“Nuk e dija se cilët ishin djemtë e mirë dhe cilët të këqijtë”

6 Shtator 2012, 12:37Lifestyle TEMA
“Nuk e dija se cilët ishin djemtë e mirë dhe cilët

Një masakër misterioze në alpet e Francës ka tronditur mbarë Europën. Një familje britanike, që po bënte kamping, është ekzekutuar në një parkim. Tre persona të vdekur në një makinë BMW, pranë tyre një çiklist- edhe ai i ekzekutuar.

Një vajzë 4 vjeçare ka mbijetuar pasi ka qëndruar për tetë orë poshtë kufomës së prindërve të saj.

Ajo ka treguar për policinë franceze se ishte aq e tmerruar sa nuk arrinte të bënte dallimin se “kush ishin djemtë e mirë dhe kush ishin djemtë e këqij”.

Policia e ka zbuluar vajzën të ngrirë poshtë këmbëve të mamasë së vdekur tetë orë pasi ata u ekzekutuan.

Motra tetëvjeçare e vajzës është zbuluar e shtrirë në rrugën aty pranë, në gjendje kritike pasi është qëlluar tre herë.

Një prokuror përshkroi tmerrin e vogëlushes.

“Kur hetuesit hynë në makinë, zbuluan një vajzë të vogël, që ishte e ngrirë dhe e paplagosur. Ajo ishte fshehur poshtë trupave për më shumë se tetë orë dhe nuk kishte lëvizur gjatë gjithë kësaj kohe. Ajo nuk arrinte të bënte dallimin mes djemve të mirë apo atyre të këqij. Në mënyrë spontane nisi të buzëqeshte dhe të fliste në anglisht kur polici e mori në krah dhe e nxori nga makina. Kishte dëgjuar zhurma, të qara, por nuk mund të tregojë më. Ajo është vetëm 4 vjeç. Është mirë tani dhe po kujdesemi për të,” tha Eric Maillaud.

Nuk dihet ende nëse vajza është futur poshtë trupave për tu fshehur, apo trupat kanë rënë mbi të.

Motra e saj është në gjendje të rëndë dhe do jetë nën trajtim të vazhdueshëm.

Një zyrtar i xhandarmërisë franceze tha se tre trupat janë të nënës, babait dhe të gjyshes.

Ekspertët mjekoligjore kanë punuar gjatë gjithë natës. Një autopsi pritet të kryhet të premten mbi trupat e gjetur.

Familja kishte mbërritur në Francë në fund të gushtit. Babai mendohej se ishte rreth të pesëdhjetave.

Ngjarja ndodhi në një vend pranë kufirit me Zvicrën dhe Italinë. E vendosur pranë liqenit Annecy, rajoni Haute- Savoie është si një magnet për pushuesit britanikë.

10 komente në ““Nuk e dija se cilët ishin djemtë e mirë dhe cilët të këqijtë””

  1. kulmaku says:

    Ky tmerr nuk ndogh as ne Shqiperi.

  2. Epirioti says:

    Kam kalu e kam shetit shpesh ate vend ate Liqen, eshte 1 parajs e vertete. por ja shpesh edhe ne keto vende parajse ndodhin Tmerre te medha qe ja prishin qetesine gjithkujt.

    1. robert says:

      Mos e ngateron gje me ishull Grek ti Ipirdhiot ?

      1. fatmir says:

        cfare e ke kete ti robert, do te tregohesh i ditur, por te duket se emri Epir ka lidhje me greqine. Qeke nje pall i tere.

  3. Goni says:

    Ne shqiperi nuk ndodhin keto tmerre sepse e para si le njeri gjalle qofte dhe femijet dhe e dyta sepse vriten dhe per nje gervishtje makine, keshtu qe ky lloj krimi eshte mese i zakonshem ne shqiperi. Pastaj policia ketu bene kerdine mbi kriminelet i kap nga drejtimi i paditur qe kane ikur dhe i fut ne burg te perjetshem. Por qe neser i shefe keta kriminele qe vrasin prape ne rruge dhe qe i shefe ne diten e zgjedhjeve perpara zonave te votimit qe i bejne presion popullates per qetesi demokratike dhe i keshillojne ata qe te votojne me vullnetin e tyre te lire per pd.

  4. Ilir says:

    E dhimbshme dhe e pa pranueshme te maresh jete ne cfaredo rrethane,pale te jesh i pafaj. Sot jam i sigurt ka per te dale Taulant rilindasi (babai i tij ish sekretar ne paradhomen e kom.Part. Librazhd), dje doli ne buze te rruges sot ne mes te bulevardit dhe ka per ta telendisur prape salen dhe kulicajn se kane importuar krimin ne France, kjo nje arsye per te mos mare ftesen per anetaresim ne BE.Me pas do te dale ndonje tjeter se po e shohin qe shanset per ta mare jane te medhaja se na e dhane per te na bere qejfin se u fut mik Fratini, e terci verci nga rilindasit komuniste.

    1. Korabi says:

      Ngjarje te tilla ne Shqiperi po ndodhin perdite aq sa jene bere banale, nuk i bejne njeriu pershtypje, ndersa atje ndodhi vertete por u trondit i gjithe opinioni publik ne France, Angli dhe me gjere ne Europe. Mos ver shenjen e barazimit se nuk qendron.

  5. Fevzo Haxhiu says:

    Normal qe keshtu ndodhe ne France se nuk ka minister te brendshem si Flamuri yne. Pse nuk ndodhin ketu keto ngjarje? Se kriminelet dridhen nga emri Flamur.

  6. Obergruppenfuhrer says:

    E ka ba kryepuqisti Edvin Kristaq Rama!

  7. Tirona says:

    Jeten asaj vajze te vogel ja kane shpetuar prinderit e saj, duke e mbuluar me trupin e tyre.Prandaj prinderit duhen respektuar dhe ndihmuar nese nje dite ata dote ndodhen ne veshtiresi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje