Lajmet ju sëmurin (por kjo s’do thotë të mos na lexoni)

5 Shtator 2012, 13:45Lifestyle TEMA

Miliarda njerëz në mbarë botën ndjekin lajmet çdo ditë për tu informuar me gjithçka ndodh në vendin e tyre, por edhe në botë. Por shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se nëse sheh materiale me përmbajtje shqetësuese, kjo mund të ketë një ndikim afatgjatë mbi shëndetin tuaj mendor.

Një studim ka arritur në përfundimin se ekspozimi i vazhdueshëm ndaj imazheve të dhunshme sjell rritjen e sëmundjeve fizike dhe psikologjike. Studimi është realizuar me ndjekësit e lajmeve në SHBA.

Studimi u krye nga shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë. Në studim u morën rreth 1 mijë persona dhe u analizua shëndeti i tyre në javët para dhe pas ngjarjeve të 11 shtatorit dhe gjatë nisjes së luftës në Irak në vitin 2003.

Megjithatë hartuesit e studimit thonë se nuk janë në gjendje të bëjnë avokatinë e censurës për lajmet dhe imazhet shqetësuese.

Rezultatet e studimit do publikohen në revistën Shkencat Psikologjike.

3 komente në “Lajmet ju sëmurin (por kjo s’do thotë të mos na lexoni)”

  1. LORA says:

    E ndjeva qe ky lajm nuk mund te vinte vecse nga SH B A-ja.Shkurt na duan pa tru dhe obeze.Argumenti i ketij mender studimi eshte totalisht mjeran.

  2. i droguari prej politikes. says:

    Lora je mendje ceket.Ky studim bazohet ne fakte.Te semuret shqiptare prej politikes kafsherore 100 vjecare vertetojne studimin.Ishin keta te semure qe s’duruan politiken e turqise dhe ajo i vrau,po kjo ndodhi me komunizmin idiot shqiptar,qe shfarosi te semuret prej politikes dhe ende tani neokomunizmi vret,sepse jeton me C’DREJTESI.
    Jane te semuret e tranzicionit qe nuk duan asnje lajm politik.Jane te semuret e tranzicionit qe pa drogen politike s’rijne dot nje dite.
    Jane dhe indiferentet e politikes 100 vjecare qe rojne e vdesin pa politike,per pasoje nuk semuren prej saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje