“Zhduku nga këtu dhe merr me vete edhe hirin e tyre”

6 Shtator 2012, 19:06Lifestyle TEMA

Një burrë në Australi është detyruar që të zhvarrosë prindërit e tij pasi shtëpia që ndante me ish- të shoqen i kaloi e gjitha në pronësi asaj me vendim gjykate.

Burri, që njihet vetëm si zoti Moss, jetonte në New South Wales. Ai deklaroi pas vendimit se i vjen për të vjellë nga kjo gjë.

Bashkë me të shoqen ai ishte përfshirë në një betejë të ashpër për të marrë pronësinë e plotë të shtëpisë, në kopshtin e të cilës ishin varrosur edhe eshtrat e prindërve të burrit.

I tmerruar pas vendimit, zoti Moss tha: “Nuk është thjesht një copë tokë apo ndonjë gjë e ndyrë, është shtëpia e prindërve të mi”.

Ai është detyruar të largojë memorialin e ngritur për prindërit dhe të zhvarrosë hirin e tyre për ta marrë me vete në shtëpinë ku do të zhvendoset.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje