Qeveria japoneze ka rënë dakord që të blejë një grup ishujsh të pabanuar, sovraniteti i të cilave ka ndezur një konflikt me Kinën.
Mësohet se qeveria japoneze ka paguar 26 milion dollarë për tre nga pesë ishujt Senkaku. Pagesa është bërë ndaj familjes Kurihara.
Blerja do bëjë që më pas këto ishuj të shtetëzohen. Në këtë mënyrë do ndalohet Kina që të blejë ishujt që janë 200 milje nga Kina dhe po 200 milje nga Okinava japoneze.
Kjo lëvizje vjen pas shumë tensionesh diplomatike mes dy vendesh.
Qeveria japoneze nuk ka bërë komente, kurse Kina tha se blerja e ishujve është ilegale dhe e pavlefshme. Ajo kërcënoi se blerja e ishujve do të hapë një konflikt, pasi kështu cenohet sovraniteti i Kinës
Keta tanet i falin, nuk i shesin ?
http://fashionguests.blogspot.com/
Puna eshte kush i fale se per te blere mo i blejne te gjithe. Burri qe eshte burre me mire ja fale shoqerise shtepine megjithshka brenda(grua goce etj)se sa tja u shesi apo te mbroje nderin e familjes.