Internacionalja Socialiste, Rama kërkon mbështetje për integrimin

31 Gusht 2012, 11:53Politika TEMA
Internacionalja Socialiste, Rama kërkon mbështetje për integrimin

Phil Angelides-Edi Rama

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka kërkuar mbështetjen e plotë të vendeve anëtare në Internacionalen Socialiste për procesin integrues të Shqipërisë. Ndërsa ka marrë pjesë në Kongresin e 24 zgjedhor të Internacionales Socialiste, zhvilluar në Cape Town, Afrikë e Jugut, lideri i opozitës shqiptare zhvilloi takime me Kryeministrin belg Elio di Rupo, Kryeministrin rumun Victor Ponda dhe drejtuesit e partisë Socialdemokrate gjermane dhe socialiste franceze.

Një takim të veçantë lideri socialist pati edhe me Phil Angelides, Kryetar i Komitetit për hetimin e krizës financiare në Shtetet e Bashkuara te Amerikës, emëruar nga Presidenti Obama me miratimin unanim të Kongresit. Gjatë këtij takimi, biseda mes Ramës dhe Angelides u përqendrua në situatën ekonomike që po kalon Shqipëria dhe sfidat me të cilat përballet vendi ynë.

Një temë e rëndësishme që u diskutua ishte edhe programi i Partisë Socialiste “Për një Rilindje Shqiptare”, duke u përqendruar në çështjet më delikate si punësimi dhe taksimi i ndershëm. Zoti Angelides u shpreh jo vetëm në mbështetje të programit të Partisë Socialiste “Për një Rilindje Shqiptare”, por gjithashtu u angazhua për të dhënë kontributin e tij në zhvillimin e mëtejshëm të programeve që kanë të bëjnë me taksimin e ndershëm.

Në kongresin e Internacionales Socialiste, u rizgjodhën në detyrën e Presidentit të Internacionales Jorgo Papandreu dhe në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm Luis Ajala.

15 komente në “Internacionalja Socialiste, Rama kërkon mbështetje për integrimin”

  1. Labi Vlore says:

    Z.Edi Rama.Nuk te takon ty te kerkosh se si te integrohet Shqiperia ne BE.Kjo eshte nje detyre e qeverise.Ti je ne opozite.Qeveria as qe e can koken per integrimin,por ka mendjen vec te vjedhi,plackise,grabise e vrase.Opozita mban pergjegjesi per integrimin kur vjen ne pushtet e behet qeveri,perndryshe s’ke asgje ne dore kur je ne opozite.Mos kerko te besh punene e qeverise nderkohe qe je ne opozite.Arritjet dhe deshtimet me integrimin jane pergjegjesi te qeverise.Sali shan Lubonjen ne Tirane,ti shkon cep me cep te botes dhe kerkon ndihme per integrimin.Lere kete muhabet se populli shikon dhe kupton shume mire,se kush eshte pengesa ne rrugen e tij drejt Europes.Ai e din shume mire se nuk eshte faji opozites qe ka votuar c’do ligj deri tani ne favor te integrimit.E qe Saliu mundohet se si te shkruaj ligje cope-cope ne menyre te tille,qe te behen te pavotushem dhe te pa vlefshem,me qellim fajesimin e opozites.Populli e shikon se ku ka ngecur sharra.Ti bej punen e opozitarit.Shpjego vizionin tend ne rast se zgjidhesh kryeminister.Shpjego popullit diferencen tende ne qeveri neser,me ate te qeverisjes se sotme.Kjo eshte detyra e opozites,jo te kerkoje te beje punen qe nuk deshiron te beje qeveria.

    1. Ver Llapa says:

      Edit i takon te thote ca fjale se per ma gjathe nuk e pyet kush.
      Ne ate takim te rendesishem te internacionales secialiste ka qene i shoqeruar nga Taulant BAlla!!
      Taulant Ballen e kishte zgjedhur Rama si personi qe do te organizonte takimet ” e nivelit te larte ne SHBA”.
      Me vjen shume keq per ty se dhe kesaj here do te mbeteni ne opozite me Pumking si Edi and his friend:).

  2. linda says:

    Nje opozite e munguar kjo e juaja Zt Rama, nje opozite ne heshtje,
    opozita duhet te ulerinte, me te gjitha bemat e bera nga Berisha.

    Por cfar ka bere opozita keto 7vjet opozite,PS mori iniciativën për ndryshimet kushtetuese në atë prill të zymtë të vitit 2008, hartoi projekte,por hapësirat e vogla ligjore nuk i mendoi. Për ato mendoi pa bujë “usta” Saliu dhe ujët shkon gjithnjë në arat e tij. Me ato ndryshime PS nuk është në gjendje të marrë asnjë nismë, nuk e dëgjon njeri kur kërkon ndonjë interpelancë, pa le të shkarkohet ndonjë. Për çdo gjë që bëhet në atë sallë të plakave llafazane, socialistët nuk kanë të drejtë. E drejta është e Saliut. PS u gëzua se iu dha e drejta të propozonte ndryshime kushtetuese, Saliu ia hipi kalit dhe nisi vrapin me galop drejt mbretërimit pa kufi. Mjeshtri i madh i dha liri të plotë Partisë Socialiste që të hartonte ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe ato i miratoi me bujë, por kleçkën nuk ia tregoi. Një hapësirë e lënë jashtë vëmendjes u bë varri i ligjit. Në zgjedhjet e fundit PS rrahu gjoksin se nuk do t’i vidheshin votat, por grackat nuk i parashikoi,votat e hedhura në kutinë e gabuar u bënë Vaterloja e Tiranës. Në këto kushte edhe treshja e famshme e ndërkombëtarëve, me dashje apo pa dashje, e la në baltë. Votat e Partisë Socialiste mbetën në kangjellat e K.Q.Z-së. Kohët e fundit u zgjodh Presidenti i vendit. Partia Socialiste lëshoi në eter sloganin, “Duam procedura, jo presidentin!” Dhe u rrekën gjatë pas kësaj teorie e lakuan njeri pas tjetrit nëpër podiume dhe ekrane gjithë liderët e saj. Saliu heshti, por grackën e kishte përgatitur me mjeshtëri. Socialistët nuk e menduan “asin” e nxjerrë në minutën e fundit. Socialistët morën llafet, Saliu Presidentin. Tani ankohet se ai është një zgjatim, a bisht i Saliut. Po ç’rëndësi ka kur ai ishte zgjedhur sipas Kushtetutës! Dalin tashmë, flasin nëpër podiume e shkruajnë nëpër faqet e internetit, thua se Shqipëria është vërtet në moshën e internetit. Qajnë,ankohen, por Presidentin e zgjedhur nga ustai i kurtheve nuk e lëvizin dot. Sa herë që Saliu e ndjen vetën ngushtë për dështimet ekonomike, ngushtë që Shqipëria mbeti në bisht të vendeve të rajonit, ngushtë për situatën e acaruar politike, etj, hedh një shashkë, lëshon në treg një teori, e pompon atë, thuajse ajo është shkopi magjik i fitores apo dështimit. Hodhi në tryezë tezën e imunitetit. E hodhi në treg për të larguar vëmendjen nga vjedhjet marramendëse, dështimet ekonomike, uzurpimet e pushtetit. Dolën me gjoks përpara socialistët dhe folën pa mbarim dhe premtuan se imunitetin do ta votojnë në shtator së bashku me ndryshimet e tjera kushtetuese. Do ta votojnë, por ndryshimet e tjera nuk janë kusht për të votuar imunitetin! Në pamje të jashtme të dy janë të kënaqur. PS krekoset se paska edhe ajo forca si kjo që e shtyu votimin për në shtator. Edhe “mjeshtri” i madh i kënaqur se ndryshimet kushtetuese që kërkohen nuk do t’i miratojë, kurse para opinionit do të shesë sërish sloganin se ishte PS pengesë që dështuam për marrjen e statusit-pavarësisht se ai është i kënaqur që të mos merret,se socialistët janë regresivë,se ata janë burim i të gjitha të këqijave. Saliu thur gracka, PS ankohet. Saliu del fitimtar në çdo betejë, PS i gëzohet ndonjë kocke që i lë “mjeshtri”. Saliu feston, PS ankohet e loton. PS mbetet në rolin e fëmijës qaraman që nuk di as të sulmojë,as të mbrohet,di vetëm të ankohet. Kështu me kurthe, intriga, gracka e pabesi ai qeveris,vendi i nënshtrohet një sulltani. Askush nuk ka të drejtë të kundërshtojë se fundin e ka tek Ushtari i Panjohur, tek qelitë e errëta, apo tek Kosta Trebicka. Një diktaturë neofashiste po instalohet,mjeshtri i madh zbaton teorinë “Shteti jam unë ! ! !” PS, me rrugën e ndjekur deri tani nuk është në gjendje të dalë fitimtare në përballje,nuk është e zonja të futet në skutat e grackat e tij e t’i shkatërrojë ato. Eshtë koha që të zbatojë strategji dhe taktika të reja. Kompromiset kanë kufi. Gjunjëzimi para të huajve është marrëzi. Diktatura përmbyset kur mobilizohen masat,me objektiva të qarta dhe nuk i lë në baltë si jo pak raste me PS-në.

    1. Labi Vlore says:

      Shikoni kete humor fantastik Fierak te kuptoni Shqiptaret.http://www.youtube.com/watch?v=c4q_piUejtw

      1. linda says:

        lyftar pajo ne humorin e tij, ne kete rast nuk e njifte
        hajdutin, por opozita e njifte mire se kush eshte Berisha.

      2. ilir says:

        shume e bukur……tipike muhabetet qe degjon akoma ne shek21 neper kafene..ka faj edi rama qe mbrojti voten(votat jane tonat dhe karrigia qe zinte edi duhet te zgjidhte hallet ton)….ka faj edi rama qe i qiti aty protestuesit ne 21 janar…(hall i madh eshte qe akoma mos dalin e te protestojne njerzit ,qeliza e adn demokratike)….popull llafaz ,hipokrit sipas motit…dhe keto 22 vjet dhe materialist….une i rekomandaj edi rames sa te behet kryeminister meqe ekonomikisht skemi as ftohte as ngrohte …i lutem te veje klasat sportive per kete rini me barkun te goja…dhe ushtrine te detyrueshme ….

  3. Drini says:

    Pershendetje labi!
    Edi Rama po tregon dita dites se nuk eshte udheheqes me vizion!
    I tradheton parimet pa me te voglin problem. Ka treguar se nuk eshte nje lider qe di te fitoje, me humbjet e zgjedhjeve te fundit qe natyrisht u vodhen nga baca i gegeve pa me te voglin problem, Edi qahej se mi vodhen. Ok ti vodhen dhe te gjithe e pame qe ti vodhen, po ketu nuk ka faj vetem hajduti por edhe roja. Cfare behet me rojen kur i vidhet? hiqet nga puna se eshte i paafte te ruaj. Po keshtu edhe Edi duhej te hiqej nga puna e te vihej nje roje tjeter.
    Pranon me ne fund gabimin e ndryshimit te kushtetutes, ok. Ama gabimi qe per mua eshte faj dhe i rende paguhet! nje arsye me shume per te hequr kete njeri me mungese vizioni.
    Betohet para te vrareve te 21 janarit dhe njekohesisht shkon si hajdut tek cicat e lalezit dhe ha ngjalen e pikerisht atij qe ishte sebepi i vrasjeve te 21 janarit. Edhe kete do tja falim?
    Perfundimisht ky kokerr debili eshte bashkfajtor ne shkaterrimin e shtetit dhe mjerimin e Shqipetarve.
    E sigurte qe do humbase ne zgjedhejet e reja dhe mjerimi i shqiptareve vetem sa to thellohet.

    1. Labi Vlore says:

      Drini.Me ke keqkuptuar mor zoteri.Kur hajduti vjedh,pike se pari kapet hajduti,rrezohet nga pushteti dhe futet ne burg.Pasi te jene kryer te gjitha keto veprime,i kerkohet llogari rojes.Por ne Shqiperi,nuk fajesohet hajduti,por paaftesia e rojes.Roja ne fund te fundit ishte i paafte,kurse hajduti eshte kriminel.Beje vete dallimin tani.Dhe per me teper hajduti votes eshte me i rrezikshmi.Ai vjedh shpresen,te ardhmen dhe me veprimin e tij pengon ndryshimin.Te ftoj te shikosh kete link,me humor Fierak,qe te kuptosh si jemi te ndertuar ne Shqiptaret.Roja ka faj,por me kete akuze ndaj rojes,dashje pa dashje i hapim rruge,harrimit te fajit te hajdutit.Shikoje kete humor fantastik Fierak,nese deshiron.http://www.youtube.com/watch?v=c4q_piUejtw

    2. Labi Vlore says:

      Po te pergjigjem me kete Humorin e shkurter Fierak per vjedhjen e votes dhe rojen e saj.http://www.youtube.com/watch?v=c4q_piUejtw

    3. shqipja says:

      po mir o drino sipas teje duhet te kish rrok kallashin EDI e te bente figuren e dikujt tjeter qe vajti me patllake ne KQZ ,e?
      Politikane te persosur nuk ka ,por ne se tjetri provokon e nuk i behet vone per pasojat ,ti te pakten qe mund te besh eshte te aresyetosh!
      Po sikur vertet te kish bere ashtu e ti pergjigjej me dhune se rruge tjeter nuk kishte ,uje ne mulli te kujt do shpinte a e mendon pak se cmund te ndodhte ne vend?Gjithe kjo dhune verbale nuk eshte kot ,eshte provokim, e di qe mos ti pergjigjesh provokimit nuk eshte shume e modes ne SHqiperi ,por kush ka pak mend i di mire pasojat e mundeshme!

  4. Drini says:

    Ok dakord o patriot! (jam nga vlora)
    Po per nderrimin e kushtetutes qe sipas meje eshte nje krim i rende dhe per ngjalen ne cicat e lalezit a ke ndonje humor fierak?
    Hajde se ja falem zgjedhjet.

    1. Labi Vlore says:

      Patjeter qe kam.Humor fjerak nuk kam,por kam nje pershkrim timin personal.Supozojme qe une ne bashkpunim me nje shokun tim te ngushte vjedh gjithe naten.Shkaterroj,djeg,vras dhe uzurpoj.Une dhe shoku im e kam fjalen.Pastaj takohemi bashke.Ai shoku im,bashkpunetor me mua thote.Edhe Drini njelloj fajtor me mua eshte.Ja,e shikoni.Edhe ai e takoi personin ne fjale ne gjirin e Lalezit,pavaresisht se naten dhe diten vjedh,shkaterron,grabit e uzurpon me mua.Kjo do te thote,qe une s’kam faj.Ilir Meta c’do dite vjedh,grabit,uzurpon,jep votat per President Nishanin(nenkupto Saliu)etj etj.Megjithate faj ka Edi Rama qe e takoi ne gjirin e lalezit.Drini,behu pak me i zgjuar.Madje duhet nderruar ligji ne kushtetuten Shqiptare dhe ne gjithe Kushtetutat e botes duhet te marrin shembull nga ne.Nuk duhen denuar bashkpuntoret e hajdutit,por me teper ata qe i shterngojne doren hajdutit.Kjo eshte nje shpikje teresisht alla-Albanistance.Ka bere gabim pucistja Rama qe nuk po hap nje dosje hetimi per Ramen qe takoi Meten dhe jo per Saliun qe bashkpunon ne qeveri nate dhe dite me te.

  5. Erion says:

    Eh mo si shkoi Komiterni? Bet ndonje analize se pse jeni te gjithe ne opozite? Apo le Taulantin nga Librazhdi te fliste per problemete e Internacionales ?

  6. tefta says:

    NE SHQIPERI KA DESHTIM DHE KUURRE INTEGRIM

  7. Llesh Marka Frroku says:

    Vitin e ardhshem do te behet nje mbledhje e Internacionales ne mars.Aty do te integrojne Ramen dhe Tulantin.Per relator tani per tani eshte Koka,ndersa komentator do te jete labi sepse,e para coc i duket vetja kur neneshkruan me “labi”dhe pastaj ka eksperince te jashteme se eshte andej nga nga Italia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje