15 vjet i kyçur brenda një ambasade...

6 Shtator 2012, 10:35Lifestyle TEMA

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, ka thënë se ai mund të qëndrojë brenda ambasadës së Ekuadorit për më shumë se një vit. Por edhe kjo periudhë kohe do e linte atë shumë prapa rekordit botëror. Sipas BBC, një kardinal hungarez ka qëndruar 15 vite në ambasadën amerikane në Budapest.

Kjo dramë e Luftës së Ftohtë nisi më 4 nëntor të vitit 1956. Revolta antikomuniste po zhvillohej, ndërkohë që kreu i Kishës Katolike në Hungari, kardinali Jozsef Mindszenty kishte mësuar se po mbërrinin trupat sovjetike në qytet. Ai kishte dy zgjidhje, të arratisej, ose të arrestohej. I burgosur nga autoritetet pro-naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai ishte bërë një kritik i famshëm ndaj qeverisë komuniste.

Ai vendosi të arratisej. Jo shumë larg, pikërisht tek legata amerikane.

Në kohën që ai mbërriti aty, një mesazh i koduar mbërriti nga Uashingtoni: “Nëse vjen kardinali, jepni strehim”.

Por sovjetikët kërcënonin përmes radios së do të sulmonin legatën dhe do arrestonin kardinalin. Amerikanët u përgatitën për sulm. Megjithatë sovjetikët nuk tentuan. Pasi gjërat u çtensionuan, kardinalit iu dha zyra e shefit të misionit. Për 14 vite ai e kreu këtë detyrë, derisa erdhi zëvendësuesi. Gjatë kësaj kohe ai kishte mësuar mirë anglisht.

Edhe largimi i kardinalit nga ambasada kishte qenë një problem. Gjithçka u bë në mënyrë sekrete. Ai u largua për në Romë.

Aty shkroi kujtimet e tij. Vdiq në mërgim në Vjenë, në moshën 83 vjeçare, në vitin 1975. Brenda ambasadës ka akoma një pllakat që përkujton mikun e veçantë.

1 komente në “15 vjet i kyçur brenda një ambasade…”

  1. Tan Lapraksi says:

    Nje vit, ne mos me shume, ndenjen edhe familja POPA ne ambasaden italiane ne Tirane (sot ambasada amerikane), ne fundin e viteve 80′. Atehere kur doktori ishte vertet doktor, vertete sekretar i PPSH, vertete spiun i S.SH. dhe …
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/dhe-krye-demokrati-yne-mbeti-me-dy.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje