Kuvendi nis numërimin mbrapsht, miraton një akt normativ për zhurmat dhe hap konkursin për kreun e KQZ

3 Shtator 2012, 13:20Politika TEMA

Kuvendi i Shqipërisë hapi sot punimet e sesionit të fundit për këtë legjislaturë me një seancë të shkurtër plenare. Fjalën e hapjes e mbajti kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Nga fjalimi i saj me nota romantike nuk ra asgjë në sy përveç kërkesës për të votuar heqjen e imunitetit. Nga opozita foli kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi. Ai e nisi fjalën e tij duke sulmuar presidentin e ri, duke thënë se është kthyer në noter të Berishës. Më pas foli kreu i grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi. Edhe nga fjalimi i tij patetik nuk ra asgjë në sy përveç faktit se ai mendon se Edi Rama nuk është burrë shteti dhe Berisha është.

Në seancën e shkurtër Kuvendi miratoi një akt normativ për ngritjen e një task- force për të ndaluar zhurmat në zonat urbane dhe në zonat turistike. Akti vjen në mbyllje të një sezoni turistik, ndërkohë që qeveria u kujtua vetëm tani se në këto zona zhurmat bëjnë namin.

Po ashtu Kuvendi nisi procedurat për konkursin që do zhvillohet për zgjedhjen e kreut të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kriteret janë miratuar me konsensus nga palët, ndërkohë që ekspertët thonë se ndryshimet nuk do sjellin gjë të re pasi sërish mazhoranca do ketë në dorë drejtimin e KQZ. Mbetet për tu parë. Gara ka nisur!

 Kushtet për kreun e ri të KQZ-së:

a) të jetë me moshë mbi 35 vjeç;
b) të jetë me arsim të lartë;
c) të ketë përvojë profesionale prej jo më pak se 10 vjet punë, të paktën në një nga fushat e mëposhtme:
i) në fushën e së drejtës;
ii) në administratën publike;
iii) në administrimin e zgjedhjeve;
iv) si drejtues i organizatave jofitimprurëse, të cilat kanë objekt të veprimtarisë së tyre mbrojtjen dhe zhvillimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, zhvillimin e zgjedhjeve demokratike apo politikat publike;
ç) të mos jetë i dënuar penalisht;
d) të mos ketë qenë anëtar i ndonjë partie politike në 5 vitet e fundit;
dh) të mos ketë qenë i zgjedhur deputet i Kuvendit në 5 vitet e fundit;
e) të mos ketë qenë pjesëtar në 5 vitet e fundit në Policinë e Shtetit, në Forcat të Armatosura dhe në Shërbimin Informativ Shtetëror;
ë) të mos jetë larguar nga administrata publike apo çdo funksion publik për shkelje të detyrës.

3 komente në “Kuvendi nis numërimin mbrapsht, miraton një akt normativ për zhurmat dhe hap konkursin për kreun e KQZ”

  1. Alban Dajaku says:

    Keni harruar kushtin kryesor:
    Te jete antar i PeDe dhe te mos ja beje fjalen dysh Doktor mortjes!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/kjo-asht-toka-jon-prona-jon.html

  2. Bujari ju degjon says:

    Ka shume kanditate per kreun e KQZ-se qe plotesojne kriteret dhe jane te pavarur si : Neim Cili,Frrok Cupi,Blendi Fevziu,Aleksander Frangaj,Artur Zheji sigurisht edhe Artan Hoxha,se ja heqin njollen.

  3. Stef Staku says:

    ANAaLIZE : Hajde shtet hajde !!! Po keto paliacio nuk e kuptojne se u bene qesharake ane e mbane botes. Po lame kokrren e namit more me keto marrina !!! Krye P …. shpall konkursin e bukurise per KQZ !!! Nje institucion qe nuk ekziston askund ne Europe, KQZ, emron persona te regjimit te Berishes, tani do behet konkurs per te drejtuar KQZ !!!
    Ne Itali eshte i famshem nje konkurs qe quhet ” Le Velline ” ku vajza te bukura i nenshtrohen nje konkursi per te zgjedhur 2 prej tyre qe marrin pjese ne programin ” Strosha la notizia ” te kanalit tv te Mediaset te Berluskonit. Nje pjese e ketyre vajzave marrin pjese dhe ne festat e haremeve te Berluskes.
    Konkursi i shpallur nga Zhelefina eshte i njejte me ate te ” Le Velline “. Cila apo cili do jete prostituta e ardheshme e institucioneve harem te Berishes !!! Berisha i ka kthyer instotucionet Shqiptare ne hareme te verteta !!!
    Imagjimoni sikur Kanceliere e Gjermanise te zgjidhej me sistemin e KQZ !!!
    Ezhte pikrish firmosja e kesaj reforme zgjedhore aj qe percakton qarte se Edi Rama eshte duke mbeshtetur dhe zgjatur jeten rregjimit te Berishes. Shikoni se cfare institucione imorale eshte duke miratuar dhe opozita. Le te shkruaje e te thote cfare te doje Edi Rama firma dhe dora e ngritur per konkurse prostitucioni jane fakte te pamohushme se Edi Rama po punon per Berishen !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje