ketij turi q….. t’i kishte nen hyqem dhe kan lidh pipzat me te parin e tiranes.Po a do i lajne ndonje dite haqet dhe mallkimet e ketyre jetimeve?????A do gjej vend Migjeni i ndjere “tam tam tam deri kur keshtu ma” ne vitin 2012 ????????????Po harram Ina Rames vec per kete Rulin qe firmos ne emer te parlamenti te Shqiperise se kishte qene mbyll kur ju ngref atij me firmos( se thone se i ngrifet jashte radhe qyqit) dhe prape nuk perben asnje shkelje.Me e heq prej leckash ket kukull qe perdridhet vec!!!!!!!!!!!!

  8. brigadieri says:

    kushtet e punes se minatoreve jane si ne mesjete,varferia i ben njerzit te futen ne tunele me rrezik jeten,,,,mos e thrrisni te vije ne parlament salen po lini takim ta miniera , dhe aty ta shikoj te sllobodankes.

  9. beni says:

    Po mir keta minatoret a jane nga ai vend pse nuk i vendosin rregullat vete por lejojne matrapaze te vendosin fatet e tyre,a po jane te gjithe demokrate dhe nuk duan tia prishin qefin berishes,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje